Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Beqir Elshani: Anekdota
Publikuar më 10 nntor, 2016 në orën 07:47 ( ) Beqir Elshani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
1. E KUJT ËSHTË BIBLIOTEKA?
- A e dini e kujt është Biblioteka Qendrore? – pyeti arsimtari i gjuhës shqipe.
- Dihet, e komunës? – u përgjigjën nxënësit.
- Jo, është e lexuesve. Po të mos ishin lexuesit, biblioteka do të mbyllej, - tregoi arsimtari.

2. ETIKA DHE MORALI
- Astrit, ç’është etika? - pyeti arsimtarja nxënësin.
– Etika është e ëma e moralit, - u përgjigj nxënësi.
- Mirë, po morali ç’është? - vazhdoi të pyes arsimtarja.
- Dihet, morali është i biri i etikës, - u përgjigj nxënësi.

2. KOKËFORTËSIA
- A më kokëfortë është derri apo gomari? – e pyeti i pari të dytin.
- Kryeministri është më kokëfortë se derri dhe gomari, - u përgjigj me zemërim i dyti.

3. ANKETË E DHIMBSHME
Gazetari i pyeti bjeshkatarin malazez dhe bjeshkatarin shqiptar në bjeshkët e Çakorrit se kush është më i mirë, Isa Mustafa apo populli shqiptar. I pari tha se është Isa Mustafa, kurse i dyti tha se është populli shqiptar. Kështu lexoi anketën qytetari i Kosovës.
- Prandaj nëse japim troje, fqinjët na duan, nëse nuk japim, jo që nuk na duan, por edhe na pengojnë të shkojmë Bashkimin Europian, - u ankua veterani i burgosur.

5. FALIMENTIMI I RROJTORES
- Baba, e kam mbyllur rrojtoren, nuk ka myshteri, - tregoi i biri që kishte humbur myshterinjtë.
- Mbase për shkak të shkuarjes së burrave në kurbet, - shtoi babai që mundohej ta qetësonte të birin.
- Jo baba, krejt po bëhen haxhi… - tregoi berberi.
- Nuk ke faj, ia kemi parë sherrin propagandës fetare, - tha me keqardhje babai.

6. HUNDA E MADHE
- Baba, jam në hall, shokët ma përqeshin hundën që e kam të madhe, - u ankua i biri para babait.
- Prandaj përqeshi edhe ti… - ndërhyri babai.
- Si t’i përqesh, kur ata nuk kanë hundë, - ia ktheu i biri me zemërim.

7. (PA)PASTËRTIA
- Burim, çka do të thotë pastërtia? – pyeti mësuesja e njohuri natyrës.
- Papastërtia është kur në rrugë gjenden mbeturina të pemëve, letra, hekura, xhama, rroba të vjetra, parku i shkelur, lumi dhe ajri i ndotur nga balta dhe pluhuri. Papastërtia mund të jetë e vogël, por edhe e madhe sipas numrit të banorëve, - kështu u përgjigj nxënësi.
- Mirëpo unë pyeta ç’është pastërtia…? – ia tërhoqi vërejtjen mësuesja.
- Mësuese, unë jetoj në mjedisin e papastër, kurse Redoni që jeton në mjedisin e pastër mund të flasë për pastërtinë, - përmbylli diskutimin nxënësi.

8. PRIFTI DHE PARAJSA
- Ti je prift, ndaj në kishë vijnë të luten një çift i ri për shkuarje në parajsë, prandaj cilin prej tyre do ta çoje në parajsë? - kështu e pyeti njëri mikun e tij.
- Shumë lehtë, burrin e çoj në parajsë, kurse gruan e tij e bëj murgeshë, - u përgjigj miku i tij.

9. REVISTA “VAGABOND”
- A e di qysh lexohet revista “Vagabond”? - pyeti njëri kolegun e tij në punë.
- Po, prej anës së majtë të revistës në të djathtën, - tregoi i dyti.

10. KARRIGA E RRENËS
- Në sallë gjendet kërriga e rrenës, prandaj cili prej njerëzve do të ulet: pirati, avokati apo mjeku? – pyeti profesori studentët.
- Pirati, sepse është invalid, pa këmbë e pa dorë, - u përgjigj një student.

11. ÇMIMI PËR LETËRSI
Një ditë një falltare hyri me një shtëpi dhe me marifetin e saj zonjës së shtëpisë ia parashikoi fatin.
- Zonjë, burri yt së shpejti do të fitojë çmimin Nobel për letërsi, - kështu i tha falltarja.
- Bu-bu, burri im nuk di shkrim-lexim, jo më të fitojë çmimin Nobel, - ndërhyri gruaja e habitur.
- Mjafton që burri yt di të manovrojë me internet, dhe kompjuteri fjalët ia qet si oxhaku tymin, - ia ktheu falltarja.

12. KALI NOSTALGJIK
- Sokol, kush po të ushqen më mirë, Thaçi apo Mustafa? – e pyeti një fshatar kalin që ishte duke kullotur në parkun e qytetit.
- Më i mirë ka qenë Kaligula. Në atë kohë stërgjyshi im ka qenë senator dhe ka pasur kushte shumë të mira jetese, - tregoi kali nostalgjik.

13. PUNË ELEFANTËSH
- Zonja Doris Pack deklaroi se politikanët shqiptarë janë si elefantë, - tregoi një qytetar.
- Prandaj edhe zonja Pack me kolegët në Parlamentin Europian duhet të jenë si elefantë, të parët indian, të dytët afrikanë, - plotësoi i dyti.

14. GOMARI DHE ELEFANTI
Në qytet mbahet karnevali festiv, dy veta i afrohen shatorrit për gjuatje në shenjë.
- Çka dëshiron të fitosh nëse qëllon në shenjë? – pyeti qytetari mikun e tij.
- Nëse e fitoj gomarin, do ta mbaj për shërbime të mia shtëpiake, nëse e fitoj elefantin, do t'ia dhuroj qeverisë, - tha i dyti.

15. GJETJA E USHQIMIT
- Kush e gjen ushqimin më shpejt, dhelpra apo ujku? – pyeti njëri mikun e tij.
- Dhelpra, - u përgjigj i dyti.
- Jo, miu e gjen më shpejt ushqimin, - tregoi i pari.

16. MIKROSKOPI
- Çka shërben mikroskopi? – e pyeti nxënësin arsimtari i fizikës.
- Mikroskopi është një mjet optik, shërben për zbulimin e korrupsionit, - u përgjigj nxënësi.
- Gjepura, gjyshi im pa mikroskop mund të zbulojë korrupsionin, - ndërhyri nxënësi tjetër.

17. SHUMICA DHE PAKICA
- Çka do të thotë shumicë dhe pakicë?
- Pakicë është, kur një numër i vogël njerëzish tymosin duhan, shumicë është kur një numër i madh njerëzish e durojnë tymin e duhanit.

18. KONCERTI NË PARLAMENT
- Cili koncert të pëlqen më së shumti? – e pyeti studenti shokun e grupit.
- Koncerti i Parlamentit… - u përgjigj shoku i tij.
- E pabesueshme, - u habit i pari.
- Po, po, ata këndojnë aq bukur saqë gjyshin tim e vejnë në gjumë, - tregoi shoku i tij.

19. SHITORJA MË E MIRË
- Cila shitore është më e mirë? – e pyeti gazetari qytetarin në rrugë.
- Shitorja më e mirë është ajo në të cilën nuk shiten fiku turk, llokumi maqedonas dhe biskotat serbe, - u përgjigj qytetari.

20. TAJFUNI DHE BOMBARDIMI
- A më mirë është stuhia e tajfunit, apo bombardimi rus? – i pyeti gazetari qytetarët në Siri.
- Më i mirë është tajfuni, - thanë sirianët e rraskapitur nga bombardime e përditshme ruse.

21. PYTJE PËR STINËN
- Agim, në cilën stinë të vitit gjendemi tani? – e pyeti mësuesja nxënësin.
- Në stinën e pranverës… - u përgjigj Agimi.
- Të paska zënë gjumi Agim, tani jemi në fund të vjeshtës, - ia kthyen me të qeshura nxënësit në klasë.
- Më falni, më mashtroi, Doruntina me bluzë të hollë, - tha Agimi duke u munduar të dalë prej gjendjes.

22. UJKU NË MATEMATIKË
- Baba, kur mësuesi më pyeti sa bëjnë një ujk dhe dy dele, unë u përgjigja që bëjnë tre kafshë, mirëpo ai ndërhyri, më tha që bëjnë një ujk, - tregoi i biri.
- Duket qartë që mësuesi yt është i zoti në filozofi, por i dobët në matematikë, - ia ktheu babai.

23. KUJDESTARI ME QENIN
- Sharan, unë jam kujdestari yt, - kështu i tha gjahtari qenit të tij.
- Si mund të jesh kujdestari im, kur ti ushqehesh me gjahun tim? – ia ktheu qeni pronarit.

24. PROPOZIMI I QYTETARIT
- Çfarë propozimi keni për Qeverinë e Kosovës? – pyeti gazetari një qytetar.
- Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të integrohet me Mbledhësit e Kërpudhave, - u përgjigj qytetari.

25. I ÇMENDURI NË PARLAMENT
- Si thuhet në mënyrë të figurshme i çmenduri hyri në parlament? – pyeti arsimtari studentin.
- I sëmuri mendor hyri në parlament, arsimtar, - u përgjigj studenti.

26. BURRI ME DY DIPLOMA
- Burri im është jurist, tani mori edhe një diplomë në Fakultetin Ekonomik, - kështu tregoi një grua e gëzuar për diplomimin e bashkëshortit në universitet.
- Qysh po shihet, sot më vështirë është që njeriu të bëhet bujk, se akademik, - ndërhyri me mospërfillje fqinja e saj.

27. TRONDITJE SHPIRTËRORE
- Doktor, burri im pësoi tronditje të thellë shpirtërore, vetëm pse i thashë që fabrika e duhanit në Gjilan është mbyllur, papritmas i ra të fikët, - i tregoi mjekut në telefon gruaja fatkeqe.
- Mos u shqetësoni, afroja cigaren te hunda, ai do të ngrihet përsëri në këmbë, - e këshilloi mjeku në telefon.

28. DOKTOR DUHANI
- Doktor, cili mjet është më i mirë për pastrimin e mushkërive nga tymi i duhanit? – pyeti qytetari mjekun.
- Nuk ka mjet pastrim më të mirë se ndërprerja e duhanit, që edhe emrin e ka të keq, - e këshilloi mjeku.

29. KËRKESË ABSURDE
- Dëshiron fidanë të qershisë që piqet në muajin maj, apo në muajin qershor? – e pyeti pemëtari fshatarin.
- Dua qershi që piqet në muajin dhjetor, - tha fshatari.
- Pse në… dhjetor? – vazhdoi të pyes pemëtari.
- Sepse qershitë kushtojnë më shtrenjtë, - tha fshatari kureshtar.

30. VRASËSI I MIZAVE
- A e dini kush është vrasësi më i madh i mizave në shtëpi, - pyti njëri shokët e tij.
- Dihet, pluhuri kimik DDT, - u përgigj njëri prej grupit.
- Jo, është dimri i ftohtë. Sapo të vijë dimri, asnjë mizë nuk mbetet, - tregoi i pari.

31. TUNELI I KALIMASHIT
- Për sa minuta kalon autobusi nëpër tunelin e Kalimashit të gjatë prej 8 km? – pyeti gazetari inspektorin rrugor.
- Autobusi kalon për pesë minuta, vetura për tre minuta, kurse automjetet që fluturimthi udhëtojnë për një minutë, kurrë nuk arrijnë të dalin prej tunelit, - u përgjigj inspektori rrugor.

32. NUMËRATORE PËR KRYEMINISTRIN
- Çka i dhurove kryetari për ditën e pavarësisë? – e pyeti deputet kolegun e tij.
- Numëratore i dhurova, - u përgjigj i dyti.
- Për të mësuar matematikën, apo?! – vazhdoi të pyes i pari.
- Jo, jo, për t’u zbavitur në zyrë, - ia ktheu deputeti i dytë.

33. PYETJE NGA GJEOGRAFIA
- Sa kilometër katrorë i ka sipërfaqja e Kosovës? – e pyeti nxënësin arsimtari i gjeografisë.
- E di kur kanë ardhur sllavët në Ballkan, por nuk e di sa kilometër katrorë i ka Kosova, - tregoi me keqardhje nxënësi.

34. ASTRONOMI DHE ASTROLOGU
- “Astronomët shprehin keqardhje që nuk u zbatua shqetësimi i astrologëve për shkatërrimin e botës pas zënies së diellit, për të cilën banorët kanë të qenë të shqetësuar, saqë tërë natën nuk ka fjetur prej frikës se do të bëhet kiameti., - kështu lexoi qytetari i parë në gazetë.
- Jo keqardhje, por duhet dënuar me gjobë, ashtu siç dënohet shoferi që thyen rregullat në trafik, - shtoi qytetari i dytë.

35. LIRIA APO LEKU?
- A është më e vlefshme liria apo leku? – pyeti njëri fqinjin e vet.
- Leku. Me lekë mund të blihet liria, kurse me liri nuk mund të blesh as pulën në treg, jo më të sigurosh punë për të fituar kafshatën e bukës, - tregoi fqinji i revoltuar.

36. MISHI I GJEDHIT
- A më i mirë është mishi i pulës apo i derrit? - pyeti i biri babain.
- Më i mirë është mishi i gjedhit, - ia ktheu babai.

37. PARASHIKIMI I FATIT
Një ditë një falltare hyri me një shtëpi dhe me disa figura zonjës së shtëpisë ia parashikoi fatin.
- Zonjë, burri yt do të bëhet kryetar, - kështu i tha falltarja.
- Uuu, më marrsh të keqen, burri im nuk di të fshijë hundët, jo më të bëhet kryetar, - ndërhyri gruaja e habitur.
- …Nëse parashikimi im nuk del i saktë, eja dhe shkurtomi duart, - ia ktheu falltarja.

38. MENAXHERIA E PREJ MERMERI
- Për habi, në qendrën tregtare menaxheria prej mermeri e dashnorëve femër-mashkull duke u puthur kushton lirë, megjithatë nuk shitet, - tregoi një qytetar.
- Natyrisht që nuk shitet, sepse të rinjtë, djem e vajza, po e përjetojnë dashurinë konkrete, - tregoi i dyti.

39. DJALI SHKON NUSE
- Dajë pasnesër me familje të vini në dasmë, - e grishi mbesa dajën.
- Urime, po e marton vajzën? – uroi daja.
- Jo, djali po shkon nuse, - tregoi me hidhërim mbesa.

40. FEJESA SI VALUTË
- Mama, falltarja e ka ditur që unë do të fejohem, - tha me gëzim e bija.
- Po sikur të ishte parashikim për fatin e martesës… nuk dihet deri atëherë. Sot fejesat janë bërë si valuta, shkon poshtë e lart, - ia ktheu me dëshpërim mamaja.

Suedi, 31 tetor 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 501 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi