Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“SHQIPĖRIA, DESHĖN S’DESHĖN TRADHTARĖT, DO TĖ BĖHET!” (5)
Publikuar më 23 nėntor, 2016 nė orėn 12:34 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kėtė intervistė po e organizojmė dhe po e bėjmė nė 65-Vjetorin e tij tė lindjes dhe nė 42-Vjetorin e krijimtarisė sė tij nė fusha tė ndryshme tė artit politik e letrar, vjershėtor e prozator. Multidimensionaliteti i tij krijues shtrihet nė shumė fusha tė kulturės e tė letrave tona shqiptare: nė politikė, nė letėrsi, nė prozė, poezi e dramaturgji.

Afrim Morina
Unin tėnd luftarak e largpamės politik, pos publicistikės, e shtrini edhe nė poezi, rrėfime, drama romane historike etj, por, ajo bėrthamė uni kombėtar e atdhetar, kombkrijues e atdhebėrės, sikur del mė e theksuar te intervistat e imagjinuara, me personalitete tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe fytyra tė njohura tė historisė shqiptare. Ēka mund tė na thoni, duke e barasvlerėsuar me kontekstin kohor? A jemi unik konform situatės, si faktor njerėzor e kombėtar?

Ke tė drejtė, shoku Tafil. Duke i parė rrjedhat e politikės plangėprishėse, i jam kthyer kohės sė krijimit tė bėrthamės kombėtare, qė tė arrij, pakashumė, ta zgjojė ndėrgjegjen e intelektualėve, sidomos, tė atyre nė arsim dhe tė studentėve, tė cilėt thirren nė kėtė ajkė tė kombit, e, nė anėn tjetėr, nuk i pėrfillin mesazhet e ajkės. Duke bashkėbiseduar me ta, kuptohet, pėrmes veprave tė tyre, kam ngritur zėrin pėr t’u trokitur edhe nė ndėrdijen e fjetur e amullore tė pushtetarėve, tė paktėn, tek ata tė cilėt edhe kanė arritur ta mobilizojnė luftėn pėr shlirim e bashkim kombėtar. Ky bashkėbisedim me ta, e ka edhe mesazhin tjetėr, pėr ta zgjuar ndėrgjegjen e njė kategorie tė ish tė burgosurve politikė, tė cilėt, pėr para e kulltuqe, kanė harruar kush janė e nga erdhėn.

Pėrmes tyre, jam munduar t’i bėjė edhe krahasimet kohore tė tyre me tonat, sepse, atėbotė, as qė flitej pėr shqiptarėt si etni, e, lėre mė si komb. Kushtet nė tė cilat kanė vepruar ata dhe kushtet nė tė cilat kemi vepruar e veprojmė ne, as qė mund tė merren me mend, mirėpo, ata ishin bėrėsit e historisė dhe tė krijimit tė shkollės kombėtare. Mundėsitė e komunikimit tė tyre mesvete dhe mundėsitė tona kanė dallime shumė, shumė tė mėdha, sa nuk mund tė imagjinohen. Ata komunikonin pėrmes lajmėtarėve, pėrmes shtypit tė huaj, pėrmes gjuhėve tė huaja, nė e nga tė gjitha vendet e botės. Ata bėnė hapa tė mėdhenj pėr ēėshtjen kombėtare, duke e bėrė atė si ēėshtje qė duhet zgjidhur nė qarqet ndėrkombėtare, tė cilat edhe e ngatėrruan. Ata arritėn qė Evropa ta pranojė ēėshtjen kombėtare shqiptare, qė do zgjidhje, dhe, deshi nuk deshi, Kongresi i Berlinit u detyrua ta pranojė. Thėnė thjesht, pėrkundėr shumė vėshtirėsive, nė ēdo segment, ata arritėn ta pėrafrojnė njė platformė kombėtare, shtetformuese e kombkrijuese. Ata arritėn ta bėjnė alfabetin shqip (1908) dhe atė politik (1878-1912). Ne, nė dhjetėvjetėshin e fundit tė shekullit tė kaluar, i mohuam, tė parėn dhe tė tretėn. Madje, edhe sot, kur po flasim. Ne, jo qė nuk u morėm me platformė politike, por, nuk ditėm tė krijojmė as alfabet politik kombėtar, tė cilat mosveprime, edhe mėtutje, do ta dėmtojnė kombin, tė cilat, edhe mėtutje, do t’i rreshtojnė bashkėkombasit nė vija e taborre politike armiqėsore, tė cilat, pėrmes kėsaj politike qė bėhet nė tė gjithė atdheun, nuk do tė lejojnė tė ulen njerėzit e pendės, me dinjitet kombėtar, pėr ta bėrė njė platėformė kombėtare, mbėshtetur nė atė tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe nė atė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, sepse, ajo ėshtė kapėrthyer nėpėr programe e satatuse partiake e bajraktarllėke. Kėsaj i thonė, zgjidh e merr, akėcilin subjekt politik dhe kjo ka bėrė qė shumė intelektualė tė dalin nga radhėt e partive, por, e keqja ėshtė, qė nuk ulen sė bashku, pėr tė bėrė diēka nė kėtė drejtim.

Ne, sot, duhet, pėrmes veprave, pėrmes jetėsimit tė tyre, tė krenohemi, por, edhe tė turpėrohemi qė nuk kemi arritur, tė paktėn, aty ku ishin ata dhe nuk di se si, disa, kanė fytyrė ta gėnjejnė nė kėto pėmasa kombin, madje, ky sorollop, as qė duhet tė dalė para kombit, t’i flasė atij. Ata e patėn mendjen, guximin dhe i shkrinė tė gjitha pasuritė qė patėn, pėr ēėshtjen kombėtare, ndėrsa, ne, ende pa u tharė gjaku i dėshmorėve, filluam t’i mbushim xhepat me para dhe kėtė e spjegon mėse miri Ali Asllani, te “Hakėrrima”.

Po ta analizosh punėn e tyre, veprėn e tyre, ne duhet t’i themi tokės: Hapu e na pėrpij. Ne, ende i duartokasim tradhtisė. Ēfarė bėri mė shumė Abdullah Pashė Dreni, sesa “elita politike”, nga viti 1990, nė gjithė hapėsirėn kombėtare?! Me heqjen e tij, hoqėn kancerin nga trupi i shėndoshė i Lėvizjes. Ēfarė bėri Esati mė shumė se Sali Berisha, e kėta tė sotmit me “Zajednicėn” e kufijtė me Maqedoninė e me Malin e Zi?! Ata, e dėnuan aktin dhe mbeti pa u nėnshkruar ndarja dhe copėtimi i tokave shqiptare. I pandėshkuar mbeti Zogu, por, zogollėt po veprojnė dhe i ngritėn permendore nė Tiranė. A mund ta mbajė, ky truall, kėtė turp, qė i dhanė qeveritarėt e Shqipėrisė londineze dhe liderucėt e subjekteve politike nga trevat e tjera kombėtare? Ndėrsa, pinjollit tė tij, qytetar Durrėsi, i krijohen favore, sa vetėm qė nuk kanė guxim t’ia vėnė kurorėn mbretėrore. Erjon Velijaj u shndėrrua nė ofiēar, para njė hiēi, dhe, po ta pyesėsh atė (Erjonin), kishte kurorėzime nė Tiranė gjatė mandatit tė tij, qė e meritonte t’i bėhej ofiēar, madje, edhe ta kishte pėr nder pėr tėrė jetėn? Ky stėrnip Kaini mbėshtetet edhe nga dallkaukėt, pa e ditur se ēfarė po bėjnė, pėr nder apo pėr inat tė kujt!
Tė intervistuarit, e kanė pasur tė qartė se pėr ēfarė kauze luftonin. E kanė pasur dhe e ka tė qartė “elita politike”, pėr ēfarė vepruan dje dhe sot? Nė kėtė plan, sondazhet do tė na e pasqyronin minusin!!!

Si ndodhi qė tė kėqijat na erdhėn vargevi, njėra pas tjetrės, sidomos, pas luftės sė lavdishme tė UĒK-sė, ku, patriotėt, kontribuan madhorisht dhe ndihmė tė pakursyer keni dhėnė edhe ju, personalisht, e, edhe familja e Juaj?

Nė kėtė pyetje jam pėrgjegjur, pjesėrisht, mė lart. Ne tė dy, shoku Tafil, i takojmė gjeneratės qė ka lindur dy e tri kohė dhe kemi ecur bashkė me njerėzit qė i ka lindur koha. Kur e kemi parė se nuk kanė vazhduar nė mėnyrė tė merituar, duke mohuar njerėzit qė e kanė lindur kohėn, thėnė shqip, njerėzit qė e kanė bėrė historinė, jemi ndarė me ta dhe kemi ecur pėrpara, duke mos u mashtruar pas lakmive qė na i ka mundėsuar ajo kohė, se, nė plan tė pare, kemi pasur dhe e kemi ēėshtjen kombėtare. Najadat nuk kanė arritur tė na ndalin, por, as kėrcėnimet e armikut bashkė me emisarėt e tyre. Ne kemi arritur tė ecim nėpėr tehun e shpatės dhe besoj se jemi promoterė tė ēėshtjes kombėtare. Kėtė vlerė nuk kanė ditur ta ēmojnė edhe protagonistėt e dalė nga UĒK-ja, mirėpo, i diktuam menjėherė dhe jemi munduar ta emancipojmė popullin, duke i treguar edhe grackat e ndėrskamcat qė po i vendosin ndėrkombėtarėt bashkė me gjakpėrzierit. U kemi treguar pėr misionin qė kanė sllavoortodoksėt dhe kush po u ndihmon, qoftė nga ndėrkombėtarėt, qoftė nga vendorėt.

Duhet urti, guxim dhe njohuri pėr tė qėndruar pėrballė kėtyre rrebesheve, sepse, ndryshe ėshtė kur je i organizuar nė njė subjekt politik, ndryshe kur u vihesh pėrballė tė gjitha tė kėqijave qė i ndodhin kombit, i vetmuar, por, ngadalė i krijon mbėshtetėsit e tu dhe kjo ta shton edhe mė tepėr guximin pėr pėrballje edhe mė tė mėdha, e, me shumė rreziqe. Tė tilla kam pasur edhe pas lufte, por, ja ku jam, edhe mė i fortė, edhe mė i pėrgatitur pėr ballafaqim me kėdo, e kurdo.

A nuk ishte dhe nuk ėshtė nė gjendje intelegjenca shqiptare qė t’i (para)ndalojė a t’i ndėrpresė ato e kėto tė kėqija? Nėse po, pse po ndodhė e kundėrta?

Intelegjenca!

Varet se si e merr intelegjencėn e njė kombi. Tė thirrurit, pra, ASHAK, kanė humbur nė humnerat e armikut, se ende nuk kanė arritur tė dalin nga gėzhoja e vet, ndoshta kanė mėkate shumė mė tė mėdha sesa mund t’i dimė ne. Kjo ėshtė ajo zyrtarja, pėr tė cilėn edhe paguhen. Por, edhe nė Shqipėrinė londineze kemi njė akademi tė heshtur dhe nuk e tregon veten nė kohėt kur kėrkon shpėtim atdheu, kėto njėzetegjashtė vite. Qė tė dyja, janė jashtė misionit qė e kanė.

Intelegjenca, edhe kjo ėshtė e ndarė dhe e pėrēarė. Njė pjesė ka kaluar nė subjekte politike, njė pjesė, fatkeqėsisht, nė ato fetare. Ata dinė tė shkojnė aq larg, tė kushtėzuar nga politika ditore e feja, sikurse nė Kuvendin e Kosovės, kur i drejtojnė gishtin njėri-tjetrit. Kjo ėshtė mėkatare sikurse e para, sepse, e mbėshtetė kursin qytetar, e, jo atė kombėtar.

Njė pjesė e intelegjencės e dinė se ka ardhur koha e tyre, por, pėr shkak se i duhen buxhete pėr promovimin e vetes, pėrmes librave, paraqitet indiferente pėr ngjarjet qė po ndodhin me ne e rreth nesh. Ata janė tė vetėdijshėm pėr misionin e armikut dhe tė tė huajve, por, janė njė lloj narcisoidėsh dhe frikėsohen se pas vdekjes do t’u harrohet emri, por, pse jo, edhe pėr sė gjalli tė krekosen para qytetarėve, se “ka kush merret me ēėshtje kombėtare”.

Kategoria e fundit e intelegjencės, qė ēėshtjen kombėtare e ka vu mbi tė gjitha ēėshtjet e interesat, ėshtė e shkapėrderdhur, pa mjete financiare, dhe vėshtirė e ka ta bėjė punėn kolektive. Sado qė vepron, nė tė gjitha planet, si individualiste, vėshtirė e ka ta kryejė misionin e vet, por, pakashumė, ka arritur ta zgjojė ndėrgjegjen kombėtare, dje e sot. Tė tillėt edhe pėrbuzen, nėn moton, se ju nuk po bėni asgjė, por, realiteti thotė ndryshe. Nėse arrin t’i shkėpusi njėqind veta nga gjahu qė i bėhet kombit, ai ka arritur ta pėrgatit njė kohė tjetėr, qė do tė lindė njerėz tė rinj.

Besoj, se kėta njihen mesvete dhe domosdo, njė ditė, do tė ulen pėr ta binarizuar veprimin kolektiv kombėtar. Koha nuk pret pėr kėtė, sa mė shpejt tė gjendėn mundėsitė, aq mė mirė pėr ēėshtjen kombėtare.
Kėtė moment jemi duke e pritur edhe ne tė dy.

Po ashtu, kontribut shumė madhor dhanė edhe ushtarakėt dhe luftėtarėt nga atdheu amė, Shqipėria londineze, tė cilėt erdhėn t’ia falin jetėn Atdheut tė tyre shqiptar, pa kursyer as familjet e tyre. Pse e gjithė kjo mosmirėnjohje pėr ta dhe pėr kontributin e tyre dhėnė Kombit e Atdheut?

Po, i njoh disa dhe e di nė ēfarė pozite janė. Edhe mė lart e kam thėnė, se kur filloi i gjithė kombi tė luftojė pėr ta kryer misionin e dėshmorėve tė shumė gjeneratave, ndėrhyhet nė Serbi, pėr ta shpėtuar atė, nė tė kundėrtėn, sot, do tė ishim shtet-komb. Kjo edhe do t’i ketė pasojat e veta, sepse, njė veprim tė tillė nuk ta falė armiku me mbėshtetėsit e tij dhe natyrisht se do tė marrė veprime konkrete pėr tė gjithė. Sė pari, u morėn me ata tė cilėt nuk i takonin Kosovės administrative, atyre nga trojet shqiptare nė ish Jugosllavi, duke iu kthyer pastaj atyre tė Shqipėrisė londineze. Kemi shumė luftėtarė lirie qė janė nėpėr shtete tė perėndimit, madje, edhe pėrtej Atlantikut, tė cilėve nuk iu dha ndihmė, qoftė nė punėsim apo strehim.

Rastin e Dilaver Goxhajt (Shpėtim Golemit) e kam bėrė publik, kur, me ndėrhyrjen e Ismail Kadaresė, Rugova e largon nga Kosova, veē sa ishte stabilizuar me gruan, nė Prishtinė.

Ka edhe tė tjerė, por jo edhe tė aso pėrmasash, por, qė nuk iu shtri dora pėr kyēje nė jetėn publike e institucionale, duke qenė tė gjithė specialistė tė fushave tė ndryshme ushtarake. Kėtė e kanė bėrė nga gjelozia e njohjes sė problemeve, nė njėrėn anė, e, nė anėn tjetėr, pėr t’i fshehur nga syri i popullit, edhe i tyre, koketimet me ndėrkombėtarėt, pėr fatin e ushtrisė. Kjo, veē doli nė shesh, mė nė fund, nga Ministri i FSK-sė.

Cili prej ushtarakėve dhe luftėtarėve shqiptarė tė UĒK-sė ju ka lėnė mbresa atdhetare e kombėtare, kur dihet, pa asnjė dyshim, se tė gjithė (nuk) ishin tė tillė? A mund ta veēojmė ndonjėrin?

Ka disa qė i kam njohur personalisht, qė sot janė dėshmorė, tė cilėt, nė supet e tyre, e kanė bartur misionin e shlirimit dhe tė bashkimit dhe jam i bindur, se, ata, po tė ishin gjallė, nuk do tė ishim nė kėtė gjendje tė mjerė. Ende kombi nuk ka arritur t‘i vlerėsojė siē e kanė merituar, se, njohja e statusit tė dėshmorėve tė Kosovės ėshtė pėrēmim, kur ata i kanė qėndruar besnik kauzės kombėtare, pėr tė cilėn kanė luftuar edhe mė herėt, siē janė: Adem dhe Hamėz Jashari, Fehmi Lladrofci e Xhevė Krasniqi-Lladrofci, Ismet Jashari, Tahir Sinani, Remzi Ademi, Shaban Shala, Zahir Pajaziti, Xheladin Kurtaj, Mensur Zymberi, etj.

Edhe nga tė gjallėt, i kam njohur disa, para lufte, por, e kisha veēuar Alush Shalėn dhe Ramiz Qeriqin, e ndonjė tjetėr, por, me sa kam dėgjuar e hulumtuar, Ramush Haradinaj ka qenė Komandant me plotkuptimin e fjalės, nė vijė fronti, duke ecur nė ballė tė kolonės, edhe gjatė luftimeve. Tė tillė kanė qenė, pa dyshim, edhe Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, etj.

Na shkuan dhe po na shkojnė punėt krejt tarapushk, kush po na tarapushkatė kėsisoji dhe pse po lejohen kėto tarapushkatje, nė kurriz tė kombit e tė Atdheut. Njė komb jemi, njė Atdhe e kemi!?

Njė atdhe?! Njė pjesė bukur e madhe (ajo qė ka qenė kundėr luftės) ka filluar ta quajė atdhe Kosovėn, Maqedoninė, Malin e Zi dhe Serbinė. Kjo paksa ėshtė e rėndė dhe, pėr ta, fyese. Ky ėshtė moment. I di kohėt nė tė cilat kėndohej flamuri kombėtar e betohej nė po atė flamur. Ku jemi sot? Jemi shkapėrderdhur si zogjtė e qyqes, nėpėr foletė e huaja dhe na e vėshtirėsojnė jetėn, e, diku, edhe mbijetesėn kombėtare. Njerėzit e etshėm pėr pushtet e para, luajnė me ndjenjat kombėtare, me flamurin e kombit, me hymnin e kombit dhe kėta e tarapushkatin tė djeshmen, tė sotmen, e, nėse u lejohet ky komoditet, edhe ardhmėrinė e tė nesėrmen tonė.

Mu pėr kėtė, misionarėt e ēėshtjes kombėtare, duhet tė punojnė nė tė gjitha frontet, pėr ta parandaluar kėtė katrahurė dhe pėr t’i shpjeguar popullit se ēfarė misionarėsh janė dhe nė cilin mulli e dėrgojnė ujin. Edhe mė herėt e kam thėnė, duhet tė mėsohemi me punė kolektive, ta binarizojmė ēėshjen nė drejtimin e duhur, pastaj, me pak punė tė menēur, ajo ecėn vetvetiu.

Si ndodhi qė u shiten idealet tona kombėtare te shqiptaro-titistėt dhe tė kategoria e tyre e tė “burgosurve politikė shqiptarė”, e cila kategori ėshtė shkaku, shkaktari kryesor dhe pasoja qė lufta shqiptare pėr Shqipėri tė degjenerojė nė kėtė derexhe?

Demokracia nė kushte robėrie e dėmton ēėshtjen kombėtare. Ky ka qenė mendimi im qė nė fillim dhe i kam qėndruar besnik kėsaj motoje deri mė sot. Armiku, pėrmes kėsaj loje politike, e ka kontrolluar lėvizjen tonė dhe, kėtė, mėse miri e shpjegon Veton Surroi, nė njė artikull pėr “Borbėn”, mė 04. 7. 1990, ku e sygjeron Beogradin tė mos e pėrjashtojė LDK-nė nga loja, sepse, shqiptarėt kanė ekspeseriencė tė madhe nė ilegalitet, prandaj, vėshtirė ėshtė tė gjendet udhėheqja e saj, kur tė gjithė janė nė lėvizje.

Ky ishte hapi i parė dhe mjaft efikas, pėr zvogėlimin e bėrthamės kombėtare, duke i pėrfshirė nė rrethin e vet, me joshje tė nduardurta, edhe njė kategori tė tė “burgosurve politikė”, qė u bė njė levė bukur e fortė pėr ta topitur ndjenjėn e revolucionit kombėtar. Efektet e saj, tashmė, janė tė njohura pėr tė gjithė, por, e keqja, as Azem Vllasi nuk e kritikon titizmin, e millosheviēizmin, por, edhe kėta nuk e kritikojnė rugovizmin dhe mundohen qė pėr tė dyja epokat (rugovizmin dhe UĒK-nė) tė nxjerrin merita, kohė tė cilat e luftuan njėra-tjetrėn. Duke qenė nė kėtė pozitė, mundėsuan dhe e shtrinė rugovizmin nė njė kategori tė ish-luftėtarėve tė UĒK-sė, dhe, tash, jemi mė zi sesa atėherė. Kėta ditėn ta luajnė lojėn bukur, dhe, edhe sot, nuk janė pa hise nė legjislatura e beneficione.

Ata tė cilėt u qėndruan besnikė idealeve kombėtare, janė tė paktė dhe pėr kombin e vet kanė vetėm tė drejtėn morale, edhe pse vėshtirė e kanė t’i pėrhapin idetė e tyre, t’i pėrcjellin mesazhet e tyre, se, nė radhė tė parė, do tė sulmohesh nga bashkėvuajtėsit dikur, nga bashkėluftėtarėt dikur, ngase, armiku e pėrdorė mashėn pėr ta kapur gacėn. Kėtė punė e bėjnė edhe rugovistėt. Populli, edhe pėr njė kohė tė gjatė ka pėr t’i parė nė arenė pėrplasjesh ata qė dikur ishin nderi i kombit. Kur tė arrijmė ta zbėrthejmė kėtė enigmė, besoj se, do ta kemi kėndelljen kombėtare.

Madje, idealet e tė burgosurve politikė shqiptarė, u kompromituan keq, me marrjen e njė “dėmshpėrblimi” prej atyre shqiptaro-titistėve qė ishin shkaktarėt kryesorė dhe veglat kyēe tė pushtetit pėr pėrndjekjen dhe burgosjen e shqiptarėve? Pse ndodhi kjo shėmti?

Kanė thėnė, ēka ta bėn i yti nuk ta bėn askush, sepse, vetėm ai di tė tė ēmojė dhe pėrēmojė. Me “Dėmshpėrblimin” jemi pėrēmuar dhe ky pėrēmim vjen nga Shoqata e tė burgosurve politikė. Ne, asnjėri nuk kemi qenė mercenarė, siē ka ndodhur gjatė luftės. Mercenarėt (bashkėpunėtorėt), janė diktuar menjėherė dhe vetė tė burgosurit politikė i kanė larguar nga rrethi i vet. Por, kėtė lloj shpėrblimi, unė dhe disa shokė, e kemi kundėrshtuar, sepse, asnjėri nuk e kemi ditur, nė radhė tė parė, do tė mbesim gjallė apo jo, sepse, edhe aty bėhej luftė pėr jetė a vdekje. Kemi shumė shokė qė janė vrarė gjatė torturave, cilėn kohė do t’ia llogaritim pėr “shpėrblim”, atė kohė qė pėrjetoi torturat dhe nuk ka arritur t’i bėjė mbi dy muaj, siē ėshtė rasti i Xhemaili Berishės (pėr 24 orė)! Shumė shokė kanė mbetur invalidė pėr gjithė jetėn, nga torturat e bėra ndaj tyre, prandaj, shtrohet pyetje, mund tė shpėrblehet gjendja e tyre shėndetėsore, qė, brenda dy mujave ka dalė i paaftė pėr jetė e punė, kur, ata, nuk janė trajtuar fare, pas lufte?! Rastin e kemi me Metush Krasniqin, cilat shuma do t’ia dėmshpėrblenin torturat e pėsuara dhe vdekjen e tij prej tyre, pas daljes nga burgu, apo, kohėn e regjistruar nė vuajtje dėnimi?!

Pastaj, shuma e “dėmshpėrblimit” ėshtė shumė poshtėruese! Pothuaj, jemi trajtuar sikurse sot tė pafajshmit, kur lirohen. Krahaso gjendjen e tė burgosurve politikė nė Burgun Qendror nė Beograd, Goli Otok, Gospiq, Stara Gradishė e nė shumė burgje tė tjera dhe krahaso ato tė sotmet. Me njė fjalė, kėto vuajtje nuk mund tė mbulohen me asgjė, e, aq mė tepėr me mėnjanimin e torturave gjatė fazės sė hetuesisė.

Kėtė “dėmshpėrblim” nuk ka pasur nevojė ta bėjė Qeveria e Kosovės, por, kjo ēėshtje ka mundur dhe ėshtė dashur tė shkojė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Strazburgut, e, tė zgjidhet sipas konventave e ligjeve ndėrkombėtare. Siē duket, ndėrkombėtarėt me qeveritarėt dhe Shoqatėn janė marrė vesh dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar i ka garantuar paratė, kjo ka ndodhur pėr ta hequr nga pėrgjegjėsia penale e juridike Serbinė, pėr fashizmin qė e kanė ushtruar nė kurriz tė tė burgosurve politikė shqiptarė.

Nė kėtė lojė i kanė futur edhe robėrit e luftės dhe kėta i kanė ndihmuar shumė Serbisė, duke mos ia dhėnė tretmanin e duhur kėsaj kategorie, e cila do ta kishte nxjerrė dėmshpėrblimin tė merituar, siē e nxori Afrim Zeqiri.

Do tė mirėpritej dėmshpėrblimi, tė cilin edhe e kam propozuar publikisht, kur tė dalė NN nė pension, tė merr pagė sa gjysma e pagės sė Presidentit, ose njėzetepesė euro pėr njėzetekatėr orė qėndrimi nė burg.

Nė fund, jemi trajtuar si mercenarė, ne qė dolėm parzmore para armikut, pėr ta mbrojtur dinjitetin kombėtar, pėr ta pėrgatitur terrenin pėr shlirim dhe bashkim kombėtar dhe nė fund ta gėzonim tė gjithė njėsoj kėtė liri, por, kjo u bė pėr tė na e mbyllur gojėn tė flasim pėr epoka kombėtare. Edhe po deshėm, ne, tė heshtim, nuk e lejon historia kėtė, sepse, nė fund tė fundit, jemi bėrėsit e historisė, dikush nė vazhdimėsi e dikush ėshtė lodhur dhe ėshtė larguar nga rrugėtimi maratonik. Por, njė gjė duhet ta kenė parasysh, tė gjithė lojtarėt e kėsaj maskarade, penda dhe gjuha e misionarit pėr ēėshje kombėtare, nuk do tė ndalen kurrė!
(Vijon...)

Pėr albaniapress, Intervistoi: Tafil DURAKU

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 63 vizitorë
Lexuar: 752 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi