Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QYQALLĖN
Publikuar më 01 janar, 2017 nė orėn 05:45 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, mbase shquhet si i vetmi, gjer mė tani?

Qyqalla:Tani, kujtoj se u dėshmua vet niveli i ngritjes intelektuale e shpirtėrore, tė mbledhur rreth bėrthamės mė fisnike, pra artit dhe preambulės sė unifikimit kombėtar. Me kėtė dua tė them, jemi asociacioni i parė dhe i qėndrueshėm funksional, qė dita ditės po sistemohemi drejt intensifikimit dhe avancimit tė vlerave nė tė gjitha gjinitė letrare dhe fushat tjera tė artit. Si kryesi jemi shumė kompakt e tė harmonizuar, ku dhe e plotėsojmė gjithmonė njėri-tjetrin. Natyrisht barra mė e madhe na bie neve nė Gjermani, si mua, Fran Tanushit dhe Mentor Thaqit, po gjithnjė duke u mbėshtetur nė gatishmėrine e krijuesve tjerė nga Austria, Belgjika, Suedia, Franca, Anglia, Italia, Greqia etj.

Z. Qyqalla sipas pohimit tuaj lė tė nėnkuptohet se jeni mė kompakt se mė parė, domethėnė keni mė pak sfida rreth organizimeve dhe rrugėtimit tė mėtejmė si LKSHM?

Qyqalla: Realisht po; ne jemi gjithnjė nė kėrkim tė segmenteve nė hapėsirė, ku mund tė shpalosim vlerat tona krijuese-artistike. Shih pėr kėtė, nė disa raste u gjendėm nė situata tė pakėndshme, konkretisht pas negociatave tė para me Qendrėn Letrare (Literatur Haus) nė Kėln, ishim nė prag tė nėnshkrimit tė bashkėpunimit mė kėtė Qendėr Letrare, ku aktivitetin e vet e zhvillojnė, jo vetėm krijuesit gjermane, por edhe krijues tė nacionaliteteve tjera, qė jetojnė kėtu nė Gjermani. Pėr fat tė mirė, kjo mbeti vetėm njė dėshirė, pasi Ministria e Diasporės nuk tregoi njė interesim tė duhur, sikur as Ministria pėr Kulturė, Rini e Sport, e Republikės sė Kosovės. Pra, me sfida ballafaqohemi gjithnjė, vetėm pėr mungesė tė gatishmėrisė, apo mungesės sė nivelit tė strukturave politike qė gjenden nė krye tė Ministrive tona! Me kėtė rast, do vė nė pah ngrirjen e bashkėpunimit mes LKSHM dhe Ministrisė sė Diasporės, pa pėlqimin tonė, ngrirje qė vazhdoi deri nė Nėntor tė kėtij viti.

Mė tutje z. Kryetar, Hasan Qyqalla?

Po, siē e ceka edhe mė lartė, mėrgata nė pėrgjithėsi ėshtė institucionaliste dhe respektive, pėrkundėr qėndrimit tė marrė nga Kryesia e LKSHM, pėr bojkotimin e tė gjitha aktiviteteve qė organizon Ministria e Diasporės, ne prapė kėrkuam takim me zyrtarėt e kėsaj Ministrie. Kjo edhe ndikoi nė ri-vijimėsinė e bashkėpunimit tonė me respekt tė ndėrsjellė. Natyrisht vet prania e Ministrit tė Diasporės Z. Valon Murati, nė takimet tradicionale "Nėntori Poetik" nė Mynhen, hapi njė kapitull tė ri. Pėr kėtė, mė nė fund puna, aktiviteti i jonė dhe kėmbėngulėsia gjithashtu ishin identiteti ynė i pathyer si bashkėsi do thosha. Pra, ne jemi ata qė jo vetė m’i thyem mitet se "shqiptarėt nuk mund tė jenė nė harmoni funksionalė si grup apo bashkėsi", por ishim dhe jemi forma mė e mirė organizative, apo imazhi emblematik kombėtar!
Njė urti filozofike thotė: "Nė jetė njerėzit ju ngjajnė fjalėve; nėse nuk i vė nė vendin e vet, e humbin kuptimin"!

Z. Qyqalla cilat ishin aktivitetet e LKSHM gjatė kėtij viti?

Qyqalla: LKSHM vazhdon aktivitetin e vet, pėrkundėr vėshtirėsive qė kemi, mbase krijuesit mėrgimtarė janė tė shpėrndarė nė tėrė globin. Kėshtu qė, kur kihet parasysh puna, familja e disa faktorė tjerė, ėshtė e pamundur nė ēdo aktivitet tė marrin pjesė gjithė krijuesit. Megjithatė, shumica prej tyre bėjnė ēmos qė tė na bashkohen, siē bie fjala, aktiviteti ynė fillon qė nė janar, siē dhe kanė filluar pėrgatitjet pėr takimet e rrodhes pėr 2017-ės, pasi kemi njė memorandum bashkėpunimi me Shoqatėn "Kadri Zeka" nė Kirchheim Shoqatėn "Bardhosh Gėrvalla" nė Ludvigsburg, ku organizojmė Takimet Flaka e Janarit, qė ju dedikohen vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės. Me kėtė rast, organizohet program i pasur kulturor e sportiv dhe Ora Letrare me karakter garues. Shpėrblimet i dhuron Familja Gėrvalla, pra njė komplete librash tė Jusuf Gėrvallės. Pastaj Takimet tradicionale "Pavarėsia Poetike", qė kėtė vit u mbajtėn nė Hamburg tė Gjermanisė, falė gatishmėrisė sė veprimtarit, humanistit, patriotit e afaristit tė njohur Xhelil Musa (i cili, mė 23.11.2016, nė Pallatin Presidencial nė Tiranė, pritet nga Presidenti Bujar Nishani ku dekorohet me Dekoratėn "Nėnė Tereza"). Pastaj tė ftuar ishim nė TAKIMIN TRADICIONAL POETIK -“GURI I HYJNESHĖS ILIRE-THANA”, USKANĖ(Kėrēovė), 2016; me ē'rast u nderuam me MIRĖNJOHJE, pėr tė vazhduar me Mallin Poetik nė Fushė Kosovė, organizim i Shoqatės sė Shkrimtarėve "Naim Frashėri" nga Fushė Kosova. Kėtu, nga Juria profesionale nė njė konkurrencė tė denjė, u vlerėsova me ĒMIMIN E PARĖ. Tradita e LKSHM vazhdon edhe me Takimet e krijuesve nga bota mėrgimtare "Promenadė Mėrgimtare", qė kėtė vit u mbajtėn nė "Mondial Park" afėr Prishtinės, ku interesimi dhe pjesėmarrja e krijuesve ishte pėr lakmi. Kjo, ndoshta se ėshtė i vetmi takimi ku gėrshetohen vlerat, shkėmbehen pėrvojat mes krijuesve nga mėrgata dhe hapėsira jonė etnike. Natyrisht, aktivitetet verore nuk kanė tė ndalur. Ftesat nga mė tė ndryshmet, na shtyjnė shpesh herė tė ndahemi nė grupe, tė nderojmė organizatorėt pėr kujdesin e vėmendshmėrinė qė tregojnė pėr krijuesit e mėrgatės. Kėshtu, tė ftuar, ku edhe morėm pjesė nė Takimet tradicionale “GOST FEST” nė Gostivar, me koordinimin e poetes sė mirėnjohur (bijės sė kėsaj ane) z. Miradie Maliqi, qė do mbahet gjatė nė kujtesėn e pjesėmarrėsve, qoftė pėr organizimin, pritjen dhe gatishmėrinė e pėrzemėrsinė, jo vetėm tė artdashėsve kėtu por edhe tė parit tė Komunės z. Nevzat Bejta. Krybashkiaku i qytetit tė bukur tė Gostivarit, na priti nė Kabinetin e tij me bashkėpunėtorėt e tij. Ma atė rast, patėm edhe njė konferencė pėr shtyp nė media. Karvani i LKSHM, vazhdoi me Takime edhe nė Tetovė, Shkup etj. Kėto ishin aktivitetet verore tė pėrmbledhura ngushtė. Tash, kthehemi prapė nė mėrgim. “Nėntori Poetik 2016”, kėtė vit u organizua nė Mynhen, falė angazhimit tė Sekretarit tė LKSHM Fran Tanushit dhe Shoqatės Kosovare-Bavareze. Kėtu u pėrkujtua edhe piktori Akad. Gjelosh Gjokaj, me njė fjalė rasti tė krijuesit Mentor Thaqi dhe Halil Kēiku. Megjithatė, kujtoj suksesi mė kulminant pėr LKSHM kėtė vit, ėshtė padyshim botimi i Antologjisė VARGJE PĖR NĖNĖN, me rastin e shenjtėrimit tė Nėnė Terezės. Me kėtė rast falėnderojmė kėshillin redaktues nė pėrbėrje: Prof. Nehas Sopaj, Anton Marku, Migena Arllati, Demir Gjergji dhe Sadik Krasniqi, sikur edhe recensentėt: Prof. Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi dhe Prof. Frrok Kristaj, si dhe autorin e pikturės sė Nėnė Terezės nė ballinė Prof. Miftar Memeti.

Z. Qyqalla si u prit Antologjia nga lexuesi dhe kritika?

Qyqalla: Kujtoj, pas fushatės sė ngarendjes pėr botime sot, qoftė si individ apo edhe forma tė quajtura Antologji, sikur ėshtė krijuar njė amulli tek lexuesit. Kjo, e ka edhe arsyen e vet tė qėndrueshme besoj. Duhet tė jemi real...! Shih pėr kėtė, na dolėn si kėrpudha pas shiut poet e shkrimtarė. Disa iu qepen heronjve, dėshmorėve, etj. qė tė bėjnė "emėr". Ca sikur pėrpiqen tė pėrfitojnė nė kėto situata, gjersa pati edhe raste tė dalin vrushkuj titujsh tė rinj poetik, tregime apo edhe romane. Prandaj, s’do mend se nuk i rezistojnė dot kohės, por megjithatė akoma dominon njėfarė mjegullnaje. Kėtu, s’do harruar se nė rrjetet sociale, sikur edhe portale tė ndryshme, nuk ka asnjė kriter vlerėsimi apo sintetizimi tė vlerave kundrejt antivlerave, pėr botim. Ju bie nė sy nė profile, ku vetėquhen poet, shkrimtarė, artist, etj, etj. Megjithatė, nga volumi aktual krijues pėrgjithėsisht, kujtoj, jemi larg vlerave. Bile sipas mendimit tim arti poetiko-letrar, po degjeneron skajshėm, ose sikur po i bėnė karshillėk muzikės tallava, drejt degradimit. Nisė nga kjo dukuri e shėmtuar, ne edhe ngritėm njė Kėshill Redaktues, vetėm e vetėm pėr tė shkoqitur apo kristalizuar vlerat. Prandaj, kujtoj qė kemi arritė synimet e prenotuara, mbase erdhėn shumė poezi, ndėrkaq ne ishim pėrcaktuar pėr 87-tė poezi, qė koincident me vitet e jetės tokėsore tė Nėnė Terezės. Prandaj edhe u vlerėsua lart nga kritika, po ashtu edhe u mirėprit mrekullueshėm nga lexuesi i pasionuar.

Keni bėrė promovimin e kėsaj Antologjie, dhe nėse po, nė cilat vende?

Qyqalla: Sigurisht, ajo qė ceka mė lartė, pati jehonė tė madhe. Antologjia VARGJE PĖR NĖNĖN, nisi promovimin nė Shtutgart, pėr tė zbrit nė vendlindjen e Nėnė Terezės nė Shkup, nė Tiranė e nė Prishtinė. Kėrkesat pėr promovime ishin shumė mė tė mėdha, por ikėn shpejt 500 kopje. Mos t’i mbetem borxh, pa pėrmend, paralelisht edhe pa falėnderua, spozorin e kėsaj Antologjie, intelektualin, veprimtarin e afaristin e mirėnjohur nga Bad Neuenahr-i i Gjermanisė, z. Ramiz Muharremi, qė ėshtė President i Firmės “R.M. Bau GmbH”! Pra, kėto ditė, kemi porositė shtypshkronjėn edhe pėr botimin e 500 kopjeve tjera. Mė pastaj, do vazhdojmė mė tutje. Ndryshe, i mbesim borxh Nėnė Terezės krahasuar me shtegtimin e saj tė gjatė e human, sikur edhe krenarinė kombėtare qė na dhuroi. Ne duhet tė dimė ta duam, ta ēmojmė, ta pėrkėdhelim, qoftė me artin poetik, muzikor, pamor e pse jo edhe forma tjera tė mundshme. Ne u nisėm nga njė urti qė thotė: “bėre atė qė mundesh, pėr atė qė do, aty ku je”! LKSHM ėshtė nyja mes shpirtit, ndjenjės dhe dellit. Prandaj, sfidojmė ēdo furtunė, sikur edhe largėsitė gjeografike, qė padyshim, rezulton tė dalim mė fisnik dhe mė unik.

Si e shihni gjendjen kulturo-sociale e politike nė hapėsirėn tonė kombėtare, mbase nė njė intervistė tuajėn tė mėhershme, keni shprehė hapur pakėnaqėsitė tuaja?

Qyqalla: Po ta them unė tani! E para, nuk ėshtė fare nė artin tim kritika apo shprehja nė kėtė formė. Nuk mė pėlqen tė them gota ėshtė pėrgjysmė, por them gota ėshtė gjysmė e mbushur. Jo se nuk i kemi tė njohura zhvillimet rrethanore nė hapėsirat tona, por se nuk mė pėlqen tė jem njeri pesimist apo dekurajues. E dyta, nuk ėshtė nė artin tim tė shoh vetėm njėrėn anė tė medaljes apo vetėm tė zezėn, pėr tė nxjerrė helme e vrerė! Po, ama mė thuaj, tė lutem, vetėm njė segment apo shtyllė zhvillimore tek kombi ynė drejt integrimeve e strukturimeve perėndimore, qė do mbėshtesja forcėn e shpresės! Bile, ta them troē, Shqipėria ka bėrė ca hapa breshke para, ama Kosova dhe viset tjera shqiptare pėrreth, janė si mos mė keq! I pėrcollėt zgjedhjet e fundit nė Kosovė, Mal tė Zi, nė Lugin, e tash sė fundmi nė Maqedoni! Ėshtė e tmerrshme fare. Prandaj, nuk do merrem fare me kėtė temė, mbase Lasgushi (e kam dėgjuar nė Tiranė nga njė miku im gazetar), kur e pyetėn, si kalon me regjimin e kohės (komuniste, ėshtė fjala), ndėrkaq ai paska thėnė: “sikur mos tė ishte poezia (arti, pra), ndonjėherė mė vije tė shajė”! Prandaj, as unė nuk e parapėlqej fare tani tė diskutojmė pėr kėtė temė. Sot do flasim pėr artin. Mbase, ndonjėherė tjetėr, pse jo. Fundja ėshtė brengė kombėtare.

Si e shihni Samitin e parė tė Diasporės, qė u organizua nėn patronatin e Kryeministrit tė Shqipėrisė, z. Edin Rama? Ishte i vonuar, sipas jush!? Pati jehonė? Solli efektin e pritur?

Qyqalla: Dėgjo me kujdes, tani tė lutem, mbase konsideroj ėshtė pyetje shumė me vend! Ky nuk ishte Samit as qė kishte tė bėnte fare me te! Ky ishte njė fizkulturė e radhės drejt promovimit tė platformės politike (aktuale), nga i pari i Qeverisė Shqiptare me stafin e vet. Pos kėsaj, u krijoi mundėsi promovimi edhe stafit politik tė Kosovės. Ndėrkaq, pyetjes suaj do i pėrgjigjesha me pyetje relevante: Cilat ishin kriteret nė pėrzgjedhjen e tė ftuarve (pjesėmarrės)!? Kė pėrfaqėsonin ata!? Me se merreshin ata "delegat" mėrgimtarė tė ftuar nė “Samit”!? Ku dhe si u sistemuan!? Fundja, veē shfaqjeve retorike, qė i dėgjojmė ēdo ditė pėrmes ekranit, asgjė konkrete pėr mėrgatėn dhe organizmat atje. Pra, ishte njė formė “menēurie”, e pėr mua potezė dinakėrie, e kėsaj klase tė dėshtuar politike kombėtare. Pra, sikur stafit tė Qeverisė sė Shqipėrisė, po ashtu edhe asaj tė Kosovės. Eh, kinse po merremi me bashkatdhetarėt tanė me seriozitet tė theksuar, apo jo!? Vendosu ku tė duash, si tė duash,.. eja ku e kur tė duash, dėgjo demagogjitė e tyre tė pėrditshme! Prandaj, isha edhe unė atje (nė Tiranė), takova ca miq, kaluam ēaste tė kėndshme, e kėshtu me radhė. Mbase vetėm ky ishte efekti qė do vė nė pah pėr sa i pėrket pėrjetimeve me “Samitin e parė tė Diasporės”! Kjo formė “Samit(i)-(ė)zi”, edhe rezultoi i dėshtuar, sikur edhe ishte e njohur! Thirrje bombastike, pa hiē gjė!

Pėr fund z. Qyqalla na flisni pėr veten tuaj, vitin qė po e lėmė pas dhe porosi keni pėr kėtė fund vit?

Qyqalla: Unė nuk jam i predestinuar tė flas pėr vete. Po, do dal nga modestia, pėr hir tė pyetjes suaj dhe lexuesve, padyshim. Jam i kėnaqur me ato qė kam arritur nė kėtė vit. Jam laureat i Shpėrblimit vjetor pėr POEZI nga redaksia e revistės prestigjioze e mbarėkombėtare "Mirdita", e nė krye Pjetėr Markun-Drejtor, pastaj Ēmimi i parė nė Takimet tradicionale "Malli Poetik" nė Fushė Kosovė, Dekorimi nga Komuna e Korēės, pastaj Emblema e Komunės sė Gostivarit nga Kryebashkiaku i Gostivarit Z. Nevzat Bejta, nga Kryesia e LKSHM, me rastin e 40-vjetorit tė krijimtarisė letrare dhe 55 vjetorit tė lindjes u nderova me njė DHURATĖ (Stilolaps), etj., qė ishte befasi e kėndshme pėr mua, mbase treguan kujdesin e tyre.
Nė fund, ju uroj gjithė krijuesve, artdashėsve, tė botės mėrgimtare shqiptare dhe gjithė bashkėkombėseve tanė VITIN E RI 2017, me dėshirėn e shpresėn qė tė vazhdojnė pėrkrahjen, mbėshtetjen dhe avancimin e artit si forma mė sublime e identitetit shpirtėror. Uroj, gjithashtu jetėgjatė LKSHM-sė dhe tė vazhdojnė kėshtu unik, homogjen, mbase jemi tė vetmit qė i thyem tabut e liga drejt riformatizimit tė unifikimit tonė kombėtarė...!
Gėzuar 2017!

Intervistoi: B. Krasniqi

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 1,456 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi