Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A është Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së Ahmet Krasniqit, nofkën e të cilit përmend portali shqiptari.eu, vet Dritan Avllaj, shoqëruesi i Thaçit në fushatën elektorale 2010?
Publikuar më 23 tetor, 2016 në orën 17:53 ( ) Agim Vuniqi | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ashtu siç i kishte paralajmëruar lexuesit, Shqiptari.eu botoi rrëfimin për vrasjen e Ahmet Krasniqit, të dorasit dhe të atyre që e porositën! Aty thuhej se vrasjen e ka bërë Tan L. dhe për këtë është paguar 300.000 Dm. Këtë e kanë pasur të ditur shumica e eprorëve të FARK-ut. Për rrëzimin e Krasniqit ishte i gatshëm edhe Shtabi i “Rognerit”, pjesë e të cilit ishin edhe Xhavit Haliti e Hashim Thaçi, madje ishin në krye të tij, të cilët shihet se kishin edhe planin B.
Koloneli Ahmet Krasniqi do ta bënte takimin e fundit me ushtarakët para se të realizohej skenari makabër dhe kurthi i organizuar nga grupi i LPK-së në të cilin ishin të perfshirë Ibrahim Kelmendi në bashkëpunim me kryeministrin e Republikës Bujar Bukoshin, për të cilët portali kishte të dhëna se ata kishin udhëhequr fushatën…

Vrasësi i dyshuar Tan L., emrin e vërtetë e të cilit e dekonspiron po ky portal përmes disa shkrimeve në vazhdimësi të autorit Krasniqi, pra Dritan Avllaj, alias Tan Lepri, kishte thënë, kur ka rrëfyer për vrasjen, se nuk do ta kisha bërë kurrë, por “nuk e dija kush ishte ai njeri”! Për vrasjen e porositur Tan L. ishte paguar 300.000 Dm. Këtë e kanë ditë shumica e eprorëve të FARK-ut. Emërat e eprorëve të përmendur ishin: Xhafer Jashari shef i Logjistikës, Hilmi Nebihi shef i inteligjencës, Ismet Ibrahimi ndihmës i tij, dhe disa të tjerë që mbajnë homazhe çdo vit dhe janë ndihmës të kriminelëve që e vranë Kol. Ahmet Krasniqin. Aty përmendet se pagesa është realizuar nga Xhavit Haliti.
Para se të ndodhte vrasja makabre e ministrit të mbrojtjes u zhvilluan ngjarje të papritura prapa skenës, ishte hartuar plani i rrëzimit të ministrit i mbështetur kryesisht nga ushtarakët e Ministrisë, të cilët aktualizuan votimin e mosbesimit, respektivisht të votimit për shkarkimin e Ahmetit. Duket se prezenca e Tahirit ua kishte prishur planet, sepse kishin frikë nga ai. Ushtarakët pra dështuan në ‘shkarkimin’ demokratik të Ahmetit. Ky organizim ushtarakësh për shkarkimin e Ahmetit, ishte vënë nën patronazhin e Bukoshit dhe Ibrahim Kelmendit, pa ditur shkakun e vërtetë.
Vetëm pak ditë, 4-5, para vrasjes, ushtaraku Halil Bicaj, në një far mënyre ishte promovuar si Ministër i Mbrojtjes. Duket se mos arritja e koncenzusit me dorëheqje, apo shkarkimi si opsion i mundshëm kishte mbushur kupën e hidhur të përgatitjes së atentatit politik. Bukoshi, Ibrahimi e të gjitha institucionet ishin të gatshëm ta sakrifikonin, dhe ia bënë me sy vrasjes së tij.
Me vrasjen e kolonelit ndryshoi edhe rrjedha e luftës
Në fakt plani i Ahmetit ishte që të hynte në Drenicë, ndërsa për ta realizuar planin, ai disa ditë më parë, më pak se dy javë, i vizitoi brigadat në terren në Shqipëri, për të hyrë brenda dy javësh me to si ministër lufte në Rugovë.
Por, plani i tij u bë publik, pra u zbulua dhe dekonspirua. Ky zbulim i kushtoi me eliminim. Në fakt Ahmeti planifikonte të hynte në Drenicë, ndërsa eprori Halil Bicaj bënte plane të hynte në Rugovë, por se bëri realitet kurrë këtë gjë, duke mbetur edhe jashtë luftës së Koshares, dhe vendimit për thyerjen e kufirit.
Të gjithë e kanë ditur edhe ai vetë se do të vrahet… të gjithë i kishin thënë se do të vritej. Pra, edhe ushtarakët me vetëdije apo pa të, e vranë nga pak….
Darka e shtruar në Restoranin “Nëna Mbretèreshë” kishte tubuar të ftuarit, Halil Bicaj, ai që e zëvendësoi A. Krasniqin, shefin e logjistikës Xhafer Jashari, Hilmi Nebihu, Ismet Ibrahimi, oficeri i Inteligjencës në FARK, e shumë të tjerë, si të ftuar ishin edhe Rrustem Berisha, Fadil Hadërgjonin e shumë të tjerë. Darka e tyre kishte zgjatur deri vonë! Me përfundimin e darkës, filloi skenari që asociocon me vrasjen e Qezarit i cili fillimisht u rezistoi sulmuesve, por kur pa Brutin mes tyre, iu dorëzua fatit, duke thënë "Et tu, Brute?" - "Edhe ti, Brut?"; fjalë që vazhdojnë të jenë subjekt debatesh mes dijetarëve dhe historianëve."Et tu, Brute?" është frazë latine që arriti në kohët tona ndoshta falë Uilliam Shekspirit i cili e përdori atë në tragjedinë Jul Qezari (1599). Shprehja pason traditën e historianit romak Suetoni, i cili thotë se "Et tu, Brute?" Kohët e fundit janë shtuar argumententet se "Et tu, Brute?", mund të interpretohet si mallkim apo kërcënim; atëhere mallkimimet në greqisht mes romakëve ishin bërë proverbiale, dhe Qezari mund të ketë thënë: "Edhe ti, biri im, do ta provosh shijen e fuqisë" ose "Edhe ti Brut? Në ferr shkofsh!". Ushtarakët veçsa ishin nisur për në vendbanimet e tyre, disa prej tyre u ndanë, policia shqiptare kishte liruar makinën e ministrit Krasniqi të vazhdojë, të tjerat u ndaluan. Pas vrasjes së deputetit të PD-së, Azem Hajdari policia kishte vendosur masa të reja sigurie, duke goditur edhe rojet e ministrit Ahmeti, atyre një javë para vrasjes iu ishin konfiskuar armët Më vonë, para derës së shtëpisë është gjetur i vrarë me plumb në kokë.
Me vrasjen e Kolonelit, Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës e morën në dorë LPK-në, dega e Gjermanisë në krye me Ibrahim Kelmendin, Bujar Bukoshin dhe Halil Bicajn, Xhafer Jasharin, Ramë Marajn etj.

“Tan Lepri” në shtabin zgjedhor të Thaçit

Në Portalin Telegrafi e të Shtunës 25 Dhjetor 2010 shkruante: Krahas ndihmës së kompanisë amerikane, kreu i PDK-së në Kosovë, Hashim Thaçi është asistuar në zgjedhjet e fundit edhe nga një personazh i shumëpërfolur në Shqipëri, Dritan Avllaj.
A është ky personazh i shumëpërfolur në Shqipëri, i dyshuari kryesor i vrasjes së kolonelit Krasniqi, Tan Lepri, nofkën e të cilit përmend portali shqiptari.eu, vet Dritan Avllaj? A është ky shoqëruesi i Thaçit, i njohur si personi i maskuar, i cili së bashku me dy shoqëruesit, sipas dëshmitarëve, para se ta qëllonte kolonelin e pyeti në një folme me theks të Shqipërisë, cili është Ahmeti ? Pastaj e qëlloi në kokë në anën e djathtë, dhe dy herë të tjera pasi u përplas në tokë, dhe nga afër e qëlloi në gjoks e në qafë.

Sipas dëshmitarëve, të gjitha reagimet e tij, të krijojnë idenë se vrasësi ishte një profesionist, me gjithë aktin e vështirë, ai u largua gjakftohtë nga vendi i krimit, ndërsa personi i dytë që i tregoi me të folme nga Kosova: Ky asht?, mezi e mbajti veten dhe sa nuk u trishtua nga të shtënat dhe të rrëzohej apo të bënte ndonjë gjë të paparamenduar. Madje duke u larguar nga vendi i krimit, dorasi sikur me zor e largonte nga vendi i ngjarjes

Tash i dyshuari i cili kreu porosinë Biznesmeni i njohur me nofkën “Tan Lepri” ka shërbyer në Kosovë si një ndër protagonistët kryesorë të shtabit elektoral të kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, shkruante revista e Trianës Mapo. Prania e Avllajt në Kosovë pranë PDK-së është pranuar edhe nga anëtarë të kësaj partie, ndërsa këta të fundit nuk pranuan që të specifikonin rolin e tij në këtë fushatë elektorale. Përfshirja e një personazhi si “Tan Lepri” në procesin zgjedhor ishte një element më tepër, në imitimin e modelit shqiptar të zgjedhjeve nga politikanët kosovarë. E ndërsa në Tiranë, përfshirja e Avllajt si njeri kyç në shtabin elektoral të Thaçit shkaktonte habi, në Kosovë duket se njeriu i shumëdiskutuar këtej kufirit, është bërë thuajse familjar, në underground-in e politikës kosovare.

Dritan Avllaj u bë një ndër emrat më të përfolur në Shqipëri, kur politika shqiptare u investua para ca vitesh në një fushatë akuzash dhe kundërakuzash, për një projekt ndërtimi në zonën e Liqenit në Tiranë. Ai u akuzua nga ana e Partisë Demokratike në Shqipëri, si një ndër njerëzit që ndërtonin në Tiranë, falë mbështetjes që i ofronte kreu i athershëm i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Por lidhjet e Avllajt me Hashim Thaçin, sipas Mapo-s, kanë një histori shumë më të hershme se miqësia e përfolur e tij me Edi Ramën. Sipas njerëzve që e kanë njohur nga afër Avllajn, kjo miqësi e ka origjinën në përfundim të viteve të 90-ta dhe të fillimit të viteve 2000.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 2,373 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi