Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mendësia zyrtare politike, shtetërore dhe kishtare kinse ortodokse “Shën” savjane serbe, ka mbetur ajo e vjetra
Publikuar më 10 tetor, 2016 në orën 00:36 ( ) Sejdi Veseli | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reagimet, përditë më nervoze të nërthojsave (ndërgishtëzave) serbomëdha, kontrabandë edhe brenda strukturave institucionale të lodhura të Kosovës, paralajmërojnë ditë të nxehta dhe me plotë rreziqe, në një të ardhme të afërt.
Nga reagimet që zakonisht të cilave u vije erë e shovinizmit mesjetarë serbomadh,kujtoj se është e mjaftueshme të veçohen disa nga këto qe po ndodhin së voni, sidomos:

-Kur ato po përcillen me bllokim të rrugëve, fillimisht në aksin rrugor Mitrovicë-Leposaviç, gjoja në shenjë të kundërshtimit të Ligjit për Trepçën, të proceduar në qeveri dhe më pas në Kuvendin e Kosovës;
-Kur ato po përcillen edhe me paralajmërimin e bllokimit të të gjitha vendkalimeve kufitare Kosovë-Serbi, gjoja në shenjë të revoltës, kinse për mos zbardhjen e fateve të të pagjeturve serbë, të zhdukur gjatë luftës kundër pushtuese të cilën u detyruan ta bëjnë shqiptarët në vitet 1998-1999;
-Kur ato përcillen me kërcënime luftënxitëse nga politika serbomadhe e Beogradit zyrtar, se gjoja do të ndërmerren veprimet e nevojshme për kontrollin e plotë të “pronës” serbe-Trepçës; se do të kërkojnë thirrjen urgjente të KS të OKB. Krejt këto në shenjë të kundërshtimit të zbatimit të Ligjit për Trepçën, të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës. Sepse, ky Ligj gjoja na qenka rrezik serioz për pronat e “ligjshme” të Serbisë në Veriun e Kosovës; se në KS të OKB do të parashtrohen jo vetëm “shkeljet” e Rezolutës 1244, nga shqiptarët e Kosovës, por edhe rrezikimi i popullatës serbe në trojet e “saj” në Kosovë, kinse nga terrori që ushtrojnë shqiptarët në vazhdimësi ndaj këtij minoriteti...
Padyshim, të gjitha këto veprime jo vetëm provokuese, por tejet agresive të politikës serbomadhe, të orkestruara nga Beogradi zyrtar, jo edhe pa mbështetje nga aleatët tradicional të tij, lakuriqësojnë një të vërtetë ogurzezë, jo vetëm për popujt e Ballkanit, por edhe më gjerë. Sepse këto veprime histerike dëshmojnë, se mendësia zyrtare politike, shtetërore dhe kishtare kinse ortodokse “Shën” savjane, ka mbetur po ajo famëkeqja-ajo memorandumeve të epokës së çetnikizmit fashist millosheviqist. Siç dihet, ky Memorandum prodhoi veprimet (si të ashtu quajturat “dogodio se narod”, “jogurt revolucija”, “anti birokratska revolucija”, “ balvan revolucija”...etj) e që të gjitha këto rezultuan me lumenj lotësh dhe të gjakut kroat, boshnjak dhe shqiptar. Natyrisht edhe të atij serb, por në përmasa shumë më të vogla!
Këto zhvillime me imponojnë drojën, se gjendemi përball shumë rreziqeve reale dhe me pasoja të pa parashikueshme.
Këto zhvillime me plotë rreziqe që po ndodhin kohëve të fundit, pashmangshëm tek njerëzit e arsyeshëm imponojnë pyetjen: Çfarë janë reagimet e institucioneve shqiptare, të mandatuara me verdiktin e votës së lirë, për të qenë sa më të përgatitur për t’u përballur me sa më pak pësime me rreziqet reale, në një të ardhme të afërt, të cilës do shkallë të rrezikshmërisë qofshin ato?
Kujtoje se përgjigja më qëndrueshme në këtë pyetje, do të ishte ajo përgjigja e famshme e Fishtës, ndaj pyetjes së ngjashme (e modifikuar): Ne shqiptarët vazhdojmë hamë “fiq e kastraveca”, pa u brengosur çfarë po ndodhë në fqinjësi!

Prishtinë
08. 10. 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sejdi Veseli
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 253 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi