Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Presidenti Nishani do dialog me Serbinë, kurse  deputeti Nait Hasani do ribashkim me Shqipërinë!
Publikuar më 29 shtator, 2016 në orën 06:28 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Mr. Ukshin Hoti: “Mjeku i dobët sjell vdekjen e një pacienti,  kurse politikani  i keq shkatërron një popull”.  Kjo është kuintesenca  e filozofisë politike e profesorit të nderuar, e heroit, e patriotit, e demokratit dhe e revolucionarit të shquar shqiptar Ukshin Hoti,  i cili sakrifikoi çdo gjë për lirinë, për pavarësinë  dhe për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
 
*** Nait Hasani (deputet i Kuvendit të Kosovës)  thërret për Referendum,  që Kosova të ribashkohet me Shqipërinë, kurse presidenti  Bujar Nishani  i Republikës së Shqipërisë mbështet Dialogun serbo-kosovar në Bruksel!!!

Pyetja është kjo: -A do të ndodhë të paktën vetëm një herë në politikën, në diplomacinë dhe në drejtësinë e Shqipërisë londoneze (1913), që  ndonjëri prej titullarëve të saj, të kërkonte botërisht ribashkimin e Shqipërisë me Kosovën, ashtu sikurse  shqiptarët e Kosovës, të cilët qe më se një shekull po kërkojnë ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë?

Ndoshta do të ndodhë, por me këta liderë politikë të sotëm, JO (1990-2016)!

-Sepse këta për të jetuar në luks kanë harruar popullin, i janë  "turrur"  vetëm  shkretimit të Shqipërisë me bimë narkotike, duke e shndërruar atë në një Afganistan të dytë; në korrupsion, në krim të organizuar, në varfëri, në papunësi, në eksod sistematik dhe në "deponi" të hedhurinave të kontejnerëve të vendeve të huaja, gjoja për të "mbijetuar" lypësarët dhe skamnorët e  "ricikluar" të demokracisë afganistaniane me kopshte, me livadhe dhe me punishte të përpunimit dhe të prodhimit të kanabisit etj.

Shtetari  dobët është si “shoferi” i dobët, nëse mësohet keq të vozis, ai tërë jetën   rrezikon veten dhe të  tjerët për vdekje!
*** Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani: “Shqipëria ka mbështetur fort dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur në mënyrë thelbësore nga SHBA. Pavarësia e Kosovës sot është një realitet i pakthyeshëm dhe ka demonstruar se ka qenë vendimi më i drejtë për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.” (https://www.kosova-sot.info/lajme/140104/nishani-rithekson-se-shqiperia-mbeshtet-dialogun-mes-kosoves-dhe-serbise/ ).

Po po, z. Nishani, tanimë, politika e jashtme dhe diplomacia e juaj zyrtare e ka  vërtetuar dhe mbështetur, jo vetëm Dialogun e Brukselit (2012-2016), që po zhvillohen në emër të  rremë dhe perfid  të “normalizimit të marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe çdo formulë paraprake të diskutueshme për njohjen e autonomisë së Kosovës, të propozuar nga GNK-ja dhe nga Serbia  (“pavarësi e kushtëzuar”, “pavarësi kantonale” dhe “pavarësi thelbësore” etj., që të gjitha këto “formula” nënkuptonin mbetjen e Kosovës nën sovranitetin kolonial të Serbisë.
 
Gjithashtu, politika dhe diplomacia juaj ka provuar se Kosova ka qenë e braktisur nga Shqipëria, jo më pak se 100 vjet. Këtë e vërtetoi edhe gjenocidi i fundit i Serbisë në Kosovë (1989-1999), ku Kosova dhe mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nuk u morën nën mbrojtjen ushtarake dhe luftarake të Republikës së Shqipërisë, por u la në zjarrin dhe në flakën e terrorit, të reprezalieve dhe të gjenocidit të regjimit çetniko-fashist  barabarik të kryekriminelit Slobodan Milosheviq (president i Serbisë).

Nëse sot, Kosova nuk ribashkohet me Shqipërinë, çdo gjë do të fillojë nga e para. Kjo është përmbajtja strategjike e Dialogut të Brukeslit!

Këtë e provon  edhe kjo deklaratë e kryeministrit Aleksandar Vuçiq, e pohuar në Sesionin e 71 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, më 23 shtator 2016: “ Serbia refuzon njohjen unilaterale të pavarësisë së Kosovës, por po angazhohet që të gjejë një zgjidhje përfundimtare të statusit politik të saj me ndihmën e Bashkimit Evropian”. (http://www.alo.rs/vucic-vredaju-nas-a-mi-cutimo/72494logue.).
 
-Kush di të “lexojë” politikisht dhe diplomatikmisht, kjo do të thotë se Dialogu i Brukselit po zhvillohet jo për normalizimin e marrëdhënive midis Beogrdit dhe Prishtinës, por për modifikimin e statusit politik të Kosovës në favorin e Serbisë.
 
Këtë e synon ta arrijë politika dhe diplomacia paqësore e Beogradit përmes dialogimit me palën kosovare dhe me ndërmjetësimin e BE-së.
 
Të gjitha negociatat dhe marrëveshjet e  arritura  të deritashme mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel (2012-2016) në emër të “normalizimit” të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, janë parapërgtatitje dhe përgatitje e  “terrenit” politik dhe dipomatik ndërkombëtar për RISHQYRTIMIN  e statusirt ekzistues të Republikës së Kosovës, ashtu siç po kërkojnë  Beogradi dhe Moska së bashku me aleatët e tyre të bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë kontekst, nuk dihet vetëm afati kohor, se, edhe sa vite do të zgjasin negociatat serbo-kosovare në Bruksel. Kjo është e vetmja pikëpyetje për të gjithë ne.
 
Prandaj, as presidenti Bujar Nishani, as presidenti Hashim Thaçi e as  liderët e tjerë politikë shqiptarë, nuk kanë pse t’i duartrokisin dhe ta mbështesin një dialog të tillë mes Beogradit dhe Prishtinës, që po bëhet në Bruksel (2012-2016), sepse epilogu i tij, që tani është më se i qartë-revidimi i statusit të pavarësisë së Kosovës. Ndryshe, qarqet zyrtare politike të Serbisë, qëmoti, do ta kishin njohur pavarësinë e Kosovës, jo Rezolutën 1244 të KS të Kombeve të Bashskuara, Planin Gjashtëpikësh të Ban  Ki Moon-it e as VETO-n e Rusisë në kuadrin e KS të OKB-së.

 Sa më sipër, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nuk ka pasur asnjë arsye, që në sesionin e 71-të të AP-së së Kombeve të Bashkuara, ta mbështes Dialogun e Brukselit, sepse atë e mbështetën edhe përfaqësuesit e delegacionit serb, kryeministri Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Jashtëm, Ivica  Daçiq, duke e kritikuar Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe ato shtete që deri tani e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Avni Rrustemi dhe Adem Demaçi nuk do mbështetnin  Dialogun e Brukselit  as në BE e as në OKB!

Fundja, po të ishte i pranishëm në Sesionin e 71-të të OKB-së (shtator 2016) patrioti, heroi dhe demokrati  Avni Rrustemi, sigurisht se do kërkonte ribashkimin e Kosovës  me Shqipërinë, jo “puthjen” e Dialogut të Brukselit sikurse që bëri Bujar Nishani.
 
-Shqipëria dhe askush prej  shtetarëve dhe liderëve politikë shqiptarë nuk kanë  pse të  bëhen robër të atijfarë dialogimi mes Prishtinës dhe Beogradit (të imponuar nga Serbia dhe të mbështetur nga BE-ja dhe nga OKB-ja), sepse ai, tanimë, po zhvillohet qe katër vite, pa kurrfarë pengese dhe, pa i pyetur askush  as  hashim thaçët e Kosovës e as bujarë nishanët e Shqipërisë.

Presidenti Nishani të  shpallë Refrerendumim për ribashkimin e Shqipërisë me Kosovën, sepse dikur do bëhet vonë, Serbia dhe Rusia do të “gllabërojnë” Kosovën. Këtë e paralajmërojnë këta faktorë:
1)                Mosnjohja e Kosovës nga Beogradi;
 
2)               Kushteta e Serbisë (2006) thotë “Kosova është Serbi”;
 
    3) Lobimi i diplomacisë së Serbisë në kuadrin e OKB-së, që të mos njihet pavarësia e Kosovës;
4)     Mosshënimi i kufijve shtetërorë midis Kosovës dhe Serbisë, të cilët Serbia i njeh vetëm si kufij adaministrativë të saj, ashtu si të Vojvodinës, që do të thotë  se Kosova “është pjesë integrale e Serbisë”;
5)      Statusi i brishtë i Veriut të Kosovës;
6)     Ndërhyrja dhe veprimi i fshehtë dhe i hapur i “politikës dhe i diplomacisë bilaterale” të Moskës dhe të Beogradit në çështje të brendshme  të Kosovës;
 7)      Mbështetja e Rezolutës 1244 e KS të Bashkuara, e cila ka “ngrirë” statusin e Kosovës në OKB për shkak të VETO-s së Rusisë;
8)     Funksionimi i “mbetjes” së UNMIK-ut në Kosovë sipas Rezolutës 1244, që është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Kosovës, me parimet dhe me objektivat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe me parime e normat e së drejtës ndërkombëtare mbase Kosova është  shtet i pavarur dhe sovran sipas njohjes ndërkombëtare të 113 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara;
9)     Funksionimi i EULEX-it sipas Planit të 6-Pikave të Ban Ki Moon-it dhe të Serbisë së Tomislav Nikoliqit (president);
 10)    “Dialogu historiko-politik” i Brukselit përmes të cilit Serbia me ngulmë po kërkon nga BE-ja dhe nga OKB-ja, që  të ndihmnojnë “zgjidhjen e përbashkët” të statusit politik të Kosovës në favorin e Serbisë, edhe pse ai është i mbyllur më 17 shkurt 2008.
 
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 320 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi