Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Në Mynih të Gjermanisë u zgjodh Kryesia e Klubit Letrar "Martin Camaj"
Publikuar më 18 nntor, 2016 në orën 00:33 ( ) Mustafë Krasniqi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Fjala e bukur thonë është art, arti është shërim shpirti, ndërsa ai që e bënë artin është mrekullia e njerëzimit, nga që përmes artit krijohet shpirtërorja, afërsia, dashuria, e mbi të gjitha krijohet vlera, kultura e njerëzimit.

Etja për të pasur art, krijues të artit nuk pushon në mesin e njerëzimit, ata lindin vetvetiu, bëhen krijues shpirtëror me vlerën e baltës ku lind. Jo rastësisht krijuesi të fut në botën e dashurisë, kur je thellë i zhgënjyer prej saj. Po ndonjëherë përmes elegjisë të mbyt në lot, po prapë ta shëron shpirtin me ato vargje të ëmbla, sepse të futë në botën e mosharresës, atje te rrënjët ku i ke, te gjuha jote e ëmbël?

Thonë aty ku ka poet, ka dritë, rreze të ngrohta dashurie, me këto rreze në mes të nëntorit në Mynih të Gjermanisë, më 12 nëntor 2016, u themelua Klubi letrar (KL) " Martin Camaj" nga krijuesit që jetojnë në Bavari, ku të pranishëm kishte edhe shumë poetë, adhurues të fjalës poetike nga shtetet tjera të cilët përshëndeten themelimin e këtij klubi.
Para fillimit të mbledhjes u përgatit skena për të filluar kuvendi zgjedhor, ku pas hapjes së mbledhjes nga Z. Fadil Lumi u zgjodh kryesia e punës nga: Fadil Lumi, Hamza Halabaku, Ferdane Alidemi dhe Fran Tanushi.
Fadil Lumi pasi përshëndeti të pranishmit shpërndau projektprogramin dhe projektstatutin, nga të pranishmit u aprovua me disa vërejtje e sugjerime, që në të ardhmen të plotësohej edhe më këto vërejtje, Programi dhe statuti.

Pas leximit dhe miratimit të programit u kalua në pikën e prekshme për zgjedhjen e kryesisë, ku me votën e të pranishmëve u zgjodhën kryesinë prej pesë anëtarëve dhe zëdhënësen e Klubit Letrar "Martin Camaj" Ferdane Alidemi. Të zgjedhurit janë: Kryetar Fadil Lumi; dy nënkryetarë: Sylë Bajrami dhe Fran Tanushi; ndërsa sekretar u zgjodh Musatafë Krasniqi, kurse Arkatar Milazim Kajtzi.
Më tej u mor vendimi, në bazë të programit dhe statutit, që anëtar i Klubit Letrar "Martin Camaj" mund të jenë të gjithë adhuruesit e fjalës artistike dhe ata që merren me artit e të shkruar, kurse anëtarë të Kryesisë së gjerë mund të jenë vetëm ata krijues që jetojnë dhe veprojnë në Bavari. Një zëri u aprovua propozimi për pagën e anëtarësisë, ku u vendos që për anëtarësi të jetë një pagë simbolike vjetore, 20 €.
Më pastaj fjalën e mori kryetari i posa zgjedhur, Fadil Lumi, ku ndër të tjera tha: Vlerat tona dhe arsyeja e themelimit të Klubit Letrar "Martin Camaj" lidhet me një figurë të krijuesi të madh të letrave shqipe, gjë që dhe është një nxitja për mërgimtarët tanë, që përmes pendës së tij ta njohin artin dhe letërsinë shqiptare .
Klubit Letrar "Martin Camaj" synon të shkojë edhe përtej artit, ku përmes artit, pendës së shkruar, kulturës gjuhësore e letërsisë artistike, të krijoj një lidhshmëri të ngushtë me bashkëkombësit tanë mërgimtar sidomos te të rinjtë të cilët kanë një prirje në të shkruar, apo kanë vullnet për të lexuar, që të jenë më afër librit, krijuesit te të gjitha zhanreve letrare.
Ajo që ishte frymëzuese për kryesin e Klubit Letrar "Martin Camaj" ishte propozimi i Zëdhënëses Ferdane Alidemi, që selia e Klubit Letrar të jetë në Biblioteka Shqiptare "SHQIPONJA" ku udhëheqëse e saj është vet Ferdane Alidemi (Biblioteka gjendej në Rrugën: Schneeheideanger 6 - 8 Mynih, 80337).
Për fund kuvendi përmbylli me sukses zgjedhjen e kryesisë së Klubit Letrar "Martin Camaj" dhe në fjalën përfundimtare e dha kryetari i porsazgjedhuri Fadil Lumi, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i LKSHM-së Hasan Qyqalla, gjë që dhe e përshëndeti kryesin dhe falënderoj Këshillin iniciues që bëri një punë të madhe deri në kuvendin e punës, ku dhe doli kryesia e Klubit Letrar "Martin Camaj"!
(Shkruan: Mustafë Krasniqi)


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 549 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi