Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shteti amë, Shqipëria
Publikuar më 18 tetor, 2016 në orën 15:45 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qeveritari, politikani dhe pseudo-intelektuali tipik shqipfolës është një demagog i lindur dhe një dylber i cili bie në dashuri me reflektimin e vet në ujë. Personalitetit i tij tregon një fiksim apo rikthim në një fazë të parë të zhvillimin të fëmijëve, ku rrethanat nuk kanë marrë ende një vlerë të pavarur dhe trupi i vet konsiderohet si burimi i gjithë përvojës së jetës. Ai ka një vetëbesim të fryrë, një vetë-respekt të tepërt, egocentrizëm ekstrem, arrogancën, një ndjenjë e të qenit veçanërisht i justifikuar dhe është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj kritikave dhe “ofendimeve”, cenimeve të “krenarisë” së tij.

Ish Fuqitë e Mëdha: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia të mbledhura në “Kongresi i Berlinit” më 1878 dhe “Konferenca e Ambasadorëve” në Londër më1912-1913, e injoruan tërësisht qenien shqiptare duke copëtuar Shqipërinë, dhe pjesën më të madhe të saj ua dhuruan fqinjëve grek dhe sllavo-ortodoks. Pra, e zvogëluan Shqipërinë dhe i zmadhuan fqinjët grabitqar. Prej tokave tona u formua: Serbia e Madhe, Greqia e Madhe, Bullgaria e Madhe Mali i Zi i Madh.
Prandaj, të gjithë ata shqipfolës që termin e gatuar në kuzhinat sllavo-ortodokse dhe grekëve “Shqipëri e Madhe” e përmendin në kontekstin: “Nuk do të formojmë Shqipëri të Madhe”, apo “Do të formojmë Shqipëri të Madhe”, kanë humbur arsyen dhe gjykimin e shëndoshë prandaj bëjnë budallallëqe, ose janë bashkëpunëtorë të armikut/tradhtarë të Vendit. Them kështu sepse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim të padrejtë territorial të Shqipërisë si shtet në dëm të territoreve tjera.
Jo, ne kur do të vije koha e volitshme nuk do të formojmë asnjë “Shqipëri të Madhe”, por Shqipërisë së Vogël (vendit amë të të gjithë shqiptarëve) do t`ia ribashkojmë gjymtyrët e amputuar me dhunë nga ish Fuqitë e Mëdha. Quani si të doni, Shqipëri Etnike, Shqipëri Natyrore...

Termi “Kombi Kosovar” gjithashtu është gatuar në kuzhinat e UDB-ës jugosllave që lehin me gojën e disa shqipfolësve UDB-ash të Kosovës të cilët në realitet, në damarët e tyre nuk kanë aspak gjak shqiptari por çerkezi, torbeshi, turku, arabi, vilhelm teli, gabeli. Qëllimi i tyre është: përçarjet midis shqiptarëve, që do të rezultonte me asgjësimi definitiv të tyre. Shpikësit e “Kombit imagjinar Kosovar” domosdoshmërish urgjentisht të merren në “pyetje informative” nga organet përkatëse të Kosovës e më gjerë...

Çështja jonë e pazgjidhur duhet të dirigjohet nga shteti amë që ka obligim ligjor dhe kombëtar të ndihmoj (pas perdes) shqiptarët e FYROM-it, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, Çamërisë, Kosovës. E tani, është çështje tjetër se a ka shteti amë njerëz që i përshtaten obligimit...

Kombi është një bashkësi njerëzore e qëndrueshme, e formuar historikisht, e lindur mbi bazën e bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit shpirtëror që shprehet në bashkësinë e kulturës. Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos nëpërmjet gjuhës.
Për një komb të caktuar, me një popullsi të dhënë, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeografike, marrëdhëniet politike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

Kombi duhet të shpëtohet. Është naivitet i Diasporës së përçarë e cila lejon funksionimin e degëve të partive politike të cilat veç ekzistojnë në trojet shqiptare. Diaspora duhet të jetë udhërrëfyesi, prandaj lypset formuar një subjekt politik të përbashkët që do të quhet për shembull “Partia e Unitetit Gjithëkombëtar”, së cilës do t`i bashkohen gjithë forcat e pavarura intelektuale dhe atdhetare të Shqipërisë brenda dhe jashtë murit të arbrit.

Është një detyrë qytetare për të dashur dhe sipas nevojës edhe vdekur për atdheun tënd.
Qeveritarët/politikanët shqiptarë (me përjashtim të disa prej tyre) janë një shaka apo vetëm një dështim. Ata e kanë bërë të qartë se detyra për të dashur atdheun është sinonim me detyrimin për t`i dashur ata, partinë, qeverinë dhe politikat që ata promovojnë.
Kur gjuha dhe konceptet e pushtetarëve janë aq manipuluese sa që satira duket të jetë e vetmja përgjigje e arsyeshme, ne jetojmë në një kohë të rrezikshme.
Të gjithë ata horra kanë diçka të përbashkët: ata i zhvlerësojnë konceptet që konsiderohen si shtyllat që shërbejnë për ribashkimin, zhvillimin, demokratizimin e vendit dhe unitetin e kombit. Mosbesimi ndaj kritikave, polemikave dhe qëndrimeve të kundërta – mosbesim për gjithçka, ndërsa vetvetes i japin patentë për një të vërtetë të cunguar demagogjike që nuk mund të tolerojë diskutim. Në sytë e tyre kritikuesit nuk kanë argumente që ia vlen të refuzohen ose të dëgjohen. Jo, kritikët “tradhtojnë” atdheun me pikëpamjet që kanë. Prandaj, shumë prej tyre edhe janë likuiduar. Megjithatë, zemra e kombit akoma nuk ka vdekur, më ëmbël qeshet ai që qeshën i fundit.
Zgjedhja e mëtutjeshme e tyre për të drejtuar atdheun i ngjanë një klienti në një shitore mishi që zgjedhë një proshutë (suxhuk) që prej kohësh i ka kaluar afati i përdorimit. Kjo është arsyeja pse strategjia e vetme e mbijetesës së tyre konsiston në goditjen e grupeve “devijuese” dhe qëndrimeve.

Teatri shqiptar është në zjarr dhe të gjithë të pranishmit kërkojnë në panik daljen emergjente duke shkelur poshtë njëri-tjetrin.
Analistët politikë nuk kanë më asgjë për të na treguar. Vetëm ata që guxojnë të shikojnë poshtë në humnerën e emocioneve kanë qasje mbi topin kristal që zbulon të ardhmen e Kombit dhe Vendit.
Ditët e maturisë/përmbajtjes janë të numëruara. Ne jemi në dhunën e emocioneve tona. Hidhërimi dhe zemërimi ynë është rritur ngadalë duke u bërë më i fortë dhe më i dhunshëm. Konstruktive me zemërimin është se thelbi përbëhet nga një ndjenjë e mprehur e atdhedashurisë dhe drejtësisë.
Shumica e popullsisë është bërë e vetëdijshme për humnerën mes fjalëve të politikanëve dhe veprimeve të tyre.
Zemërimi mund të bëhet një forcë shtytëse në transformimin e nevojshëm dhe përtëritjen e demokracisë, por kjo edhe mund të rezultojë në shkatërrimin e saj. Në një mënyrë apo një tjetër, tani e tutje zemërimi është një forcë e pashmangshme politike. Ballafaqimi do të jetë gjuha e ardhme dhe e ardhmja e shqiptarisë varet nga armiqtë që popullata i zgjedh.
Në qoftë se zemërimi i shqiptarëve ndaj tradhtarëve nuk është i bashkuar, dhe shqiptarët nuk arrijnë të flasin me një zë, ditët tona janë të numëruara. Ne nuk do të mbijetojmë si një komb secili prej nesh i vetmuar pas mureve të iluzionit, në lagjet dhe katundet e pambrojtura.
Ne qëndrojmë në një udhëkryq që mund të jetë fatmirë apo fatal. Varet vetëm prej nesh se çka do të ndodhë brenda 4-5 viteve të ardhme, vendimtare për qenien tonë. A do të shënojnë një fillim të ri për popullin tonë apo fundin e tij. Megjithatë, një gjë është më se e sigurt, për horrat nuk do të jetë një kohë e bukur, në asnjë rrethanë. Koha e ledhatimeve dhe fjalëve të bukura njerëzore ka kaluar.

Ne jemi të zemëruar, do të jemi kudo, dhe po ju betohemi se edhe martirët tanë, të ngjallur dhe në këmbë, të gjithë do të jemi tok përballë fëlliqësirave që hapësirën tonë e kanë zënë rob.

Aurel Dasareti
USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 159 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi