Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
T'U JEPET FUND LOJËRAVE TË BEOGRADIT ME UÇK!
Publikuar më 07 janar, 2017 në orën 04:59 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Një ndër komandantët më të shquar të UÇK-së,Ramush Haradinaj,është i arrestuari i radhës, nga një vend anëtar i BE-së me porosi të Beogradit.

Ka 12 vjet që po përsëritet ky ritual-prokuroria serbe urdhëron, organet kufitare të shteteve anëtare të BE-së, veprojnë. Rasti i fundit është edhe me flagranti. Për akuzën e krimeve të luftës që Beogradi ka ngritur kundër Haradinajt, ai është gjykuar dhe shpallur dy herë i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.

Dihet që Serbia dhe sponsori i saj, Rusia kanë rezerva serioze ndaj kësaj Gjykate dhe, në këtë kontekst, ato i kanë dënuar vendimet e saj për Ramush Haradinajn. Po vendet anëtare të BE-së, si Franca, Sllovenia, Hungaria etj, a i njohin ato?

Nga Serbia dhe Rusia, si kundërshtaret më të vendosura të pavarësisë së Kosovës edhe priten urdhërarreste për çlirimtarët tanë. Po vendet anëtare të BE-së që kontribuan, jo pak, për çlirimin e Kosovës, pse i zbatojnë ato vendime?

Me siguri, Ramush Haradinaj do të lirohet së shpejti, ashtu siç është vepruar në rastet e arrestimeve të mëparshme, të paligjshme. Çështja është, deri kur do të lejohet Beogradi të luajë si t'i teket me çlirimtarët e Kosovës. Prishtina i ka instrumentet e veta per t'u dhënë fund këtyre tekave. Një instrument i tillë është dialogu Kosovë-Serbi. Shfuqizimi i urdhërarrestit të prokurorisë serbe të vitit 2004 duhet të futet në axhendën e bisedimeve Kosovë-Serbi për vitin 2017.
Nëse çështje të kësaj natyre nuk zgjidhen nëpërmjet këtij instrumenti, vetë ideja e dialogut midis këtyre dy shteteve, komprometohet keq.

Dr. Islam LAUKA

Ish - ambasador i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës, president i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 832 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi