Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“SHQIPĖRIA, DESHĖN S’DESHĖN TRADHTARĖT, DO TĖ BĖHET!”
Publikuar më 08 nėntor, 2016 nė orėn 11:55 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Afrim Morina ėshtė emėr i njohur edhe nė letrat shqipe e, edhe nė politikėn shqiptare. Ėshtė atdhetar, ngase rrjedh prej njė familjeje atdhetarėsh tė devotshėm. Ėshtė veprimtar, sepse, veprimin pėr atdhe e komb e pati detyrė parėsore prej tė gjitha detyrave qė shtroi e kėrkoi koha e tij dhe e brezit tė tij, sepse, e kishte amanet prej tė parėve. Kur shqiptarėt nė trojet e tyre tė pushtuara kishin vetėm dy rrugė pėr t’i zgjedhur: Rrugėn e Titos dhe tė titizmit e tė shqiptaro-titizmit antishqiptar, atė tė “bashkim-vėllazėrimit” me shkie; apo, atė tė Enver Hoxhės e tė Shqipėrisė, Afrimi u rreshtua aty, ku, zakonisht, rreshtuan tė gjithė shqiptarėt qė e ndiejnė veten shqiptarė nė trojet etnike shqiptare, tė pushtuara nga ish-Jugosllavia e Serbia, nga Mali i Zi e Bullgaria, e, edhe tė Ēamėrisė nga Greqia. Ai, zgjodhi rrugėn e Enver Hoxhės dhe tė Shqipėrisė sė shqiptarėve, paravrėsisht se ai rreshtim i kushtoi shumė shtrenjtė: me pėrndjekje, keqtrajtime, burgosje tė njėpasnjėshme, siē u kushtoi edhe shqiptarėve tė tjerė si ai. Por, Afrimi, dallon shumė prej tė burgosurve tė tjerė politikė shqiptarė dhe, sidomos, prej kategorisė sė tė “burgosurve politikė shqiptarė” qė kanė kapur majat e “pushtetit”, pikėrisht, pėr vendosmėrinė e pathyeshmėrinė e tij. Pėr largpamėsinė e tij njerėzore, intelektuale, politike, kombėtare e atdhetare. Parimėsisė shqiptare, ai, i ka qėndruar gatitur! Thjesht, thėnė me njė fjalė: Ėshtė parimor pėr ēdo kohė, i gatshėm pėr ta thėnė tė vėrtetėn kudo, kur e kėrkon njerėzorja dhe kombėtarja.

Afrim Morina
Kėtė intervistė po e organizojmė dhe po e bėjmė nė 65-Vjetorin e tij tė lindjes dhe nė 42-Vjetorin e krijimtarisė sė tij nė fusha tė ndryshme tė artit politik e letrar, vjershėtor e prozator. Multidimensionaliteti i tij krijues shtrihet nė shumė fusha tė kulturės e tė letrave tona shqiptare: nė politikė, nė letėrsi, nė prozė, poezi e dramaturgji.

Afrim Morina qe nė disa lėvizje, si LRBSH, LPRK e FRBK (Fronti i Rezistencės dhe Bashkimit Kombėtar - Organizatė e parė politiko-ushtarake, e pranuar ligjėrisht nga Qeveria e Shqipėisė) etj., e, edhe zėvendėskryetar i UNIKOMB-it dhe ushtroi detyrėn e kryetarit, nė mungesė tė profesor Ukshin Hotit. Edhe para se tė dilte publike UĒK-ja, e mbėshteti atė dhe me daljen publike tė saj, lėshoi kushtrimin publik, se “aty ku vendosen Pikat e UĒK-sė, ajo degė, menjėherė, tė kalojė nė radhėt e saj”. Kėtė mbėshtetje publike, dhe nė takime me subjekte politike e qytetarė, e bėri deri nė mbarimin e luftės.

Ishte aktiv nė drejtimin e luftės pėr liri e bashkim kombėtar, nė jetėn e pėrditshme dhe nė “jetėn” nėpėr burgjet serbomėdha tė Jugosllavisė sė “painkuadruar” dhe “vetėqeverisėse” tė kryesatrapit Tito, ku qėndroi stoikisht, nė parimet e tij shqiptare.

Afrim Morina u lind nė katundin Reshtan tė Therandės, mė 12 qershor 1951. Shkollimin fillor dhe tė mesėm (Gjimnazin) i kreu nė Therandė dhe studio pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare, nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės. Jetoi, punoi e veproi nė katundin e tij tė lindjes, nė Reshtan, nė Therandė dhe nė Prishtinė. Veprimtaria e tij atdhetare u shtri kudo nė trojet e pushtuara e tė copėtuara shqiptare nga ish-Jugosllavia, pėr t’ia bashkuar ato Shqipėrisė, Mėmėatėjonės.

Ka botuar kėto vepra letrare e publicistike, tė cilat kulmuan, nė vitin 2015, me njė komplet prej mėse18 sosh dhe u pėruruan dėnjėsisht, nė Prishtinė, me titullin simbolik ARKA E KUJTIMEVE, tė cilit komplet veprash, nė 2016, iu bashkėngjit edhe libri “Filloi e mbaroi me Jabllanoviēėt”, e, ato janė: Arka e kujtimeve (Mendime/Anekdota); Peshorja (Poezi), Dosja e hapur 1, Nė emėr tė pesė kontinenteve (romane); Njė monodramė dhe njė dramė (Strajca e gabelicės, Familja nė perspektivė); Dy drama (Shpėrthimi i errėsirės, Dhoma numėr 24); Gjurmė kohe 1, 2, 3, 4 (publicistikė); Tė merituarit hyjnė nė histori (Kujtime); Meditime (Filozofi politike); Mohimi (Analiza); Emancipimi politik (publicistikė); Bėjeni Shqipėrinė – Shqipėri! (intervista tė imagjinuara, etj.

Qė tė mos e lodhim lexuesin e nderuar, fjalėn ia kalojmė shokut Afrim Morina, tė na thotė atė qė ka pėr tė na e thėnė nė pyetjet tona, pėr jetėn, veprimtarinė, krijimtarinė letrare, burgosjen, luftėn pėr bashkim kombėtar e liri tė popullit shqiptar, pėr aktualitetin politik nė rrethana tė “reja”.

Hapėsira pėr ju, shoku Afrim, na e hap horizontin, mundėsisht, me njė maksimė tėnden, qė ty tė flenė mėse shumti, pėr kohėt qė po na mbėrthejnė kėshtu e kėsisoji!

Nė fillim, ju falenderoj pėr intervistėn qė bėni, nė kėta dy pėrvjetorė!

Ėshtė njė realitet i hidhur pėr ne shqiptarėt, sepse, njė pjesė e kombit ka jetuar nė robėri me mijėra vjetė dhe sot te kjo hapėsirė kemi mentalitetin e robit dhe vetėm tė na flitet me njė gjuhė tjetėr, ne bindemi, dhe, fatkeqėsisht, kuptojmė! Kjo jetė robi na ka pėrcjellur qė nga romakėt, e deri te sllavėt, me theks tė veēantė ajo nėn Serbi, njėherė, nėn ombrellėn e SKS dhe mė vonė tė Jugosllavisė artificiale. Po tė shikohet sot, kemi po tė njėjtėn ndjenjė tė mentalitet tė robit, por, tash, duhet tė dėgjojmė vetėm anglisht, gjermanisht, frėngjisht, etj., sepse, vetėm ata dinė tė mendojnė pėr ne! Ndėrsa, nė pjesėn tjetėr tė Adheut, kemi pasur pėrmbysjen e kėtij mentaliteti, qė nga viti 1945 e deri nė vitin 1990, kur, pėr gjithēka ėshtė menduar e vepruar shqip, deri sa nuk u mundėsua, prej “miqve” tanė, pėr tė ardhur nė pushtet pinjollėt esadistė e zogistė, bashkė me puthadorėt e tė huajve, qė kishin dy porta mbėshtetėse: Beogradin dhe Athinėn, pėr tė shkuar nė shtetet e perėndimit dhe tej Atlantikut, duke e vėnė nė shėrbim tė tyre gjithė potencialin mendor, fizik dhe monetar, pėr zhbėrjen e Shqipėrisė. Operacioni i njohur si 1001, gjatė viteve 1950-1953, nxjerr nė pah edhe portėn e tretė - Romėn. Kur e them kėtė, nisem vetėm nga Konferenca e Paqės, nė Paris (1945-1947) dhe argumentet historike qė dalin prej dosjeve tė shteteve pjesėmarrėse nė kėtė operacion. Kur i pėrmendi kėto porta, kam parasysh qė “baballarėt” e kombit kishin nisur ta kėrkonin shpėtimin pėrmes kėtyre portave, qė nga viti 1939, dhe po rikthimin e tyre nga kėto porta, pėr operacione tė ndryshme, madje, me tė madhe, nė vitet e “demokracisė”.

Poqėse e marrim kėtė moto pėr trajtesė tė ēėshtjes kombėtare, nė kohėn e sotme, atėherė, edhe nuk duhet tė befasohemi shumė, se, tė huajt kanė misionin e vet, qoftė nė gjeopolitikė, qoftė nė gjeostrategji, por, edhe pėr pasuritė e pashterrshme tė nėntokės shqiptare, lumenjve, fushave, maleve dhe deteve. Misionet investojnė para tė shumta, sepse, kanė elaborate pėr ēdo segment te ne, ndėrsa, misionarėt shqipfolės, ato para i fusin nė kuletat e veta dhe tumirin gjithēka, pėr tė qenė borizanė tė tyre. Thėnė shqip, ata qė janė pėrcaktuar pėr tė mirat tona, madje, edhe pėr moshėn e popullsisė, kohėn e masin me sekonda, ndėrsa, ne, si kolektivitet, kohėn e masim me orė.

Marrė nė tėrėsi, nė kohėn e sotme, promotorėt kombėtarė, duhet ta bartin nė supe barrėn e lėvizjes kombėtare, sepse, sot, nuk kemi akademi apo akademikė qė do tė ulen pėr ta bėrė njė platformė kombėtare, pėr ta mbuluar dhe pėrshpejtuar kohėn e njėsimit tė politikės kombėtare, pėrkundėr zėrave prosllavė tė ortodoksisė e tė politikės antishqiptare, pėr tė na ndarė nė dy kombe, dhe, tė ecim drejt sė ardhmes si komb i dinjitetshėm, dikur.

Shoku Afrim, mund tė na thoni cili ėshtė Afrim Morina?

Sa pėr ta plotėsuar hyrjen. Kam qenė ndėr organizatorėt e nxėnėsve tė shkollave tė mesme (gjimnazi dhe normalja), nė demonstratėn e vitit 1968. Jam ndėr themeluesit e Grupit letrar “Rafell Gasper Sopi”, 1974, nė katedrėn e fakultetit tė “Zhurnalistikės: Diplomaci-Gazetari”, themeluesi i grupit letrar “Elena Gjika” nė Therandė, nė vitin 1975 dhe kryetar i saj deri nė maj tė vitit 1981. Aty kam zhvilluar aktivitet letrar, interpret e regjisor, e, nė vitin 1980, kam shfaqur dramėn time “Horizonte tė reja” dhe, nė vitin 1995, e kam ekranizuar dramėn e Ismet Rashit, “Tokė e pėrgjakur”.

Kam udhėhequr aksionin e pajtimit tė gjaqeve nė Therandė, deri kur jam burgosur, mė datėn 16. 12. 1991. Kam qenė nėnkryetar i KMDLNJ-sė pėr njė vit dhe sekretar i shkollės “Flamuri i Arbrit”, nė vendlindje.
Menjėherė pas luftės, e kam krijuar Shoqatėm e tė pagjeturve dhe kam arritur, pėrmes rregullores, t’i bashkojė tė gjitha shoqatat simotra, qė, sot, veprojnė pėrmes njė Kėshilli Koordinues. Gjithashtu, jam edhe ndėr themeluesit e Sindikatės sė Shėrbyesve Civilė dhe kryetar i parė i saj.

Kam filluar me publikime nė vitin 1974 dhe nė vitin 1976 mė ėshtė marrė e drejta e publikimeve nga “Zėri i Rinisė”; “Rilindja” dhe revistat e kohės. Qė nga fillimi i publikimeve, mė kanė mbetur disa poezi dhe romani “Nė emėr tė pesė kontinenteve”, tė tjerat janė tė viteve tė nėntėdhjeta e kėtej.
Jam burgosur mė 02. 4. 1974; 26. 5. 1981; 09. 5. 1990 dhe 16. 12. 1991, gjithsej, i kam mbajtur gjashtė vite e gjysmė burg.

Pas luftės, jam tėrhequr nga strukturat partiake tė UNIKOMB-it, me moton “Po nėpėrkėmbėn njerėzit qė e kanė bėrė historinė”. Partia, tė cilėn e udhėhiqja, nuk kishte mundėsi ta bėnte kėtė, por, kėtė filluan ta bėnin tė tjerat. Qė nga atėherė, merrem me analiza politike e shkrime letrare dhe nuk i takoj asnjė subjekti politik.
Gjatė gjithė kohės, si i burgosur dhe i papunė, ndoshta, nuk do tė isha ky qė jam, pa mbėshtetjen e prindėrve, vėllezėrve, motrave, nipave dhe gruas, bashkė me fėmijėt e mi.

Na thuaj diē mė shumė pėr poezinė, monodramat, dramat, publicistikėn. Ē‘porosi pėrēoni te lexuesit shqiptarė, pėrmes tyre?

Me poezi kam filluar tė merrem qė nė shkollė tė mesme, ku, edhe i lexoja nėpėr orė letrare. Publikimin e parė e kam pasur mė 1974. Kjo mė dha kurajo dhe fillova tė shkruaj edhe mė tepėr. Nė vitin 1975, fillova tė merrem me gazetari, fillimisht nė “Zėri i Rinisė”. Me drama dhe prozė kam filluar tė merrem po nga mesi i atij viti. Jam marrė edhe me hulumtime toponomastike, me histori ilegale, duke mbledhur shėnime nėpėr fshatra tė ndryshme, nė hapėsirėn e Shqipėrisė sė robėruar. Mbi dymijė (2000) faqe tė shkruara me dorė e makinė, ose mė janė marrė gjatė bastisjeve, ose mė janė djegur gjatė luftės. Mė ėshtė zhdukur “Ploja e Tivarit”, qė, asnjėri deri mė sot nuk e thotė tė vėrtetėn. Kėtė e them me bindje, duke u nisur nga anketat e bėra, tė rreth dyzet pjesėmarrėsve, nga komuna tė ndryshme (1974), e, qė, i trajtoj pak nė romanin “Dosja e hapur 1”. Kam shkruar dy radiodrama, dy romane, njė poemė, njė analizė studimore “Familjet e mėdha, si rezultat i marrdhėnieve ekonomike” (1976), monografinė “Liridashėsit” (1986-1991, pėr therandasit) dhe njė pėrmbledhje poezishė. Mjerisht, qė, kėto janė zhdukur dhe nuk mund tė riprodhohen mė.

Nga vetė titujt e tė gjitha veprave del porosia. Ērrėnjosja e robėrisė pėrmes organizimit dhe propagandės sė shėndoshė kombėtare, emancipimit kombėtar tė brezave; bėrja e platformės kombėtare, mbytja e frikės, mbytja e lakmisė pėr pushtet e pasuri, kthimi i dinjitetit kombėtar, por, e gjithė kjo nuk bėhet, pa kėtė porosi:

“Vetėm unė, askund. Vetėm ti, si anjė. Vetėm ai, as te skaji. Ne tė tre, pėrnjėmend, plot shend, me guxim, pėr atdheun tim, japim kushtrim”. (Vetėm, shtator 1975). Kjo, sepse, “Duket se, do tė jem mė i rėndė.” (Peshorja, 1974).

Jeni njeri i njohur i letrave shqipe dhe i politikės, veprimtar i njohur i ēėshtjes kombėtare, si ndodhi qė tė shkojė kėshtu huq e gjithė puna, mundi dhe gjaku i dėshmorėve tė kombit nė luftėn tonė pėr bashkim kombėtar?

Lufta pėr bashkim i ka rrėnjėt thellė nė histori. Por, ne, kėtė duhet marrė si trajtesė vetėm nga koha e titizmit deri sot, pra, periudhėn 71-Vjeēare. Nėse i referohemi motos, lufta ėshtė vazhdim i politikės, del se ne jemi munduar me politikė ta bindim kombin tonė, pushtuesin, ndėrkombėtarėt, se jemi tė robėruar, por politika kuislinge, shtypi i verdhė dhe kolona e pestė, janė ato qė kanė bėrė qė zėri i ynė liridashės e atdhebėrės tė mos dėgjohet larg, por, tė mbetėt pėrbrenda familjeve e miqėsisė, qė, here-herė, edhe ato kanė heshtur, ose janė ushqyer nga kėto elemente qė i theksova mė lart, qoftė pėrmes pėrjashtimit nė punė e studime dhe leēitjes, si forma mė e vrazhdė e ndėshkimit. M’u duk sikur mė shikove ndryshe, shoku Tafil, kur e mora kėtė periudhė 71 vjeēare? Tė dy e dimė kėtė, se ende nuk jemi tė shliruar, kur rreth 30% e territorit tonė nė kėtė Kosovė administrative, kontrollohet nga serbėt dhe tash bėhet luftė edhe pėr pasuritė tona, mbi e nėn tokė, me ndihmėn e Brukselit. Tė kthehemi te pyetja qė ma keni parashtruar. Vetėm nė vitin 1968 filloi tė dėgjohet zėri i ynė nė publik. Ky zė u dėgjua edhe nė vitin 1981 dhe gjithė periudhėn deri nė vitin 1990. Patėm njė “heshtje” kur, nė vitin 1992, mediat raportuan pėr njė process gjyqėsor, dėnimin e themeluesve tė ushtrisė, duke prezentuar uniformat dhe armėt. Pėrsėri heshtje, derisa nė vitin 1995, rifilloi tė dėgjohet zėri i ynė, por, tash, pėrmes grykės sė pushkės. Kėto momente tė dėgjimit tė zėrit tonė, nė gjithė hapėsirėn kombėtare dhe ndėrkombėtare, qė arritėn piemontin e politikės botėrore, edhe pse, u munduan t’i heshtnin armiqtė dhe argatėt e tyre, nuk arritėn. Kėto filluan ta zgjojnė ndėrgjegjen kombėtare dhe ndėrkombėtare, por, armiku, gjithnjė e mė tepėr i forconte mjetet shtypėse dhe kursin e prezentimit tė ēshtjes shqiptare, sikurse po na ndodhė edhe sot.

Derisa jemi ende tė robėruar e copėtuar kėshtu, si mund tė mendojmė shqip pėr dėshmorėt dhe veteranėt e rezistencės kombėtare, kategori pėr tė cilėn as qė bėhet fjalė! Larot kanė bėrė qė gjaku i dėshmorėve dhe invalidėve tė duket se ka shkuar huq, mirėpo, realiteti ėshtė tjetėr, se mu ai gjak do ta mobilizojė gjeneratėn pasuese, pėr ta vu drejtėsinė nė vend. Ne tė dy e dimė se, kohėve tė fundit, ka filluar me tė madhe tė shtrohet pyetja, ēfarė tė bėjmė? Kėsaj, jemi ne, shqiptarėt, qė duhet dhėnė pėrgjigjen, duke kontribuar nė zgjimin e kombit nga letargjia, pėr ta arritur, tė paktėn e 20%, pastaj, liria do ta marrė rrugėn e vet. Por, gjithė kjo energji duhet kanalizuar mirė dhe drejt, qė tė jetė i bashkuar potenciali mendor, fizik e ekonomik i kombit. Kėtė, mund ta bėjmė me njė ēasje tė drejtė dhe tė guximshme, pėr tė cilėn edhe kemi biseduar, pėrmes letėrkėmbimit, nė vitin 2011. Shumė grupime politike e ushtarake kanė dalė nė skenė viteve tė fundit, por, misioni i themeluesve ka qenė vetėm pėr t’i vėnė nė pah tė “rebeluarit”, qė, pastaj, tė jetė mė lehtė tė pėrcillen.

Derisa nuk fitohet liria, dėshmorėt kanė pėr t’u trajtuar me testera partishė, kur dihet se mu pėrmes tasterash partiake ėshtė dėmtuar mėse shumti lufta shlirimtare, edhe gjatė viteve 1997/99.
(vijon...)

Pėr albaniapress, Intervistoi: Tafil DURAKU

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 65 vizitorë
Lexuar: 769 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi