John Eduard Alite alias “Johnny Alletto” ka lindur në shtator të vitit 1962. Alite është amerikan nga Nju York-u, me origjinë shqiptare.
Ai në qarqet mediale amerikane ka fituar simpati të madhe pasi që rrënoi perandorinë e mafias Nju Jorkeze, shefi i së cilës e kishte trathëtuar. Ai la pas vetes të kaluarën dhe iu këthye jetës normale amerikane duke prekur majet e biznesit. Interesimi im për këtë amerikano-shqiptar ishte rritur kur kuptova vullnetin e tij të madhë për të kontribuar në edukimin e fëmijëve për të mos devijuar nga rruga e drejt e pasurimit përmes shkollimit. Mënyra si ai vepron, është sacrifica për të rinjtë, është pothuajse e përafërt me atë të filmit "Armiku publik", film klasik shumë i shiquar i prodhuar dhe shpërndarë nga Warner Bros. Filmi është realizuar nga William A. Wellman dhe yjet James Cagney, Jean Harlow, Edward Woods, Donald Cook dhe Joan Blondel.
![](fotot/lajme_foto/dec_16/747imags.jpg) ohn Eduard Alite alias “Johnny Alletto” Filmi pasqyron historinë e një të riu në jetën e vështirë në epokën urbane amerikane, ku i riu përballet me të gjitha vështirësit e jetës së vështirë, të vuajtjes dhe skamjes së përditshme. Si i ri kam qenë i dashuruar në këtë film, atë e kam shiquar disa herë edhe më vonë, duke tentuar të përmbaj veten nga emocionet e fuqishme të pikjes së lotit, sidomos atëherë kur aktori James Cegney jep një kreacion të shkëlqyer artistik, kur për një moment nga një luan i rrugës shndërrohet ne qingj të butë për hir të ardhmes së të rinjëve. Ky rizgjim i humanizmit mbi vrazhdësinë dhe dhunën dëshmon mundësinë e këthesave të mëdha dhe evoluimin nga një person me të kaluar të zymtë në një person me cilësi të larta njerëzore, i cili kontribuon me eksperiencën e tij për të ardhmen e gjeneratave të reja, këtë e hasa te protagonisti i shkrimit tim John Alite. Dallimi i protagonistit tim dhe atij të cilin e luan në mënyrë brilante James Cegney është së John Alite është shndërruar në ikonë të bëmirësisë, sidomos kur është në pyetje komuniteti shqiptaro-amerikan, që ai vazhdimisht e vënë në pah dashurinë e madhe për kombin në intervistat e tij të shumta.
Atë që e bënë John Aliten një person me vlerë të shumfishtë është guximi i tij të përballet i vetëm me Perandorinë e Krimit të familjes mafioze Gambino, të fundmit e Cosa Nostra-s. Alite, veçse ka harruar të kaluarën e pashpresë, por as nuk dëshiron të fshihet prej saj, ai plotë energji hapëron nga e ardhmja. Ashtu ishte atëherë sepse jeta ia kishte imponuar, por nuk është më ashtu tani. Të paktën tani në vitin 2016, ai po përpiqet të bëjë shumë më ndryshe jetën e tij, po jeton një jetë normale në moshën 55-vjeçare.
Shqiptari John Alite gjithçka që arriti është se ai fitoi zemrën e njerëzve të rëndomtë në nevojë, është pothuajse identik me heroin e veprës së Viktor Hugo's Jean Valjean "Les Miserables" të botuar më 1862, nga një person i burgosur iu këthye jetës normale për tu bër i madhë, i famshëm dhe i dashur për rrethin, miqtë, shoqërinë. Jean Valjeani i versionit modern, është shqiptari që mban me krenari tatuzhën e shkabës dykrenare, jo vetëm si simbolikë, por edhe si përkushtim jetësor. Falë aftësive dhe inteligjencës së tij shpërtheu deri në piedestal në realizimin e ëndrrës amerikane. Po të shfletoni faqet në Google do të kuptoni se krenarinë e tij të lindur të shqiptarisë i ka trashëguar edhe te dy djemtë e tij. Fjala më e preferuar dhe e dashur e tij në shqip është fjala “SHQIPE”. Bashkëkombasit e tij shqiptarë i thërret vetëm me fjalën: Shqipe! Për këtë u binda edhe vet.
|