Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta (XII)
Publikuar më 11 janar, 2017 në orën 07:54 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Babai meskin dhe fëmijët shtriga fytmëdhenj

Është përmendur edhe më parë se shtrigat janë njerëz, nganjëherë të ndihmuar prej sihirbësëve, haxhuzeve si dhe nga përzierja e tyre me xhindet por për çdo rast, ato janë të njohura në radhë të parë për keqbërje në kontekstin moral. Vetë pa asnjë etikë e miqësi, ngulmojnë në prishjen e karakterit të njerëzve të rëndomtë, duke iu lënë pasoja shkatërruese në familje, dashamirë e shoqëri. Viktimat në shumë raste përfundojnë në burgje, të hedhur nga të gjithë dhe shpesh shpëtimin e vetëm e gjejnë në vetëvrasje, gjë që nuk sjellë asnjë dobi për ta për në botën e amshueshme. Për çdo mëkat ka lehtësime nëse mëkatarët e manipuluar nga shtrigat apo qeniet e tjera të së keqes, i kthehen rrugës së drejtë dhe nuk përsërisin më as gabimin më të vogël në moral dhe në çdo gjë që mund të lëndoj tjetrin.

Në fushëveprimin shkatërrimtarë shtrigat janë gjithashtu ekspertë të fitit, në pikë të parë brenda të afërmve që përfundojnë në ngatërresa, rrahje, vrasje... Veti e tyre është gjithashtu miratimi dhe nxitja e punëve të këqija. Për çdo hile tjetrit thonë se “... mirë ia bëre”, “duhet edhe më shumë...”.
Një dekadencë marramendëse shtrigat nëpërmes të xhindeve, e involvuan me të njëjtat arsyetime që ua vendonin në dispozicion viktimave nëpërmjet sihirbëseve dhe hoxhallarëve të rrejshëm që vetes i thoshin hoxhë pa qenë, ishte ograku: për disa ngaqë kishin krye nevojën mbi xhinde ashtu në befasi, kishin shkelur mbi ndonjë insekt të bekuar ose kishin hedhur natën mbi plehra mbeturinat e ngrënieve. Këto shpjegime nuk qëndrojnë assesi por ja që masa të gjëra të popullit i besonin dhe nuk lenin vend pa kërkuar derman, ca për vete ca për të afërmit e prekur nga ky çfarë ograku. Natyrisht se shumë gjenin shërim të plotë, disa të pjesërishëm e disa që venin tek sharlatanë lënguan tërë jetën. Një grup më i vogël, i dobësuar shumë, u mashtruan lehtas dhe të pavetëdijshëm, lejuan të hynë në vallen e xhindeve, duke u bë kështu vegël e tyre në misione keqbërëse.

Tri familje të një lagjeje, tri histori të trishtueshme

I përzënë nga fshati i vet rrëzë Sharrit, afër qytetit ku erdh e u vendos në një shtëpizë prej lloçi te e cila nuk çonte as rrugë as rrugicë e përcaktuar por vetëm një vizë e vogël uji, bregu i së cilës mbulohej nga lëmyshqe, ferra, baltë të mërzitshme, krimba dhjetëra llojesh e “gjarpinj uji” që nuk merreshin për shumë helmues. Me kohë, kjo pjesë u shit me çmime tejet të ulëta ose u la krejtësisht ngaqë me ardhjen e Serbisë, gati gjysma e banorëve të qytetit, nën shtypjen gjakatare të regjimit të ri, lëshuan trojet e tyre duke marrë rrugën e Turqisë dhe vendeve tjera të botës. Fshatarë nga të katër anët, shih edhe nga 100km largësi, u zdorgjën rreth më rreth të qytetit. Lagjja për të cilën bëj fjalë në këtë kaptinë u mbush pa fije kujdesi e plani duke formuar kështu një labirint të vërtetë me rrugica të parregullta dhe të gjitha pa dalje..., ç’të them, një qorrsokak me dhjetëra degëzime. Ngelën disa oaza toke të punueshme që gradualisht u lan mera se askush nga pronarët e pakët nuk mbërrinte të korrurat. Njerëz e dreqër të mallkuar, nuk lenin mbjellë të piqet. Ja në këtë mëhallë, në koliben e parë të kësaj toke që para se të mbetej shkretë, ushqente familje të tëra, u pat vendosur njeriu që më vonë e quajtën Fytaç (nga fyt) ngase britmat vajtuese të herëpashershme si piskë dëgjoheshin larg, shumë larg. Bujqit që ujisnin fushën sipas radhës së ujit, ditën apo natën, e shihnin Fytaçin duke u përvjedhur sinorëve, me një strajcë të vogël në dorë që e mbushte me ndonjë kokërr pemë e perime. Nuk punonte kurrë sepse i dukej më lehtë me të vjedhura të vogla të mbante shpirtin gjallë.
Në fillim të dhjetëvjetorit të tretë të shekullit XX, Fytaçi u martua me një vajzë me shikim të dobët, përndryshe e bukur dhe shumë e sjellshme. Në krye të motmotit lindi fëmija i parë, djalë. Babai i përdhosur dhe nën influencë të xhindeve, shtini carrokun në çarçaf, i kapi skajet dy nga dy dhe e rrotulloi tri herë para, tri herë prapa, gjithë duke thënë disa formula të pakuptueshme për të shoqen dhe nënën e saj që kishte ardhur të ndihmoj të bijën në lindje dhe njëherit t’ia pres kërthizën nipit. Bebja nisi të qaj disi ngjashëm me piskamat e babait të vet. Gjyshja ia dha nënës së re në gji dhe vaji pushoi.
Fill pas kësaj ngjarje, Fytaçi që ishte në vështirësi nga gruaja të cilën nuk arrinte ta bëjë shtrigë si veten ose t’ia fus në trup xhindet, nisi planin e tij meskin; filloi t’i rrasë tinës kripë në sahan të shoqes me idenë se e shëllirta do ta verboj plotësisht. Por, o Zot, asgjë e keqe, përkundrazi asaj iu përmirësua drita e syve mirëpo s’i tha kujt gjë nga frika se mos pësoj ndonjë dredhi tjetër nga burri! Me gjithë këtë, ajo vazhdoi të lind fëmijë por zija nuk iu hoq kësaj nëne e as kësaj shtëpie. Të gjithë të lindurit me radhë, iu nënshtruan magjisë së xhindeve të ftuara nga meskin-baba. Duke i shtrigosur pasardhësit e vet ai mendonte se do të krijojë një dinasti të madhe, të pasur e të fuqishme. Asgjë nga kjo! Ndodhi krejt ajo natyrorja me këtë familje dekadente. Të gjithë fëmijët ndoqën rrugën e plakut të tyre: Shëtitnin dhe vidhnin nëpër shtëpi e nëpër ara të huaja. Të gjithë të sëmurë seksualisht shkonin kah të mundeshin për të shikuar palë të dashuruarish që në këto kohë fshiheshin nëpër fushë për t’u ledhatuar e për të çuar dashuri.
Disa të tjerë që largoheshin nga syri i botës vetëm për çiftëzim me kurvëri, si për çudi, gjenin “strehim” të Shelgu i Madh breg lumit ose në anën tjetër të tokës së dikurshme të Ermin Begut ku rridhte një përrua i vogël, në të dy anët i mbuluar me ferra e një shelg i quajtur Lotuesi i Vogël. Mu pranë këtyre shelgjeve nëpër kaçuba apo në mes të bimëve, fshiheshin Piskamat (të gjithë fëmijët qyteti i thirrshin Fytaç; Fytaçi i Madh, i Vogli, i Dyti e me radhë) dhe vështronin lodrimet e çifteve për të arritur kështu ata vet, nxitje dhe kënaqësi seksuale.
Nga krejt shtrigëritë e tyre, më së keqi e pësonin lagja e tërë, ajo e lashta dhe ajo e formuara me muhaxhirë, me rrugë qorre si labirint gjigant ku tërë natës rrotulloheshin shtrigat-piskama duke u futur nëpër oborre për të parë nëpër dritare ndonjë akt dashurie dhe kështu të eksituar, vraponin në shtëpi për tu joshur me gratë e tyre që i përzienin në mes vete sa herë tu jepej mundësia e mundësitë ishit aty: të gjithë flinin në dy odat e vetme gati pa asnjë orendi elementare.
Një karakteristikë e habitshme mbretëronte në lagjen labirint: rrugicave të saja, nga muzgu në agim, fluturonin në lartësi të njeriut mesatar, hutë e lakuriqë që lehtësisht mund të tmerronin ndonjë kalimtarë të rastit që ishte aty për ndonjë nevojë. Përderisa ditëve të pranverës ktheheshin dallëndyshet dhe kënaqshin njeriun me fluturimet e tyre duke lodruar pranë kalimtarëve dhe fëmijëve që luanin në rrugë, në lagjen e qorrsokakëve nuk mund të shihje as rastësisht ndonjë nga këta zogj të ëmbël shtegtarë. Edhe dallëndyshet u largohen shtrigave!
(Vazhdon...)

Reis Mirdita

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 239 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi