Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Duke “rrasur” pleskavica dhe duke pirë “shlivovicë” të Shumadisë, nuk zgjidhet problemi kolonial me Serbinë!
Publikuar më 02 dhjetor, 2016 në orën 20:15 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Serbia nuk është “mike” e shqiptarëve, as e Shqipërisë Etnike!

*** This an undeniable argument that Serbia by centuries was, and still is dangerous enemy to Albanians and Kosovo, has proven its last genocide, committed in Kosovo in course of the 1998-1999: “ 11, 840 victims; 1,392 children up to 18 years; 296 children up to 5 years; 1.739 women; 1,882 elderly people over the age of 65; 1,450 people are still missing, as well as 20,400 Albanian women have been raped.”(http://koha.net/?id=&l=49980).

Këtë problem shekullor serbo-shqiptar nuk mund ta zgjidhë asnjë biznes ekonomik dhe tregtar reciprok i Shqipërisë dhe i Serbisë, veç drejtësisë evropiane dhe ndërkombëtare, që duhet të kërkojnë llogari kolektive shtetërore të Serbisë për copëtimin dhe për aneksimin kolonial dhe gjenocidal të territoreve legjitime të Shqipërisë Etnike. Pa zgjidhjen e këtij konflikti shekullor, kurrë nuk do të arrihet pajtimi e as kurrfarë miqësie e serbëve me shqiptarët në Ballkan, pavarësisht nga “miqësia” e kryeministrit Edi Rama me Serbinë e Tomislav Nikoliqit (president) dhe të Aleksandar Vuçiqit (kryeministër).

-Ato shtete fqinje që kanë kryer gjenocid ndaj shqiptarëve; kanë kolonizuar dhe, edhe sot i mbajnë në sundimin e tyre kolonial territoret autkotone të Shqipërisë Etnike, si dhe pa të drejtë kanë vrarë shqiptarët e pafajshëm vetëm pse janë shqiptarë dhe pse duan të jetojnë të lirë dhe sovranë në tokat dhe në shtëpitë e tyre të Illyrisë-Shqipërisë Etnike (Vilajeti i Kosovës, Vilajeti i Manastirit, Vilajeti i Shkodrës dhe Viljaeti i Janinës), kurrë nuk kanë qenë dhe, kurrë nuk do të jenë miq të shqiptarëve në Ballkan derisa t’i braktisin territoret e tyre etnike, të pushtuara me forcë dhe me agresion (1878-2016).

*** Sipas Edi Ramës (kryeministër i Shqipërisë):” Serbia nuk është armik i Shqipërisë, por potencialisht një aleat i rëndësishëm.” (http://m.novosti.rs/vesti/naslovna/politika/aktuelno.289.html:524848-Rama-Srbija-nije-neprijatelj-Albanije-pozvao-sam-Vucica-da-dodje-u-Tiranu).

Çfarë t’i thuhet këtij simulimi politik antishqiptar, veçse çmenduri politike sui generis 100%, të pohosh se “Serbia nuk është armik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë, pavarësisht se çfarë i diktojnë emocionet dhe ndjenjat politike socialistit pacifist-kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas vizitave zyrtare që ia bëri Beogradit, gjatë mandatit të tij të deritashëm (2014-2016).

Fundja, është çështje personale e Edi Ramës se si e konsideron ai Serbinë (mike, besënike apo aleate potenciale në biznesin e tij politik, diplomatik, ekonomik dhe tregtar bashkëpunues dhe integrues me Serbinë në kptimin rajonal dhe evropian), por këtë nuk ka të drejtë ta thotë në emër të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, sepse faktet dhe argumentet historike dokumentojnë, se serbët dhe Serbia kurrë nuk kanë qenë miq e as aleatë të shqiptarëve, që nga luftërat dhe nga betejat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ( 1443-1468) e deri më sot (dekada e dytë e shekullit XXI, viti 2016).

Thënë të drejtën, do të kishim dëshiruar, që Serbia të kishte qenë mike dhe aleate strategjike jona, mirëpo, fatkeqësisht, historia dhe praktika e deritashme e marrëdhënive mes Shqipërisë Etnike dhe Serbisë, kanë provuar të kundërtën (XIX- XXI).

Këtë armiqësi shumëshekullore mes shqiptarëve dhe serbëve e kanë shkaktuar dy faktorë kryesorë: Pushtimi i Shqipërisë ilirike dhe shfarosja e shqiptarëve nga territoret e tyre indigjene, me qëllim të fshirjes së tyre nga harta etnike dhe gjeopolitike e Ballkanit.

Ky është shkaku i tragjedisë së dhembshme, që i ka përcjellë shqiptarët autoktonë dhe serbët ardhacakë në territoret ilire-shqiptare në Ballkan.

-Farën e keqe të kësaj tragjedie shekullore mes serbëve dhe shqiptarëve e kanë mbjellë priftërinjtë racistë dhe nacionalshovinistë të Kishës Ortodokse Serbe dhe shteti i serb, i krijuar nga kjo kishë famëkeqe dhe retrograde, e cila me historinë e saj falsiifikatore, reaksionare, mitologjike, heretike, politike dhe antihumane ka helmuar, ka indoktrinuar dhe helmatisur gjithë brezat serbë, duke i gënjyer, manipuluar dhe mashtruar marrëzisht, se gjoja shqiptarët “janë ngulitur padrejtësisht dhe me forcë në territoret e Serbisë”!?

Kjo gënjeshtër dhe falsitet i KOS-it, i ASHAS-së dhe i shtetit serb përbën “Nyjën e Gordit” të konfliktit të pazgjidhur shumëshekullor mes serbëve dhe shqiptarëve (XIX-XXI).

Pikërisht mbi bazën e kësaj teze të historiografisë falsifikatore serbe, edhe sot në shekullin XXI(viti 2016) Kisha Ortodokse Serbe dhe qeveria e Serbisë me presidentin e saj Tomislav Nikoliq, me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq… etj., Kosovën, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën i konsiderojnë “territore serbe” dhe të Serbisë.-Ku po shihet këtu “miqësia” e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike?

Këto fakte e hedhin poshtë deklaratën e gabuar propagandistike të kryeministrit Edi Rama se gjoja “Serbia nuk është armike e Shipërisë, por potencialisht një aleat i rëndësishm”.

Edi Rama mund ta bëjë “mike” Serbinë dhe “mik” homologun e tij Aleksandar Vuçiq (kryeministrin e qeverisë së Serbisë), por vetëm për veten tij, jo të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, kurrë derisa Beogradi nuk e njeh Republikën e Kosovës, nuk ua njeh të drejtën ligjitime dhe legale shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, që të ribashkohen me Kosovën, si dhe, derisa Serbia botërisht nuk do të kërkojë falje për të gjitha gjenocidet e kryera mbi popullin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike (1878-2016, me shqiptarët e as me Shqipërinë Etnike, kurrë nuk do të jetë mike, pavarësisht se çfarë “llomotit” politika e brendshme dhe e jashtme e kryeministrit Edi Rama.

Koha është për pajtim, jo për miqësi, por, jo, pa korrigjimin e historisë dhe të padrejtësive ndaj kombit shqiptar dhe ndaj Shqipërisë Etnike

Prandaj, fjalën kryesore nuk e ka Edi Rama, por ata që e kanë copëtuar dhe kolonizuar Shqipërinë Etnike!

-Vërtet, për serbët ka ardhur koha që të braktisin mitet dhe falsifikimet e historisë serbe, se gjoja “Kosova, Presheva, Bujanoci dhe Medevegja janë territore serbe”, sepse kjo nuk është e vërtetë, por një falsifikat historik i Kishës Ortodokse Serbe(KOS), e cila ka krijuar mitin e rremë, që nga Beteja e Kosovës (1389) e deri më sot, shekulli XXI (viti 2016), se pjesët lindore dhe veriore të Shqipërisë Etnike “janë serbe”.

Kjo rrenë disashekullore e falsifikimit të historisë serbe dhe të Ballkanit, ishte celula strategjike dhe gjeopolitike e të gjitha qeverive të deristome të Serbisë, që të luftoheshin, të vriteshin, të shpërnguleshin shqiptarët nga territoret e tyre stërgjyshore të Shqipërisë Etnike, me qëllim të krijimit dhe të zgjerimit të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe (1844-2016).

Sa më sipër, ka ardhur çasti historik, që serbët, malazezët, sllavomaqedonët dhe grekët të pajtohen me shqiptarët. Mirëpo, kjo nuk varet nga shqiptarët, por vetëm nga fqnijtë e tyre kolonialistë serbo-sllavë, nëse janë gjendje ata, që të heqin dorë nga territoret e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, të pushtuara dhe të aneksuara me agresion dhe me gjenocid me ndihmën e Rusisë dhe të fuqive të mëdha të dikurshme të Evropës (1878; 1913; 1919).

Kjo, do të ishte zgjidhja më e pranueshme dhe më racionale politike, që në mënyrë miqësore dhe paqësore, të zgjidhej konflikti kolonial shumëshekullor mes Serbisë dhe Shqipërisë Etnike (1912-2016). Ndryshe, propagandimi i “miqësisë” së Edi Ramës me Serbinë, me Greqinë etj., është vetëm një utopi dhe mashtrim si trillet e filozofisë politike serbe dhe greke ndaj shqiptarëve (1878-2016).

Së pari, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës; t’ua njohë të drejtën legjitime dhe ligjore shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe të Bujonocit për t'u bashkuar me Kosovën, e cila historikisht i takon Shqipërisë Etnike, jo kurrsesi Serbisë, e cila në vitin 1912 e pushtoi dhe e aneksoi me forcë dhe me gjenocid territorin e saj, me qëllim që t’i zgjeronte kufijtë e Serbisë së Madhe, e cila si e tillë ekziston edhe sot. Mirëpo, fatkeqësisht kjo “Velika Sebija” nuk po u pengon fuqive të mëdha botërore. Përkundrazi, ato po bëjnë përpjekje që ta integrojnë në Bashkimin Evropian (BE), pa e ndëshkuar për tre gjenocidet e kryera kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1992-1999).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 412 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi