Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta (III)
Publikuar më 27 tetor, 2016 në orën 05:09 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Liqeni i maleve duket të ishte qendra e xhindeve dhe xhindeve-njeri. Jo shumë larg gjinden edhe dy liqeje ku tubohen e mbajnë konferenca e bien vendime ata që populli i quan „Qofshin larg k’tu pari“ por për rolin dhe hierarkinë më të përpiktë, do të bëhet fjalë në vazhdimet e ardhshme. Së pari të njohim figurat: kush janë, si duken, si veprojnë, cilat janë fushë-veprimet dhe qëllimet e tyre…

Njeriu-xhind lind njeri dhe ritet në formë njeriu. Dallime të dukshme fizike nuk ka nga njeriu i rëndomtë por për ata të cilët i përkushtohen studimit të dukurisë nga kohërat më të lashta, enkas nga koha e paraqitjes së tyre, arrijnë t’i zbulojnë mjaftë shpejtë dhe nga ai moment fillon lufta e hapur në mes zbuluesit dhe njeriut xhind. Në të vërtetë, lufta fillon që kur dikush me vendosmëri e përkushtim hap frontin kundër këtyre figurave shkatërrimtare dhe beteja zgjat gjer në pamundësimin e plotë të aktivitetit të njërës nga palët e shumë shpesh edhe në likuidim fizik ku në mënyrë të drejtpërdrejt pëson njeriu-njeri kurse njeriut-xhind, vdekja i vjen nga klani i vet si dënim për humbjen e pësuar. Dënimi me vdekje vjen edhe nga rreziku i tradhtisë ose nga tradhtia e bërë, andaj, njeriu xhind, shumë pak luan bisht me të vetët. Duhet ditur gjithashtu se njeriu xhind lind normal nga nënë e babë normal dhe se nuk është trashëgimi. Mund edhe të ketë pasur njërin ose të dy prindërit xhind-njeri por as aty nuk ka vend trashëgimia dhe mund të flitet për rast (koincidencë). Ata vetëm pas ngjizjes apo pas lindës e më vonë bëhen të tillë nga shpirtkeqësia e sidomos prej magjive (sihireve) që bëjnë nga xhelozi të ndryshme xhind-njerëzit duke i kaluar vetitë e veta nëpërmjet të xhindeve të llojeve dhe rangjeve të ndryshme mbi subjektin e dëshiruar. Natyrisht se ka mbrojtje dhe një numër më i madh imunizohet deri diku nga këto sulme por për mënyrat më efikase të mbrojtjes do t’i shohim në vazhdime, të gjitha rast pas rasti. Në këtë kontekst, do të shpjegoj akoma se çdo njeri i prishur në zemër, çdo xheloz, çdo inatçi e të ngjashëm, nuk janë pjesë i xhindeve; ata shërbehen me ta, kërkojnë ndihmën e tyre për të bë keq dikujt dhe besa në totalitetin e tyre paguajnë majmë për shërbime të tilla. Edhe për këto histori të vërteta do të bëhet fjalë veçmas për çdo rast të ndodhur e për të cilat kam shënimet, faktet gojore si dhe të shkruara në më së shpeshti në formë talismani e letra të tjera me shenja të horoskopëve të ndryshëm...; shenja të ngjashme me hieroglifët e kohës së faraonëve e me simbole të tjera të cilat njerëz të vërtetë e trima, kanë arritur t’i deshifrojnë.

Reis Mirdita

(Vazhdon...)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 197 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi