Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Edhe një rrenë më shumë, nuk është një fitore më shumë për diplomacinë e Kosovës
Publikuar më 23 tetor, 2016 në orën 02:10 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Dikur disa nga rapsodët tanë të njohur popullorë ( Sali e Feriz Krasniqi, Ramë Bllaca, Tahir Drenica e Hashim Shala) këndonin këngën me motiv patriotik: “gurë mbi gurë ndërtohet kalaja”, kurse sot, po paguhen “majshëm” me euro të arkës buxhetore të qeverisë së Kosovës (2008-2016), po afirmohen, po çmohen, po gradohen dhe po nderohen ata, që, me mashtrime, me korrupsion, me krim të organizuar, me spekulime dhe me rrenë mbi rrenë po helmatisin popullin, humanizmin, drejtësinë, lirinë, idealin patriotik kombëtar dhe mirëqenien e përgjithshme, vetëm për t’i sunduar dhe shfrytëzuar të tjerët.

Sot, në skenën politike janë ata “horrat” e “maskarenjtë” e Fan S. Nolit, që, me “rrenë mbi rrenë” po luftojnë ta heshtin dhe ta vrasin të vërtetën për Kosovën dhe për Shqipërinë, jo të hedhin ndonjë gur në themelin e ribashkimit të tyre.

*** Sipas kryenegociatores së palës kosovare, Edita Tahiri, Dialogu i Brukselit (2011-2016), “do mbyllet me njohjen e Kosovës nga Serbia”!?(http://www.botasot.info/aktuale-lajme/595172/tahiri-njohja-nga-serbia-ne-fund-te-dialogut/.)

*** Edhe kjo deklaratë e Edita Tahirit, nuk është diç e re dhe origjinale, por vetëm “reprizë” e Deklaratës së 27 shtatorit të vitit 2015, e pohuar nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po në “stilin” e Ministres Edita Tahiri, pat thënë : “Serbia do ta njohë Kosovën, nuk ka alternativë tjetër përveç njohjes së pavarësisë. Kjo do të ndodhë pas përfundimit të dialogut në Bruksel. Kjo nuk është ëndërr.” (http://kosova-sot.info/opinione/37509/kur-beogradi-ta-njohe-republiken-e-kosoves-jahajaga-nuk-do-te-jete-presidente-e-kosoves/).

Mos e rreni popullin më tej, se e keni tepruar (2008-2016)!

– E vërteta, së shpejti do të dalë në shesh, se Serbia as në mbylljen e dialogut në Bruksel, nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Këtë le ta mbajnë mirë në mend, ata që po e gënjejnë të kundërtën, ashtu sikurse me rastin e fillimit të këtij dialogu, duke e cilësuar “vetëm me përmbajtje tenkie”, kurse më pas (jo më pak se 6 vjet) na doli “dardhë me bisht” me makro kërkesa politike, ekonomike, tregtare dhe territoriale. Ndër të tjera, këtë e dëshmon edhe formimi i “Srpska zajednicës”, si dhe kërkesat e tjera të Beogradit në moslejimin e demarkacionit të kufjve shtetërorë të Kosovës me Serbinë. Kërkesat për “Trepçën” dhe për “Gazivodën” …etj.

-Po, sikur të ishte ashtu, nuk do bëhej kurrfarë dialogu në Bruksel, sepse ajo “ceremoni” ligjore, do kryhej në Beograd. Gjithashtu, po të ekzistone ndonjë dozë vullneti dhe disponimi i qarqeve zyrtare të Serbisë, as Tomislav Nikoliqi (president) e as Aleksandar Vuçiqi (keryeministër) nuk do të kërkonin që në dialogun e Brukselit, të debatohej edhe për “Trepçën”

E njëjta këngë si e Atifetes

*** Ministrja e qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri(kryedrejtuese e delegacionit kosovar në dialogun Kosovë – Serbi në Bruksel, 2011-2016) ka deklaruar se “: Njohja e Kosovës nga Serbia, do bëhet në fund të dialogut”. (http://www.botasot.info/aktuale-lajme/595172/tahiri-njohja-nga-serbia-ne-fund-te-dialogut/.
Do t’i kisha besuar kësaj deklarate propagandistike sikur Edita Tahiri, gjatë 6-vjeçarit të shkuar në dialogun me palën serbe të Beogradit në Bruksel(2011-2016), të mos kishte gënjyer disa herë rresht, ashtu sikurse kryeministri i saj Hashim Thaçi (aktualisht president i Kosovës) se gjoja “Serbia de fkato dhe de jure e ka njohur Kosovën” pas nënshkrimit të disa marrëveshje për transport, për energji… etj. Shih burimet në: http://www.telegrafi.com/tahiri-serbia-e-ka-njohur-kosoven/ dhe http://lajm.co/edita-tahiri-prap-deklaron-se-serbia-e-ka-njohur-kosoven/).

Mirëpo, me gjithë këtë gënjeshtër të qeveritarëve të Kosovës, Serbia as de fakto e as de jure nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Për këtë qëllim Beogradi zyrtar, edhe po zhvillon dialogim me palën kosovare në Bruksel (2011-2016).
Rrena më e madhe
Që në fillim të dialogimit me palën serbe të Beogradit në Bruksel (2011), Edit Tahiri gënjeu dhe e mashtroi opinion e gjerë politik vendor dhe atë ndërkombëtar, duke deklaruar se “ Dialogu i nisur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është teknik dhe i tillë do të mbetet deri në fund”.(Shih burimin në: http://www.evropaelire.org/a/3551961.html ).

Këtë deklaratë të rreme të E.Tahirit, se bisedimet me Serbinë kishin “vetëm karakter teknik”, e përgënjeshtroi përmbajtja politike e dialogut me Serbinë, i cili po zhvillohet qe gjashtë vjet në Bruksel nën patronatin e BE-së.

Përpos gënjeshtrvae dhe dezinfomimit të deritashëm gjashtëvjeçar politik dhe diplomatik, se qeveria e Kosovës po zhvillon “vetëm dialog teknik” (2011-2016), tani, Edita Tahiri ka pohuar një rrenë më të re në stilin e “pinpong diplomacisë” kineze, se përfundimi i Dialogut (kohëzgjatgjen e të cilit askush nuk mund ta ketë parashikuar) në Bruksel, do të përfundojë me “njohjen e Kosovës nga Serbia”!?

-Çfarë naiviteti politik e diplomatik, po sikur një dialogim i tillë, të ishte në funksion të njohjes së Republikës së Kosovës nga Serbia, Beogradi zyrtar fare nuk do ta kishte ngritur atë dialog, por Kosovën do ta njihte, pa vajtur në Bruksel, ashtu sikurse 113 shtete të tjera, të cilat deri tani e kanë njohur Kosovën (2008-2016).

Meqë prej fillimit të hapjes së atij dialogu, si qeveria, si kuvendi, ashtu edhe presidenca e Kosovës e kanë ditur (sepse vetë e kanë përqafuar dhe nënshkruar deklarata dhe rezoluta për mbajtjen e tij, ashtu siç ka diktuar dhe imponuar interesi nacional, ekonomik, tregtar dhe gjepolitik shtetëror i Serbisë kolonialiste dhe hegjemonist), se ai krejtësisht kishte karakter politik dhe diploamtik (jo” vetëm teknik” siç ka deklaruar rrejshëm kryenegociatorja E. Tahiri) për të vënë në pikëpyetje statusin e pavarësisë së Kosovës, të njohur më 17 shkurt 2008.

Sa më sipër, nëse epilogu i procesit të Brukselit, do të sillte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, atëherë, unë, do propozoja, që Edita Tahiri, të zgjedhej presidente e Kosovës me mandat të përhershëm (pa rizgjedhje, sikurse Tito dikur në RSFJ-në e tij).
Por, 1000% jam i sigurt, se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në përmbylljen e Dialogut të Brukselit (2011-2016).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 308 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi