Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ja pse Ministri i Jashtëm i Kosovës, E. Hoxhaj, ka të drejtë
Publikuar më 25 tetor, 2016 në orën 05:05 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nuk është normale që të kërkohet nga politika e Tiranës pajtimi shqiptaro-serb pa pyetur viktimën e genocidit të ushtruar mbi 150 vite, Kosovën. Serbia këtë kërkon, që për Kosovën të vendosë Tirana dhe Beogradi, strategji serbe kjo që synon ndarjen Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë. Politikanëve të Tiranës që nuk i ka interesuar dhe nuk e kanë pasur asnjëherë as si qëllim Bashkimin Kombëtar ashtu si edhe deklaroi vetë Rama, kjo do të thotë se Shqipëria se ka për gjë ndarjen e Kosovës.

Mirëpo sot Kosova ka Shtetin dhe institucionet e veta që i dalin në mbrojtje vetes dhe është plotësisht i justifikueshëm dhe i drejtë reagimi zyrtar i Kosovës ndaj kryeministrit të Shqipërise për rastin në fjalë: të anashkalimit të Kosovës nga ana e tij për atë, për pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve pa pyetur Kosovën dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës; pasi historia ka treguar gjithmonë se politika e Tiranës ka humbur me atë të Beogradit, por ama pasojat dhe dëmat e rënda dhe tragjike i ka pësuar Kosova. Kjo ka ndodhur si në kohën politike të sundimit të mbretit Zog, të diktatorit komunist Hoxha, të kohës së Berishës dhe të Nanos, dhe, Kosova jo mbrojtje, por as interesim dhe as ndihmë serioze nuk ka parë prej politikës nga Tirana. Po, pse edhe tani ta pësojë akoma prej saj. Nuk duhet të provokohen shqiptarët e Kosovës as nga politika e Tiranës së sotme si me rastin në fjalë dhe as me patriotizmin e me nacionalizmin paternalist fals, me qëllimin: për të krijuar, fabrikuar e nxitur një reaksion anti-Bashkim Kombëtar edhe në Kosovë, Bashkim të cilin nuk e ka pasur as dëshirë e as qëllim asnjëherë dhe nuk e ka akoma politika e Tiranës.
Ky veprim politik që erdhi nga Shqipëria ka futur në përcarje edhe vetë politikën në Kosovë, pasi opozitarët dhe kundërshtarët e qeverisë së sotme e keqpërdorin deklarimin e drejtë të diplomatit, Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, në përpjekje për manipulimin me të dhe sa për konsum dhe për të përfituar politikisht. Opozita “patriotike” fasadë “VETVENDOSJA” e bën këtë për përfitime të vockla politike personale e partiake dhe me gjoja justifikimin se: ky deklarimi kundër ndërhyrjes së Shqipërisë në punët e brëndshme të Kosovës është veprim kundër Shqipërisë.
Sot Kosova është shtet i Pavarur që njihet nga më shumë se gjysma e shteteve të Botës dhe nga të gjitha shtetet më të fuqishme demokratike të saj, SHBA dhe të BE-së dhe është e pasens për ata politikanë, opinionistë dhe intelektualë të cilët kundërshtojnë pa argumente bindëse dhe kundër realitetit politikën pozitiviste, reale, të vërtetë dhe të duhur, kunder politikës së pozitës së sotme në Kosovë pse ajo nuk bie dakord p.sh me kryeministrin e Shqipërisë për atë se ai kërkon pajtimin me Serbinë pa marrë në konsideratë për këtë problem as vullnetin, as mandatin e popullit të Kosovës dhe as të politikës dhe qeverisë së saj; dhe qëndrimi e mospajtimi për këtë nga qeveria dhe diplomacia e Kosovës nuk përbën një qëndrim kundër Shqipërisë.
Pse,kur opozita si në Kosovë dhe ajo në Shqipëri kur kundërshtojnë kryeministrat, pozitën dhe qeverisjet në shtetet respektive mos do të thotë se ato janë edhe kundër shteteve përkatëse tyre?
Të thuash se Qeveria e Kosovës është zero pa Shqipërinë kjo përbën injorancë të jashtëzakonshme, kjo do të thotë mosnjohje të realitetit, të Shtetit dhe të Pavarësisë së Kosovës dhe i shërben vetëm ndarjes së saj; dhe të deklarohesh sic bëjnë disa nga të “Vetvendosjes” të cilët pra bëjnë kështu defaktorizimin e shtetit të Kosovës, të Luftës dhe të Pavarësisë së Kosovës gjëra të cilat bien ndesh dhe me mbështetjen dhe me politikën pro-Kosovë të aleatit tonë të madh SHBA-së, këto edhe e nxjerrin zbuluar pseudopatriotizmin e tyre, pasi pas patriotizmit deklarativ të tyre fshihet qëllimi vetëm për përfitime politike. Është shumë e dëmshme që të përpiqesh për t’u faktorizuar si parti politike dhe si opozite të synosh pushtetin duke defaktorizuar Shtetin e Pavarur të Kosovës dhe simbolet e tij në emër të patriotizmit.
Ministri i Jashtëm i Kosovës është shumë objektiv në qëndrimin dhe në vizionin e tij kur shprehet se: “Për sa i takon normalizimit të Raporteve Kosovë –Serbi vetëm Kosova është faktor politik… dhe natyrisht që kërkojmë mbështetjen amerikane”. Dhe të mos jesh dakord me këtë do të thotë se je kundër Shtetit të Pavarur të Kosovës dhe nuk je pro rolit dhe të kontributit të jashtëzakonshëm dhe vendimtar që SHBA ka dhënë për lirinë e Kosovës dhe për Pavarësinë e saj, dhe që jep edhe sot për njohjet ndërkombëtare, për konsolisdimin demokratik dhe të integrimit të Kosovës.
Qeveria e Kosovës, si kjo e sotme apo edhe ajo e nesërme që synon ta ketë opozita, ajo ka detyrimin dhe përgjegjsinë për Shtetin e Kosovës dhe jo të përjashtohet Kosova nga bisedimet për marrëdhëniet dhe për pajtimin shqiptaro-serb të ndërmarrë me deklarime për të nga Tirana, pa pyetur viktimën, që është Kosova. Dhe askujt tjetër nuk ju ka dhënë autorizimi, as mandati dhe nuk ka të drejtë për të bërë pajtimin me Serbinë përvecse Kosova dhe përfaqësuesit e saj legjitim, sepse shqiptarët e Kosovës janë viktimat e genocidit serb.
Këtë kërkon edhe diplomacia e Kosovës sot, gjë e cila është shumë e drejtë, këtë kërkon pra qeveria dhe diplomacia e Kosovës: kërkon pra faktorizimin e Shtetit të Kosovës, forcimin e rolit të tij si faktor dhe si aktor rajonal dhe global ashtu sic e kërkon dhe mbështet edhe aleati ynë i madh SHBA dhe shtetet mike të BE-së.
Forcimi dhe konsolidimi i Shtetit dhe i Pavarësisë së Kosovës, njohjet dhe antarësimi i saj në OKB dhe në BE janë faktorë të cilët përshpejtojnë Bashkimin Kombëtar, pra për këtë po punon por edhe duhet të punojë gjithnjë politika e Kosovës.Politika e Tiranës duhet ta ndihmojë Kosovën pikërisht në këtë drejtim, dhe jo për ta defaktorizuar qeverinë dhe shtetin e Kosovës dhe të sillet si “paternaliste” vetëm për qëllim dhe për interesin e vet politik për pushtet në Shqipëri dhe si faktor e imazh politik personal e partiak në arenën ndërkombëtare. Kështu kanë vepruar edhe ishpushtetet e mëparshme politiko-qeverisëse në Shqipëri.
Ndërsa reagimi kundër diplomacisë së Kosovës për këtë cështjen e mësipërme nga disa eksponentë të opozitës në Kosovë, dhe të disa politikanëve dhe opinionistëve si nga Kosova dhe nga Shqipëria është dicka jasht realitetit dhe përbën mjerim politik për ta. Ju opozitarët politikë që deklaroheni në publik se jeni për Bashkimin Kombëtar qe me demek po e “mbroni”, po e justifikoni kryeministrin e Shqipërisë dhe po “dënoni” diplomacinë e Kosovës në këtë rast , por pse nuk po e kundërshtoni atë se cfarë tha edhe kryeministri aktual se: Bashkimi Kombëtar nuk ka qenë asnjëherë qëllim i Shqipërisë, si dhe atë që po të njëjtën gjë që deklaron edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë se: Kosova dhe Shqipëria duhet të mbeten sic janë;perderisa ju jeni ata që e proklamoni si politikë dhe në publik më së shumti Bashkimin Kombëtar. Dhe tani pyesim se në cfarë duhet të besojmë më te Ju? Por edhe nëse sic deklaron ambasadori i Shqiperisë se: Kosova dhe Shqipëria duhet të mbeten sic janë, edhe kjo madje verteton se është e drejtë ajo se cfarë ka deklaruar shefi i Diplomacisë së Kosovës e cila është: e natyrshme, reale, normale dhe më se legjitime, pasi kështu sic janë është edhe realiteti, që ashtu si shtetet e tjera të botës ,që ashtu si edhe Shqipëria, është real fakti, pra, se edhe Kosova është Shtet i Pavarur, dhe ky shtet ka institucionet e veta demokratiko-ligjore, parlamentin, qeverinë dhe politikën e diplomacinë e vet.
Tashmë edhe ka ikur koha kur në Shqipëri kombi, shteti, politika dhe autoriteti i tij përdoreshin për dhe si prona personale të kyetëparit të saj qofte mbret, diktator apo kryeministër që në demokraci kryeipari është përkohësisht si i tillë. Dihet se Kosova e fitoi Pavarësinë dhe Shtetin e vet vetëm me Luftën çlirimtare të saj dhe me ndihmën e NATO-s të udhëhequr SHBA, dhe tashmë Kosova ka institucionet e veta dhe shtetin e pavarur që përgjigjet, mbron dhe u shërben qytetarëve dhe popullit të vet më mirë se kushdo tjetër, dhe nuk mund të vendosë më tjetërkush për marrëdhëniet e tij rajonale dhe globale, pasi vetë Kosova tashmë është shtet, por që si Shqipëria Amë dhe SHBA nuk diskutohet se ato janë mbështesit kryesorë të Kosovës, te Pavarësisë dhe të shtetit të saj.

Skënder S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 243 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi