Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta
Publikuar më 18 tetor, 2016 në orën 16:12 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Hyrje
Këmbësorit i duhen gjashtë orë të dendura për të arritur buzë liqenit të bjeshkës laramane. Djerrinat e veriut dhe pjesët tjera që pak shiheshin me diellin nga lartësitë e veta të bardha, ato të jugut gjelbëronin e vise-vise ku djerrinat duhej të bashkohen në lug, qëndronte pellgu i gjerë i ujit të freskët, gjelbërosh rreth brigjeve; kurse pak sa i kaltër kur ia hedhje sytë harkut të mesëm.

Krejt kjo bukuri, kishte një fshehtësi të habitshme, për me tepër kur njerëzit kërkonin të shihnin vendin e përpiktë nga buronte zhurma tmerruese e ujit apo e ndonjë dukurie tjetër të pakapshme për trurin gugluç në thelb të kafkës. Në të vërtetë, kjo thellësirë ku syprina e ujit formonte rrafshinën e vetme në harkun e këtyre kulmeve malore, çdo gjë dukej sikur një krijesë xhadall, krijesë e uritur për diçka të paqartë, për diçka që do të shkaktonte greminë njerëzore në shpirtrat e çiltër. Një legjendë e vjetër mijëra vjeçare e ardhur gjer në ditët tona thotë se uji i akullt i këtij pellgu mblidhej këtu nga pesë vende të largëta të botës, disa prej tyre përtej detesh të pakalueshme sa nga largësia që nuk i dihet skaji, aq nga rreziku i përpirjes nga vërdallat e valët e tyre të larta, sa malet që mbizotëronin qytetin në rrëzë të veten. Me kalimin e shekujve, kjo legjendë pësoi ndërhyrje të ndryshme sipas epokës së zbulimeve të reja në qarkullim, sidomos në aspektin gjeografik. Pas gjetjes së Amerikës u zhvillua varianti më i ngjyrosur me kuptime të reja. Sot jemi në kohën kur thuhet se ujërat e shtatë lumenjve, ndër më të mëdhenjtë të botës, në gurrën e tyre ku normalisht do të duhej të merr rrjedhën i tërë uji, ndodhej një proces marramendës, i krijuar nga një fuqi e panjohur që ndante sa një prockë dhe i jepte kahen e nëntokës drejt pellgut apo liqenit tonë, që mandej lironte një derdhje përmes grykës për të përshkuar qytetin dhe pllajën drejt lumit të lashtë që zdirgjej për në detin e magjistarëve të lashtë, të ardhur aty, nga luginat e mes lumenjve me nam.
Lumi i formuar nga këto ujëra e që pingulej ujëvarave të shpeshta, sikur merrte me vete bubullimën e lindur në zemrën e liqenit dhe nuk ndalej gjer në detin e largët; me përjashtim në një vend grykor ku zakonisht duhej të buçet më shumë se askund tjetër. Aty as zë as flluska. “Një udhëtar evlija” (njeri i mirë), thotë një legjendë vendore, nuk kish pas dëgjuar kur dikush n’anën tjetër të lumit deshi t’i thotë diçka. Udhëtari nuk dëgjonte assesi nga zhurma e ujit dhe e urdhëron: “Qetësohu begati!” N’atë çast, zhurma meu! Udhëtari dëgjoi zërin nga andej lumit t’a këshillonte të mos kaloj mbi urën më poshtë. Ajo mund të binte në çdo moment! Ishte e dëmtuar. Aty as sot nuk ka asnjë ushtimë të ujit të rrëmbyeshëm!
II
Në qytetin rrëzë malit nëpër të cilin kalon lumi i zhurmshëm, duket i qetë në krye të herës por në vete banorët vlojnë nga vakitë e paqarta dhe kryesisht të pashpjegueshme. Shumica nuk e pëson por numri i të vuajturve nuk është për neglizhencë. Sidoqoftë, njerëzit gjejnë kohë për të dalë sadopak nga telashet e veta. Gjenden kahmos të lënduar psiqikisht nga shkaqe të panjohura e nganjëherë edhe të tillë me prejardhje gjenetike. Në fakt, njëri nga personat më të njohur si të prapambetur nga truri, ulet në kafene me të tjerë të kuartit por edhe me më pak të njohur. Në të vërtetë të tjerët i shkojnë në tavolinë për t’a ngacmuar... Ai nuk priton të tregoj aventurat e veta që përjeton natën. Allaj për rreth kënaqet duke qeshur e tallur me “Indianin”. Po e thërresin Indi e Indian! Krejt kjo nga shkaku se ai flet gjithmonë për udhëtimin e tij brenda natës, nën ujë gjer në Indi ku e nxjerrin në breg të detit ose diku në brigjet e Gangut.
-Më morën nga shtrati. Më çuan te xholi* në bjeshkë dhe më gjuajtën në ujin e ftohtë akull. Bashkë me ta, në një të pasmesnatës mbërritëm në Indi. Nëpër katunde duhej të hedh një pluhur të cilin as vetë nuk e shihja; e kisha në një strajcë, e ndjeja në dorë, por nuk shihja asgjë kur e derdhja nëpër mëhallë por më shpesh nëpër shpi e mbi njerëz në gjumë apo të zgjuar. Jam i padukshëm në kësi misione të detyrueshme!
Të gjithë qeshnin pa kursim dhe kënaqeshin me marritë e Indianit. Ai nganjëherë ua tërhiqte vërejtjen:
-Qeshni, ska dëm! Ju që talleni do ta shihni filmin së shpejti!
Ndonjëri aty-këtu shtangej por harrohej dhe përsëri ditës së re, tallej... Gjer kur???!

Reis Mirdita

(Vazhdon)
*liqen (huazuar nga tr. göl)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 315 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi