Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mëkëmbja e poezisë amerikane
Publikuar më 01 tetor, 2016 në orën 01:10 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Poezia amerikane, parë nga këndvështrimi i nivelit botëror, nuk kishte asnjë rol të ndjeshëm në arenën ndërkombëtare për gjatë periudhës para qindvjeçarit të XX. Buthtimet e gjinisë mbretëreshë, pikënisjen e tyre e kanë gjatë viteve të para të shekullit të kaluar, më saktësisht, pas një elani në lëmi të ndryshme të artit, në Amerikë, më 1912 u themelua revista Poetry e cila nisi me hov zbulimin dhe prezantimin e emrave të njohur të poezisë amerikane të cilët gjer atëherë gjendeshin të zbehur nën hijen e autorëve anglez. Nga këtu filloi ngritja e emrave amerikanë, të cilët me kalimin e viteve, u bënë referencë për europianët.

Përgjatë 50 viteve të para të qindvjeçarit në fjalë, pasqyrë e ngritjes cilësore të poezisë është e dhëna se ribotimet arritën numër të lartë dhe për të qenë plotësisht qartë, theksoj se në Amerikë nuk kishte (nuk ka as sot) botime qindra ekzemplarësh sikur që mund të gjejmë në tërë botën.
Si pikënisje të buthtimit të poezisë amerikane, nuk mund të përcaktojmë një poet apo një datë të përpiktë. Megjithatë, them pa pritesë se kambanat e para drejt suksesit jehuan me dy publikimet (në Angli) e Robert Forst-it (1875-1963), “A Boy’s Wil” më 1913-n dhe “North of Boston” më 1914, suksesi i të cilave ishte i aty-atyshëm. Edhe pse poezitë e tij radhiten në qarkun e veprave me temë regjionale, ai është i pari që arriti në mënyrë të përkryer narracionin pa u humbur në stërzgjatje fabuleske të parashtrimit të idesë.
Më pas, dallohet Carl Sandburg (1878-1967) me Poems (1916, dhe Cornbuskets por me kohë (The People, Yes) ky i fundit bëhet disi i pa lexueshëm ngaqë poezia e tij degradon në ndërtimin e brendshëm e sidomos është i pavlerë dhe i stërngarkuar populizmi i tij.
Nga viti 1914, me daljen në dritë të “Congo and other Poems”, i inspiruar nga jazz-i spirituel afrikan, shumë kritikë, pohojnë se ai thurë vargje të cilat qëndrojnë me ritmin e tyre të pashoq, të gatshme për t’u kënduar. S. Fauchereau veprën e tij voluminoze mbi poezinë amerikane, e ndanë për ilustrim poezinë e parapërmendur dhe thotë se Lindsay dëshiron të gjej këngën e lashtë afrikane. Unë shtoj akoma se poeti ishte një meloman i vërtetë, ndryshe nuk mund të shpjegohet afiniteti i tij poetik i zhanrit.

Imazhizmi

Kjo erë poetike, sikur edhe të gjitha lëvizjeve letrare, nuk mund t’i atribuohet një datë e përpiktë e paraqitjes e as mund të themi se lindi nga një autorë konkret. Një rrugicë u trasua nga paraimazhistët në krye me Hulme-in i cili ndoshta e përdori i pari termin imazh në kuptimin e poezisë që buthëtonte si vijim apo ndikim nga post impresionizmi dhe futurizmi. Vet Flint thotë për grupin e imazhistëve si D. Fitzgerald (1906–1988), Pound (1885-1972 (i cili gjithashtu e përdori termin “imazhist” por nuk dihet a është ai i pari ose është Hulme (1885
-1972). “Na jemi bashkëkohorë me post impresionistët dhe futuristët... Përpjekja e vetme e ynë është të shkruajmë në pajtim sipas traditës më të mirë, ashtu si që e gjejmë te shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave”. Në vazhdim Pound shkurtimisht dhe qartë, ngre tre principe themelore të poezisë imazhiste: a) Trajtim i drejtpërdrejt i objekt, qoftë subjektiv ose objektiv, b) Të mos përdoret assesi fjalë që nuk i kontribuon prezentimit, c) Kurse për ritmin: hartohet (bëhet) duke ndjekur fjalinë muzikale, jo duke ndjekur metronominë.
Gjatë vitit 1914 u botua një antologji në gjuhën frënge në të cilën përveç një irlandezi (Joyce), të gjithë poetët e prezantuar ishin amerikanë si Aldington, Flint, Lowe, Pound, Hilda Doolittle, e njohur më mirë me inicialet H.D. e të tjerë.
Poezitë imazhiste burimore janë të shkurta e disa herë përbëhen nga një dyvargësh që i gjejmë në përmbledhjen “Personae”të Ezra Pound:

Në stacionin e metrosë
Paraqitja e këtyre fytyrave në turmë;
Petale mbi degëz të lagur nga shiu.

Ndikimet

Në manifest thuhet se poetët nuk duhet t’i ikin ndikimeve; ata duhet ti përqafojnë influencat e kjo, nuk mungoi te imazhistët tek të cilët është i pranishëm frymëzimi nga latinët, grekët; si dhe nga haiku japonez por edhe nga simbolizmi, kryesisht francez (Baudelaire, Rimbaud Villiers, Verlaine...)

(Fund i pjesës parë)

Reis Mirdita

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 26 vizitorë
Lexuar: 188 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi