Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shpërdorues i besimit të UÇK-së!
Publikuar më 09 dhjetor, 2016 në orën 02:41 ( ) Avdi Ibrahimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
E rëndë dhe e trishtuar është dita kur shkoj në Bankë për të marrur Peensionin Personal të Veterani-Luftëtarë të UÇK-së, më pare do të doja një punë sesa këtë pension. Mendimet më fluturojnë nga një vend, në tjetrin, duke hapëruar edhe luftën e UÇK-së…

Ky është mendimi dhe trishtimimi im i madh! Me trup isha para personelit të Bankës Komerciale në Prizren, por mendja më fluturone ngado, dhe pyesja më vete pushtetarët nepotist të klanit “pronto” dhe klanit “jugo-nostalgjik”, more a ka një punë edhe për mua?!
Fillet e mendimeve mi ndërpreu Ramadani ai më foli.
-Si je, bre Bacë? – Mirë u përgjigja unë.
-Edhe unë sapo te marrë Pensionin e Veteranit, pata deshirë te rrimë e te pimë nga një kafe bashkë te restorani matanë rrugës që ndodhej përballë bankës? – Po i thashë.
Pas pak çastesh kamarieri na i solli kafetë e porositura.
-E pi duhanin mu drejtua Dani? - Jo, nuk e pi duhanin.
-Keni ardhur ne pushim pyeta Danin? – Po kam ardhur ne familje për Festën e Flamurit.
-Si të shkon puna në Norvegji e pyeta unë? – Mire bre, Bacë atje kam biznesin tim punoj me gruan dhe fitojmë bukur mire.
As unë nuk di se ç’ndjeva kur dëgjova nga vetë Dani se i ka punet mire nga ana materiale, Ay kishte qëndruar dy muajt e fundit në UÇK-ë?! Isha mësuar të dëgjoja se si njerëz të pandërgjegjshëm marrin shperblim në para kundërligjshëm nga shteti ynë i varfër, me bindje të plot e them se shumica e luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së nuk kanë luftuar që pas luftës të gëzojnë nga shteti privilegje. Fakti që shumica e këtyre luftëtarëve të lirisë edhe pse jetojnë në kushte minimale tregon bindshëm besimin e tyre se lufta e tyre për lirin e atdheut ishte bërë, që pasardhësit e tyre të jetonin në kushte më të mira. Ata Ushtrin Çlirimtare të Kosovës e konsiderojnë si një nga vlerat më të çmuara të kombit shqiptarë. Jo meritorët kanë bërë lloj-lloj manipulimesh për të fituar statusin e pamerituar të UÇK-së, sepse duan të marrin pension nga shteti ynë i varfër, dhe duan të jenë pjesë e historisë pa asfarë merite! S’paska gjë më të keqe se lakmia mendova më vete, ja ku i ka katandisur njerëzit!
Në tavolinë pllakosi një heshtje e pakëndëshme. Ai si dukët kuptoi qëndrimin tim, uli sytë ashtu i heshtur.
-Ç’ke,o Bacë? –Më pyeti Ay.
-Po, a nuk të rëndon në shpirt gabimi që ke bërë e aq më keq je edhe Veteran -Luftëtarë UÇK-së, punon qysh nga paralufta në Perëndim, e vjen këtu në atdhe, merr edhe pensionin e Veteranit?!
-Jo, më tha. -Nuk më rëndon në shpirt, të paktën unë isha në UÇK-ë. -A e din t’i bre, Bacë se sa e sa të tjerë ka që marrin pensionin e Veteranit e që kurrë nuk kanë qenë as pjesmarrës e as pjestarë të luftës çlirimtare, bile përplot sosh e kanë penguar lirin e vendit!
-Po e di, por s’ka të metë a dobësi njerëzore që nuk mund të ndreqet, kam bindjen time se çdo të keqeje i gjendet shtegdalja vetëm duhet pastruar ndërgjegjën nga e liga sejcili njeri duke filluar nga vetëvetja. -E di se fajet rëndojnë te ata njerëz që kanë aplikuar për statusin e veteranit edhe pse ata e kanë ditur se nuk kanë dhënë asfarë kontributi në UÇK-ë, gjithashtu faji rëndon edhe mbi komisionin qeveritar që ka bërë këso lëshimesh e keqpërdorimesh skandaloze, por po ta them me keqardhje, të paktën me sa të kam njohur Ty, nuk do kisha besuar të ma thoshte dikush tjetër se Dani është shpërdorues?! -Por me veprimet që po bënë po tregon se po zhvillon veprimtari në dëm të shoqërisë, ky është një keqpërdorim dhe zbatim jo i drejtë i udhëzimeve, e i ligjeve që janë në fuqi. –Ty po keqpërdorë pasurin kombëtare, dhe po shpërdoron besimin e mire që ka UÇK-ja.
- Tu pritet rruga shpërdorimeve. -Fola Unë, nga këtu me te biseda mori fund.
Është koha të kërkohet përgjegjësi të shkallës më të lartë të institucioneve në Kosovë, përfaqësuesit politik që po thirren në votën e marrur nga populli të veproj në zbatimin e ligjit, nëse politikbërësit nuk kanë vullnet në luftimin e krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative që cenojnë rendin dhe ligjin shoqëror, atherë do të përballën me veprimin e popullit që ka vullnet atdhetar, për ta nxjerrë nga kriza politike dhe ekonomike atdheun e vetë! Të mos lejojmë assesi që shtetin e Kosovës një grup abuzuesish ta trajtojnë si plaqkë tregu për t’i kënaqur interest e tyre personale. Nuk është e largët dita që gjërat do të ndryshojnë për të mirën e popullit dhe atmëmëdheut e shpërdoruesit do t’i shpëlan nga faqja e dheut, kështu ata, dhe ato që shpërdoruan e shpërdorojnë pasurin kombëtare do të shpaguajnë dëmin.

Prizren me date 06.12.2016.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 262 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi