Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
E keni dhjerë punën!
Publikuar më 07 dhjetor, 2016 në orën 23:14 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Përfaqësuesve diplomatik të shteteve perëndimore në Kosovë

Zonja dhe Zotëri të përfaqësive diplomatike në Kosovë,
Ju kujtohet deklarata e Edi Ramës e vitit 2014 për mundësinë e bashkimit kombëtar shqiptar në procesin e globalizimit dhe integrimeve që i karakterizon marrëdhëniet ndërkombëtare? Nëse shtireni se i keni harruar po ju them se ne i mbajmë mend reagimet e menjëhershme për gjoja mundësinë e destabilizimit të rajonit nga deklaratat e tilla.

Ju jeni tepër efikas dhe reagoni ndaj çdo gjëje që lidhet me qëndrimet deklarative të shqiptarëve ndërsa heshtni për veprimet konkrete të serbëve.

Nuk po përmend të gjitha heshtjet e juaja lidhur me veprimet konkrete të serbëve që paraqesin rrezik permanent për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Po kufizohem vetëm në heshtjen tuaj për vendosjen e bllokadës mbi urën e Ibrit përmes të ashtuquajturit "Parku i paqes". Edhe pse për pesë vite rresht "Parku i paqes" u shndërrua në fushëbeteje kërcënimesh për luftë e ju heshtët! Në vend të reagimit kundër kësaj logjike ndarjeje ju e imponuat si temë shantazhuese në bisedimet në Bruksel.

Zonja dhe Zotëri të përfaqësive diplomatike në Kosovë,
Ju kujtohet deklarata e vitit 2014 e Ambasadores së atëhershme amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson? Nëse shtireni se e keni harruar po jua rikujtoj se kjo ambasadore përmes një interviste televizive iu drejtua liderëve të të partive politike në Kosovë me shprehjen më banale që ndonjë personalitet publik kishte përdorur: "mos e dhini punën"!

Pas pesë viteve të koncesioneve që iu bënë Serbisë « filloi të hiqet » i ashtuquajturi « Parku i paqes ». Dhe për heqjen e tij duhet pritur deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm! Në këtë rast ju nuk nguruat ta përshëndetni « vullnetin e mirë të serbëve »!

Ende pa zbatuar premtimin për heqjen e bllokadës në urën e Ibrit serbët filluan ndërtimin e murit që do të ndajë pjesën veriore të Kosovës. Ju heshtni përsëri!
Heshtja jua, Zonja dhe Zotëri të përfaqësive diplomatike në Kosovë, është inkurajim i forcave që synojnë destabilizimin e paqes së brishtë në këtë pjesë të Ballkanit. Duke parë sjelljen tuaj me dy kute thënia e Ambasadores Tracey Ann Jacobson merr kuptimin e plotë: E keni dhjerë punën!

Ky komplot kundër Kosovës duhet t’i alarmojë të gjithë përfaqësuesit politikë shqiptarë që të lënë inatet e tyre personale dhe të gjejnë një konsensus minimal për mbrojtje të interesave kombëtare. Në të kundërtën dëmi mund të jetë i pariparueshëm për kombin pa marrë parasysh se mbi cilët politikan do të bie përgjegjësia.

Bardhyl Mahmuti

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 112 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi