Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Në gjurmët e kohëve, histori e krenari që shkruhet sot
Publikuar më 29 shtator, 2016 në orën 06:46 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këndi i librit

Është një kënaqësi e veçantë, që sot lexon pas kaq vitesh dekada libra të tillë, të cilët na japin krenari e fisnikëri, sepse aty piktakohesh me vitet e shkuara, por edhe me njerëzit që kanë lënë gjurmët e tyre me aq mundim e përkushtim sipas profesioneve të tyre në çdo fushë të shkencës. Me përkushtim e vullnet, me dijet e tyre intelektuale, me kuturën e dashurinë për njerëzit e atdheun, ata u bënë pishtarë flakadanësh nëpër dekada të tëra e dhanë maksimumin e tyre intelektuale e profesionale në shërbim të atdheut e të zhvillimit shoqëror të shoqërisë, madje ka nga ata që kontribojnë edhe sot.

Koha bën të vetën, madje ajo të fton ta jetosh atë, por është dhe e rreptë kur s’di ta vlerësosh, ndaj edhe na ndëshkon. Mendimi intelektual e profesional i çdo fushe të shkencës qoftë kjo, duhet të pasqyrohet e dokumentohet, sepse në këtë mënyrë ngelet dhe i shërben brezave të ardhshëm. Kur shkruhet në libra, mendimi intelektual mbetet thesar nëpër kohëra, por është dhe tregues që vulos edhe kohën intelektuale kur janë zhilluar ngjarjet ; si rrjedhojë e kësaj mendimi shkencor dhe veprimtaria intelektuale kthehet në një përmendore vlerësuese edhe për vazhdimësin e mëtejshme të vetë shoqërisë.
Para disa kohësh u njoha me historikun e spitaleve të Durrësit. Autori i librit është Dr. Bashkim Bajazit Habibi. Në libër, lexuesi do gjejë koronikë të zgjeruar për sa i përket fushës së shëndetësisë, qysh nga lashtësia e deri sot. Sipas të dhënave që disponohen,mjeku i parë që njihet në Durrës ka qënë mbreti i ardianëve Genti. Genti ishte mbreti ilir i cili sundoi nga viti 181 p.e.s. deri në vitin 168 p.e.s. Ai zbuloi efektet kurative të një bime mjekësore, e cila mban edhe sot emrin e tij Gentiana. Libri ka 467 faqe dhe është i shoqëruar me fotot përkatëse të mjekëve që kanë shërbyerë në këtë qytet. Interesante është sepse qyteti bregdetar i Durrësit i ka mirpritur të gjithë mjekët e ardhur nga gjithë trevat shqiptare. Autorit të këtij libri voluminoz Bashkim Habibi, i është dashur shumë punë e këmbëngulje sa inividuale, po aq edhe intelektuale dhe profesionale. Një punë të kujdesshme ka bërë edhe shtypshkronja ‘’Morava’’ në lidhjen e botimin e këtij libri. Koronikat janë të portretzuara dhe përshkrimi është bërë me fines nga autori. Dr. Bashkim Habibi me dijet e bisturi,me fjalën e ngrohtë e të ëmbël, i thjesht e i dashur me sjellje qytetarie; u ka shërbyer me devotshmëri me mijëra pacientëve në durrës e të tjerëve të ardhur nga e gjthë Shqipëria. Ai sot gëzon respekt të veçant jo vetëm te ishpacientët, por tek të gjithë njerëzit nderohet e respektohe si mjek e njeri shëmbullor.

Foto e ballinës së librit: xh. Cirongu






















Jetëshkrim i shkurtër mbi aktivitetin e Dr. Bashkim Habibi!?

Ai ka lindur më 30. 08. 1945 në Fushë Kosovë, Prishtinë. Në vitin 1957 filloi shkollën e mesme për ndihmës mjek në Tiranë në Politeknikumin Mjekësor që e përfundoi në vitin 1961. Për dy vjet punoi ndimës mjek në rrethin e Durrësit. Gjatë viteve 1963 – 169 kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. U emërua mjek i përgjithshëm në rrethin e Durrësit. Në vitet 1971 – 1972 kryen specializimin për kirurgji të përgjithshme në Spitalin Nr. 2, klinika e parë. Punoi kirurg në spitalin e Durrësit nga janari i vitit 1973 e deri në janar të vitit 1976. Në vitin 1976 u dërgua për specializim në Spitalin Nr. 2 Tiranë në Klinikën Universitare të Ortopedi Traumatologjisë. Është i pari ortoped për rrethin e Durrësit. Në vitin 1992 u emërua Shef i Shëbimit të Kirugjisë të Spitalit të Durrësit. Në vitin 1996 kreu një kurs kualifikimi në shërbimin e Ortopedi Traumatologjisë të spitalit të Vogherës në Itali. Nga janari i vitit 1973 e në vazhdim punoi kirurg i përgjithshëm dhe ortoped në spitalin e Durrësit deri në vitin 2008, ku në këtë vit del në pension pleqërie. Edhe pse në pension ai jep kontributin e tij si mjek në Poliklinikën e Durrësit në shërbim të kirurgjisë të përgjithshme e të ortopodisë me orar të reduktuar, aktualisht punon në një klinikë private. Doktor Bashkim Habibi duhet vlerësuar midis të tjerave edhe për këtë thesar të çmuar që i lë mjeksisë durrsake, siç është libri me titullin ‘’Historiku i spitaleve të Durrësit’’.

Vilhelme Vranari Haxhiraj- princesha e fjalës së ëndrrave dritëdhënse Jete!

Të shkruash për shkrimtaren vlonjate Vilhelme Vranari Haxhiraj, qoftë edhe një rresht të vetëm, sigurisht duhet të futesh në labirinthet e ndjenjave shpirtërore të kaltëra që mbart në korpusin krijuese letrar, të cilat këto botime lexuesi dhe dashamirsi i librit i ka vendosur në raftin e bibliotekës së tij. Sa herë që shfleton librat e kësaj shkrimtare, aq më shumë ‘’Fluturon’’ drejt qiellit për të kapur e përqafuar ëndrrat e jetës! Autorja Haxhiraj në harkun kohor prej 15 vitesh ka botuar 30 libra si në poezi, prozë ( të shkurtër e të gjatë) tregime, novela, skica, romane, por edhe Esse – publicistikë, letërsi për fëmijë; përralla, fabula e gjëegjëza, si dhe një roman. Ajo ka shkruar edhe disa skenarë për fëmijë. Gjithashtu, edhe shkrime artikuj publicistik në shumë gazeta: në medjen e shkruar e atë elektronike. Shkrimtarje Vilhelme Vranari ka marrë deri tani 15 çmime letrare kombëtare e ndërkombëtare. Midis tyre ne veçuam Urdhrin e lartë ‘’Mjeshtër i Madh i Punës’’ shoqëruar me Medalje Ari., me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë kombëtare, vlersuar nga ish presidenti i Republikës Prof. Dr. Bamir Topi.
Shtëpia botuese ‘’Nacional’’ boton një tjetër libër me titull ‘’Çmimi i dualizimit’’ novelë të autores Vilhelme Vranari Haxhiraj. Novela e shkruar prej saj ka karakter social, e cila është shkruar me një stil të hollë mjeshtëror. Ajo bën përmbylljen e novelës kështu: ‘’ Kjo ngjarje ishte kronika e një vdekjeje të paralajmëruar. Edhe pse tejet e dhimbshme, ishte një tragjedi me të cilën çdokush mund të mbronte masterin në drejtësi... Pse jo unë?’’.
Për Vilhelmen, Dr. Fatmir Terziu shkruan:
“ Vranari – Haxhiraj është shkrimtare eurodite, me kulturë të gjerë që shtrihet në kohë dhe hapsirë të pamatë...është shkrimtarja grua e moshuar që pranon sfidën...!’’. Ndërsa Prof. Dr. Eshref Ymeri thotë:
“...Dhe herë – herë një revoltë e brendshme të bën të shpërthesh në heshtje me zemëratë: ç’krim që bëri diktatura komuniste që kësaj zonje të talentuar ia mohoi të drejtën e shprehjes së fjalës artistike që në rininë e saj!’’.
Me të drejtë mund të themi se, Vilhelme Vranari Haxhiraj është princesha e fjalës së ëndrrave dritëdhënse që u jep jetë me letërsinë që ajo shkruan.

Foto: Xh. Cirongu
























Sportet luajnë rol të rëndësishëm në edukimin e shoqërisë

Libri me titull “ Sportet në Skrapar’’ të autorit Enver Cakaj, sjell një kronikë të zgjeruar ku lexuesi i aposionuar dhe dashamirës i sporteve, do njihet më nga afër rreth zhvillimeve në vite të sporteve në rrethin e Skraparit. Kronikat jepen në detaje sipas viteve në kohës përgjatë rrugëtimit të tyre zhvillimor gjatë shekullit që lam pas. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, sportet e të gjithave katigorive morën një zhvillim në rritje edhe në rrethin e Skraparit. Libri sportiv i autorit Enver Cakaj, është i pari libër në llojin e vet që përfshin atë gamë të gjerë e që flet mbi zhvillimet e sporteve edhe në këtë trevë sportdashse. Janë 75 faqe të shkruara e të shoqëruar edhe me fotot përkatëse, sipas llojeve zhvillimore sportive si: Futboll, volejboll, basketboll, qitje, alpinizm, etj. Me këtë libër, që tashmë lexuesi e ka në dorë, jo vetëm njihet me të kaluarën sportve në rrethin e skraparit, por nxit moshat e reja që ta duan sportin e t’i japin impulse të mëtejshe veprimtarive sportive . Autori i ka bërë nder sportit e vetes me botimin e këtij libri të shumëpritur nga gjithë sportdashësit skraparas.

Ballina e librit të autorit E. Cakaj






















Xhevahir Cirongu
Durrës, 23. 09. 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 244 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi