Fati i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë është i lidhur përjetësisht me Amerikën! |
Publikuar më 30 shtator, 2016 në orën 10:04 ( ) |
Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion | |
|
|
Barometri diplomatik
*** Ekspertët ushtarakë rusë në vizitë Shqipërisë për hir të Nostalgjisë nga “mallëngjimi” i Moskës për katër nëndetëset sovjetike të “ngrira” në Vlorë (1960), apo nostalgjia për Rusinë?
*** Shqipëria po përjeton çastet më të rënda në historinë e derisotme (1913-2016), sepse ka humbur sovranitetin, sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Këtë, para së gjithash e provon edhe shndërrimi i Shqipërisë në ara kanabisi dhe në deponinë e hedhurinave të vendeve të ndryshme të Evropës. – Nuk ka asnjë dyshim se, i gjorë është ai popull që, pa asnjë arsye helmatiset dhe ushqehet nga hedhurinat e kontejnerëve të huaj të Evropës ose të botës.
Gjithashtu, një katastrofë dhe mjerim të tillë e dëshmojnë edhe fundosja në korrupsion, në krim të organizuar, në varfëri ekstreme, në papunësi enorme, në moszhvillim, në eksod të instititucionalizuar, në shndërrimin e vendit në ara kanabisi, në kontrabandimin dhe në përpunimin e drogës të importuar që nga Kolumbia dhe nga vendet e ndryshme të botës dhe të Evropës, si dhe së fundi, këtë e bëri krejtësisht të qartë, edhe arritja e disa ekspertëve ushtarakë të Rusisë në Shqipφri, gjoja për t’i “inspektuar armatimet” e Shqipërisë, në emër të OSBE-së.
Ja sesi këtë lloj “inspektimi ushtarak” rus e ka justifikuar ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodhel, duke qenë se : “ Rusia dhe Shqipëria janë anëtare të OSBE-së këto edhe kryejnë veprimtari kontrolli të armatimeve në vendet respektive. Për këtë qëllim, vendet e OSBE-së kanë nënshkruar një konventë e cila është një procedurë rutinë që bëhet çdo vit, misioni i tyre përfundon më 30 shtator. Ky inspektim nuk cnëon ansjë informacion sekret të ushtrisë, përfshi këtu edhe të NATO-s”. (http://www.botasot.info/shqiperia/582806/trupat-ruse-zbarkojne-ne-shqiperi-reagon-ministria-e-mbrojtjes/).
Me gjithë këtë justifikim të Mimi Kodhelit, është i palogjiksëm dhe abusrd “inspektimi” i armatimeve të Republikës së Shqipërisë vetëm nga ana e ushtarakëve rusë, pavarësisht nga detyrimet e Shqipërisë si nënshkruese e asaj konvente në kuadrin e OSBE-së, kur dihet se kjo është çështje tejet sensitive për sigurinë kombëtare të vendit.
Pyetja tjetër, pse vetëm “një grup ushtarakësh rusë” t’i ketë kontrolluar armatimet e Shqipërisë? - Pse në këtë grup rus nuk ka edhe anëtarë të tjerë të OSBE-së së vendeve evropiane, siç janë Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia etj.?!
Derisa Shqipëria është anëtare e NATO-s, çfarë “inspektimi” i armatimeve i nevojitet të bëhet nga Rusia ose ndonjë vend tjetër-anëtar i OSBE-së?
-Ky është nonsens i papranuershëm edhe për interesat ushtarake dhe të sigurisë së Shqipërisë, edhe të NATO-s, edhe të Amerikës në Ballkan.
Pavarësisht nga detyrimet e Ministres së Mimi Kodhelit, që dailin sipas “konventës” së OSBE-së, qeveria e Shqipërisë, në asnjë mënyrë nuk do të duhej të pranonte inspektorë ushtarakë ruse për kontrollin e armatimeve të Shqipërisë, sepse ata, do t’i raportojnë Moskës për të gjitha sekretet e ushtrisë dhe të sigurisë shqiptare.
-Derisa NATO-ja dhe Amrika janë të pranishme në Shqipëri, ushtarët e as “ekspertët” inspektues rusë nuk kanë pse ta “vizitojnë” ushtrinë, policinë dhe sigurinë e Shqipërisë, sepse për këtë përkujdeset dhe garanton NATO-ja dhe Amerika, jo Rusia e asaj aleatët e saj sllavë ballkanikë, qofshin edhe anëtarë të OSBE-së.
Sido që të jetë “jusitfikuar” nga Mimi Kodheli, si dhe të jetë kuptuar dhe interpretuar nga qarqet e tjera zyrtare të Shqipërisë, “vizita turistike” e një grupi ekspertësh ushtarakë rusë për inspektimin e armatimeve ushtarake në Shqipëri, është edhe një shqetësim, si dhenjë brengë më shumë për mbrojtjen, për sigurinë, për stabilitetin dhe për sovranitetin shtetëror të Shqipërisë.
Kjo farë “vizite turitike” ( e ujshtarkëve ruse në Shqipëri, me qëllim që të çmallen me 4 nëndetëset sovjetike të Krushçovit në “Pasha Liman” të Vlorës) , fare nuk është shenjë e mirë dhe e dobishme as për politikën e as për interesat strategjike komplementare poltiko-ushtarake dhe diplomatike të Shqiprisë me NATO-n, me Amerikën dhe me BE-në.
Amerika është shpëtimi dhe ardhmëria e shqiptarëve dhe e Shqipërisë, jo Rusia, as sllavët e Ballkanit!
-Ç’dreqi iu duhen “inspektorët” ushtarakë dhe KGB rusë, kur në Shqipëri kemi Amerikën, NATO-n dhe aleat e tyre evro-perëndimorë, që garantojnë mbrojtjen sigurinë e Shqipërisë nga çdo rrezik dhe nga çdo ndërhyrje e jashtme.
-E sotmja dhe e neserërmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, është e lidhur ngusht me Uashingtonin, jo me Moskën, pavarësisht nga nostaligjkët e strukur në Shqipëri, që natën më shumë e duan Rusinë sesa ditën Amerikën dhe NATO-n.
Mirëpo, Amerika nuk mashtrohet leht, tanimë, qe më se dy dekda ua “lexon letrat në xhep”! Prandaj, si thotë një fjalë e urtë e popullit “ me dy mendje nuk shkohet në parajsë”. Tanimë, me arsye e kemi zgjedhur Amerikën si aleate dhe partner mik, e cila e shpëtoi dhe e pavarësoi Kosovën nga Serbia dhe nga Rusia (1999-2016), ndaj, larg duart nga Rusia-nëna e sllavëve dhe e të ligave të Ballkanit (1878-2016).
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 43 vizitorë |
Lexuar:
403 herë
|
|
|
|
|
|
|