Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËRRALLAT E “SHQIPTARIT” TË MADH, TRUTHARIT VETON SURROI!
Publikuar më 25 tetor, 2016 në orën 05:11 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Para disa ditësh u përhap lajmi për një intervistë të njëfarë Veton Surroit, birit të koministit shqiptaro-titist dhe antishqiptarit të njohur, Rexhai Surroit. Kur mora vesh, e kërkova numrin “tematik” të “Kohës ditore”, he, mos qoftë(!) dhe nuk e gjeta ta blejë, jo se une e blej rregullisht, sepse, nuk kam çka mësoj prej bijve e bijave të Titos e të Millosheviçit dhe prej shtypit e mendësisë që përçojnë ata (dhe ato) tek lexuesit e teleshikuesit shqiptarë, por, më thanë e çka nuk më thanë për atë intevistë “shqiptare” të “shqiptarit” dhe përrallaxhiut të madh e të njohur trutharë, i cili di të vrapojë theqafas pas milionave të Sorosit, qysh ka vrapuar theqafas babai i tij pas milionave të Jugosllavisë antishqiptare të Titos e Serbisë antishqiptare të Millosheviçit!...

Në një restoran, një shoku i im më tha se këta e blejnë shtypin vazhdimisht dhe mund ta kenë. Duke dalur nga restoranti, e luta njërin prej kamerierëve, që, nëse e kishin “Kohën tematike” të ma jepnin, dhe, pasi hulumtoi disa gazeta, e gjeti. Nuk e shikova fare njëherë, por, duke ecur, thashë më vete: Ta shfletojë dhe ta shohë intervistën e (shumë)përfolur. I shfletova fletët një nga një, fillim e fund, dhe nuk e pashë asgjëkundi intervistën e “komunistit”-“demokrat”, Veton Surroit! Si është e mundur?, e pyeta veten, kur të gjithë shokët më kishin thënë se Veton Murroi i Surrojve të Titos e kishte dhënë intervistën në televizionin e tij “publik”! Thashë më vete: T’i shohë numrat e faqeve! Që në fillim e vërejta se gazeta e përçudnuar, e mendësisë “komuniste”-“demokratike”, fillonte prej numrit 14! E dita se intervistën e kishin “ngrënë”, pa humbur kohë!... Pa ecur as dhjetë hapa, i pashë aty afër kantat e bërlloqeve, dhe, pa humbur kohë e hodha në njërën prej kantave.

Pas disa ditësh, e gjeta tek portali Lexo.al , po ashtu, pasi më tregoi një shoku i im, intervistën e plotë të Veton Surroit. E lexova dhe u binda për atë që ma kishin thënë shokët e mi. A ia vlente të humbasim kohë dhe të merremi me atë “gjeni” të letrave e mendësisë serbo-jugosllave që na servohet në gjuhën shqipe? Gjithsesi, po! Sepse, duhet të dimë si dhe çfarë të “mire” i mendojnë dhe i duan popullit e atdheut shqiptrar, shqiptaro-titistët si Veton Surroi&Co!

Para se t’i analizojmë (pa dashur t’i thermojmë!) ato që i tha në intervistë dhe në shkrimin autorial (të disa ditëve më vonë), me të cilin donte t’i kamuflonte ato që i kishte thënë e kryethënë në intervistën e tij, duam t’i tregojmë opinionit shqiptar se nuk ishte kjo hera e parë që Veton Surroi e shante luftën e lavdishme të popullit shqiptar dhe të UÇK-së. Veton Surroi, në “Kohën ditore” të tij nuk e ka publikuar asnjë shkrim autorial timin, me emër e mbiemër, që mbronte filizat e luftës së UÇK-së dhe njësoj kanë vepruar edhe “redarët” (redaktorët) e tij Ylber Hysa e Baton Haxhiu.

Shkrimet e mia nuk i publikonin as gazetat “patriotike” e “kombëtare” si “Rilindja”, “Kosova sot” etj. Dhe, unë, nga një kopje të atyre shkrimeve ia jepja në dorë një anëtari të SHP të UÇK-së, ndërsa, ato gazeta, (k)”analistëve” të tyre që i futnin në Zonën e Luftës, ua publikonin të gjitha shkarravinat që i bënin “prej terreni”, e, madje, edhe fotografi të atyre (k)”analistëve” me “komandantë” e “luftëtarë” të mëdhenj të radhëve të para të “luftës”!

Me mosbotimin e shkrimeve të mia autoriale dhe shkrimeve të ngjashme të autorëve të tjerë, që mbronin luftën e drejtë të UÇK-së, Veton Surroi, parë në thellësinë e veprimeve të tij “patriotike” e “shqiptare”, nuk bënte tjetër, vetëm se e shante luftën e lavdishme të UÇK-së… Edhe shkuarja e tij dhe e të “dërguarve” (shokëve) të tij të “pavarur” në Rambuje, e ka pasë këtë prapavi që po shihet sot në intervistat dhe shkrimet autoriale të tij&Co! Objekt i tij (tyre) sharjeje, shantazhimi dhe denigrimi ka qenë dhe mbetët lufta e lavdishme e UÇK-së dhe bartësit e saj. Këto sharje Vetoni i ka bërë dhe i bën me libra, e, lëre më se nuk do i bëjë me shkrime të politikës ditore antishqiptare, me detyra shtëpie, për ta sharë luftën tonë të lavdishme për liri shqiptare dhe për SHQIPËRI shqiptare.

Pse e bën Veton Surroi gjithë këtë sulm “patriotik” dhe “ideologjik” kundër UÇK-së, kundër njerëzve të saj dhe kundër popullit që ka mbështetur luftën për liri shqiptare dhe për bashkim kombëtar? Këto sulme dhe të tilla sulme, përgjynahi, i ka bërë dhe i bën në vazhdimësi, vetëm për ta shpëtuar Lidhjen e Komuniste të Jugosllavisë dhe Lidhjen e Komunistëve të Kosovës e “Metohisë”, ku ka aderuar familjarisht e miqasisht me Fadil Hoxhën. E sulmon krahun e “luftës” që e kanë ngritur strukturat shqiptaro-titiste, sepse, Vetonit dhe vetonave të tjerë nuk do t’u vinte radha të flisnin dhe as të hapnin gojë fare. Shih ti, njëherë, i sulmon për pasuri e krim të organizuar PDK dhe Azem Sylën e Hashim Thaçin…, deri edhe Sylejman Selimin për puç (Bah!)! Mos e bën këtë Veton Surroi për ta shpëtuar pasurinë e “tij” që ka uzurpuar, në emër të babait të tij komunist dhe antishqiptar, në qendër të Prishtinës?! Po, milionat nga i bëri “shqiptari” Veton Surroi&Co? Kush ua dha dhe për çka e për çfarë ua dha?! Për ta sharë luftën për Shqipëri, shqiptarët dhe Shqipërinë!...

Është ditur që çdo pjesmarrje dhe propozim i shqiptaro-titistëve në Ramubuje dhe kudo në relacionet e brendshme dhe të jashtme do ta derivonte këtë situatë të agravuar antishqiptare dhe antiShqipëri, duke iu referuar qëndrimeve “shqiptare” të “mediave të reja” dhe të opinionistëve të tyre “patriotë” dhe “shqiptarë”!...

Do thënë se intevista e arsyetuar me përrallat autoriale të Veton Surroit me Filipine, tregon qartë se kjo shoqëri “patriotike” e “shqiptare” ose duhet të këndellet përfundimisht, ose, duhet të shkojë në P…dh të S’amës! E kam fjalën për par(t)inë e babait të Veton Surroit dhe për par(t)inë e tij, që kanë dalë nga Beogradi dhe nga Partia Komuniste e Jugosllavisë së Titos në Prishtinë, që gjithmonë patën kokën e tyre “patriotike” e “shqiptare”, të cilën po e nxjerrin sot, kohë pas kohe dhe atë kokë po e plasojnë e “shesin” me përralla për Filipinet!... Intervista dhe shkrimi autorial i pasdisaditëve tregojnë qartë se Veton Surroi është strumbullari dhe prijësi i çdo nisme antiUÇK, antiLUFTË, antiLIRI dhe antiSHQIPËRI, që është ricikluar “pozitivisht”, para, gjatë dhe pas Rambujesë e deri në ditët tona!...

Por, çështja është se a do të ndalen ndonjëherë dhe kur do të ndalen përrallat e përrallaxhinjve jugosllavë e shqiptaro-titistë si këto të Veton Surroit, përrallat e kalemxhinjve dhe të paletaxhinjve të Titos e të Millosheviçit, përrallat e “shqiptarëve” të mëdhenj si Ibrahim Rugova, Veton Surroi, Rexhep Qosja dhe ato të disa të “burgosurve politikë shqiptarë”, si vartës të drejtpërdrejtë të shqiptaro-titistëve!?!... Pra, kur do të ndalen përrallat e koordinuara të shkerdhatokracisë shqiptaro-titiste në Prishtinë dhe gjithandej trojeve të pushtuara e të copëtuara shqiptare?

Të mos harrojmë për asnjë çast se kjo kategori e “shqiptarëve” të mëdhenj është truma e shqiptaro-titistëve që nuk po i lë dy gurë shqiptarë bashkë, që, për t’i arritur qëllimet e saj “patriotike” e “kombëtare”, e thërret në ndihmë EULEX-in dhe Gjykatën Speciale, siç e thërriste dikur Serbinë dhe Jugosllavinë amë, për t’i shtypur shqiptarët në trojet e tyre autoktone dhe në shtëpitë e tyre, denbabaden. Këtë porosi të trumës shqiptaro-titiste të Veton Surroit&Co e shohim në një fjali përmbledhëse e gishtbërëse të tij, të cilën po ua risjellim në kujtesë lexuesve, ashtu siç e mendon ai&Co: “konfiguracioni i ardhshëm politik në masë të madhe varet edhe prej veprimeve të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale.”(!)

Trutharëve të Titos dhe të shqiptaro-titistëve, u ka marrë truri erë të keqe, u ka marrë frymë kryet e prapanica!... Ua ka pirë sorra mendtë!...Në veçanti, atyre e këtyre që e shanë dhe po e shajnë e shantazhojnë pa pushim UÇK-në, luftën e saj dhe veteranët e vërtetë të saj!... Sepse, as atyre dhe as këtyre nuk duhet dhënë hapësirë e mundësi rehabilitimi, as të caktojnë qoka dhe as të propozojnë pika “afrimi” e “bashkimi”, ngase, të gjitha të tyret janë dhe dalin: MASHTRIM e RIMASHTRIM!...

Burojë, më 23 Tetor 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 70 vizitorë
Lexuar: 436 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi