Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Austria kremton 26 Tetorin-Festën Kombëtare
Publikuar më 29 tetor, 2016 në orën 07:23 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Austria kremtoi 26 Tetorin, Festën Kombëtare, datë kjo kur para 61 vjetësh u larguan përfundimisht forcat aleate fituese kundër nazizmit.
Qendra e Vjenës, Heldenplaci ishte i mbushur me ushtarë regrutë të cilët solemnisht dhanë betimin para qytetarëve dhe drejtuesve të vendit, përjashtuar kryetarin i cili pritet të zgjidhet në dhjetor.

Kancelari Christian Kern në fjalën e rastit mes tjerash tha: “ Historia e sukseseve në Austri është shkruar nga e përbashkëta, ju referohem mbi 2 milion vullnetarëve anëtarë të shoqatave dhe organizatave në vend. Kjo tregon mbi vetëdijen e lartë për një ta qua sigurt Austrinë përpara” U organizua parada ushtarake në unazën e parë të qytetit aty ku janë edhe Parlamenti, Universiteti, Burgtheatri.
Përndryshe, polarizimit mes forcave politike në vend asnjëherë nuk kanë qenë më të ashpra. Kjo u vërtetua edhe me dështimin e zgjedhjes së presidentit pas dy përpjekjeve.
Përndryshe Austria që nga viti 1959 është përcaktuar si vend me politikë neutrale, çka i dha një prestigj të lartë në politikën globale deri atje sa prej këtij shteti u zgjodhe edhe Kryetari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Kurt Waldheim.
Gazetat kryesore “Die Presse”, “Der Standard” etj shkruajnë me titullin “Festa kombëtare pa president” ku jepen fjalët e kancelarit Kern dhe analizë gjendjes së polaritetit politike me theks të veçantë ruajtja e imazhit dhe progresit politik të vendit.
Austria ka një ekonomi të zhvilluar, me të ardhura të larta për krye banori e cila renditet ndër të parat në botë, me kualitet jete gjithmonë nga vendi i parë deri në të tretin. Të ardhurat kombëtare kryesore janë nga industria, turizmi, bujqësia. Vetëm Vjenën e vizitojnë brenda vitit mbi 13 milion turist nga e gjithë globi. Edhe pse nuk ka det, Austria me turizëm i siguron 1/3 e të ardhura kombëtare.
Në historinë e popullit austriak dhe shqiptar janë të shkruara lidhje miqësore shekujve, njëri nga të cilët ishte mbështetja e Austro-Hungarisë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në shekullin e kaluar. Përkrahja diplomatike në situata të vështira popullin shqiptar pas rrëzimit të komunizmit, kundërshtimi i politikës shtypëse e gjenocide të Serbisë, përkrahja e kërkesave të drejta të shqiptarëve, mbështetja e ekonomike, pjesëtarët austriak të KFOR-it etj. Këtu janë të njohura mirë për ne figurat politike si: Alois Mock, Bruno Keesky, Viktor Klima etj, Apo gazetarja e mirënjohur e Die Pressit në Beograd Christine Von Kochl, e cila u shpall e pa dëshirueshme në Beograd vetëm pse mbajti qëndrim të drejtë ndaj shqiptarëve, dhe ishte kundër dhunës jugosllave, kundër mohimit të të drejtave të shqiptarëve në viset shqiptare.
Në historinë e re mes dy kombeve do jetë e shkruar me shkronja që peshojnë, hartimi dhe përkrahja e planit për pavarësinë e Kosovës ambasadori dhe diplomati i njohur, Albert Rohan.
Të gjitha këtyre lidhjeve u prijnë ata që brumosin trurin me shkencë e kulturë, veprat e gjuhëtarëve e shkencëtarëve austriak e gjerman: Johannes Gerog Hahn, Gustav Meyer, Franz Baron Nopsca, mes të cilëve themelues i studimeve albanologjike Norber Jokli, nga i cili për herë të parë prej të gjitha gjuhëve ballkanase incizoi në shirit fjalët nga gjuha shqipe.
Austria ngriti shumë shkolla shqipe, shkolloi mbi baza njerëzore e patriotike ku mësuan shumë figura të njohura kombëtare.
Shqiptarët kontribuuan në bazamentit e fortë të miqësisë, ndër të cilët duhet përmendur: Gjergj Basta, komandat ushtrie dhe guvernator i Vjenës para katër shekujve, Karl Gega, Aleksandër Moisiu etj. Aktualisht në Austri jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë, shumica mërgatë e re. Janë të integruar mirë në jetën e vendit. Kanë shoqata e biznese të shumta dhe dallohen me sukseset e tyre. Në qendrat Universitare të Austrisë studiojnë student shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare, vetëm në Vjenë rreth njëmijë student pjesërisht të organizuar në shoqata studentore. Në Austri mësohet gjuha shqipe si gjuhë amtare për çka nga shteti austriak paguhen 24 mësues me 2600 nxënës. Tani shqiptarët janë të kyçur edhe në organet administrative vendore dhe në jetën politike.
Vjena është pjesërisht seli e Kombeve të Bashkuara ku edhe shqiptarët janë të përfaqësuar përmes shtetit amë, Shqipërisë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 392 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi