Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“SHQIPĖRIA, DESHĖN S’DESHĖN TRADHTARĖT, DO TĖ BĖHET!” (4)
Publikuar më 20 nėntor, 2016 nė orėn 14:14 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kėtė intervistė po e organizojmė dhe po e bėjmė nė 65-Vjetorin e tij tė lindjes dhe nė 42-Vjetorin e krijimtarisė sė tij nė fusha tė ndryshme tė artit politik e letrar, vjershėtor e prozator. Multidimensionaliteti i tij krijues shtrihet nė shumė fusha tė kulturės e tė letrave tona shqiptare: nė politikė, nė letėrsi, nė prozė, poezi e dramaturgji.

Afrim Morina
Ē‘ėshtė e gjithė kjo pėrēarje dhe e gjithė kjo armiqėsi mes partive tona politike? Kush ka gisht, kush po ua jap shtagėn “shqiptarėve” nė pushtet, qė tė sillen kėshtu, keq, kundėr popullit tė vet dhe kundėr interesave tė tij vitale e tė Atdheut shqiptar?

Tramaku i zgjatur nga dora e dikujt, mėzatit i duket se ėshtė mė i madh se atė qė e ka nė grazhdin e vet! Menjėherė, fillon ta lakmojė, sepse, nuk e di vlerėn. Edhe te ne, me politikė po merren ata tė cilėt e kanė zgjedhur tramakun e kojshisė, se, kanė frikė mos grazhdi i tyre po zbrazet. Kėtė tramak e kanė duart e pushtuesve dhe lakmia pėr tė qenė pushtetar i ka shtyrė tė harrojnė, se, ku duhet t’i shkelin kėmbėt, pra, tė qėndrojnė si Anteu. Po t’ua thuash kėtė, menjėherė, do tė tė marrin pėr tė ēmendur, e, besa, nuk tė kursejnė tė tė shpallin as pėr tė tillė.

Ata qė kanė interesa tek ne, kanė dy kuti pėr pėrzgjedhjen e liderėve. E para, sllavėt kėrkojnė tė kenė njerėz me biografi dhe varėsisht prej biografive edhe i ofrojnė mundėsitė e prijėsit. Edhe UNMIK-u, kur ka ardhur, mua mė ka rėnė nė dorė njė dosje “top sekret”, e kam fotokopjuar dhe aty kanė qenė biografitė e secilit zyrtar, pėr tė pasur kujdes nė avansim dhe ndėrprerje tė marrdhėnies sė punės. Dosjet kanė qenė tė pėrgatitura nga Beogradi, duke u nisur nga e imja dhe atyre qė i njihja. E bėra publike dhe ata grumbulluan “disa fakte”, por, tash, pėrmes Ahmet Isufit (Ministėr), mė suspenduan nga puna pėr tre muaj.

Amerikanėt parapėlqejnė tė gjejnė njerėz pa biogarfi dhe vetė t’ua rregullojnė atė. I dimė cilėt janė dhe si ua kanė rregulluar biografitė.

Kėto dy metoda, qė janė pėrfillur e zbatuar nė trojet shqiptare, kanė dhėnė rezultate pėr tė huajt, qė kanė pasur mision pėr trojet tona. Dhe, po ta analizojmė mirė e mirė, kjo na del nė pah nė tė gjitha fushat e jetės dhe nė tė gjitha qeveritė qė janė krijuar nė trojet tona, pas 1990. E njėjta gjė ka ndodhur edhe nė trojet tona, qė janė nėn pushtim klasik, pėrmes subjekteve politike qė participojnė nė krijimin e qeverive apo koalicioneve.

Kjo po na ndodhė nė vitet e “demokracisė” qė po e shohim nė ēdo hap, si rezultat i tė tjerėve dhe, ne, ende nuk kemi arritur qė tė vetėdijesohemi dhe ta kemi njė model autokton pėr pėrzgjedhjen e njerėzve nė organet udhėheqėse e vendimmarrėse. Kėtė, nuk e lejojnė kėto dy rryma shumė tė fuqishme kameleonėsh, sa kanė arritur edhe t’i ndajnė “analistėt e pavarur” nė kėto taborre. Disa janė tė tejdukshėm, se, pėr cilin mision punojnė, disa, nėn petkun e tė kaluarės, mundohen ta fshehin fytyrėn e tyre tė vėrtetė.

Asnjė shqiptar i ndėrgjegjshėm, nuk ka mundur ta marrė me mend se pas gjithė kėsaj lufte, pas gjithė kėtij gjaku tė derdhur, trojet tona do tė jenė nė aeropag. Kjo lojė, po ndodhė qė nga Kongresi i Berlinit, pa fije turpi, nga “miqtė” tanė dhe nga pushtetarėt “tanė”, duke amnistuar politikėn maltusiane tė serbosllavėve. Tanėt e luajnė lojėn e kalasė, kush do ta zė atė, se aty ėshtė grazhdi mė i fortė, mė i begatėm. Mu pėr kėtė, kam bėrė thirrje pėr mosdalje nė zgjedhje, derisa, ne, t’i largojmė kėto dy rryma nga jeta politike e vendimmarrėse dhe ta kemi njė demokraci tonėn, e cila di ta peshojė edhe kohėn, edhe vlerėn kombėtare, individuale e kolektive, pasuritė dhe forcėn e kombit dhe ta koordinojė politikėn pėr gjeneratat, sepse, kėta po na i lėnė trashėgim armiqėsitė dhe luftėn. Kėtė, e kam thėnė publikisht edhe nė vitin 2005.

Gjendja sociale ėshtė rėnduar nė tepri, kanė mbetur pa punė shumė shqiptarė dhe familjet e tyre janė buzė ekzistencės? Sidomos, bjen nė sy mospėrkujdesja pėr veteranėt e UĒK-sė dhe pėr familjet e tyre, madje, ka raste kur merren vendime politike pėr t’i larguar nga puna shqiptarėt e pathyeshėm dhe, vetėm ata qė ditėn dhe dinė ēfarė duan pėr ta bėrė Shqipėrinė. Vetėm ata qė duan t’i largojnė pėrfundimisht nga politikėbėria dhe nga fushat e tjera shoqėrore shqiptaro-titistėt&Co. Ēfarė mendoni ju se duhet bėrė?

Nė fillim, UNMK-u, Kosovėn e ka shpallur pasuri tė veten, ky fenomen nuk ka ndodhur askund nė botė, duke pasur parasysh edhe shtetet e Afrikės, qė e kanė pėrjetuar protektoratin ndėrkombėtar. Njė prej rregulloreve qė e ka nxjerrė UNMIK-u, ka qenė ajo e privatizimit, e cila ngėrthen nė vete dy tė kėqija tė mėdha, falė tumirjes sė lidershipit, nė Kosovė. E para, nuk kanė pasur tė drejtė konkurrimi ata tė cilėt nuk kanė veprimtari tė njėjtė, do tė thotė, shqiptarėt janė pėrjashtuar nga privatizimi me Spinof special, e dyta, dhe mė tragjikja, paratė e privatizimit, sikurse edhe ato tė Trustit pansional, qarkullojnė jashtė territorit tonė dhe kamatėn e tyre e shfrytėzojnė kompani tė ndryeshme, qė, nuk ėshtė ēudi, qė, nesėr-pasnesėr, tė konkurrojnė me paratė tona pėr tė bėrė hulumtime dhe blerje e shfrytėzim tė kapaciteteve tona nėntokėsore. Ky privatizim, nuk ėshtė pėrcjellur ashtu siē e parasheh Regullorja, pėr tri vite dhe ta vlerėsojė, nė ėshtė drejtzbatuar, apo, jo. Praktika ka treguar, se askujt nuk i ka interesuar se ēfarė do tė ndodhė mė tej, sa shumė kemi ndėrmarrje qė u ėshtė ndėrruar destinimi, sepse, janė marrė para tė majme nga institucionalistėt, pėr fitimin e tenderėve, dhe, tash, nuk mund ta bėjnė kontrollin. Kjo ka bėrė qė edhe ajo pak industri qė ka qenė, nė Kosovė, tė shkatėrrohet nga misioni i “miqve” tanė, duke i shfytėzuar misionarėt shqipfolėsa. Kjo “mbikėqyerje” e pasurisė kombėtare, ka bėrė qė tė shuhen shumė vende pune. Ky avaz vazhdon ende dhe askush nga pushtetarėt nuk pranon qė tė rishikohet ky problem, madje, edhe ato subjekte politike, qė dikur ishin nė valle me tė sotmit.

Ligji pėr Trustin pensional nuk ka qenė i detyruar, por, kėtė e ka pranuar Qeveria, dhe, as qė janė pyetur punėtorėt, nė duan pėr t’i derdhur mjetet e kursimeve nė atė agjenci, dhe, ėshtė vepruar an bllok, pėr tė gjithė.

Gjithė ky lloj “privatizimi” ėshtė bėrė me (para)pėlqime politike, dhe, po t’i kishim kuadrot meritore nė krye tė institucioneve, kjo nuk do tė ndodhte. Tė gjithė kundėrshtartėt e kėsaj loje, nė forma tė ndryshme, janė larguar nga marrėdhėnia e punės ose i ėshtė ndėrruar vendi i punės, jo nga ndėrkombėtarėt, por, nga argatėt e tyre vendorė tė sistemit tė shkuar, dhe tė sotmit, tė cilėt, qe shtatėmbėdhjetė vite, e zhvatin qytetarin tonė.

Lidershipi, pėrmes kėsaj loje, ka krijuar tre mekanizma mbrojtės, forcėn ekonomike, pėrmes krimit tė organizuar, ku bėn pjesė edhe privatizmi i tė dyja kategorive, kursimet pensionale, etj., pengjet e veta pėr marrje vote, duke ua lėnė vendet e punės nė kontratė mbi vepėr, pėr dy e mė shumė vite dhe mekanizmi mė i fortė del, kontrolli i dy tė parave, pėr tė siguruar pushtet tė mėtejshėm, nė atė institucional e ekonomik.

Njerėzit e sinqertė dhe luftėtarėt e njėmendtė, i kanė pasur kėto mundėsi, por, nuk kanė pranuar tė hyjnė nė lojėra tė pista, pėr tė krijar pasuri, duke mohuar mundin e vet, tė familjes, duke mohuar gjakun qė i ėshtė derdhur nė zyrat e UDB-sė dhe nė vija tė frontit. Kjo kategori, sot, ėshtė mė e goditura, mė e nėpėrkėmbura, dhe, nė anėn tjetėr, kurrė nuk ngritet zėri pėr uljen e pagave tė kuvendit, pėr zvogėlimin e mėditjeve, pėr heqjen e mėditjeve nė seancat kuvendore, pėr heqjen e benificioneve tė kuvendarėve (shujtė, telefonata, vetura luksi, etj), ndėrprerja e pagave pėr trurin e Kosovės, pėr heqjen e tė drejtės pėr dy vende pune: borde, profesorė universitarė, ministra e zėvendėsministra, etj. por, luhet me veteranėt: se do t’u zbriten pensionet, ndėrsa, pėr invalidėt, edhe pas njė viti tė dhėnies sė mendimit tė Komisionit Qeveritar, ende nuk ėshtė krijuar komisioni pėr pėrcaktimin e shkallės sė invaliditetit, ku, edhe aty, bėhen lojėra tė pista.

A ekziston rreziku qė veteranėt e vėrtetė tė mbesin pa atė qė e meritojnė, pėr t’i pėrmbushur pushteti kosovar e kosovarist orekset e atyre “veteranėve” qė e shanė dhe e shantazhuan luftėn dhe sot janė nė listat e veteranėve?

Rreziku, veē ėshtė i dukshėm. Njė pjesė, nuk ka konkurruar fare, kėrkesa e njė pjese as qė ėshtė marrė nė shqyrtim, duke i ditur pėrcaktimet politike, ndėrsa, njė pjese tjetėr i ėshtė mohuar kjo e drejtė, sepse, nuk ka pasur kė ta ēojė mėsit, pėrmes parave e ryshfeteve tė tjera. Kjo lojė ka bėrė qė tė hynė parashutistė, duke i marrė parasysh tė tri metodat e theksuara mė lart. Ėshtė paraqitur edhe fenomeni i mospranimit tė ēertifikatave apo mohimi, nga disa, pėr shkak tė lojės qė u ėshtė bėrė shokėve tė tyre. Tė gjithė fajin e kanė ushtarakėt qė kanė pasur mundėsi tė japin deklarata, nė mėnyrė qė tė pastrohen stoqet e bėrllokut qė e ka mėsyrė tė pamerituarėn.

Kanė mbetur shumė keq shqiptarėt e asaj ane tė kufirit shqiptaro-shqiptar, qė erdhėn vullnetarė nė radhėt e UĒK-sė, e, edhe tė tjerėt. A nuk meritojnė edhe ata pėrkujdesje tė veēantė shoqėrore? A, mė mirė do ishte t’i nderonim tė gjithė luftėtarėt dhe veteranėt e asaj lufte apo qė po nderohen e respektohen nė kulm shqiptaro-titistėt, tė cilėt e kanė uzurpuar pushtetin dhe e kanė kthyer nė pronė familjare e private?

Jo vetėm shqiptarėve, por, kushdo qė ka ardhur nė luftėn tonė shlirimtare, duhet t’u njihet e respektohet kjo e drejtė. Luftėrat shlirimtare, pakės vėrehen. Kjo luftė kishte karakter kombėtar, dhe, vetėm atėherė kur e kuptoi faktori ndėrkombėtar, mori masa parandaluese, pėr tė mos humbur Serbia. Kjo luftė, pėr shkak tė karakterit dhe qėllimit qė pati, bėri qė tė vijnė shumė vullnetarė nga kombe e shtete tė tjera, edhe pėrtej Atlantikut. Nė historinė e luftėrave shlirimtare, ky fenomen ėshtė i rrallė, mu pėr kėtė, tė drejtėn e veteranit duhet ta gėzojnė tė gjithė, madje, qeveritė, nė Kosovė, ka qenė dashtė t’i mbrojnė tė gjithė ata pėr tė cilėt Serbia ka lėshuar fletarreste. Mbrojtja duhet nėnkuptuar, punėsimin apo pensionin, pėr tė mos i lėnė nėpėr rrugėt e botės, pa kulm mbi kokė, nga frika e kthimit nė shtėpitė e tyre.

Me ne po ndodhė sikuse nė tė kaluarėn. Po copėtohen trojet tona edhe mė keq e mė pėr t’zi se nė kohėn e Kongresit tė Belinit e tė Konfrencės sė Ambasadorėve, nė Londėr. Greqisė i falet det, thuase ka pak tokė shqiptare tė pushtuar, Ēamėri e deri nė Peloponez… Bullgarisė pushtuese, tė quajtur Maqedoni, i falet tokė shqiptare pos Maqedonisė qė e mban tė pushtuar, Malit tė Zi, po ashtu. Po, ēfarė do t’i falet Serbisė pushtuese, pas tė tė ashtuquajturit “Demarkacion” me Malin e Zi?

Nė pėrgjegjen e mėparme, e theksova se kjo luftė filloi tė marrė karakter kombėtar dhe kėtė e ndėrpreu faktori ndėrkombėtar, me njė pjesė bukur tė mirė tė faktorit tonė “prijatar”, me nismėn e tij. Kur shqiptarėt e krijuan politikėn e informimit tė drejtė tė luftės, tė cilėn deri atėherė e orientonte rugovizmi, pėrmes shtypit tė verdhė, nga janari i vitit 1999, kombi filloi ta kuptojė drejtė kėtė luftė dhe lojėn e palės tjetėr. Kushtrimi pėr shlirim dhe bashkim kombėtar filloi ta zgjonte ndėrgjegjen e masės sė gjerė, nė vend e mėrgatė, e, edhe tė atyre ushtarakėve, tė cilėt sorollateshin nė Malėsinė e Tropojės e nė Laprakė. Disa prej tyre edhe iu bashkangjitėn shlirimtarėve.

Po tė mos ishte propaganda e verdhė nga rugovizmi dhe krahu i tij berishist nė Tiranė, qė ia mbante ison propagandės sė Beogradit, nė kėtė luftė do tė pėrfshiheshin tė gjithė shqiptarėt dhe do tė ishte pėrmbushur Betimi i UĒK-sė. Nuk do tė kishim pasur mė probleme me Maqedoninė e Malin e Zi dhe ēėshjta e Luginės as qė do tė diskutohej sot. Pėr mėtej, si problem, do tė na kishte mbetur vetėm ēėshja Ēame.

Misioni i sllavėve dhe pansllavistėve ka qenė nė veprim tė koordinuar edhe mė herėt se nė Kongresin e Berlinit, mirėpo, atėherė, veē vihen konturat, nga pansllavistėt, pėr gllabėrimin e tokave tona. Zbatimi i Rezulutės sė Kongresit tė Berlinit nuk ia ka arritur tė zbatohej lehtė, por, njė pjesė e saj do tė zbatohej pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqiprisė (1912), edhe pse Shqipėria ishte e pushtuar nga Tuqia, dhe, Evropa, si “Kurvė e Motit”, pėr nevoja tė veta, bėri shumė kompromise me sllavėt, duke ua dhuruar fqinjėve tanė, trojet tona. Pra, Kongresi i Belinit e zyrtarizoi aeropagun. Ky mision ėshtė pėrcjellur nė Posdam dhe nė shumė konferenca e kongrese, deri te Konferenca e Paqes, nė Paris (1945-1947).

Realizimi i kėtij misioni, ku, mėse shumti pėrfituan nga loja e aeropagut sllavėt, me krijimin e dy shtetetve: Serbisė e Malin tė Zi dhe Maqedonisė, si republikė artificiale, nė vitin 1945, pėr t’ia dhėnė njė pjesė tė territoreve tjera shqiptare, gjė qė, u arrit falė ndihmės sė misionarėve shqiptarė, pazare qė kishin filluar herėt. Nuk dua tė hyj nė thellėsinė historike, por, po nisem nga Esat Pashė Toptani, Ahmet Zogu, Koqi Xoxe, Panajot Plaku, tė shumė bajraktarėve, dėrzhavni imamėve (imamėve shtetėrorė, qė paguheshin ta kryenin misionin e sllavėve), posllanikėve (kuvendarėve), prefektėve dhe naēallnikėve (shefave e nėnshefave) shqiptarė, e, mė vonė, prej titistėve qė mundoheshin, me ēdo kusht, t’i nėnshtronin shqiptarėt, me ligje, me elaborate dhe me masa tė tjera represioni politik, ekonomik, financiar etj., shumė ndėshkuese. Sa pėr ilustrim, po e pėrmendi Arsim Bajramin, sot ministėr, i cili mė 1989 ka dalė me dy elaborate: Se Kosovės nuk i takon Republika, tė elaboruar me gjashtė pika dhe i dyti, se si duhet thyer qendresėn e shqiptarėve pėrmes diferencimeve nė famijle, fshat, shkollė dhe punėsim. Pse e mora si shembull Arsim Bajramin? Sepse, ky ishte ekspert nė Vjenė, proces tė cilin e udhėhiqte Ahtisari, qė karrierėn e ka filluar si mbojtės i vlerave tė ortodoksizmit, dhe, ky, ishte edhe bartės i projekt-kushtetutės dhe elaborues nė Kuvend, qė, me mjeshtri, e ka futė nė kėtė akt mė tė lartė, 80% tė platformės serbe tė prillit 2004. Pra, nė kėtė akt mė tė lartė juridik tė Kosovės, pėrcaktohen konturat e pavarėsisė sė shtetit, bisedimet me Serbinė pėr Kosovėn, mospasja e tė drejtės tė krijojė ushtri dhe mundėsitė e ndėrhyrjes sė faktorit ndėrkombėtar nė krijim qeverie, nė pėrzgjedhje presidenti, nė qokėzimin e vijave kufitare, nė politikat e investimeve, nė privatizim, etj.

Edhe sot, dėgjojmė rrahagjokse, duke pėshpėritur se komisioni qeveritar nuk ka gabuar, se nuk gaboi me Maqedoninė?! Mundohen ta fshehin marrėveshjen e Serbisė me Maqedoninė, tė vitit 2001, dhe elita politike shqiptare, qė ishte nė Kuvend, e miratoi dhe Kosovės iu morėn 2100 hektarė. Nuk ėshtė aeropag ky? Sot, hamendėn shqiptarėt pėr kufirin me Malin e Zi! Po, a ka kob mė tė madh, qė, me ndihmėn e propagandės sė verdhė, me veprimin e kolonės sė pestė (ku bėjnė pjesė edhe ndėrkombėtarėt, tė prirė prej vendorėve titistė), tė jenė nė shėrbim tė misionit malazez, synim qė Mali i Zi e kishte qė nga Kongersi i Berlinit.

Poqėse i shikojmė rrjedhat e derisotme tė garniturave qeverisėse, atėherė, duhet mobilizuar urgjentisht, sepse, kufiri mund tė na vjen deri nė Ibėr. Pėr tė mos ardhur deri kėtu, duhet ndėrprerė projektin e Zajednicės, projekt i faktorit ndėrkombėtar, pėr tė mos e lėnė Serbinė t’i shkojė nė krah Rusisė. Pra, kėtu nuk kemi tė bėjmė me Pakon e Ahtisarit, por, kemi tė bėjmė me modelin e Kongresit tė Berlinit, atėherė, kur Turqia dhe Evropa (tokat shqiptare i shkonin te sllavėt, se po hidhėrohet Rusia!), ndėrsa, sot, Serbia dhe Evropa (tokat shqiptare duhet tė shkojnė te sllavėt se po hidhėrohet Rusia, sepse, Serbia ka nėnshkruar kufijtė e jashtėm tė Kosovės, pa praninė shqiptare). Ata tė cilėt nuk e zbėrthejnė kėtė enigmė sot (kuvendarė e intelektualė, se ASHAK-u me kohė ėshtė betuar se nuk do tė dalė nga misioni i sllavėve), ose, nuk janė nė rrjedha politike e historike tė kombit tonė, ose, janė misionarė tė misionit sllavomadh.

Si ka mundėsi logjike qė tė ndodhin gjėra tė tilla para hundėve tė njerėzve pėrgjegjės, nė radhė tė parė, tė atyre njerėzve qė ishin nė krye tė luftės sonė dhe kush na i qiti nė krye, kur, bartės tė luftės politike, diplomatike dhe luftarake ishin shqiptarėt dhe jo shqiptaro-titistėt, qė u involvuan dhe u rehabilituan plotėsisht?

Shoku Tafil, mos tė harrojmė se lufta ishte pėrgatitur nga gjenerata tė tėra, nė vijimėsi. Shumė breza kishin kontribuar pėr heqjen e frikės te bashkėkombasit e vet dhe kur arritėn qė gogolin Serbi t’ia heqin nga koka, lindi edhe momenti pėr t’i rrokur armėt.

Hegeli thotė: ”Njerėzit e lindin kohėn dhe koha i lindė njerėzit”. Sipas kėtij parimi, secila gjeneratė ka lindur njė kohė dhe nga ajo kohė kanė dalė njerėzit qė e kanė shtyrė procesin mėtej. Kėta nuk ishin njerėz dosido, por, njerėz tė guximshėm tė pendės dhe, sipas nevojės, edhe tė gatshėm pėr t’i rrokur armėt.

E para, kategoria qė parapėrgatiti lindjen e kohės sė UĒK-sė, shumė pak ose aspak u mor nė konsideratė, gjatė dhe pas lufte, dhe, atė, duke zgjedhur me pincetė, mė tė dėgjuarit. Kjo edhe e shpjegon logjikėn e krijimit tė vakumit me kuadro. Ky vakum duhej plotėsuar dhe ėshtė plotėsuar me njerėz, protagonistė tė vėnies sė frerit ēėshtjes kombėtare, si misionarė, sepse, detyrėn e kishin marrė nga misioni. Ky bashkėdyzim kimik, domosdo, krijon lėgurė, (lėng, gas, etj.), pra, ari dhe argjendi nuk mund tė krijohen me pėrzierje. Derisa UĒK-ja ishte ar, kėta e rrokullisėn nė humnerė, me ndihmėn e ndėrkombėtarėve, tė cilėve u paraprinė pacifistėt “shqiptarė”. Si dėshmi, mund t’i marrim proceset gjyqėsore qė ndodhėn dje, po ndodhin sot, dhe, qė do tė ndodhin edhe nesėr, ku, pothuaj, tė gjithė ata tė cilėt dikur e shanin UĒK-nė pėr prishje tė miqėsisė me Serbinė, janė tė kėnaqur dhe mėzi presin ta marrin dėnimin e “merituar” shlirimtarėt, atė dėnim qė nuk kishin munduar t’ua shqiptonin, dikur, publikisht.

Mėnjanimi i veteranėve tė rezistencės kombėtare dhe afrimi i mercenarėve, i kolonės sė pestė, i shtypit tė verdhė, si zėvendėsim, e ka prurė gjendjen nė kėtė shkallė dėshpėruese, mirėpo, pėrgjegjja ėshtė me adresė dhe nuk kemi pse hutohemi. Pėrsėri, do tė jetė kjo kategori qė e lindi epokėn e UĒK-sė, ajo qė do t’i mbrojė vlerat e saj, duke ua ngrirė buzėqeshjen nė buzė titistėve dhe rugovistėve, tė cilėt edhe i fabrikuan dosjet pėr Gjykatėn e Hagės, e, edhe pėr Specialen.
(Vijon...)

Pėr albaniapress, Intervistoi: Tafil DURAKU

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 63 vizitorë
Lexuar: 848 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi