Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Politikanët na mësuan urrejtjen, pushtetarët hasmërinë!
Publikuar më 12 tetor, 2016 në orën 21:28 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Kush rrëmbehet nga ndjenjat, mos të merret me punë të shtetit!”, kanë thënë latinët e urtë. Kjo maksimë e vjetër, nuk ka ndonjë peshë, për disa politikanë të Luginës së Preshevës, të cilët për t’u ngjitur shkallëve të pushtetit, për famë, privilegje e karrierë, shkelin mbi vullnetin e qytetarëve, duke manipuluar në emër të tyre për çështje personale, grupore e familjare.

Orët e para të “demokracisë”, në rajonin e Luginës së Preshevës, me kalimin e kohës, u kthyen në një garë të çmendur për pushtet, pa dinjitet.
Nga dy parti politike, sa ishin në fillim të shembjes së sistemit një partiak – komunizmit dhe lindjes së pluralizmit në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për 25 vjet rresht, u shumëfisha numri i subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare.
Sa u gëzuan shqiptarët e Luginës së Preshevës, me lindjen e sistemit shumëpartiak, po aq edhe u zhgënjyen me zhvillimet politike e shoqërore në vend.
Beogradi, për ta grupizuar, parcializuar dhe çorientuar spektrin politik shqiptar, favorizonte disa parti politike e disa të tjera i injoronte, duke krijuar mes tyre rivalitet e jo partneritet politik. Politika në dy binarë e liderëve partiak shqiptar: pozitë - opozitë, jo rrallë përfundonte pa telashe dhe armiqësi.
Mospajtimet, zënkat dhe shantazhet, kanë çuar në pafundësi iniciativat për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, me rrugë institucionale.
Po mbushen 14 vjet, që nga participimi i spektrit politik shqiptar në institucionet komunale dhe qendrore, e shumë probleme të shqiptarëve të rajonit të Luginës së Preshevës, kanë ngelur pa lëvizur nga pika “zero” !
Dorëzimi i armëve dhe favorizimi i mjeteve politike si opsion për zgjidhjen e krizës në Luginë të Preshevës, nga ana e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – UÇPMB, në vitin 2001, krijoi Marrëveshjen paqësore të Konçulit, e cila edhe pas kaq vitesh nuk njihet nga Beogradi, ndonëse monitorohej nga faktorët ndërkombëtarë.
Demilitarizimi i Luginës së Preshevës, integrimi në organet komunale dhe shtetërore, si dhe rregullimi me ligj të çështjes së Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe dygjuhësisë, ishin kërkesat e kahmotshme të shqiptarëve të Luginës, të cilat ndonëse gjetën hapësirë në Marrëveshjen e Konçulit, ato asnjëherë nuk u bënë obliguese për Qeverinë e Beogradit, e cila edhe sot vazhdon me mospërfilljen e tyre, duke i lënë, kështu, të vetmit në viset etnike, pa zgjidhje institucionale të përdorimit të simboleve kombëtare.
Faktorët ndërkombëtarë, me praninë e tyre në Luginë të Preshevës, arritën në njëfarë mënyre të shmangin konfliktet e armatosura, por nuk arritën t’i zhdukin burimet e krizës në këtë rajon, të mbarsur me shumë probleme.

Kompetencat
Pushtetet komunale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke llogaritur edhe Këshillin Kombëtar, ballafaqohen me probleme të shumta, sidomos me çështjen e decentralizimit, e cila i bënë këto komuna me kompetenca të kufizuara, të bllokuara nga financat dhe të margjinalizuara nga politikat favorite për zhvillim dhe integrim.
Politikanët institucionalë shqiptarë, duke u thirrur në këto kufizime kompetencash, përgjegjësitë e veta i bartin në instanca më të larta siç janë: policia, inspekcioni, kadastri, gjeodezia, gjyqet, etj.
Qytetarët, më kot presin, që pushtete lokale të jenë efikase, përgjegjëse dhe të afta për zgjidhjen e probleme, kur ato vuajnë nga neglizhenca e organeve shtetërore, të cilat nuk reflektojnë pozitivistet në këtë drejtim.
Pamundësia për t’u dalë zot kërkesave themelore të qytetarëve, për një jetë më të mirë në rajonin e Luginës së Preshevës, ka bërë të luhatet besimi në autoritet pushtetare, duke u manifestuar shpesh me padëgjueshmëri qytetare.
Beogradi zyrtar, këtë anomali të krijuar prej vitesh në Luginën e Preshevës e përdor për të krijuar përçarje brendashqiptare, në stilin se liderët shqiptarë nuk janë të denjë për t’i çuar proceset përpara.
Lufta e pakompromis mes rivalëve shqiptarë për pushte, sjell krijimin e koalicioneve multietike me ndihmën e Beogradit, për të krijuar dy blloqe shqiptare, të cilat përplasen në parlamentet lokale, në debate, në fushata elektorale etj.
Liderët institucionalë, për ta mbuluar paaftësinë e tyre në menaxhimin e qeverisjes lokale, në mandatet e mëhershme, merreshin me akuza të ndërsjella, shpifje dhe insinuate të ndryshme, duke zbuluar “armiq” të brendshëm dhe të jashtëm, duke krijuar, kështu, probleme artificiale, me qëllim të mbetjes në pushtet.

Përçarjet
Subjektet politike, brendashqiptare, janë të përçara. Beogradi me elegancë i shfrytëzon këto defekte të skenës politike shqiptare, duke i bllokuar pastaj si në qeverisje lokale, njashtu edhe në ato qendrore.
Duke i shfrytëzuar mospajtimet e faktorit shqiptar për një Platformë të përbashkët, pushteti qendror mban të pazgjidhura çështjen e simboleve kombëtare, zbatimit në praktikë të dygjuhësisë, integrimit në organet shtetërore, kthimin dhe risocializimin e mijëra banorëve të zhvendosur, gjatë vitit 1999, në Kosovë etj.
Sfida kryesore politike shqiptare në Luginë edhe të mej mbetet mos - unifikimi i spektrit politik shqiptar dhe sindromi i përçarjeve, fenomen ky, i cili e mban të mbërthyer avancimin politik të statusit të shqiptarëve në Serbi.
Në këtë drejtim, mungon angazhim i sinqertë i Prishtinës dhe Tiranës, duke llogaritur edhe faktorët ndërkombëtar, të cilët më tepër bëjnë sehir se sa përfshihen në veprime për çrrënjosjen e këtyre mentaliteteve të mbrapshta politike në Luginë të Preshevës.
Ka zëra, që e shfaqin hapur këtë shqetësim dhe kërkojnë flakjen e mentalitetit provincial, në veprimet politike të liderëve, i cili po i kushton shtrenjtë popullatës shqiptare në këtë rajon.
Një problem tjerët është se spektri politik shqiptar, nuk bashkëpunon me shoqëritë civile.
Pushtetet lokale në Bujanoc dhe Preshevë, e bllokojnë zërin e shoqërisë civile, duke e llogaritur jo si partner, por si kundërshtar. Pushtete lokale të udhëhequra nga shqiptarët, bllokojnë financiarisht këto shoqata dhe i ngulfatin mediet lokale, sipas skenarëve të Beogradit.

Shantazhet
Disa politikanë shqiptarë, të cilët edhe në të kaluarën, kanë pasur raporte të mira me ish sistemet në Serbi, nuk e durojnë dot opozitën. Ata, duke qenë dorë e zgjatur e pushtetit qendror në Beograd, sajojnë probleme ndëretnike e ndërshqiptare, për t’u kthyer sërish në institucione, nga të cilat u larguan në emër të keq-menaxhimit, shpërdorimit të detyrës zyrtare, abuzimeve me paranë publike etj.
Politikanët e tillë me një këmbë qëndrojnë në Beograd e me këmbën tjetër në Luginë, duke përhapur defetizëm në politikën shqiptare, duke mbjell urrejtje në jetën politike të vendit dhe duke ngritur ndërskamca në veprime politike etj. Ata,mjerisht, e ushqejnë Beogradin me veprimet e tyre çmendurake mbi kurriz të popullit.
Politikanët e ndershëm të shantazhuar nga politikanët servilë, në pamundësi për t’u përballuar nga presionet e ndryshme të natyrës politike dhe ekonomike, largohen nga skena politike, duke ikur në heshtje nga jeta publike.
Shantazhet e politikanëve servilë shqiptarë, legjitimojnë urrejtjen patologjike të Beogradit, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për t’i mbajtur ata nën presion politik dhe diskriminim sistematik, për t’i disiplinuar dhe dëbuar gradualisht nga viset etnike.

Vetëdijesimi
Klasa politike shqiptare e Luginës së Preshevës, duhet të vetëdijesohet, në rrugën e forcimit të një fryme të re politike, larg përçarjeve, hasmërive, sherreve dhe inateve provinciale, të cilat shtrenjtë i kanë kushtuar Luginës së Preshevës.
Skena politike shqiptare, ka një mungesë totale vizionesh, me politikanë grindavecë e zhurmëxhinj, pa një zgjidhje konsensuale të problemeve.
Mungesa e një dialogu politik e bënë faktorin shqiptar të dobët, skenën politike të përçarë dhe shoqërinë e dezintegruar.
Janë shtuar kritikat ndaj klasës politike vendëse, e cila duhet të bashkohet për një të ardhme të mirë, me ndryshime pozitive, demokraci stabile, që vjen nga veprimet e njësuara, konkrete dhe pragmatike.
Një këshillë e huazuar rreth politikës dhe moralit: “Politika nuk ka asgjë të përbashkët me moralin. Pushtetari, i cili i përmbahet moralit, nuk është politikan mendjemprehtë dhe pozita e tij udhëheqëse, nuk është as e qëndrueshme, as afatgjate. Ai, i cili dëshiron të udhëheq, duhet të dijë të mashtroj dhe të shtiret.
Ndershmëria dhe sinqeriteti, si dy cilësi të krenarisë popullore, në politikë quhen dobësi. Ata përmbysin pushtetarët nga pushteti, më lehtë se armiku më i egër”.

Sevdail Hyseni

(Autori është gazetar e publicist nga Lugina e Preshevës, kryetar i Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva”).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 168 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi