JUSUF ZENUNAJ: Poezi |
Publikuar më 23 tetor, 2016 në orën 17:58 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
NË DITËLINDJEN E FISHTES
Në një shtëpi dykateshe,
qê dikur i thonin kullë,
sot gërmadhë,
vargje fishtjane
ruan në çdo gur,
Fishten e madh
na çmoi bota,
e mêkatet tona ndaj tij
as qielli e as toka nuk i përbi.
Përveç shtatores n'oborr
as lule as hardhi,
ndër skutat e shtëpisë
mund t'ketê vetëm ndonjê mi.
23 tetor 2016
DEKORATA E TITUJ NDERI
Tek shqiptarët na u rrit tefteri
dekorata e tituj nderi,
si n'Tiranë ashtu n' Prishtinë,
as n' Tetovë mbrapa nuk rrinë,
atdheut tonë faqen ia nxinë,
ngrisni n'qiell njëri-tjetrin
me marritë që s'ua lanë deti,
në to u zhyt dhe presidenti,
pa zbardhë dita e ngrys nata
shpërndan tituj e dekorata,
sikur t'ishin çokollata.
Ç' bëre kështu president Nishani?
Kêshtu t'u rritka n'atdhe nami......
23 tetor 2016
PRAPË HANKO HALLA
Prapë Hanko Halla me gjuhën e saj
zuri të bërtas, besa edhe të shajë,
ofshante të madhe si asnjëherë tjetër,
po këta qyqarë - qeveritarë ku n'dreq i gjeten?!
Si vesa para diellit n' maja u ngjiten,
karriget i zunë diten e s'diten,
s'i ndahen servillizmit natën as ditën,
Me stilin e një lugati,
kundër Tiranës,
ngreh zërin kryediplomati....
tetor 2016
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 29 vizitorë |
Lexuar:
450 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|