Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Patriarku serb po do luftë, ne duam Kosovën dhe Amerikën paqësore!
Publikuar më 14 tetor, 2016 në orën 20:15 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** The threat of the Serbian Patriarch Irinej: “Kosovo cannot be lost. We cannot accept it. That what was abducted by force, by force we will return back .”(http://mondo.rs/a946648/Info/Drustvo/Irinej-o-Kosovu-silom-oteto-silom-se-vraca.html).

This Serbian pope's estimation is a big lie, because Kosovo has never been legal part of the Serbia's territory, just a colony(1912-1999). This is all.

Albanians with their allies (America and NATO- in 1999) didn’t abduct any territorial palm of Serbia, but they have brought back Albanian territory i.e. Kosovo under the legal Albanian independence and sovereignty. This is the truth.

Hence, pope Irinej, shame on you, that's enough, enough (XX and XXI), do not lie more your Serbian nation, Europe and the entire world that allegedly " Kosovo is Serbia", when you know very well how, when and in what manner you have conquered and colonized Albanian Kosovo with terror and genocide (1912-1999).

-Patriarku serbomadh Irinej po sforcon industrinë e gënjeshtrave dhe të falsifikimeve të mitomanisë etnocentriste serbe kundër historisë së Kosovës dardane-shqiptare, si dhe po kërcënon, që Kosovën me forcë ta rikthejë nën Serbinë e dokurshme kolonialiste (1912-1999). Mirëpo, as ne nuk frikësohemi dot, se pronën tonë të ligjshme dhe adtheun tonë të shtrenjtë dhe të shenjtë, do ta mbrojmë me çdo kusht. “Tonën se japim, të huajën se duam”! -E duam Kosovën tonë, Amerikën dhe NATO-n. Këta janë aleatët dhe miqtë tanë, që tanimë, më shumë se çdo kush kanë njohuri të mjaftueshme se Kosova nuk është e Serbisë.

Kështu, do të duhej ta kuptonin edhe Kisha Ortodokse Serbe me Irinejn në krye, edhe qeveria serbe me Aleksander Vuçiqin në krye, edhe presidenca serbe me Tomislav Nikoliqin në krye, edhe Kuvendi i Serbisë me Maja Gojkoviqin në krye, edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë me Vladimir Kostiq në krye, ndryshe, asnjë debat dhe asnjë kompromis nuk mund të ketë në kurrizin e pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës. Kurrë më shqiptarët nuk do hidhen në debat me liderët politikë të Beogradit në temën, se e kujt është Kosova. Kjo temë është mbyllur njëherë e përgjithmonë më 17 shkurt 2008.

Vitet fatale për Kosovën shqiptare (1912-1999)

1.Gjatë viteve 1912-1913, hordhitë barbare çetnike serbe, në emër të “çlirimit të Shqipërisë nga robëria turke, derdhnin rrëkajë gjakun shqiptar e digjshin shtëpia e katunde të panumërta, ku gjatë kësaj kohe dyvjeçare vranë dhe masakruan mbi 150.000 shqiptarë.” (Të drejtat e Shqipërisë Etnike, Albin, 2001, f.41).

2. Sipas një studimi të Akademik Zef Mirdita: “ Në vitin 1913, Serbia dhe Mali i Zi në rrethinën e Gjakovës me dhunë, me terror dhe me hanxhar, 12.000 mijë katolikë shqiptarë i kanë detyruar të konvertohen në fenë ortodokse sllave, si dhe më 22 shkurt 1913 kanë vrarë priftin patriot shqiptar: Luigj Pali nga Gllogjani afër Pejës, si dhe më 14 tetor 1929, priftin dhe shkrimtarin patriot Shtjefën Konstantin Gjeçovi në rrugën për në Zym.”( http://www.hic.hr/books/jugoistocna-europa/mirdita.htm).

3. Serbia dhe Mali i Zi kanë shpërngulur mbi 2 milionë shqiptarë nga Kosova dhe nga Malësia e Madhe e Mbishkodrës (1912-2016).

Këtë barbari antinjerëzore dhe anticivilizuese e keni bërë, përkatësisht e keni përsëritur së bashku me të gjitha segmentet e aparatit shtetëror dhe shoqëror të Serbisë (kisha, qeveria, akademia e shkencave, univeristeti, masmediat, propaganda, policia, paramilitarët dhe ushtria) gjatë viteve 1989-1999 me qëllim që t’i shfarosni mbi 2 milionë shqiptarë, dhe t’u rigrabitni me forcë tokën e tyre indigjene-Kosovën e Shqipërisë etnike. Mirëpo, kësaj here kapitulluat para Amerikës, NATO-s dhe UÇK-së, duke e humbur përgjithmonë koloninë e juaj 100-vjeçare-Kosovën.

Po të ishin njerëz normalë dhe racionalë (liderët politikë, priftërinjtë, akademikët,shkencëtarët etj.), kolektivisht do të kishin kërkuar falje, jo të kërcënojnë se sërish, do të kthehen në vendin e kryerjes së krimit të gjenocidit në Kosovë, sepse kanë humbur të drejtën e mirëbesimit dhe të koekzistencës me shqiptarët.

Mirëpo, sido që të jetë, shqiptarët kurrë nuk do t’ua falin për krimet, gjenocidet dhe për pushtimin e territoreve të tyre etnike (1878; 1912; 1913; 1915; 1919; 1920; 1939; 1943; 1989-1999).

1.Gjatë viteve 1912-1913, hordhitë barbare çetnike serbe, në emër të “çlirimit të Shqipërisë nga robëria turke, derdhnin rrëkajë gjakun shqiptar e digjshin shtëpia e katunde të panumërta, ku gjatë kësaj kohe dyvjeçare vranë dhe masakruan mbi 150.000 shqiptarë.” (Të drejtat e Shqipërisë Etnike, Albin, 2001, f.41).

2. Sipas një studimi të Akademik Zef Mirdita: “ Në vitin 1913, Serbia dhe Mali i Zi në rrethinën e Gjakovës me dhunë, me terror dhe me hanxhar, 12.000 mijë katolikë shqiptarë i kanë detyruar të konvertohen në fenë ortodokse sllave, si dhe më 22 shkurt 1913 kanë vrarë priftin patriot shqiptar: Luigj Pali nga Gllogjani afër Pejës, si dhe më 14 tetor 1929, priftin dhe shkrimtarin patriot Shtjefën Konstantin Gjeçovi në rrugën për në Zym.”( http://www.hic.hr/books/jugoistocna-europa/mirdita.htm).

3. Serbia dhe Mali i Zi kanë shpërngulur mbi 2 milionë shqiptarë nga Kosova dhe nga Malësia e Madhe e Mbishkodrës (1912-2016).

Këtë barbari antinjerëzore dhe anticivilizuese e keni bërë, përkatësisht e keni përsëritur së bashku me të gjitha segmentet e aparatit shtetëror dhe shoqëror të Serbisë (kisha, qeveria, akademia e shkencave, univeristeti, masmediat, propaganda, policia, paramilitarët dhe ushtria) gjatë viteve 1989-1999 me qëllim që t’i shfarosni mbi 2 milionë shqiptarë, dhe t’u rigrabitni me forcë tokën e tyre indigjene-Kosovën e Shqipërisë etnike. Mirëpo, kësaj here kapitulluat para Amerikës, NATO-s dhe UÇK-së, duke e humbur përgjithmonë koloninë e juaj 100-vjeçare-Kosovën.

Po të ishin njerëz normalë dhe racionalë (liderët politikë, priftërinjtë, akademikët,shkencëtarët etj.), kolektivisht do të kishin kërkuar falje, jo të kërcënojnë se sërish, do të kthehen në vendin e kryerjes së krimit të gjenocidit në Kosovë, sepse kanë humbur të drejtën e mirëbesimit dhe të koekzistencës me shqiptarët.

Mirëpo, sido që të jetë, shqiptarët kurrë nuk do t’ua falin për krimet, gjenocidet dhe për pushtimin e territoreve të tyre etnike (1878; 1912; 1913; 1915; 1919; 1920; 1939; 1943; 1989-1999).

Gjatë gjithë këtyre viteve të theksuara më sipër, serbët dhe malazezët janë ata që kanë vrarë, djegur në zjarr dhe në flakë me qindra e mijëra shqiptarë: gra shtatëzëna, foshnja, fëmijë, pleq, djemë, burra dhe vajza, duke i dhunuar sikur gjatë kryerjes së gjenocidit të fundit në Kosovë, ku bandat vrastare dhe plaçkitëse policore, paramilitare dhe militare kanë dhunuar mbi 20.000 mijë femra shqiptare; kanë vrarë mbi 11.000 mijë civilë dhe ushtarë shqiptarë, si dhe kanë shpërngulur jashtë Kosovës mbi 1 milion shqiptarë (1989-1999). Kanë djegur shkrum e hi edhe shtëpitë e tyre deri në Lumë. Kanë shpërngulur dhe ua kanë konfiskuar tokat, shtëpitë dhe tërë pasurinë shqiptarëve, jo anasjellatzi, ashtu siç ka gënjyer patriarku serbomadh Irinej, se gjoja : “ Shqiparët janë ata , që nga fundii i shekullit XVII, me dhunë kanë shpërngulur 30.000 mijë familje nga Kosova . Mirëpo, këtë histori nuk po e njohin disa shtete dhe një Fuqi e Madhe (aludon në Amerikën si superfuqi dhe në aleatët e saj euro-perëndimorë. Mirëpo, nuk ka guxuar që t’i emërtojë, se cilat janë ato shtete –MH) për të cilën nuk ka rëndësi e kaluara dhe historia (cila histori, historia e rreme dhe e falsifikuar e Serbisë sipas gënjeshtrave dhe spekulimeve të popave serbomëdhenj?!-MH), por gjykojnë dhe orientohen sipas gjendjes së sotme në terren.” ((http://mondo.rs/a946648/Info/Drustvo/Irinej-o-Kosovu-silom-oteto-silom-se-vraca.html).

Pse patriarku serb Irinej, fundshekullin XVII e ka marrë si paradigmë të pikënisjes së “tragjedisë së shpërnguljes” së serbëve nga Kosova, sepse i referohet “shpërnguljeve të mëdha serbe”, që sipas mitomanisë shekullore serbe ndërlidhet me disfatën e patriarkut të tyre Arsenije III Çarnojeviq, i cili me një numër të vogël serbësh ikën nga Kosova në Hungari për shkak të thyerjes nga trupat ushtarak osmane në Betejën e Kaçanikut më 1690.

E zeza e Serbins ka filluar me “eksportimin” e Patrikanës së Studenicës së Rashkës në Pejën shqiptare

Këtë nuk e thotë teza e fabrikuar e industrisë së gënjeshstrave dhe të shpifjeve të Irinejit kundër historisë së vërtetë të Kosovës, që turpësisht pasqyron shtrembërimin e fakteve dhe të argumenteve të njëmendta, sepse tragjedia e Serbisë në Kosovë nuk fillon në fundshekullin XVII, por disa shekuj më herët, kur Nemanjiqët e Rashkës (Serbisë) pushtuan territoret e Dardanisë-Kosovës më 1216, JO në shekullin XVII, siç ka pohuar Irinej!

Mirëpo, e vërteta historike, që prerazi e përgënjeshtëron këtë tezë falsifikuese të historisë dhe të miteve të kishës politike serbe, është kjo: “ Më 1689, në kohën e luftës antiosmane, shqiptarët e Kosovës së bashku me ata të krahinave malore të Veriut të Shqipërisë të krishterë e myslimanë, nën udhëheqjen e Pjetër Bogdanit (Arqipeshkv) i Shkupit) u bashkuan me forcat austriake të komanduara nga gjeneral Pikolomni, me qëllim që të çlironin vendin e vet nga sundimi osman. Në aksion u bashkua edhe një kontingjent luftarak nga pakica serbe e Kosovës nën udhëheqjen e patriarkut të Pejës Arsenije III Çarnojeviq. Mirëpo, pas thyerjes së trupave austriake në betejen e Kaçanikut më 1690 nga forcat osmane, trupat austriake dhe patriarku Arsenije me një grup luftëtarësh, si dhe komandanti shqiptar Tom Raspasan bashkë me luftëtarët e vet u tërhoqën drejt veriut. Largimi i këtij grupi kryengritësish nga Kosova është hiperbolizuar nga historiografia serbe, duke sajuar mbi këtë bazë tezën e ‘shpërnguljes së madhe serbe’ drejt veirut dhe ‘dyndjes së malësorëve shqiptarë drejt hapsirave të boshatisura të Kosovës. Sipas kësaj ‘teze’ serbe, pas luftës austro-osmane të viteve 1683-1699 ndodhi deserbizimi dhe shqiptarizimi i Kosovës. Po sipas së njëjtës tezë, ky process u përshpejtua akoma më shumë pas luftës tjetër austro-osmane të viteve 1737-1739.” (Shih: “Kosova në vështrim enciklopedik”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë/ Qendra e Enciklopedisë Shqiptare/, Toena, Tiranë, 1999, f.81-82).

Edhe këto argumente të shkencës historike të enciklopedisë shqiptare përtrollisin “tezën” serbomadhe mitologjike dhe falsifikatore të patriarkut Irinej, se “30 mijë familje serbë e kanë braktisur Kosovën në fund të shekullit XVII” kinëse për shkak të “dhunës” dhe të “shtypjes” të ushtruar nga shqiptarët!?

Gjatë asaj periudhe historike, Kosovën nuk e kanë braktisur as “30.000 mijë familje, as 300.00 , as 400.000 e as 500. 000 mijë serbë me patriarkun e Pejës, Aresnije III Çarnojeviq në krye”, (që historiografia mitologjike e Kishës Ortodokse Serbe së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe i kanë sajuar si “Velike seobe srba”), por “një grup” kryengritësish serbë i prirë nga Arsenije për shkak të disfatës nga trupat ushtarake të Perandorisë Osmane në “betejen e Kaçanikut më 1690”.

Sa më sipër, në fund të shekullit XVII, patriarku Arsenije III Çarnojeviq me një “grusht” luftëtarësh serbë ka ikur nga Kosova, JO PREJ SHQIPTARËVE (sepse pakica serbe ishte në të njëjtin front me shqiptarët kundër osmanëve), POR, pse së bashku me trupat austriake të Pikolomonit pësoi disfatë nga forcat osmane në Betejën e Kaçanikut të vitit 1690! –Pra, historia thotë se Arsenije me “një grusht serbë” nuk u ndoqën nga shumica dërmuese shqiptare, ashtu siç ka shpifur dhe gënjyer patriarku Irinej në një intervistë dhënë një gazete serbe të Beogradit, se gjoja për shkak të “zullumit” të shqiptarëve, në “fund të shekullit XVII, 30.000 familje serbe kanë ikur nga Kosova”!?

Kisha Ortodokse Serbe është tragjedia e Ballkanit

Kisha Ortodokse Serbe me në krye patriarkët dhe me popat e saj, është zjarri dhe flaka e Ballkanit (1878-2016). Kjo kishë retrograde është e vetmja kishë në botë që veç misionit fetar merret kryesisht me politikë (edhe pse nuk është subjekt politik), e cila është, edhe autorja kryesore e shkruarjes së historisë falsifikatore të Serbisë dhe të gjithë Ballkanit. KJo kishë është shkaktarja kryesore për të gjitha luftërat dhe fatkeqësitë e derisotme, që kanë goditur Ballkanin. Kjo kishë është shkaktarja kryesore e tri agresioneve dhe gjenocideve të fundit të Serbisë të kryera kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).Kjo, kishë, edhe sot, spekulon, gënjen dhe mashtron serbët, Ballkanin, Europën, Amerikën dhe gjithë botën se “Kosova është djepi-Jerusalemi” i Serbisë. Me mësimet ndërsyese të kësaj kishe politike Serbia me dhunë, me terroror dhe me gjenocid ka konvertuar dhe shpërngulur me qindra e mijëra shqiptarë nga trojet e tyre stërgjyshore të Shqipërisë etnike, duke mos kursyer as Kosovën e saj. Kjo kishë gënjen me paturpësi, se “Trepça” dhe të gjitha pasuritë e tjera nëntokësore dhe mbitokësore të Kosovës, janë të Serbisë, jo të shqiptarëve dhe të Kosovës.

Të gjitha këto gënjeshtra dhe shpifje i provojnë këto pohime të mitropolitit serbomadh të KOS-it, Irinej: (A) “Kosova nuk është vetëm gjeografi, Kosova është Jerusalemi ynë, shenjëtëria jonë. E gjithë ajo që është rrënjësuar në historinë, në kulturën dhe në shenjëtërinë tonë më të madhe atje, është edhe populli serb, cili ka qenë me numër të madh në Kosovë, nuk ka ikur me vetëdëshirën e tij, porse ka qenë i detyruar…Dhe, ai imponim ka zgjatur shumë kohë, ku më se 100 vjet po zhvillohet ajo luftë, por fatkeqësisht shtetet më të fuqishme i kanë marrë në mbrojtje ata, që i kanë kontribuar kësaj gjendjeje.” (http://mondo.rs/a946648/Info/Drustvo/Irinej-o-Kosovu-silom-oteto-silom-se-vraca.html).

Sa herë, duhet të thuhet dhe të shkruhet për të vërtetën se Kosova kurrnjëherë nuk ka qenë territor legjitim dhe legal, por vetëm plaçkë koloniale e Serbisë (1912-1999). Gjatë gjithë historisë mijëravjeçare të Kosovës, Serbia pesë (5) herë e ka pushtuar me forcë dhe me gjenocid Kosovën, por aq herë, me forcë është mundur dhe është tërhequr nga Kosova, herën e fundit, më 24 mars 1999 nga bombardimi i NATO-s dhe i Amerikës, përgjithmonë kapitulloi me “bisht ndër këmbë”, duke e humbur koloninë e saj 100-vjeçare-Kosovën.

Edhe sa vite, dekada dhe shekuj, duhet të kalojnë, që Eropa dhe Amerika, t’i qërojnë “hesapet” njëherë e përgjithmonë me Serbinë kolonialiste dhe militariste (të cilën patjetër, duhet ta demilitarizojnë, ashtu sikurse Irakun, sepse edhe Serbia ka stoqe kimike dhe biologjike. Ndryshe, Serbia si “fuqi ballkanike”, sërish, do të fillojë luftërat dhe gjenocidet e saj kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë në Balllkan, si dhe kundër kroatëve), e cila historikisht, gjithmonë, ashtu sikurse edhe në fund të dekadës së shekullit XX, që shkaktoi tri agresione luftarake dhe tri gjenocide kundër kroatëve, mysimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve (1989-1999).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 270 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi