Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DITA E FLAMURIT, 28 NËNTORIT, U KREMTUA EDHE NË ROSENHEIM TË GJERMANISË
Publikuar më 02 dhjetor, 2016 në orën 19:51 ( ) Mustafë Krasniqi | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Programi festiv për pavarësisë e Shqipërisë filloi me Himni Kombëtar, më pas për të vazhduar me programin kulturo-artistik të moderuar nga Refki Tafaj dhe Arjeta Krasniqi. Programi ishte nën përkujdesjen e BKAS “Shqiponja” që dhe ishte organizatore e këtij manifestimi, të 28 nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë. Kurse skena mbretëroj me buzëqeshjen e nxënësve, të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, të përgatitur nga mësuesi

I pranishëm ishte dhe Konsull i Republikë së Kosovës Hamdi Reçica, përfaqësues i Komunës së Kolbermoorit Peter Kloo, përfaqësues i Klubit Letrar “Martin Camaj”, Fadil Lumi, përfaqësues i Shkollës shqipe me mësim plotësues për Bavari, shoqata Iliria, FC Liria, si dhe sponsorët që sponsoruan organizimin e këtij manifestim, si: firmën “Valdet”, “Sejdiu”, “Lajçi” dhe “Baj Niko”.
Të Pranishmit i përshëndeti kryetari i shoqatës Afrim Xhaferi, ndërsa Konsullit i Republikës së Kosovës, Hamdi Reçica, të pranishmëve ju drejtua me këto fjalë: “Të nderuar pjesëmarrës dhe organizator të nderuar kam nderin e veçantë që sot të jem në mes jush në emër të shtetit tonë të lirë të jem pjesëmarrës këtu dhe në emër të Konsullatës të ju uroj festën e madhe të nëntorit, thash festën realisht janë disa festa që lidhen me këtë datë. Elementi i parë i festës së 28 nëntorit është shumë më herët, daton me ardhjen, gjegjësisht rikthimin e të madhit Gjergj Kastriotit në mëmëdheun e tij. Kështu është dashur që të kalojnë qindra vite që kjo datë, 28 nëntori të përfitojë elementin e dytë, atë të ngritjes së flamurit dhe të bërjes të asaj Shqipërie të vogël, ishte kjo datë e cila priste të ketë edhe data tjera, pjesa më e madhe e trojeve shqiptarëve, territoreve, banorëve kishin mbetur jashtë asaj Shqipërie të cilën Ismail Qemajli e shpalli pavarësinë më 1912 por sikur nuk ishin lënë vetë edhe fuqitë e mëdha edhe ato mbi natyrore po punonin për Kosovën dhe pikërisht në mesin e zemrën e Drenicës është dashur pikërisht më 28 nëntor, ku kjo datë përfitoj edhe një element tjetër, gjegjësisht të lind Adem Jashari. Ai që më tutje i dha kahje zhvillimeve pozitive për Kosovën, Po kjo nuk është e tëra, pikërisht nën udhëheqjen, komanden e tij, Adem Jasharit, urdhëroi që me 28 nëntor UÇK-ja të dal publikisht para opinionit të gjerë popullor,ku këto katër elemente e bëjnë këtë festë jashtëzakonisht të madhe. Më tej të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Klubit letrar “Martin Camaj”, Fadil Lumi.

Sot për ne shqiptarët në Rosenheim, e mbarë rruzullin tokësor është një ditë e madhe, ditë që i bashkon shqiptarët kudo do që janë, nga që para 114 vitesh paraardhësit tanë , të prirë nga Ismail Qemaili, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi e shu atdhetar tjerë nga të gjitha trevat shqiptare, arritën ta shpallin mëvetësinë e shtetit shqiptar nga zgjedhjet pesëshekullore e Turqisë, ku dhe sot disa pjesë të viseve shqiptare ende gjenden të ndara, por të bashkuara shpirtërisht dhe me vizion të qartë, më këto fjalë moderatori Refki Tafa e hapi programin festues para të pranishmev. Për t’i dhënë vlerë kësaj dite të shenjët për kombin shqiptar ishin edhe këto fjalë të qëndisura mirë e të moderuar nga Arjeta Krasniqi: Kjo është ditë e madhe, ëndërr e shqiptarisë, shqiponjë dykrenore flamur qëndisur gjak, ndaj nuk zbehet ngjyra, ndizet bëhet flakë. Më këto vargje moderatorja, Arjeta Krasniqi, ftoj kontribuuesit e çështjes kombëtare për t’i marr mirënjohjet që u ndan nga BKAS “Shqiponja”. Ndarjen e bënë Konsulli i Republikës së Shqipërisë, Hamdi Reçica kryetari i BKAS “Shqiponja” Afrim Xhaferi, për Nikollë Skelin, Ilmi Muzaqi, Ismet Lajçin dhe Bujar Lajçin.
Programi u hap me vallen “Pavarësia” të udhëhequr nga koreografi Orhan Salihu për të vazhduar me recitime e vjersha nga nxënësit me mësim plotësues, që nga vogëlushja e klasës së parë Elina Hasim, me poezinë “Burbuçja”,ndërsa me poezinë “i dashur atdhe” të Edona Prapashticës. E ata që kanë zë të ëmbël, janë nxënësit e ciklit të parë që i kënduan “Lepuroshit”: Dardan dhe Grersa Oshlani, Djellona Brestovci dhe Elsa Selishta.
Po ashtu me “vallen e Rugovës”, këngën “Vendi im” vazhdoi programi për t’i lënë vend këngës, “Nëna ime” e përcjellur me vallëzimin e nxënësit; kurse me recital satirik “Gjyshi i bie legenit”, në skenë dolën nxënësit: Laura dhe Arian Xhaferi, Eldo dhe Artin Neimi. E vjershën “Shqiponja”recitoi Enkela Selmani, ndërsa vjershën për ”Mëmëdheun” recitoi Genta Oshlani, kurse vjershën “Atdheu” recitoi Arian Xhaferi dhe vjershën “28 nëntori”recitoi Gresa Oshlani.
Për Shqipërinë edhe Fishta i madh ka shkruar, andaj me të drejtë në skenë na e sollen recitalin “Jam bijë e mëmë Shqipërisë” nxënësit: Ide Gashi, Edona Neimi; Ermira Xhafa; Diana Selmani Nora Neimi dhe flamurtar isht Arbnor Fejzullahu.




















“O ju malet e Shqipërisë” me këto vargje shpërtheu në skenë: Rezarta Roqi, ndërsa me Elegjinë “Syrgjyn gjallë e syrgjyn Vdekur” dolën në skenë: Ide Gashi dhe Nora Neimi.
Me recitalin “Zonja Shqipëri” u paraqitën nxënësit: Lorita Xhaferi, Lumë Maxhera, Albatrit Ismaili, Enis Palloshi dhe Drin Maxhera.
Ndryshe nuk mund të jem, i thjesht jam shqiptar e më “Quajnë Ilir” me këtë poezi doli në skenë nxënësi: Ardit Halili dhe Melda Dauti.
Nëntori është i imi thotë: pellazgu, Ariani Iliri Dardani. E shqiptari ia krisë zërit për 28 nëntorin me këto fjalë në skenë moderatorja, Arjeta Krasniqi ftoi për të recitua recitalin “28 nëntorin” nxënësit: Rezarta Roqi, Ardit Halili, Arlind Krasniqi dhe Melda Dauti E me vjershën “Mos ma prek ti shkja flamurin” recituan: Ermira Xhafa dhe Edona Neimi. Kurse me këngën për Isa Buletinin na Këndoj nxënësja: Edona Xhafa.
Për t’i dhënë emocionet e veta për përgatitjen e nxënësve dhe për 28 nëntorin, ndër të tjera Mustafë Krasniqi tha: “ ....Sot si kurrë më parë ndihem i nderuar, patjetër edhe i emocionuar, nga që dhe kam arsye kur shoh fëmijët tuaj, nxënësit e mi në skenë të nderuar prindër duke recituar, shqiptuar shqip fjalën e bukur shqipe. Duke i kënduar atdheut, Çamërisë, Preshevës, Iliridës, Dardanisë dhe tërë Shqipërisë Etnike, 28 nëntorit të Ismail Qemailit, Isa Buletinit, Hasan Prishtinës e tërë asaj plejade heronjsh. Me tej shtoj Krasniqi: “ më lejoni të kërkojë nga ju, o bashkëkombësit e mi, te secili fëmijë të jetë e pranishme gjuha e ëmbël e Naimit, gjuha shqipe. Ua them si mësues, si bashkëkombës i juaj të shpëtojmë atë që mundemi, se për fat të keq te disa fëmijë ka filluar të zbehet me të madhe gjuha shqipe, të kanë vështir ta njohin identitetin e tyre, kulturën dhe traditën shqiptare, ndërsa te brezi i tretë ka drojë të asimilohen në tërësi fëmijët tanë nëse ne rrimë heshtur dhe nuk ngrehim zërin e arsyes.
Andaj për këtë rrezik të mundshëm kërkoj nga ju të nderuar bashkëkombës t’i përkrahim vullnetmirët që me sakrifica të mëdha po dhënë kontribut për hapjen e shkollës shqipe me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Krejt në fund kërkoj të paktën të mos pengohet shkolla me mësim plotësues me pretendime të ndryshme, e deri te ajo e injorimit, se gjuha shqipe nuk i duhet fëmijëve tanë.
Në fund Krasniqi falënderoj nismëtarët që po punojnë në interes të mësimit plotësues dhe në veçanti kryetarin dhe kryesinë e BKAS “Shqiponja” që më punën e tyre, shpesh dhe të mundimshme, po e kryejnë këtë emision të çmuar kombëtar.
Këtë program manifestues me melosin e tyre të bukur e begatuan edhe grupi i këngëtarëve të muzikës folklorike e atë popullore nga Mynihu: Shemsi Kastrati, Bajram Uka, Sali Krasniqi dhe Nazmi Telaku, me këngën për Pavarësinë,këngë për Adem Jasharit, Fehmi e Xhevë Lladrovci etj.
Në fund programin dhe të pranishmit i përshëndeti arkatari i BKAS "Shqiponja", Fatmir Gashi, njëri ndër komntribuesit e palodhur në çështjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe tek fëmijët tanë mërgimtar
Programi manifestues u mbyll nga moderatori Refki Tafaj dhe moderatoria Arjeta Krasniqi për t’i lënë radhën muzikës së lirë për të vallëzuar bashkëkombsit e pranishmit të cilët kishin ardhur prë ta festuar së bashku 28 nëntorin, pavarësinë e Shqipërisë. E pranishme ishte edhe RTK-ja.
(shkruan: Mustafë Krasniqi)


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 1,757 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi