Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kozmopolitizmi nuk është substitut i kolonializmit dhe i neokolonializmit!
Publikuar më 13 janar, 2017 në orën 21:04 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Kozmopolitizmi ka kuptimin e vet përmbajtësor si vlerë internacionaliste universale, vetëm atëherë, kur të drejtat dhe liritë e njeriut nuk janë të rrezikuara, të kufizuara dhe të mohuara qoftë si individ, qoftë si shoqëri, qoftë si komb, apo qoftë si shtet.
Ndryshe, në asnjë kuptim dokrinar e as praktik të asnjë shkence, kozmopolitizmi nuk është substitut i kolonializmit, por vetëm Antikolonializmi, që është themeli i së drejtës së vetëvendosjes.

Kozmoplitizmi është i pranueshëm vetëm nëse je i lirë, i pavarur, sovran, kur i gëzon të gjitha liritë dhe të drejtat tuaja (ashtu siç i kanë të gjithë popujt e lirë dhe sovranë në botë); kur je i zhvilluar dhe ke mirëqenie dhe siguri të plotë, ashtu sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia, Gjermania, Britania, Franca, Austria, Holanda…, si dhe shtetet e Skandainavisë (Suedia, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Islanda).

Ndyrshe, nëse ke statusin e robit dhe jeton me shekuj në robërinë koloniale të sllavëve të Ballaknit, siç janë shqiptarët e gjysmë Shqipërisë së copëtuar Etnike (Ilirida, Çamëria, Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Malësia e Madhe), kozmopolitizmi nuk është kurrfarë vlere dhe as kurrfarë shpëtimi, por vetëm një lloj humbëtire e pafund dhe agonie pa ëndrra lirie.

Shqiptarët janë ndër kombet më bujare dhe më paqësore në botë!

Me shekuj, shqiptarët janë dëshmuar kozmopolitë dhe altruistë, por nuk kanë fituar asgjë nga shtetet kolonialiste fqnije sllave (Serbia, Greqia, Mali I Zi, Maqedonia), sepse kozmopolitizmi dhe altruzimi nuk janë instrumente përkatëse, që do të ndihmonin shkolonizimin më se njëshekullor të gjysmës së kombit shqiptar dhe të gjysmës së Shqipërisë Etnike (1878-2017).

Ky është problemi ngase asnjë popull dhe asnjë shtet i kolonizuar në botë, nuk e ka fituar lirinë, pavarësinë dhe të drejtën e vetëvendosjes, duke u ushqyer me vlerat e kozmopolitizimit dhe të alturizmit, si dhe me deterxhent, me çokollata dhe me artikuj të tjerë ushqimorë, të importuar nga shtetet kolonialiste sllave ballkanike. Në këtë “mishmash” ka përfituar dhe po përfiton vetëm gjeopopolitika, ekonomia dhe tregtia mafioze e pushtuesve dhe e argatëve të tyre shqipfolës (1989-2017), të cilët Shqipërinë Etnike e kanë shndërruar në plaçkën e tregut të tyre të “lirë”, në emër të sforcimit të “kozmopolitizmit” dhe të “bashkëpunimit” të tyre të pakufijshëm, kinëse pa prekur asnjë politikë të regjimeve të shteteve të tyre të armiqësuara për shkak të moszgjidhjes së problemit kolonial të shqiptarëve në Ballkan (1878-2017).

Mirëpo, robërinë kolonialiste më se një shekullore sllave (1878-2017), në asnjë mënyrë nuk duhet ta zbusin dhe ta harrojnë, duke luftuar si mercenarë në asnjë skaj të botës, duke bërë allishverishe me hajnat dhe me memafiozët vrastarë, duke “shitur poza” dekadence dhe duke u flijuar si “kozmopolitë”, si “tallavistë” dhe si “aktorët më të famshëm” të surrealizmit, të drogës, të “striptizit” apo të terrorizmit islamik për hesape të tregtarëve dhe të mafiozëve të ndryshëm, që për para vrasin dhe zhdukin njerëz të pafajshëm anembanë planetit njerëzor.

Të gjitha këto sëmundje viruale epidemike dhe shkatërrimtare, që sot e kanë “mbërthyer” pothuajse tërë botën, shqiptarët në 3 mijëvjeçarin e tyre, kurrënjëherë nuk i kanë praktikuar e as nuk i kanë njohur në asnjë formë në traditën e tyre të nderit, të trimërisë, të burrërisë, të besës, të bujarisë, të humanizmit, të dinjitetit dhe të krenarisë.

Kozmopolitizmi nuk e shpëton Kosovën nga Serbia, por vetëm ribashkimi i saj me Shqipërinë Etnike!

Në afat të gjatë, ky do të ishte shpëtimi jo vetëm i Kosovës, por edhe i vetë Shqipërisë ngase përgjithmonë do të braktisnin sferën e influencës së Rusisë, duke u bashkëngjitur përjetësisht me sferën e interesit të Evropës Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëm kjo do të ishte “ formula” shpëtimtare e kombit shqiptar.

Ndryshe, nuk ia vlen të mbetesh kozmopolit me bythë të zhveshur në zjarrin dhe në flakën e sundimit të egër kolonial dhe gjenocidal të sllavëve të Balljanit, sepse askush nuk të çmon e resepekton as si kozmopolit e as si njeri normal, por vetëm si dështak, pa asnjë vlerë. Ky nuk është kuptimi filozofik i konceptit të ekzistencës së njeriut të lirë dhe të barabartë me të tjerët që kanë lirinë dhe pavarësinë e tyre.
Prandaj, “kujdes në sjelljet dhe në veprimet, sepse ato mund të kthehen në zakone dhe në shprehi”, siç ka pohuar me të drejtë shkrimtari dhe filozofi i njohur i lashtë kinez Lao Tze.

Për të shpëtuar nga shthurja e vlerave tradicionale kombëtare shqiptare, politikat e sotme zyrtare shqiptare, duhet ta ndjekin rrugën e arsyes dhe të realizmit politik dhe kombëtar, jo të fatalizmit kozmopolit të "kombit kosovar", të diktuar dhe të imponuar nga interesat e ndryshme tregtare dhe ekonomike të sundimtarëve të rinj, me premtime dhe me preokupime të vjetra të kolonializmit dhe të neokolonializmit sllavo-bizantin në përmasa ballkanike dhe evrolindore “Prej Olimpit deri në Ural”.

Realisht, derisa shqiptarët të kenë statusin e robit të kolonizuar në Ballkan, KOZMOPOLITIZMI është një luks i paarritshëm, një utopi e shkretë dhe një "arrë e fortë në fyt" për zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare.

-Manipulimi me “letrën” e kozmopolitizmit është dështim politik, është për t’u “hedhur hi syve” shqiptarëve ( duke i mashtruar, ashtu sikurse në 100 vitet e shkuara), që ende, edhe në dekadën e dytë shekullit XXI (viti 2017) e ndjejnë peshën e rëndë të gurit të tiranisë kolonialiste serbo-sllave, sepse gjysma e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike ende ndodhen nën sundimin kolonial të Serbisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë dhe të Greqisë. Kjo formë e kolonializmit ekzistues 100-vjeçar serbo-sllav mbi gjysmën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, përjashton konceptin e kozmopolitizmit.

Sikur shqiptarët të kishin qenë të barabartë me popujt e tjerë në Ballkan (brenda kufijve të vet natyrorë, historikë dhe gjeopolitikë), të lirë, të pavarur dhe sovranë në një shtet të përbashkët-Shqipërinë Etnike, atëherë, ndoshta, do të kishin pasur kohë për të menduar dhe reflektuar për ndonjë politikë tjetër me përmbajtje kozmopolite.
Mirëpo, derisa të ndodhemi në një gjendje të këtillë të kolonizuar dhe të copëtuar edhe si komb, edhe si territor, edhe si shtet, politika dhe diplomacia kozmopolite shqiptare, do të ishin armët më shpartalluese të identitetit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Prandaj, kozmopolitizmi është i papranueshëm jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët e kolonizuar që kanë jetuar dhe që, ende, edhe sot jetojnë në getot aparteide shtetërore serbo-jugosllave, sepse ishin, dhe, fatkeqësisht, ende janë viktima të ashtuquajturës politikë dhe praktikë e kozmopolitizmit pluralist dhe multietnik titist-kardelist.

-Përkundrazi, qëndrueshmëria, siguria, zhvillimi, përparimi, lulëzimi, ardhmëria e ndritshme dhe fati i Kosovës është vetëm ribashkimi i saj me Shqipërinë, jo kurrfarë kozmopolitizmi as i Hashim Thaçit, as i Isa Mustafës, të cilët, tanimë, janë pajtuar me Serbinë kolonialiste dhe neokolonialiste, e cila përmes Dialogut të Brukselit (2011-2017) po kërkon kthimin e sovranitetit kolonial mbi Kosovën e pavarur (17 shkurt 2008).

Përkthyer në fjalorin “politeknik” të biznesit të politikanëve dhe të “shkencëtarëve” të sotëm shqiptarë, nocioni kozmopolitizëm do të thotë pranoje gjendjen faktike dhe jorealiste (bëhu ai, që në thelb nuk je), ashtu si iu konvenon interesave të tjerëve, jo kombit shqiptar, siç është rasti me trillimin e “kombit kosovar”, që para së gjithash ka karakter politik, kozmopolit dhe internacionalist, që e eliminon kombin shqiptar, simbolet kombëtare shqiptare, si dhe nacionalizmin, në saje të cilit është krijuar kombi shqiptar, ashtu sikurse të gjitha kombet e Evropës.

Me një fjalë kozmopolitizmi është një formë e lehtë politike paqësore e shthurjes dhe e asimilimit të vullnetshëm të një kombi. Ose, shprehur edhe më thjesht, kozmopolitizëm do të thotë, të “jesh mysafir në shtëpinë tënde” stërgjyshore etnike. Shqiptarët mund të tregohen kozmopolitë vetëm atëherë, pasi të jenë shkolonizuar përfundimisht nga thembra e hekurt kolonialiste dhe imperialiste e shteteve fqinje sllave në Ballkan.
Ndryshe jo, sepse, do e humbasin edhe atë që e kanë-gjysmë Shqipërinë e lirë dhe të pavarur.

Kozmopolitizmi nuk është substitut i nacionalizmit e as i së drejtës së vetëvendosjes, por doktorinë propagandistike e proletariatit të maksizëm-leninizmit.

Nëse kombi shqiptar është produkt i kozmopolitizmit, atëherë, nuk ekziston kurrfarë arsyeje që të polemizojmë me ideologët, me ithtarët dhe me mbështetësit shqiptarë të kozmopolitizmit.

Mirëpo, e vërteta është se, jo vetëm kombi shqiptar, por të gjitha kombet e Evropës, janë “pjellë” e nacionalizmit kombëtar. Kështu që, ne nuk kemi asnjë llogari politike që nacionalizmin pozitiv shqiptar ta këmbejmë me kozmopolitizmin dhe me internacionalizmin proletar, sepse qe 100 vjet, nuk kanë dhënë kurrfarë rezultati të dobishëm për kombin shqiptar, kur është fjala për shkolonizimin, për pavarësimin, për ribashkimin dhe për të drejtën e plotë të vetëvendosjes së tij brenda kufijve të vet natyrorë, historikë, etnikë dhe gjeopolitikë.

Prandaj, nuk kemi asnjë arsye të bazuar morale, profesionale, kombëtare, politike e as demokratike, që të bëjmë eksperimente laboratorike me fatin e Kosovës, duke e parë atë në kontekstin e kozmopolitizmit si të vetmen “formulë shpëtimtare” për të sotmen dhe të nesërmen e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Në këtë vështrim (pavarësisht nga interesat tregtare politike, diplomatike, si dhe nga lakmia dhe sëmundja kronike për pozita pushtetore, për pasuri përrallore dhe për kolltukë të mëndafshta të atyre që janë mësuar të jetojnë në kurriz të popullit dhe të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike), nuk mund të bëhet kurrfarë “sevapi” i nacionalizmit pozitiv shqiptar me asnjë formë të kozmopolitizmit të vullnetshëm apo të imponuar ngaqë vullnetarisht do të pranonim dhe do të nënshkruanim vazhdimësinë nën robërinë dhe nën tiraninë e shteteve kolonialiste pushtuese fqinje.

Kozmopolitizmi i shqiptarëve në robëri, është kapitullim i vullnetshëm përpara armikut kolonialist, siç janë Serbia, Mali i Zi, “Jugomaqedonia” dhe Greqia!

Ky koncept politik është i pranueshëm dhe i zbatueshëm vetëm për ata politikanë , kuazi-shkencëtarë dhe agjitatorë propagandistikë, të cilët më tepër ia duan të mirën armiqve agresivë kolonialistë dhe neokolonialistë, sesa vetvetes dhe kombit shqiptar.

Gjithashtu, injoranca politike e sotme (1990-2017) fare nuk ka parasysh përvojën e hidhur dhe tragjike 100-vjeçare të fenomenit të kozmopolitizmit shqiptar, i cili, as dikur e as sot, nuk qe në gjendje, që të triumfojë mbi racizmin, shovinizmin, hegjemonizmin, kolonializmin dhe imperializmin serbomadh dhe sllav ndaj Kosovës dhe trojeve të tjera të Shqipërisë Etnike(1878-2017).

Me kozmopolitizëm nuk mposhtet racizmi, gjenocidi, fashizmi, kolonializmi dhe neokolonializmi serb as në Kosovë e as në trevat e tjera të Shqipërisë Etnike, por me instrumente ligjore juridike ndërkombëtare, si dhe me vetëdijen e nacionalizmit pozitiv, që nuk mohon, por mbi baza reciproke pranon të drejtat, liritë dhe vlerat e të tjerëve. Këtë të vërtetë të pakundërshtueshme, duhet ta mbajnë parasysh jo vetëm politika, diplomacia,, shkenca dhe propaganda shqiptare, por të gjithë shqiptarët të rinj dhe të moshuar kudo që jetojnë në planetin tokësor.

Ky konstatim del nga fakti se shqiptarët me politikën, me sjelljet, me veprimet dhe me qëndrimet e tyre kozmopolite, kurrënjëherë nuk ia kanë arritur që ta mposhtin terrorin gjenocid, reprezaljet, masakrat, agresionet, racizmin, fashizmin dhe kolonializmin pushtues serbo-sllav mbi ta, mbi vatrat stërgjyshore dhe mbi tokat e tyre etnike në Ballkan (1878-2017).

Këtë e provon, edhe gjendja e sotme e gjysmës së Shqipërisë etnike, të kolonizuar dhe të copëtuar nga shtetet fqinje sllave.
Përkundrazi, një politikë e tillë dështuese kozmopolite pa mbulesë, iu ka kushtuar shumë shtrenjtë-dhjetëra gjenocide, kolonizime, shpërngulje dhe varreza masive anembanë Shqipërisë Etnike, jo vetëm në Kosovën e sotme, të pavarësuar.

Provë e gjithë kësaj është edhe fillimi i "dialogut teknik" midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel (2011-2017), që është në funksion të mbështetjes së Serbisë që ajo të mirrte statusin e shtetit-kandidat për të hyrë në BE, si dhe të ridefinimit të statusit politik të Kosovës.

Së fundi, nëse politika e shteteve fqinje kolonialiste (Serbia, Mali i Zi, Jugosllavomaqedonia dhe Greqia) ka përmbajtje kozmopolite, atëherë, nënkuptohet se edhe politika shqiptare nuk mund të jetë asimetrike dhe antitezë e tyre.

Mirëpo, ç’është e vërteta si doktrina, ashtu edhe praktika e politikës së shteteve të theksuara kolonialiste ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, nuk kanë pësuar kurrfarë metamorfoze thelbësore, por kanë ngelur po ato që ka qenë, këtu e njëqind vjet më parë-nacionalshoviniste, hegjemoniste dhe ekspansioniste jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj kroatëve dhe hungarezëve, territoret e të cilëve edhe sot janë nën sundimin kolonial serb. Tanimë, shqiptarët e Shqipërisë Etnike janë ngopur me përralla dhe me premtime të kota “romantike” të politikës kozmopolitiste dhe mafioze. Në vend të një politike të tillë dekadente dhe, ekzistencialiste ata duan liri, drejtësi, vetëvendosje, ribashkim, prosperitet ekonomik, demokraci dhe mirëqenie në një shtet të pavarur dhe sovran shqiptar në Ballkan, ashtu siç janë shtetet e tjera në Ballkan dhe në Evropë.

Pavarësisht nga diktati, ultimatumet dhe interesat heterogjene të faktorëve të huaj me prirje kolonialiste dhe neokolonialiste, që përligj status quo-n e kolonializmit sllavo-bizantin mbi territoret dhe mbi gjysmën e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan, kombi shqiptar dhe Shqipëria Etnike, nuk kanë asnjë nevojë për politikanë dhe për pseudoshkencëtarë kozmopolitistë të ponderuar sipas ulpiseve të huaja, por për patriotë nacionalistë dhe demokratë të vërtetë dhe realistë që pohojnë dhe mbrojnë me ngulmë dhe në mënyrë racionale, ligjore, demokratike dhe paqësore vlerat e shenjta kombëtare, territoriale dhe shtetërore të shqiptarëve në Ballkan.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 376 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi