Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova do ribashkim, por Shqipëria është në potez
Publikuar më 23 tetor, 2016 në orën 02:05 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplotmatik

*** Siç kemi pohuar qindra herë, s’ka asnjë dyshim se Kosova ka nevojë për ribashkim me Shqipërinë, por jo për ndonjë “pavarësi të dytë” të ben blushëve!

-Ajo farë "pavarësie e dytë", mund të ndjellë ndonjë horror film ruso-sllav. Mirëpo, kurrë nuk do të shfaqet në Kosovë, as sot e as nesër, pavarësisht nga interest e prapta dhe të rrezikshme të luftës për pushtet të atyre, që më 1999 Kosovën e lanë në zjarrin dhe në flakën e terrorit dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit. Ata, që po ulërijnë kinëse për “pavarësinë e dytë a të tretë” të Kosovës, janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, sepse qëllimi i tyre i fundmë është që Kosovën ta shndërrojnë në një lloj Libani dhe Palestine të dytë në Ballkan as paqe e as liri, por luftë dhe konfrontim sipas interesave dhe nevojave strategjike të Rusisë dhe të amalgamës sllave ballkanike dhe europiane lindore.

Këtë “shërbim të vullnetit të mirë” të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Republikës së pavarur të Kosovës, nuk e “hanë” më as liderët politikë, as populli, as Amerika, as NATO-ja e as BE-ja, sepse për të gjithë, kjo do të ishte një luftë e re mes Rusisë dhe Amerikës (sferës së interesit europerëndimor dhe asaj euro-lindor, që do të thotë, se pas një “Jalte” të tretë, Kosova dhe Shqipëria, prapë do të rrezikoheshin, që në kuptimin gjeopolitik dhe gjeostrategjik, të ngelnin në sferën ndikuese të sllavëve të Europës Lindore me Rusinë në krye si këtu e 100 vjet më parë (1878- 1990). – Këtë “lloj pavarësie” mund ta shisni në “metropolet” kolonialiste të Athinës, të Beogradit, të Podgoricës dhe të Sofjes, jo, kurrrë në Kosovë, as në Uashington, sepse Amerika me aleatët e saj europerëndimorë e ka mbyllur statusin e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Këtë, duhet ta kenë të qartë armiqtë e Amerikës dhe të Kosovës së pavrur nga Amerika dhe NATO-ja. Prandaj, kush tenton, që të “bombardojë” këtë pavarësi, do të përballet me Amerikën, me NATO-n dhe me BE-në sikurse Serbia e Slobodan Milosheviqit më 1999 (24 mars – 10 qershor).

Në tri dekadat e shkuara (1990-2016) ka pasur ca zëra të vetmuar të elites akademike gjithëshqiptare (sikurse Prof.Mr.Ukshin Hoti, Akademik Rexhep Qosja, Akademik Esat Stavileci) që përmes shkrimeve, intervistave, paneleve dhe veprave të publikuara mbronin idenë e RIBASHKIMIT KOMBËTAR.

Ndërkaq, sot, për fat të mirë është rritur numri i atyre që e duan dhe që po veprojnë për sensibilizimin dhe për avancimin e RIBASHKIMIT KOMBËTAR. Mirëpo, dëshpron fakti se, gjithashtu, është shtuar edhe numri i atyre liderëve politikë dhe mbështetësve të tyre, që në forma të ndryshme po e sabotojnë, bastardojnë, sfidojnë dhe po e vulgarizojnë çështjen e RIBASHKIMIT KOMBËTAR (sa për hir të karrierizmit, aq edhe të injorancës politike të tyre, duke vënë në plan të parë interesin vetjak karrierist dhe materialist sipas kërkesave prioritare klanore, partiake, mafioze, mahallore dhe provincialiste të grabitjes së pushtetit dhe të pasurisë së Shqipërisë Etnike

Ribashkimi kombëtar nuk është “sport”, as tender, as monopol, as “lodër” e asnjë “akrobati” politik, partiak a shtetëror, por është çështje mbi çështje e gjithë kombit shqiptar në Ballkan.

Një shembull konkretizues të tutllit të këtij komenti të imponuar për RIBASHKIMIN KOMBËTAR ( jo bashkimin që do të thotë nisjen nga zeroja), i cili nuk është kurrfarë biznesi politik i sëmundjes epidemike për të fituar ndonjë post ministror në qeveri ose ndonjë mandat në parlament a presidencë, apo ndonjë tender financiar në million a miliarda, ashtu siç janë luajtur dhe po luhen lojëra të ndyra të formimit të koalcioneve partiake në “stilin sportiv” (duke ndërruar aleatët dhe partitë sikurse “akrobatii politik” Ilir Meta, i cili para disa vitesh, ish-kryeministrit të ndjerë të qeverisë së Serbisë, Dr. Zoran Gjingjiq, i pat thënë se “është mbyllur çështja kombëtare shqiptare në Ballkan” ): herë me Sali Berishën, herë me Edi Ramën. Kryesorja, qoftë edhe me “luftë” për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, herë si kryeministër, minister e herë si kryeparlamentar (1999-2016).Shih më hollësisht në: http://www.telegrafi.com/syndromi-antibashkim/.

Kush, liderët politikë të Kosovës “janë duke e bllokuar” rindërkombëtarizimin e ribashkimit kombëtarë?!

Nëse duam të jemi të sinqertë, realistë, demokratë dhe patriotë të njëmendtë për të mësuar të vërtetën, se kush po e pengon, injoron dhe margjinalizon çështjen e RIBASHKIMIT KOMBËTAR, atëherë, duhet të sjellim fakte dhe argumnente, jo t’ia fusim kot, se gjoja “elita politike e Kosovës po e vonon rribashkimin”. Kjo kritikë kuturu akuzuese dhe provokuese nuk është e qëndrueshme në asnjë aspekt, sepse i mungojnë argumentet, të cilat dëshmojnë të kundërtën.

Disa shembuj nga Shqipëria:
1) Ilir Meta kundër ribashkimit kombëtar: “Syndrimi antibashkim” http://www.telegrafi.com/syndromi-antibashkim/;
2) Sali Berisha kundër ribashkimit kombëtar, shih në: http://www.panorama.com.al/pellumbi-bashkimi-kombetar-jo-me-krijim-bathoresh-te-reja-berisha-e-sabotoi-ne-94/ http://www.albaniapress.com/lajme/21874/Si-e-mesoi-Kina-te-verteten-e-Kosoves-midis-Serbise-dhe-Shqiperise.html;
3) Besnik Mustafaj kundër ribashkimit kombëtar: http://www.kosovapress.com/sq/arkiva/nuk-do-te-kete-bashkim-te-kosoves-me-shqiperine-thote-mustafaj-18603/?old=1;
4) Edmond Haxhinasto kundër ribashkimit kombëtar: https://es-la.facebook.com/notes/shoq%C3%ABria-bashkimi-shqiptar/posta-diplomatike-e-haxhinastos-kund%C3%ABr-bashkimit-komb%C3%ABtar-n%C3%AB-favor-t%C3%AB-dialogut-m/209353902413467/
5) Edi Rama kundër ribashkimit kombëtar: http://lajmifundit.al/2016/10/edi-rama-kosova/;

Një shembull nga Kosova:
1. Atifete Jahjaga (ish-presidente) kundër ribashkimit kombëtar: http://www.gazetatema.net/web/2013/02/16/jahjaga-ideja-e-bashkimit-kombetar-i-takon-shekullit-te-kaluar/

Pra, nga liderët politikë të Kosovës, vetëm ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga qe deklaruar kundër idesë së RIBASHKIMIT KOMBËTAR, askush tjetër! Ndërkaq, liderët politikë në Shqipëri, që janë deklaruar kundër RIBASHKIMIT KOMBËTAR (2000-2016), janë të shumtë.- Kush nuk beson dhe, është skeptik ndaj kësaj së vërteteje të dhimbshme, le të shfletojë masmediat digjitale dhe ato të shtypura, do të bindet se, kush ishin ata liderë politikë të Shqipërisë, që në forma të ndryshme politike dhe diplomatike “justifikuese” e kundërshtonin dhe e mohonin idenë dhe kërkesën e drejtë të RIBASHKIMIT KOMBËTAR.

-Ribashkim kombëtar në Kosovë nuk po e pengojnë liderët politikë shqiptarë qoftë brenda apo jashtë qeverie dhe parlamenti. Por këtë e ndalon Kushtetuta e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), për shkak të faktit të qartë se, ata që e kanë çliruar, shpëtuar dhe pavarësuar Kosovën nga Serbia, edhe kanë pasur një arsye, që e ekanë futur atë klauzolë kushtetuese. Sikur Shqipëria ta kishte çliruar dhe pavarësuar Kosovën, atëherë, edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do të shkruante , ashtu sikurse në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (1998): “ME ASPIRATËN SHEKULLORE TË POPULLIT SHQIPTAR PËR IDENTITETIN DHE BASHKIMIN KOMBËTAR”. Sipas kësaj PREAMBULE, jo vetëm elitat politike, por të gjitha institucionet shtetërore Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria kanë të drejtë dhe për detyrë, që ta zbatojnë këtë Kushtetutë, kur është fjala për RIBASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR. Mirëpo, me gjithë këtë avantazh ligjor,që mbështetet në të drejtën historike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, asnjë nga liderët zyrtarë të Shqipërisë nuk e kanë ngrehur zërin për rishqyrtimin e kësaj çështjeje, e cila, ende, që nga viti 1912 ka ngelur status quo-pazgjidhur.

Për këtë çështje, nuk kemi të drejtë t’i akuzojmë liderët politikë të Kosovës, sepse moszgjidhja e saj nuk daton vetëm qe 8 vjet, qëkur Kosova ka fituar lirinë e dhe pavarësinë e saj (17 shkurt 2008), e cila, ende nuk njihet nga Kombet e Bashkuara, por është shumë e vjetër (1913-2016). Prandaj, të mos kërkojmë fajin dhe përgjegjësinë historike, politike dhe kombëtare 100-vjeçare aty ku nuk ekziston, d.m.th. tek elita e sotme politike e Kosovës, por te ajo e Shqipërisë, e cila gjatë 100 viteve të shkuara nuk ka bërë asgjë për zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan (1913-2016). Kjo është e vërteta historike e pamohueshme. Pra, “topi” është në oborrin e Presidentit Bujar Nishani, të Kuvendit të Ilir Metës dhe të Qeverisë së Edi Ramës.

Pra, kur këta shtetarë, do ta shqelmojnë këtë “top” jashtë oborrit të tyre drejt vendeve ballkanike dhe të Evropës, varet vetëm nga qeveria, nga parlamenti dhe nga presidenca e Shqipërisë, jo nga “elita politike” e Kosovës.

-Lerni më përrallat dhe provokimet politike “paternaliste” gjoja për t’ia sjellë “pavarësinë e dytë” Kosovës, por nëse ua mba “shosha ujin”, kërkoni nga bashkësia ndërkombëtare ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kjo është detyra parësore e objektivit prioritar e politikës së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë, JO “pavarësia e dytë e Kosovës”!?

Shqipëria është ajo, që duhet të riaktualizojë kërkesën historike, politike dhe ligjore për zgjidhjen e çështjes koloniale në Ballkan(të zbatohet Kushtetuta në fuqi e Republikës së Shqipërisë, 1998), jo Kosova (ribashkimin e ka të ndaluar me Kushtetutë, 2008), sepse jo më pak se 100 vjet kërkesa e saj për t’u ribashkuar me Shqipërinë u injorua dhe u hodh poshtë, edhe nga Europa, edhe nga vetë elitat e ndryshme politike të Shqipëri.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 210 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi