Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
‘Gjahu në UÇK’- dhe shprehja e lirë!
Publikuar më 02 nntor, 2016 në orën 01:35 ( ) Ilir Sefaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lira e shprehjes është njëra ndër të drejtat më elementare të njeriut, ndërkaq tendenca për shpifje, ose shpifja si e tillë është veprimtari e dënuar me ligj!
Dokumentari ‘Gjahu në UÇK’ prodhim i gazetës Express që për autor ka gazetarin Leonard Kerqukin dhe bashkëpunëtorët e tij, bëri bujë të madhe në opinionin publik.
Meqë tema ishte e ndjeshme, sigurisht që një gjë e tillë edhe pritej. Dokumentari në fjalë pati apologjetët dhe kundërshtarët e tij. Natyrshëm, gjë që edhe mund të pritej, ngase mendja njerëzore nuk është e thënë të jetë një dhe e prerë, për një temë kaq të ndjeshme, aq më tepër kur target e saj është lufta e UÇK-së.

Dokumentari në fjalë flet për veprimtari kriminale: për vrasje dhe dëbime të serbëve të kryera pas luftës në Kosovë. Nuk dua të paragjykoj se kush konkretisht fshihet prapa këtij dokumentari dhe cilat ishin privilegjet që u janë premtuar autorëve te tij, por se ishte tendencioz dhe se kishte për qëllim ta njolloste luftën e shenjt të UÇK-së, nuk ka asnjë dilemë.
Dokumentari në fjalë me ose pa fakte përgjegjës për vrasjen dhe dëbimin e serbëve pas luftës në Kosovë e bën UÇK-në. Mbase Leonardi dhe hartuesit e këtij ‘projekti’ nuk janë në dijeni se për pastërtinë e luftës çlirimtare është debatuar edhe në qarqe ndërkombëtare, madje edhe ato serbe.
Dua t’ia kujtojë këtij gazetari se pastërtinë e luftës së UÇK-së e mbron edhe humanistja dhe luftëtarja e denjë e të Drejtave të Njeriut, serbja Natasha Kandiq, e cila pa më të voglin dyshim mohon zërat se UÇK ka kryer krime duke pohuar se: “UÇK nuk ishte organizatë terroriste”.
“Gjahu në UÇK” flet për dëbimin dhe vrasjen e serbëve pas luftës në Kosovë dhe është i bindur se këto krime i kryen ushtarët e UÇK-së! Logjika e shëndoshë nuk mund ta pranojë një gjë të tillë. Pse? Si është e mundur që për dy vite luftime të pandërprera, UÇK kurseu dëbimin dhe vrasjen e civilëve serbë dhe një gjë të tillë do ta bënte pas luftës, aq më tepër kur dihet se UÇK doli fitimtare nga lufta e pabarabartë me tendenca gjenocidiale të regjimit kriminal të Millosheviqit.
Leonardi duhet të ketë qenë i ri në moshë, por opinioni e di se në qytetin e Pejës janë vrarë e maltretuar të rinj shqiptarë të pafajshëm (disa nga ta kanë mbetur me të meta psikike si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre) për një krim që kurrë nuk e kishin kryer. Ata akuzoheshin se paskëshin vrarë disa të rinj serb në një lokal në qytetin e Pejës gjatë luftës, ani pse të vetëdijshëm (sikurse tash së voni edhe vet e pranuan) se një gjë të tillë e kishte kryer pushteti kriminal serb dhe strukturat e tij të instaluara në Kosovë.
Mbase të tjerëve po, por mua si një vëzhgues fanatik që jam nuk ia fal vetës të më ikin as detajet. Si është e mundur që edhe familjarët e viktimave serbe të jenë më të kursyer në deklarimet e tyre kur bëhet fjalë për vrasjen e më të dashurve të tyre sesa autorët e dokumentarit.
Përderisa një grua serbe e cila e përjetoi mbi supet e saj tragjedinë e humbjes së familjarëve të vet në fshatin Grackë të Lipjanit, tregohet më e kursyer kur flet për tragjedinë që përjetoi duke mos akuzuar pa fakte, dokumentari tendencioz i Leonard Kerqukit mëton t’i largojë të gjitha “perdet” përsa i përket vrasjes së civilëve serb në këtë fshat. Paradoks i sojit të vet.
E vërteta është se për një dokumentar skandaloz si këtë të Leonard Kerqukit mund të shkruhet një libër i tërë, por unë dua ta përmbyll këtë paraqitje me vetëm një lutje; mbase për disa do të tingëllojë ‘patriotizëm i vonuar’, mirëpo kujtoj që duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për luftën e UÇK-së, ngase UÇK për shqiptarët është vlera më e madhe kombëtare e shekullit XX.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ilir Sefaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 545 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi