Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Edi Rama- faktor pozitiv i diskurist të diplomacisë së dështuar njëqindvjeçare (1913-2016)
Publikuar më 18 tetor, 2016 në orën 16:03 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në vend se ta mbështetë dhe ta nxitë politikën e jashtme dhe diplomacinë e Shqipërisë, që sa më parë të finalizojnë axhendën për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai e bën të kundërtën, duke e këshilluar “diplomatikisht” Kryeministrin Edi Rama, që të “mos përzihet në punë të Kosovës”(!)

*** Kësi “filozofi” dhe “avokati të drunjtë” politik për bythëprapë, nuk mund ta gjesh as në kohën e gurit. Pa qenë njeriu njëqind herë i krisur, injorant dhe tradhtar, nuk do ta kishte quajtur Kosovën “faktor të rëndësishëm politik”, kurse Shqipërinë “faktor inekzistent global” !!!

Kjo farë “filozofie” e praptë dhe diletante (pa asnjë përmbajtje vlerore kombëtare dhe shtetërore), kur të përkthehet sipas vokabularit të “diplomacisë” së Enver Hoxhajt, i bie “Kosova është dikushi, Shqipëria kurkushi”! – “Kosova është faktor, Shqipëria spektator” në arenën e marrëdhënieve politike ndërkombëtare. – Çfarë cirku tragjiko-komik dhe vetëmohues ky: “sille i biri veti” si këtu e 100 vjet më parë “njëri thumbit, tjetri patkoit”!!!

Kush i beson këtij farë fanatizmi mahallor infantil dhe regresiv, që për qëllim të fundit ka izolimin e Kosovës nga Shqipëria, ashtu si po lufton dhe po kërkon Serbia, që Tiranaa zyrtare, të qëndrojë sa më larg Kosovës, duke mos u përzier në çështje të saj ? – Askush nga shqiptarët e vërtetë, që e kanë zemër ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Presidenti Thaçi në potez

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, urgjentisht, duhet ta revokojë Enver Hoxhajn nga posti i ministrit të Jashtëm të Kosovës, sepse strategjia dhe taktika e tij është plotësisht simetrike me atë të Serbisë dhe me diplomacinë dhe me politikën projugosllave të Koçi Xoxes së vitit 1949 të shekullit XX të Shqipërisë ( i cili, për “merta të jashtëzkaonshme” për tradhtinë ndaj Shqipërisë, edhe mori dënimin e merituar nga Enver Hoxha), sepse është në funksion të izolomit të Kosovës nga Shqipëria.

Një politikë të tillë anti-Kosovë dhe anti-Shqipëri, presidenti Hashim Thaçi nuk duhet lejuar me asnjë kushtëzim qoftë nga Serbia, qoftë nga faktorët ndërkombëtarë mbase Kosova nuk ka zgjidhje tjetër të ardhmërisë së saj, o, e ribashkuar me Shqipërinë, o, protektorat nën Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndryshe, po qe se mbetet e vetmuar dhe e izoluar nga Shqipëria (ashtu si po kërkon Enver Hoxhaj) pa asnjë dyshim, një ditë, do të përfundonte prapë nën Serbinë ish-kolonialiste dhe ish-gjenocidale (1912-1999).

Një politikë dhe diplomaci e tillë e Hoxhajt është dyfish e dëmshme, edhe për Kosovën, edhe për Shqipërinë, sepse triumfuese del strategjia politike dhe diplomatike e Serbisë, e cila, duke e eliminuar politikën dhe diplomacinë e Shqipërisë nga Kosova, do ta ketë shumë më lehtë, që vendimet dhe qëndrimet e saj, t’ia impononte Kosovës, e cila, ende nuk ka cilësinë e subjektit juridik ndërkombëtar ngase nuk njihet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

-Presidenti Thaçi, me procedurë të shkurtër ligjore dhe kushtetuese, duhet shkarkuar ministrin e tij të Jashtëm E. Hoxha, sepse ky sikurse Serbia ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama , që Shqipëria të mos përzihej në punë të Kosovës, se gjoja Kososva, tanimë “është faktor politik”, kurse Shqipëria, JO!
Kësaj “përralle me tupan”, serbisht i thonë “daj bozhe shta budalla misli”! Mirëpo, Zoti i madhërueshëm nuk u jep asgjë, nuk i ndihmon, nuk i shpërblen, as nuk i shpëton budallenjtë dhe tradhtarët nga marrëzirat dhe injoranca e tyre”.

Kush është Enver Hoxhaj, t’ia “mbyllë gojën” Nënës sonë Shqipëri?!

Ne, tërë jetën me dhjetra e dhjetra gjenerata kemi flijuar dhe luftuar që ta ribashkojmë Kosovën më Shqipërinë, ky farë “student” i Arsitotelit doli si “feniksi nga hiri”, e i thotë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama: “ti, mos u përziej në punët e Kosovës”!!!

Mirëpo, kryeministri Edi Rama me plot të drejtë iu përgjigj: “Ne flasim për Kosovën, kjo është detyra dhe e drejta jonë” (http://www.botasot.info/aktuale-lajme/591970/edi-rama-i-kunderpergjigjet-enver-hoxhajt-ne-flasim-per-kosoven-kjo-eshte-detyra-dhe-e-drejta-jone/).
Këtë përgjigje të drejtë dhe racionale të kryeministrit Edi Rama, e justifikojnë këto dy argumente të qëndrueshme dhe të parrëzueshme, si vijon:

Argumenti i parë, jo vetëm kryeministri Edi Rama, por edhe kryeparlamentari Ilir Meta, edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani (qeveria, parlamenti dhe presidenca) kanë të drejtë të plotë dhe për detyrë, që të flasin në emër të Kosovës, sepse përpos së drejtës historike të Shqipërisë mbi Kosovën dhe mbi pjesët e tjera etnike nën sundimin kolonial të vendeve sllave ballkanike, këtë të drejtë legjitime dhe legale ua garanton Kushtetuta e Shqipërisë (Premabula dhe Neni 8). Ndaj, shtetarët e Shqipërisë janë të thirrur moralisht, ligjërisht dhe kombëtarisht, që ta zbatojnë këtë Kushtetutë në fuqi (1998). Ndryshe, moszbatimi i saj ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të sotëm të Shqipërisë përbën tradhti ndaj kombit shqiptar dhe ndaj Shqipërisë Etnike.

Argumenti dytë, është vetë kryeminstri Edi Rama (i cili me gjithë citimin e gabuar të serbomadhit Ivo Andriq në Nish, më 14 tetor 2016 në “forumin e biznismenëve serbo-shqiptar”) është FAKOR I DISKONUITET të një politike dhe diplomacie të dështuar njëqindvjeçare shqiptare (1913-2016). Na pëlqeu, nuk na pëlqeu këtë e dëshmoi me rastin e dy vizitave, që ia bëri Serbisë (gusht 2015) dhe (tetor 2016), i cili është i PARI BURRË SHTETI I SHQIPËRISË, QË KRYEMINISTRIT TË QEVERISË SË SERBISË, ALEKSANDAR VUÇIQ IA PËRPLASI NË FYTYRË TË VËRTETËN , SE DUHET NJOHUR KOSOVËN SI SHTET TË PAVARUR.

Lakmia dhe sëmundja epidemike për pushtet, karrierë e pasuri nuk njeh kufij, as Kosovë e as Nënë Shqipëri!

Ja, kjo është “arsyeja” pse “kryediplomati” i Kosovës Enver Hoxhaj ia ka tërhqur “vërejtjen” krymiistrit Edi Rama, që të “mos përzihet” në punë të brendshme të Kosovës, duke konkluduar gabimisht se: “ Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta kenë të qartë. Kosova është shtet i pavarur sikurse çdo shtet tjetër në rajon ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global sikurse SHBA-ja apo BE-ja, prandaj ne në raport mes Kosovës dhe Serbisë natyrisht që kërkojmë mbështetje amerikane, dhe natyrisht që kërkojmë mbështetje evropiane meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Ndërsa çdo bashkëpunim që mund ta ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë”. (http://www.syri.net/politike/3000/edhe-zyrtarisht-ministri-i-jashtem-i-kosoves-kunder-edi-rames-mos-u-perzje-ne-pune-tona/).

Shpehur thjesht popullorqe, kësaj i thonë “ Çka po i thotë Kadria Demës së Shqipërisë, “rri, ti atje para kjeve, mos u përziej në punë të Kosovës, se unë jam këtu zot i shtëpisë”!!!
- Çfarë “diplomati” i Zanzibarit ky, po kur ka qenë zakon në ndonjë vend të botës që “veza ta mësojë pulën”!? –Askund!
-Ja, kush është në krye të diplomacisë së Kosovës, i thotë kryeministrit të Shqipërisë, “ti, harroje, mos fol për Kosovën”!!!
-Po, kush është ai farë “kryediplomati”, që vetëm di ta shkrryejë dhe ta shkretojë Kosovën me kastën e tij nepotiste dhe despotike (qe 16 vjet)? Kjo është aftësia e vetme e tij, duke i ndërruar “prehërat” herë minister i Arsimit eherë ministër i Jashtëm i Kosovës?!

Çfarë “aftësie diplomatike”, çfarë “kombëtarizmi kosovar” dhe çfarë “kozmopoliti” mahallor dhe provincialist, vetëm për ta “shqyer” kolltukun në afat sa më të gjatë (thuajse ia ka lënë baba tarshëgim Kosovën), çon “ujë në buti të mullirit” shekullor të Ivo Andriqit, të Vaso Qubrilloviqit, të Tomislav Nikoliqit, të Ivica Daçiqit dhe të Aleksandar Vuçiqiti , që Kosovën ta izolojë nga Shqipëria, duke mos parë rrezikun se Serbia “me një kambë, veç është veç në Kosovë”.

Vërtet, Shqipëria nuk është nga faktorët parësorë globalë, por për Enver Hoxhajn dhe për Kosovën ende të papërfunduar si shtet sovran dhe të pavarur (sipas së drejtës ndërkombëtare), Shqipëria është superfuqi botërore, përjetësisht e lidhur me detyrimin dhe me fatin e Kosovës, si dhe me trevat e tjera etnike shqiptare në Ballkan.

Ka edhe shumë çfarë të thuhet për këtë skandal diplomatik të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, por kësaj here po e mbyllim me kaq këtë “llakerdi diplomatike”, duke e sugjeruar atë, që sa më parë, vullnetarisht të ikën nga “posti i abonuar” i MInsitrit të Jashtëm të Kosovës, sepse “diplomacia” skandaloze dhe primitive e tij, është në të njëjtat valë të diplomacisë, të politikës dhe të propagandës antishqiptare të Serbisë, e cila me çdo kusht po lufton, që politikën dhe diplomacinë e Shqipërisë, ta mbajë sa më larg Kosovës, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 257 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi