Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Statusi politik i Luginës së Preshevës
Publikuar më 09 dhjetor, 2016 në orën 02:28 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lugina e Preshevës, territor etnik shqiptar, që nga lashtësi, e deri sot, fatin e saj mund ta kenë vetëm disa vende të Afrikës, Azisë, ku demokracia, lirtë dhe të drejtat njerëzore janë ende në shkallën më të ultë.
Edhe përkundër Referendumit të 1992, si dhe Luftës së UÇPMB-së (pa harruar luftrat dhe përpjekjet shekullore brez pas brezi për Liri), edhe përkundër garancisë ndërkombtare që çështja e statusit politik të Luginës së Preshevës do të zgjidhet me dialog, ku faktori ndërkombetar do jenë palë, deri më sot asgjë nuk ka ndodhë!


Kjo edhe pritej, Populli ynë thotë:”shkau besë nuk ka!”, ndërsa më vonë, gjatë shkollimit në juridik dhe atë ushtarak, kuptova plotësisht, që është praktikë e njohur ndërkombtare, që palët mashtrohet-tradhëtohen, që vetëm për të ndërprerë Luftrat Çlirimtare (pra pala që lufton për Liri), jepen premtime të rrejshme- gëzohen mashtruesit kur arrijnë dorëzimin e Armës së Lirisë!
Pas Marrëveshjes së Paqës të Konçulit, të maj 2001, u zhvilluan prapë të njejtat praktika, si vrasje, vrasje fëmijësh, vrasje të ish-komandantëve të UÇPMB-së dhe luftëtarëve të saj, djegëje shtëpish, dhunime femrash, bastisje dhe arrestime, raste të montuara politike, akuzime dhe burgosje politike, shkelje brutale të drejtash të njeriut, ndalim përdorimi simbolesh kombëtare, ndalim përdorimi të gjuhës amtare, ndalim shkollimi, ndalim librash, imponim shkollimi fetar islamik siç i konvenon Serbisë, dëbim dhe spastrim etnik( me mjete më perfide), etj etj.
Është utopike, hipokrizi, demagogji, që kushdo që do thoshte që një territor i pushtuar me luftë, të çlirohet me paqe! Paqja në çdo vend të botës, është bërë nga forca e zjarrit të Armës dhe nga arma sigurohet! Le të thuhet një rast, që do mund ta kundërshtonte këtë- S’KA!
Gjithmonë jam për Paqe, por KURRË jo Paqe që skllavëron Atdheun dhe Kombin tonë!
Deri më sot, janë bë më shumë se 15 vite, asnjë lloj dialogu nuk është propozu të niset e lëre më të ketë ngja më shumë në lidhje me zgjidhjen e statusit politik të Luginës.
Madje për më keq, Serbinë e kemi çliruar nga kjo brengë, ajo mund të bëjë presion kundër Kosovës, që nga bisedimet politike-teknike të shkëpus sado pak diç! Siç dihet në negociata-dialog, nuk ka palë humbëse dhe as palë fituese, që të dy palët fitojnë diç dhe humbin diç, andaj mençuria në këto raste është të dialogosh-negociosh vetëm për tema që ekskluzivisht i përkasin palës tjetër (për fat të keq dialogu Kosovë-Serbi, në shumicën e temave ka qenë që kanë të bëjnë me Kosovën, e prej të cilave ka arritur ca lëshime të shkëpus Serbia!).
Ne shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk luajtëm rolin e duhur- derisa terroristë, kriminelë, mafiozë të Serbisë, në Veri të Kosovës, deri më sot vazhduan aktivitetin e tyre, ndërsa si rezultat edhe dialogohet edhe në Bruksel për ta!
Këta kriminelë, terrorist, mafioz, mbështeten nga Serbia!
Ndërsa ne, kemi mundur edhe pa mbështetjen e Shteteve tona (e veçmas shtetit Amë), që të luftojmë për Liri!
Sot, as në Bruksel as gjetiu, nuk bisedohet për Statusin Politik të Luginës së Preshevës, sepse ne heshtëm- kështu nuk zgjidhet fare kjo çështje!
Çfarë duhet të bëjmë?!
Është e thjeshtë, nëse do kishim mjaftë Atdhedashuri, guxim dhe Atdheun mbi të gjitha interesat parciale! Ta kërkojmë Lirinë, me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo mënyrë (me dialog e luftë), pa asnjë vonim, pa asnjë lëshim-koncesion.

Skender Jashari
I burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

02 dhjetor, 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 135 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi