Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Serbia dhe Shqipëria, duhet sanksionuar për shkak të përzierjes në çështje të brendshme të Kosovës
Publikuar më 25 tetor, 2016 në orën 05:16 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Sespe ministrja shqipfolëse e Tiranës, Brunilda Paskali tradhtoi Kosovën për ta sjellë Serbinë në Durrësin e Adriatikut të ngrohtë shqiptar; ëndërr dhe aspiratë shekullore kjo e serbomëdhenjve Nikola Pashiq dhe Jovan Cvijiq, të cilët konsideronin se dalja e Serbisë në Detin Adriatik shqiptar, “është frymëmarrja e mushkërive” të Serbisë.

*** Ku ishte kryeministri Edi Rama, pse ka lejuar dhe miratuar një traktat të tillë ekonomik me përmbajtje krejt tradhtuese, minuese dhe mohuese të pavarësisë dhe të sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008)?!

*** Beogradi dhe Tirana mund të nënshkruajnë 100 traktate dhe protokolle ekonomiko-tregtare dypalëshe vetëm në kuadrin e kufijve të tyre territorialë dhe shtetërorë, POR pa prekur dhe pa dhunuar sovranitetin territorial të Kosovës.

Mos u lidhni me shtetin gjenocidal serb, sepse një ditë, do t’iu dalë “dardhë me bisht shumë të gjatë”!

Serbia imperialiste dhe kolonialiste, të gjitha luftërat, gjenocidet dhe aneksimin e territoreve të Kroacisë dhe të Shqipërisë Etnike dhe për shfarosjen e shqiptarëve dhe të kroatëve i ka bërë për të pasur dalje në Detin Adriatik (1912-1999).
Këtë “lopët e shehrit” duhet ta mbajnë parasysh, që të mos e sjellin “ujkun e moçëm” në “torishtën” e tyre (sepse “ujku qimen e ndërron, por jo edhe zanatin e vjetër të tij”).

Pra, pavarësisht nga kushtet dhe nga rrethanat e stome të mbretërfimit të paqes në Ballkan, duke falënderuar Amerikës dhe NATO-s (nesër, mund të jetë krejt ndryshe, mund të luftëra në Ballkan për shkak të Serbisë kolonialiste, sikruse në shekujt e kaluar) mbase politika nuk është kategori absolute, ajo ndërron sikurse stinët dhe klima e motit sipas interesave imperialiste dhe hegjemoniste të Serbisë dhe të aleatëve të saj slave siç është Rusia, Grewqia etj.

Prandaj, kujdes, se me lidhjen e vijave hekurudhore dhe me transportin rrugor me Serbinë, duke ndërtuar ura, viadukte, tunele e autostrada, qorrazi ( me vepër) jeni duke realizuar ëndërrën shekullore të ish-kryeministrit të mbretërisë serbe, Nikola Pashiq, cili për këtë qëllim ka pushtuar Shqipërinë (Durrësin, Elbasanin, Tiranën dhe Shkodrën) me ç’rat ekspeditat e soldateskës serbo-malazeze kanë kryer gjenocid ndaj qindra e mijëra shqiptarëve ( Prizren, Gjakovë, Lumë, Dibër, Shkodër, Durrës, Tropojë, Kukës etj.).

“Protokolli” i Brunilda Paskalit, i lidhur me homologun e saj serb Stevan Nikçeviq në Beogradi për projektin afatgjatë rajonal të “vizatimeve gjeometrike” të tarnsporteve dhe të vijave hekurudhore dhe të autosradave serbo-shqiptare, që përmes territorit të Kosovës ta lidhin Beogradin me Durrësin dhe me Shkodrën, janë të papranueshme për Republikën e Kosovës, sepse parashikojnë cenimin dhe shkeljen e sovranitetit territorial dhe shtetëror të saj.

Këtë “projektkt historik” serbomadh antishqiptar (të vampirizuar dhe të nënshkruar nga ministrja e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë sebe të kryeministrit Aleksandar Vuçiq në Beograd, më 13-14 tetor 2016), të sjellë ndërmend qëllimin dhe prapavijën e largët historike politike imperaliste të qeverisë së Mbretërisë SKS për ndërtimin e vijës hekurudhore Beograd-Shkodër, të idejuar nga ish-kryeministri i qeverisë së Serbisë, Nikola Pashiq (gjatë dekadës së dytë të shekullit XX).

-Kush është ajo Brunilda Paskali (zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik të qeverisë së Shqipërisë), kush ia ka dhënë atë ferman të Sulltan Hamit-Mizorit, të Ahmet Zogut dhe të Esat Pashë Toptanit që pa e pyetur dhe konsultuar fare Qeverinë e Republikës së Kosovës, në mënyrë pirateske, t’i negocionte, t’i përfundonte dhe t’i nënshkruante ato marrëveshje dhe protokolle të qeverisë së Shqipërisë me homologun e saj serb të Serbisë, Stevan Nikçeviq( sekretar i Ministrisë së Serbisë) në emër të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve?!

Brunila paskali si Ahmet Zogu edhe Esat Pashë Toptani

Siç bën të ditur gazeta digjitale “Opozita” e Nju-Jorkut, Dokumentin original për këtë aranzhman të bashkëpunimit ekonomik bilateral mes Beogradit dhe Tiranës e ka zbuluar gazeta “Zëri” e Prishtinës, ja çfarë thotë përmbnajtja e tij: Në Nenin 3.3 të Protokollit, ku flitet për transportin dhe infrastrukturën, dy palët ishin pajtuar për të rritur bashkëpunimin në fushën e krijimit të projekteve rajonale të transportit rrugor dhe hekurudhor, siç janë: “Rruga 7” Nish-Prishtinë-Durrës-Beograd dhe Beograd-Bar-Tiranë dhe në linjat e transportit hekurudhor Nish-Doljevac, Rudarë-Prishtinë-Prizren-Morinë-Milot dhe Beograd-Lapovo, Kraljevë, Rudnicë-Prishtinë-Prizren-Morinë-Milot. Por ky protokoll, sipas burimeve të mirinformuara të “Zërit”, karakterizohet me shkelje të rënda të të dyja palëve, pasi bie ndesh me frymën e Procesit të Berlinit për Bashkëpunimin dhe Integrimin e Rajonit, dhe po ashtu për projektet e dakorduara që kalojnë nëpër territorin e shtetit të Kosovës nuk është përfshirë edhe pala e fundit.” (https://opozita.com/2016/10/zbulohet-skandali-per-linjat-hekurudhore-media-e-kosoves-shqiperia-dhe-serbia-injorojne-kosoven/).

Fatkeqësisht, lidhja e protokolleve të tilla, të nënshkruara nga zëvendësministrja Brunilda Paskali dhe të aminuara kryeministri i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama na rikujtojnë historinë e hidhur të tradhtisë së Ahmet Zogut dhe Esat Pashë Toptani, të cilët për pushtet dhe për interesa kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë pushtuese lidhën dhe nënshkruan traktate, deklarata dhe protokolle për shitjen e territoreve të Shqipërisë (Shën Naumi dhe Vermoshi), të cilat, edhe sot e asaj dite kanë ngelur plaçkë koloniale e Serbisë dhe e sllavo-Maqedonisë.

Qeveria e Kosovës urgjentisht ta alarmojë Amerikën dhe NATO-n për veprën penale ndërkombëtare të Brunilda Paskali, e cila pa njohtimin dhe pa dakordimin e Qeverisë së Kosovës ka lidhur marrëveshje me Serbinë për ndërtimin e vijave hekurudhore dhe të autostradave, që lidhin Serbinë me Shqipërinë përmes territorit të Republikës së Kosovës.

Tirana dhe Beogradi kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare

Nuk ka asnjë dyshim se lidhja e protokolleve dhe marrëveshjeve të tilla të bashkëpunimit dypalësh të qeverisë së Shqipërisë me atë të Serbisë në dëm të interesave vitale të Kosovës, janë përzierje direkte në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës. Një veprim i këtillë është i dënueshëm edhe sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara (duke qenë se Shqipëria dhe Serbia janë anëtare e OKB-së dhe të OSBE-së) dhe sipas rregullave, normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

(I)Shqipëria dhe Serbia mbajnë përgjegjësi jurdike ndërkombëtare, sepse me të “dy këmbët” në mënyrë flagrante kanë shkelur Rezolutën 2131/XX/-(Deklaratën për moslejimin e ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve dhe për mbrojtjen e pavarësisë dhe sovranitetit të tyre/) të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të miratuar më 21 dhjetor 1965, ku në Pikën 1, thuhet : “ Asnjë shtet nuk ka të drejtë të ndërhyjë direkt ose indirect për çfarëdo arsyeje qoftë në çështjet brendshme ose të jashtme të ndonjë shteti tjetër. Prandaj, si ndërhyrja e armatosur, ashtu edhe të gjitha format e tjera të ndërhyrjes dhe të përpjekjes kërcënuese kundër personalitetit të shtetit ose kundër atributeve të tij politike, ekonomike dhe kulturore, janë të dënueshme.” (http://www.un-documents.net/a20r2131.htm).

(II) Shqipëria dhe Serbia kanë sheklur Rezolutën 36/103/-(Deklaratën për moslejimin e ndërhyrjes dhe përzierjes në çështje të brendshme të shteteve), të AP-së së OKB-së, të miratuar më 9 dhjetor 1981, ku thuhet: “1. Asnjë shtet dhe asnjë grup i shteteve nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë ose të përzihen në asnjë formë në çështjet e brendshme dhe të shteteve të tjera.” (http://www.un.org/documents/ga/res/36/a36r103.htm).

(III) Gjishtashtu, Shqipëria dhe Serbia (si anëtare të OSBE-së) kanë shkelur brutalisht edhe Aktin Përfundimtar të Helsinkit (1975), pikërisht Dekalratën mbi parimet që rregullojnë marrëdhëniet midis shteteve – PARIMIN VI. Mosndërhyrja në punë të brendsdhme të shteteve, ku thuhet: “ Shtetet anëtare nuk mund të bëjnë asnjë ndërhyrje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë qoftë indiciduale oise kolektive në punët e brendshme apo të jashtme, që janë objekt i kompetencës kombëtare të një shteti tjetër cillatdo qofshin marrëdhëniet e tyre të ndërsjella. “ (Shih në: Të drejtat e njeriut në të drejtën ndërkombëtare - Akte themelore të Këshillit Europian dhe të OSBEsë), “Albinform”, Tiranë, f. 154).

Pezullim imediat të Protokollit Brunilda-Nikçeviq, ose prerje e marrdhënieve diplomatike, sepse ai përbën akt tradhtie kombëtare dhe përzierje direkte në punët e brendshme dhe të jashtme të Republikës së Kosovës

Sa më sipër, Qeveria dhe Kuvendit i Shqipërisë, urgjentisht, duhet t’i anulojnë të gjitha marrëveshjet dhe protokollet e fshehta të lidhura me Serbinë në kurrizin e Republikës së Kosovës (sepse marrëveshjet e tilla sekrete janë të ndaluara dhe të dënueshme sipas konventave ndërkombëtare), në të kundërtën, qeveria e Kosovës, do të jetë e detyruar, që t’i ndërprejë marrëdhëniet diplomatike me Tiranën zyrtare, sepse një veprim i tillë tinzar dhe tradhtar, është në interesin komplementar të politikës dhe të diplomacisë ekonomiko-tregtare strategjike dhe gjeopolitike të Anshlusit serbo-shqiptar me bazament shumë të vjetër (1912-2016).

Së fundi, duhet pranuar se, një akt i këtillë tradhtie ndaj Kosovës jusitifkon vetëm deklaratën çmendurake të Boiken Abazit: “se ata kosovarë, që Kosovën e quajnë Nënë Kosova, babë e kanë Serbinë”. (http://www.gazetaexpress.com/lajme/boikeni-sharron-edhe-me-thelle-kush-thote-une-biri-yt-kosove-e-ka-baba-serbine-foto-267000/).

Mirëpo, me këtë rast tradhtie të Brunilda Paskalit, sheshit po kuptohet se kush e konsideron “nënë e babë Serbinë”, duke lidhur traktate të fshehta antishqiptare pas shpine të NËNË KOSOVËS, si këtu e njëqind vjet më pare (1913-2016).
Kush ka interesa kompelementare me Serbinë, le t’i ruajë dhe le t’i kultivojë ato për vete, POR jo asesi duke u thirrur në emrin dhe në llogarinë e Republikës së Pavarur të Kosovës.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 530 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi