Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
RËNDËSIA E PANEVOJSHME QË PO I JEPET “MENDIMIT POZITIV” !
Publikuar më 07 dhjetor, 2016 në orën 23:17 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Viteve të pasluftës së lavdishme të UÇK-së, dhe, sidomos, kohëve të fundit, gjithherë e më shumë po i jepet rëndësi një shpikjeje (sajese histerike) reaksionare të borgjezisë së “re”, “mendimit pozitiv”! Pas luftës së UÇK-së, nisën me të madhe të publikohen libra të shumtë e të ndryshëm për ta ngulitur në mendjen e masave “mendimin pozitiv”, si qasjen më negative, të mundshme, antinjerëzore.

U themeluan edhe qendrat e para të “mendimit pozitiv”, u bënë përurime të atyre qendrave, u fol dhe u trajtua “mendimi pozitiv” dhe të gjitha qendrat e tij u zhvedosën në Evropë, Amerikë, Australi e gjetkë, pa i shkuar kujt mendja se ato qendra të mirëfillta të mendimit pozitiv i kishim në shtëpitë tona, në familjet tona, në rrethet tona shoqërore (dhe ato ishin e janë plotësisht autoktone, shqiptare), ku, po devalvohen nga “mendimtarët” tanë “mendjendritur”, duke u shndërruar në (epi)qendra të “mendimit pozitiv”, antinjerëzor dhe antikombëtar!

Madje, sipas atyre (epi)qendrave dhe sipas atyre “mendjendriturve” e “mendimtarëve” të mëdhenj, të cilët na i ka lënë për “farë” Jugosllavia e Serbia dhe shqiptaro-titizmi antishqiptar, “mendimi pozitiv” është burimi i vetëm i të “mirave”, “harmonisë”, “vetëbesimit”, “besimit” në…, etj., ndërsa, “mendimi negativ” , burim dhe shkaktar i të gjitha të “këqijave”, etj. Në këtë pikëpamje, sikur dominon ideja se “mendimi pozitiv është mbret i gjithë botës, ndërsa mendimi negativ është vetëm mbret i budallenjve!”… Po, ku mund të dëgjojë njeriu bizaritet më të madh, më të thellë e më antinjerëzor?... Teori të tilla të një reaksioni antinjerëzor dhe antihuman? Ku, ë?...

A është dhe a mund të quhet pozitivizëm, ai “pozitivizëm” që funksionon tërë sherr e hile, ai që në esencë është “pozitivizëm” shqiptaro-titist, antishqiptar, me të gjitha qendrat e tij ku jetojnë e punojnë shqiptarët. Dhe, dallimi mes pozitivizmit njerëzor dhe “pozitivizmit” shqiptaro-titist është shumë i madh. Si dallim në parime, në mënyrën e qasjes dhe të zbatimit, në mënyrën e të përceptuarit e funksionalitetit, etj.

Dhe, që këtu duhet thënë e theksuar me të madhe se njeriu e krijon vetveten dhe e skalitë në unin e tij, në raport me rrethanat dhe rrethin shoqëror, në raport me gjendjen kombëtare dhe ndërkombëtare, kur vendosë për të qenë Njeri apo Jonjeri! Kjo dihet dhe vërtetohet lehtësisht, ngase fisnikërinë dhe pafisnikërinë e njeriut e shprehin mendimet dhe qëndrimet e tij karshi rrethanave dhe ecejakeve shoqërore, në hapësirë dhe kohë të caktuar. Njeriu, kur krijon brenda vetes njeriun dhe skalitë te ai njerëzoren, në kuptimin e plotë të fjalës, ka arritur majat.

Në këtë pikëpamje, zotin dhe dreqin, njeriu i mbjellë në vete dhe e sheh saktësisht se cili është më “pozitiv” dhe cili më “negativ”. Për ta parë dhe elaboruar këtë gjendje, duhet parë saktësisht se kush çka ka zgjedhur për të mbjellur në (vet)veten e tij, zotin apo dreqin! Në këtë pikë(pamje) të të parit të jetës, duket saktësisht se populli (popujt) kanë zgjedhur Zotin, ndërsa, politikanët – Dreqin. Për ta parë zotësinë “pozitive” të politikanëve dhe të kulturomjerëve krahinoristë të KS ose të RKS (Kantonit serb ose Republikës Kantonale Serbe, sie quajnë ndryshe “Republika e Kosovës”) të “presidentit” hist(o)erik, Dr. Ibrahim Rugova&Co e tij “institucionale” dhe “institucionaliste” të viteve ‘90.

Njeriu, si qenie kulmore e kësaj bote, drejton gjithçka në natyrë dhe në shoqëri, në hapësirë dhe kohë. Kjo, tashmë, nuk është ndonjë risimtari. Por, ajo që e rëndon dhe orvatet ta tredhë në tru njeriun tonë, janë qendrat e “mendimit pozitiv”. Megalomania që prodhojnë ato, përmes disa mediave e portaleve, është dëmtuese e madhe e vlerave njerëzore e humane të një shoqërie dhe të çdo shoqërie njerëzore.

Përfundim logjik i gjithë kësaj që thamë më lart, del se “mendimi pozitiv” dhe qendrat e tij në “Republikën e Kosovës” dhe kudo që jetojnë shqiptarët, mund të quhen, pa as më të voglin dyshim, qendra të prostituimit “pozitiv”, mendor e fizik, qendra të përdhunimit, tok me të gjithë ata që mbështesin dhe zhvillojnë këso horrllëqesh përdhunuese të njeriut dhe të mendimit e të zhvillimit të lirë, të njerëzishëm, human e njerëzor.

Nuk mund të ketë “ndërtim mendor” të njeriut, pa një ndërtim njerëzor të tij paraprak dhe nuk është aspak mirë ta mbështesim “mendimin pozitiv”, që pretendon të jetë kulmi i “pozitivitetit”, falë të cilit e kemi këtë gjendje kulmore “pozitive”, me të cilën po qeshën një botë e tërë njerëzore.

Kudo në botë ndodhë ndryshe, por, fatkeqësisht, tek ne ndodhë krejt e kundërta, prandaj, jemi këtu ku jemi dhe jemi kështu siç jemi, edhe në shekullin 21 kemi filluar, pa pengesa, të prodhojmë budallënj me diploma e me tituj të mëdhenj “shkencorë”, duke iu falënderuar “mendimit pozitiv” dhe qendrave të tij, që udhëhiqen nga demagogë të thekur dhe mbështeten nga mbështetës të tyre demagogë.
Prandaj, rëndësia që po i jepet “mendimit pozitiv” dhe qendrave të tij, është, sa e përndësishme, aq edhe bizare, në thellësinë nëntokësore e mbitokësore të shtrirjes së saj antishqiptare.

Burojë, më 7 dhjetor 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 63 vizitorë
Lexuar: 595 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi