Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Antagonizmi kredibil
Publikuar më 17 tetor, 2016 në orën 00:55 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ministri i jashtëm i RK-së Hoxhaj, prej vitesh në oborrin e kontrabandistëve zyrtar të RK-së, nuk përtoi të reagoj këtë radhë, tamam si Rrahman Morina. Nuk do ta besoja kurrë se edhe pas kaq viteve do të kemi shqiptar të shpërfillshëm si Rrahman Morina – Enver Hoxhaj.

Reagimi i ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj-t, me fazën “MOS U PËRZIJ NE PUNËT TONA TË BRENDSHME”, ta kujton denjësisht Rrahman Morinen një zyrtar i dikurshëm, shqiptar i shpërfillshëm i krahinës së Kosovës, i cili mbase nuk do të përtonte të bënte një deklaratë të këtillë ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ministri i jashtëm i RK-së Hoxhaj, prej vitesh në oborrin e kontrabandistëve zyrtar të RK-së, nuk përtoi të reagoj këtë radhë, tamam si Rrahman Morina. Nuk do ta besoja kurrë se edhe pas kaq viteve do të kemi shqiptar të shpërfillshëm si Rrahman Morina – Enver Hoxhaj. Po të ndodhte reagimi i Serbisë, e veçmas i ministrit të jashtëm të Serbisë, aherë do të kuptohej si një reagim normal që nuk ndryshon diskursin politik të një Serbie, e cila nuk ndryshon prej dekadash politiken e saj aversive ndaj Kosovës.

Po ç’patën këtë radhë me Edin, këtë s’mund ta kuptoj ndryshe veçse ne kontekstin e reagimit të një Rrahman Morine të ri po qe quhet Enver Hoxhaj.

Të qelbesh në këtë formë, siç kanë reaguar të shpërfillshmit e politikës shqiptare Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj, Sali Berisha, ndaj asaj që Edi Rama bëri në Beograd është komplet komprometim i politikës nacionale shqiptare. Çka do të thotë të reagosh në këtë mënyrë, do të thotë se me vetëdije të plotë po bënë punën e Serbisë në Kosovë. Kjo duhet ndalur, sepse po hyjmë direkt në komprometimin e politikës nacionale qe dëmton Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe e afron atë me Bashkimin me Serbinë për të shfajësuar krimet e brendshme në Kosovë. Edi Rama, nuk mund ti shfajësoi këta shpërfillës të çështjes së Kosovës, të cilët prenë veç në besë vendin e tyre.

Rama në takimin e fundit në Serbi, mbrojti Trepçën gjigandin shqiptar duke u thënë se gjigand nuk mund të sillet si një send bartës në Beograd dhe se ajo është pasuri e një shteti tjetër, të cilin duhet njohur sa më parë, sa më shpejtë. Të reagosh ndaj kësaj deklarate të papërsëritshme do të thotë se po benë punët tua ndryshe dhe fshehur me popullin tënd dhe hapur bashkëpunon me Serbinë. Thaçi tashmë nuk ka dyshime se për të shpëtuar vetveten do të paragjykoj çdo politikan shqiptar qe përpiqet të reagoj ndryshe ndaj Serbisë, sepse është bërë e qartë se vetëm ajo mund ta suspendoj dënimin e tij në gjykatën speciale. Ndërsa Enver Hoxhaj për të mbajtur postin aktual benë lojën e të shpërfillshmit jo më ndryshe se Rrahman Morina, e i diskualifikuar Berisha benë zhurmimin bajatë derisa edhe vet ka aferat e klanit të Zemunit.

Antagonizmi në Kosovë qe prej se është PDK-ja në skenën politike është bërë kredibile, dhe për këtë duhet pasur penalitet politik ne zgjedhjet e ardhshme, ndryshe do të kemi konfrontime të reja me politikën serbe e cila pret të hapi një konflikt të ri në Ballkan dhe ti kthej shpinën Evropës dhe të bëhet me Rusin, e cila po punon për një konflikt të ri në Ballkan.

Pampersa e Pronto’s

Pështirosja e Adem Grabovci-t, si viktimë është e tmerrshme gjithandej, madje edhe për faktin se ay ndërron rolin e viktimës, në fakt Kosova është viktima, drejtësia, legjislatura në vend, politika dhe e gjithë shoqëria. Kjo pështirosje e magjepsur e tij, nuk duhet të heshtet nga askush, madje edhe autori i përgjimeve është dashur që të mos dhjamoset nga seria e pronto’s. E pa durueshme për drejtësinë, për partneritetin e koalicionit LDK-në, madje edhe për opozitën, e cila pret qe vet kriminaliteti i organizuar, ta dënoi krimin e vet legjitim.

A ka rrezik qe LDK të zhytet në “pronto”, nëse nuk del dhe nëse nuk nxjerrë gjuhë për të kritikuar marifetet kriminale e ekonomike apo më këtë do të heshtët apo më këtë nuk do të rizbulohet ndonjë pronto e mundshme e LDK-së. Ka një kuptim diskriminues kjo heshtjeje e LDK-së, ndofta më shumë se bashkëqeverisja, ka një akumulim të frika politike që mbartë kreu i saj dhe i cili, dëshmuar, di dhe gjen mënyra për të ndrydhur gjithë subjektin kur e vlerëson të “dobishme”, këtu nuk e kam unike idenë, nëse ky është vlerësim i dobishëm që të heshtet hekur, veçse është mënyrë e vetme që të shmanget plasaritja e koalicionit qeverisës.

Të jemi të qartë se kemi vetëm koalicion qeverisës në mes të PDK-së dhe LDK-së dhe jo elektoral, i cili mbete gjithsesi një element i rëndësishëm dhe një faktor tjetër, sipër në demokracitë e zhvilluara. Më tej, Kosova ka prodhuar një palë zgjedhje të atilla, ku subjektet kundërshtare deri në rezultatet përfundimtar nuk krijojnë koalicione parazgjedhor, por atë koalicione i bëjnë rreth qeverisës kur kemi një rezultat të pamjaftueshëm qeverisës, bëhet pa arbitrazh politik (që nënkupton Gjykatën kushtetuese) dhe po ashtu pa elektoratin e tyre të përgjegjshëm.

Edhe diç në analizën politike dhe të provojmë të shtjellojmë ndrydhjet politike, të pasqyrojmë gjendjen në mënyrë reale, ç’është e vërteta ndrydhje politike nga lartë ka, ajo tashmë është zbarkuar në legjitimitetin e të deklaruarit publik të deputetëve apo dhe të anëtarëve. Në zgjedhjen cirkusante të presidentit dhe në rastin e aferës episodike

të pronto-së, nuk është e drejtë dhe më pak e pranueshme politikisht që të heshtësh, të heshtësh përballë një cirkusi dhe afere pa qeder, që më parë ka zgjedhur mënyrën e zhvillimit të krimit, të kriminalitetit të jetës shoqërore, ekonomike e politike në vend. Të konstatoi jo pa qëllim se një deputet, një anëtar legjitimi nuk më bëhet fare i konceptueshëm politik, nëse ay nuk merr guximin e tij, mbi atë legjitimitet politik të marrë në zgjedhje dhe të vazhdoj të hesht para një afere të tillë, para një afere e cila edhe po të kishte adresë brenda vet LDK-së, nuk do të duhej të mbante konsideratën që po merr tani pronto-ja e Adem Grabovcit të PDK-së.

Pështirosja e Adem Grabovci-t, si viktimë është e tmerrshme gjithandej, madje edhe për faktin se ay ndërron rolin e viktimës, në fakt Kosova është viktima, drejtësia, legjislatura në vend, politika dhe e gjithë shoqëria. Kjo pështirosje e magjepsur e tij, nuk duhet të heshtet nga askush, madje edhe autori i përgjimeve është dashur që të mos dhjamoset nga seria e prontos. E pa durueshme për drejtësinë, për partneritetin e koalicionit LDK-në, për opozitën e cila pret qe vet kriminaliteti i organizuar, ta dënoi krimin e vet legjitim. Ky krim i Grabovcit, ishte krim legjitim sepse kishte një strukturë partiake qe i dha leje të fuqishme një njeriu qe të bëjë çfarë ti teket me institucionet e vendit. Kriminaliteti legjitim i Grabovcit, nuk është jetim ka një adresë, ka një leje nga lartë, nga ku u legjitimua krimi, pra krimi i tij deri në këtë masë.

Pampersa e pronto’s e mbushur trash, kundërmon krim të organizuar dhe mbase mjaft legjitim nga lartë. Po të ndodhte kjo aferë në një vend, diku ne Evropë - jam i bindur se mediat do ta mbanin në majë të gjuhës, përditë rrjetën e organizimit kriminal. Ky organizim kriminal, tek pronto Grabovci, do të duhej ta qonte vendin në alarme mobilizuese e politike, deri në zgjedhje të reja, për të dhënë legjitimitet një organizimi të ri, i cili do të synonte ti mbyll dhe ti luftoj apetitet e reja për krime të organizuara në vend.

Thaçi ka vjedhur lepurin - Rugovës

Mohimi i autoritetit të Rugovës nuk vinte vetëm nga qarqet e pritura serbe, por vinte edhe nga disa qarqe te brendshme shqiptare, vinin nga disa zëra disonantë të pamjaftueshëm, madje edhe për të ndryshuar qasjen politike të tij për sa i përkiste ndërtimit të shtetit. Mohuesit shqiptar të Rugovës, qe ishin të pamjaftueshëm në numër, e sulmonin atë se ay vetvetiu politiken e vendit e ka shndërruar ne “politikë lepuri”.

Politika jo violente e Rugovës ishte “dinamike” dhe e pranueshme për konceptin e tij, e më gjerë, kjo ka përpëlitur tej mase kundërshtaret e tij politik të atëhershëm, ata nuk ndjeheshin mirë me pushtetin fiktivë të tij në Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës (nën okupimin serb e, edhe) nën pushtetin e Rugovës kishte një rrugëtim të një antagonizmi autonomist, cili mbartte gjithsesi kapërcente nëpër një ekuilibrim solidar që është “vetë kusht i ekzistencës” politike. Sepse politika e Rugovës kishte kundërshtinë e vet ndaj okupimit serb të Republikës së Kosovës, e cila po bënte jetën e saj, autonomin dhe lirinë e saj. Mohimi i autoritetit të Rugovës nuk vinte vetëm nga qarqet e pritura serbe, por vinte edhe nga disa qarqe te brendshme shqiptare, vinin nga disa zëra disonantë të pamjaftueshëm, madje edhe për të ndryshuar qasjen politike të tij për sa i përkiste ndërtimit të shtetit. Mohuesit shqiptar të Rugovës, qe ishin të pamjaftueshëm në numër, e sulmonin atë se ay vetvetiu politiken e vendit e ka shndërruar ne “politikë lepuri”. Më këtë akuzë ndaj Rugovës është ushqyer politika e shtabeve politike të UÇK-së. Sidomos Hashim Thaçi, dhe qarkuesit e tij. Megjithëkëtë akuzë që po rëndonte mbi pushtetin e Rugovës, dhe i cili dukej se po binte nga autoriteti, ishte më shumë ofensivat serbe të cilat donin të përmbysnin atë kundërshtinë, atë jetë të pavarur, atë autonomi dhe liri të Republikës së Kosovës.

Akuza e shtabeve politike të UÇK-së për një “politikë lepuri”, nën drejtimin e Rugovës, deshëm apo s deshëm sot është bërë politikë e vet shtabeve të Hashim Thaçit. Të bësh kopjen e Rugovës, nuk do të thotë të jesh Rugova. Pra, monopoli mbi konceptin e Rugovës është mohimi-tip i këtij “rugovizmi”.

Thaçi prej kohesh ka përvjedhur në mënyrë të qartë politikën e lepurit, ndaj Serbisë. Fakti që Republika e Kosovës pas intervenimit të NATO-s dhe më pas edhe të instalimit të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare, nuk është e njëjtë me ato fakte të Republikën solidare e fiktive të Rugovës, qe politika e lepurit të jetë akoma aktuale. Institucionet e Republikës së Kosovës tashmë janë një realitet organizativë i përbashkët, e veçmas ndërkombëtar qe nuk mund të luajnë atë politikë të lepurit.

Politika e lepurit të Hashim Thaçit, vërehet më se miri ndaj iniciativave serbe kundrejt shtetit të Kosovës. Politika serbe në veri për sa i përket sovranitetit të Republikës së Kosovës, politika serbe në ekonominë e Republikës së Kosovës, politika serbe në sigurinë e brendshme dhe të jashtme të Republikës së Kosovës, politika serbe në vendimet e brendshme dhe të jashtme të Republikës së Kosovës, pra rreth të gjitha këtyre dominon politika e lepurit të Hashim Thaçit.

Siç duket, vërtet Hashim Thaçi ka vjedhur lepurin e Rugovës, akuzën qe dikur ia kishte bërë tani është më i vet akuzueshëm për një politikë lepuri ndaj Serbisë, edhe në rastin e fundit kur Serbia ka arrestuar drejtorin rajonal të policisë së Mitrovicës Nehat Thaqin. Ky skandal politik i Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk është i pari dhe mbase nuk do të jetë i fundit, por ky rast nuk mund të tolerohet dhe të mos ketë një reagim politikë të përgjegjshme ndaj këtyre skandaleve politike të cilat, i bënë më qëllim Serbia për të dekurajuar qytetaret dhe zyrtaret e shtetit me strukturat e saja politike të Republikës së Kosovës. Pra politika e lepurit të Hashim Thaqit na thotë të nënshtrohemi para skandaleve politike të Serbisë, të mos i kthehemi me politikë reciproke e cila ne të ardhmen edhe zyrtaret serb do të duhej ti legjitimonte nga provat për terrorizëm në Republikën e Kosovës. Por, që Hashim Lepuri, nuk mund të bëjë politikë kjo nuk na çuditë qe sa vjet, ay është në politikë si rrallë kush - me qeder.

Kosova po bëhet synet...

LDK-ja do të duhej që me “aferën pronto”, ta zhbëjë koalicionin qeverisës dhe menjëherë ta qoi vendin në zgjedhje të reja sepse më këtë koalicion aktualisht ata do të sfidohen përfundimisht bashkëfajtorsinë për të gjitha mallkimet e bëra në vend.
Në fakt serish territori i Kosovës po provohet të hy në syneti, në prerje diku më pak, e diku më shumë e megjithëkëtë jo për herë të parë. Kah Mali i zi duket se prerja ka kenë e çarë dhe tendencioze prej kohesh, madje pa konsideratë, kështu siç po shihet këto prerje duhet te bëhen gjithnjë dhe vetëm brenda territorit të Kosovës. Noli ynë e thoshte diku se: ”se ka fajin trupi po koka”, ndërsa dëmtimi i territorit të Kosovës, po i ndodh nga koka, dhe ç’kokë kemi?, pa kurrfarë konsultimesh me ekspert të brendshëm e, të jashtëm bëjnë marrëveshje kuturu dhe e synetojnë tokën e vendit, ja këpusin në cung Çakorrit, Kullës e Majës së Zhlebit.

Kjo prerje e re me anë të një marrëveshje jo ligjore, dhe shkelje kushtetuese, sepse para se të bëhej marrëveshja do të duhej paraprakisht të kishte debat parlamentar në kuvendin e Kosovës, pastaj konsultime dhe angazhime profesionale të ekspertëve të brendshëm dhe pse jo edhe të huaj, në mënyrë që të mos krijohej njëanshmërisht një demarkim i vijës kufitare qe në fakt vetëm hy brenda territorit të Kosovës, ndërsa pa kurrfarë dalje diku diku në Mal të Zi, nëse për këtë demarkim ka një strategji interesi për të dy vendet.

Marrëveshja joligjore dhe jashtë kushtetuese nga pala e Kosovës e la në huti absolute palën malaziase, e cila s’kishte se i të vepronte jashtë interesit të saj, ajo pranoj demarkimin qe pala e Kosovës i dha si peshqesh tokat qe nuk ishin kurrë toka malaziase. Qeveria e Malit të zi e pranoi demarkimin dhe tha se ne jemi në rregull me këtë demarkim dhe njëkohësisht heshti përballë mospajtimeve tona të brendshme në Kosovë. Qeveria dhe Presidenca e Kosovës injoruan më qëllim parlamentin, shkelën rregullat politike dhe ligjore të përcaktuara me kushtetutë. Ndërsa, marrëveshja para se të ratifikohej në parlament, gjithsesi do të konsiderohej si një veprim jo i mençur dhe politik, sepse shkel në mënyrë drastike rregullat dhe kompetencat e strukturës shtetërore si “republikë parlamentare”.

Kjo mënyrë e qeverisjes dhe presidencës është shkelje e përcaktimit demokratik në vend dhe mbi të gjitha çoroditë definicionin e përcaktimit tonë shtetëror, gjë që do të duhej të dënohej fuqishëm nga të gjitha strukturat shoqërore të vendit. Më këto marrëveshje të qeverisë dhe të presidencës, me demarkimin e vijës kufitare me Malin e zi dhe me krijimin e asosacionin e komunave serbe, kemi shkelje kushtetuese me çka do të duhej të binte edhe qeveria edhe presidenca. Por kjo gjë në Kosovë po bëhet e pamundur për shkak se sistemi politik, i cili është i tëri i kapur, pikërisht nga qeveria dhe presidenca. As qeveria dhe sa presidenca nuk janë të interesuara që të zhvillojnë sistemin politik në dobi të vendit, por janë më shumë të interesuara qe ky sistem të përshtatet më shumë në dobi të pushtetit të tyre politik.

Demarkimi i kufirit sipas komisionit qeveritar ka kenë në rregull, por, që në skenën politike ka frustrime dhe në pah ka një kauzë tjetër politike opozitare, e cila po e pengon ratifikimin. Kjo është logjika e një qeverie e cila edhe pse kushtimisht i ka votat rreth koalicionit, duket hapur dhe provuar qe këto nuk i ka për të gjitha marrëveshjet. Ajo që të lëndon më se shumti në këtë marrëveshje qorre, është se rajoni i Kullës, ka dëshmi të forta që flasin se autoritetet publike kosovare kanë administruar atë territor pa ndërprerë që nga vitit 1974 dhe si mund ta nxjerrësh jashtë këtë fakt dhe t’ia falësh Malit të Zi rajonin e Kullës, Çakorrin e Majën e Zhlebit.

“Ti piftë zoti mëndet” qeveri e Kosovës do të lutej çdo malazias, para aktit të një marrëveshje të pa ratifikim.

Ratifikimi është një kusht i domosdoshëm, për vlefshmërinë e një marrëveshjeje shtetërore për caktim të kufirit. Dhe ratifikim mbase nuk do të ketë pasi qeveria nuk mund të siguroi votat e nevojshme për këtë marrëveshje. Në çoftë se qeveria nuk bënë ndonjë spastrim politik brenda vetës, e ka të pamundur ta kaloj këtë marrëveshje qorre në parlament. Deputet e opozitës kanë arritur të konsolidohen brenda kuvendit kundrejt kësaj marrëveshje dhe gjithnjë e më fortë ata janë të vendosur që këtë marrëveshje ta pamundëson të ratifikohet dhe një qeveri e shëndosh kombëtarisht nuk do të provokonte një realitet të tillë të kundërshtimit. Tani në krah të kundërshtimit të kësaj marrëveshje ka edhe deputet të koalicionit qeverisës, arsye ndihmesë ka kenë edhe “afera e egër pronto”. LDK-ja do të duhej që me “aferën pronto”, ta zhbëjë koalicionin qeverisës dhe menjëherë ta qoi vendin në zgjedhje të reja sepse më këtë koalicion aktualisht ata do të sfidohen përfundimisht bashkëfajtorsinë për të gjitha mallkimet e bëra në vend.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 223 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi