Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë
Publikuar më 21 tetor, 2016 në orën 00:21 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Baromteri diplomatik

*** Nëse Shqipëria nuk ribashkohet me Kosovën, do të jetë humbsja më e madhe në Ballkan (edhe si komb, edhe si shtet, edhe si territor)!

*** Ambasadori i Repblikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka deklauar se “Kosova e Shqipëria duhet të mbeten siç janë”. (http://fax.al/read/news/5786480/12897476/ambasadori-minxhozi-kosova-e-shqiperia-duhet-te-mbeten-sic-janepor duhet angazhim në zhvillimin ekonomik)/17 tetor 2016).

Deklaratë e keqe dhe pa kurrfarë mesazhi dhe dobie racionale për interesin e përbashkët të shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Mirëpo, shikuar politikisht dhe diplomatikisht është tejet e qëlluar dhe e pranueshme, sepse është në interesin e hajnave dhe të mafiozëve politikë të Kosovës dhe të Shqipërisë, që me të gjitha mjetet dhe format bizare antishqiptare po luftojnë kundër ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, me qëllim që të ruajnë “triskat e abonimit” të pushtetit të tyre të “përjetshëm” dhe pasuritë milionshe e miliardshe të paligjshme në kurrizin e popullit të Kosovës dhe të Shqipërisë (1990-2016).

Gjithashtu, shkiuar më thellësisht dhe në mënyrë komplekse në sfondin e politikës së marrëdhënive ndërkombëtare, kjo deklaratë e ambasadorit Minxhozi është tejet e kapshme dhe për Serbinë, për Rusinë dhe për aleatët e tyre tradicionalë të sferave të interesit në Ballkan, që Kosova të mos ribashkohet me Shqipërinë ngaqë vazhdimisht interresi i tyre i njësuar strategjik politik, ushtarak dhe ekonomik është që territoret e gjysmës së Shqipërisë Etnike, t’i mbajnë edhe më tej nën shfrytëzimin dhe nën ndikimin e “ombrellës” ruso-sllave mbase kjo është zgjidhja më opportune për ta ndjekur Amerikën dhe NATO-n nga Ballkani.

Vetëm ribashkimi me Shqipërinë e shpëton Kosovën nga shthurja e shtetësisë së saj të pavarur!

Kot i besoni propagandës antiribashkim, premtimeve boshte dhe mashtrimeve skrupuloze, se një ditë të ardhme Shqipëria dhe Kosova, do të bashkohen në Bashkimin Europian (BE). Kjo është gënjeshtër më se 20-vjeçare, se Shqipëria, do të bëhet anëtare e BE-së. Mirëpo, kjo nuk ndodhi deri tani 1990-2016).

Po ashtu e njëjta gënjeshtër po i bëhet Kosovës nga ana e sundimtarëve milionerë dhe miliarderë, të cilët për ta ruajtur rendin, qetësinë, postet-kolltukët dhe eurot milionshe perandorake të tyre (1990-2016), po gënjejnë popullin se kinëse Kosova, do të jetë një nga shtetet anëtare të BE-së.
Thjesht, ato marioneta që po gënjejnë se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen në BE, janë fatkeqësia më e madhe dhe pengesa kryesore, që po përjeton, edhe sot ( në erën e integrimeve europiane) Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete të ndara me interesa të ndryshme.

Bashkimi Evropian (BE-ja) nuk do t’i pranojë Shqipërinë dhe Kosovën si anëtare me të drejta të plota sikurse shtetet e tjera, tanimë të integruara në kuadrin e strukturës së saj, sepse deri tani (2016) nuk ka praktikuar, që t’i pranojë dy shtete të njëjta me popullësi dhe me territor të njëjtë sikurse që janë Kosova dhe Shqipëria.
Pra, me gjithë dëshirën dhe leverdinë e ndërsjellë të BE-së, të Shqipërisë dhe Kosovës, dy shtete shqiptare me popullsi dhe me territor të njëjtë shqiptar, dot nuk kanë gjasë reale, që të aderojnë në Bashkimin Evropian(BE), sepse një standard i këtillë nuk është i parashikuar dhe i praktikuar në agjendën strategjike të integrimit evropian të BE-së.

Perspektiva e mugët e së ardhmes së Kosovës

Derisa Shqipëria nuk kërkon ribashkimin me Kosovën, Serbia nuk do të heqë dorë nga pretendimet dhe aspiratat negative kolonialiste për ta rikthyer Kosovën nën sovranitetin e saj të dikurshëm kolonial (1912-1999).

Këtë rrezik, duhet ta mbajnë parasysh “pajtangjinjtë” e Tiranës dhe të Prishtinës zyrtare. Nëse Kosova lihet vetëm me ushtrinë (që ende nuk është zyrtarizuar) dhe me policinë e saj, pa mbikëqyrjen dhe pa mbrojtjen e permanente të Amerikës dhe të NATO-s, ajo, jo vetëm se do të jetë në konflikt të vazhdueshëm me Serbinë, por edhe i kanoset shthurja totale si shtet i pavarur. Të mos na vijë keq dhe, të mos e mashtrojmë vetëvetën, Kosova nuk ka perspektivë të “mbijetojë” gjatë si shtet i vetëm nëse nuk ribashkohet me Shqipërinë.

Prandaj, deklarata e ambasadorit të nderuar të Shqipërisë në Prishtinë, z. Qemal Minxhozi, se “Kosova e Shqipëria të mbesin kështu siç janë” (domethënë si dy shtete të ndryshme –MH), para së gjithash, do t’u konvenonte shumë Beogradit, Moskës dhe “perandorëve” të rinj skllavopronarë miliarderë- karrieristëve të sëmurë dhe të pamposhtur në Kosovë dhe në Shqipëri.

Për të mirën dhe ardhmërinë e gjithë kombit dhe të Shqipërisë Etnike, të mos vetëviktimizohemi para atyre “aradhave proletare” të xhepit, të drogës, të krimit, të korrupsionit, të shkombëtarizimit, të shitjes së interesave dhe të vlerave kombëtare shqiptare, që janë bërë kështjellë e fuqishme për luftimin e idesë dhe të kërkesës legjitime të ribashkimit të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Për të “paralizuar” dhe penguar një komb të tillë me përmasa gjithëkombëtare, Tirana zyrtare, urgjentisht, do të duhej, që të ndërtonte strategjinë e saj gjithëkombëtare dhe shtetërore, që si hap të parë të rëndësishëm historik, politik dhe diplomatic, Kosovën ta rikthente nën sovranitetin territorial dhe shtetëror të Shqipërisë.
Pra, çasti historik, politik dhe interesi gjithëkombëtar e do, që t’i flakim recidivat e dikurshëm të fanatizmit, të fatalizmit, të vazalitetit, të kapitullimit dhe të përçarjes katastrofike dhe tragjike kombëtare.

Po ritheksoj se, nëse Shqipëria e Edi Ramës, sa më të jetë e mundur nuk ribashkohet me Kosovën, nuk ka dilemë se ajo do të falimentonte edhe si komb, edhe si shtet në Ballkan.
Këtë rrezik e paralajmërojnë, edhe “pazaret” e faktorëve ndërkombëtarë, që po parashikojnë dhe po nxitojnë ridefinimin e kufijve të rinj gjeopolitkë të Ballkanit, pa shpërthimin e ndonjë lufte me karakter botëror.

Po ashtu, të mos e heshtim dhe të mos e injorojmë faktin se, qe disa vjet në Kosovë (jo rastësisht dhe pa ndihmën e ndokujt) po qarkullon teza e krijimit të “kombit kosovar”, të cilës dhjetra e dhjetra herë iu kemi referuar, se ajo është inekzistente dhe absurd sui generis. Mirëpo, ia vlen të nëvizojmë se, deri më sot, asnjë institucion shtetëror as në Shqipëri e as në Kosovë nuk e ka kundërshtuar tezën “kombi kosovar” të autorit Prof.Dr. Nexhmedin Spahiu, të cilin e mbështesin edhe një numër i caktuar intelektualësh, jo vetëm në Kosovë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 220 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi