Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dosja Republika
Publikuar më 13 janar, 2017 në orën 21:06 ( ) Afrim Morina | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Një veturë Renault ecte rrugës, duke i respektuar shenjat e komunikaciaonit. Vozitësi ishte një burrë i pashëm, me rroba kat, me kollare dhe herë pas here shikonte në retrovizor. I ra në sy, se një veturë BMW, me xhama të zi, që po e ndiqte. Bëri disa manovrime të vogla, për të parë, në e kishte përcepruar drejtë. Vetura BMW nuk i shqitej. Ktheu në një rrugë dytësore, por ajo ishte e ngarkuar me semafor dhe iu duk, se për çdo rast, nuk do të ishte vetëm, sepse semaforët i detyronin ngadalsimet e automjeteve dhe ndaljen e tyre.

Për një moment, vetura BMW, iu afrua paralelë, edhe pse jepte shenjë për tejkalim, nuk e bëri këtë. Xhami i derës së prapme u hap dhe nga aty një dorë ngriti pak republikën, sikur e përshendeti. Në atë moment, shoqëruesi nxorri revolën me ndrydhës zëri. Vozitësi deshi t’i jep gas, por në atë moment, tre plumba ia përshkuan trupin. Siç e kishte këmbën në pedalen e gasit, vetura morri shpejtësinë dhe u krijua një kaos i madh në komunikacion. Disa vetura u përplasën njëra me tjetrën, por për shkak të ndalesës që kishin bërë pranë semaforit, nuk pati shkatërrime të mëdha të veturëave dhe nuk kishte lëndime të theksuara te udhëtarët. BMW kaloi pa u diktuar, thua se nuk kishte ndodhur asgjë.
Disa zbriten nga veturat dhe iu afruan Vozitësit, i cili ishte shtri përanash dhe gishta e këmbës ende i kishte në pedale të gasit, por e kishte humbur kontrrollin dhe vështirë diktohej, në e shtypte edhe më. Njëri e pa, se Vozitësit i delte gjaku në krahëror, nga tri plagë, që ishin shumë afër njëra me tjetrën, të gjitha të koncentruara afër zemrës.
Në vend të ngjarjes erdhi policia rrugori, ndoshta dikush e kishte lajmëruar për incidentin e shkaktuar në komunikacion, ku ishin përfshirë shumë vetura. Ata filluan të kryenin detyrën e vet, duke i mundësuar hapjen e rrugës. Një qytetar iu afrua dhe i tregoi për shkakun e incidentit.
- Një vozitës është i vrar dhe e ka këmbën në pedalën e gasit
Policia filloi të komunikojë me radiolidhje, sigurisht kërkonte përforcime, apo
njofteonte gjykatësin hetues dhe forenzikën. Filluan të rrethonin vendim me shirit dhe ndërpren komunikacionin. Udhëtarët duheshin për deshmi, për të mësuar se çka ndodhur.
Erdhën edhe ekipet profesionale. i regjistruan të gjitha detajet e pozicionit të veturës dhe kufomës. Sendet e gjetura i shtinë në një qese plasmasi dhe i mbyllën me kujdes. Pyetën edhe disa deshmitraë, por të gjithë të anketuarit kishin vetëm një përgjegje, nuk dinin se çka ndodhi, por vetëm përshkruanin momentin kur vetura morri gas dhe i ra veturës përpara.
Policia e rregulloi komunikacionin, pasi organet kompetente kryen punën e mbledhjes së shenimeve.
Përgjegjësi i hetuesisë, Hetuesi, kishte vu gjithë dokumentacionin e gjetur te Vozitësi, mbi tavolinë. I shikonte me kujdes të gjitha. Përpara kishte një letërnjoftim, një pasaportë, një portofol me disa para dhe një fotografi të një gruaje me katër fëmijë, një djalë dhe tre vajza.
Familjen e kishin lajmëruar, por dokumentet i mbajtën, për të kryer hetimet e duhura. Dëshmitar nuk kishte dhe nga të dhënat e familjes nuk arritën të mësonin asgjë. Ajo që dihej për te, ishte vetëm një kartë identiteti, se punonte në institucionin e financave. Hetuesi i mëshonte tavolinës me majen e një stilolapsi dhe shumë pak dëgjohej e rëna. Duhej të raportonte për fatkeqësinë. I vetmi raportim që duhej bërë, ishte cilësimi, vrasje e qëllimshme. Edhe të dhënat në vendin e punës nuk i mundësonin të zgjëroheshin hetimet. Asnjëherë nuk i kishte ndodhur të gjendej në këtë pozitë, sa edhe nuk i punonte më intuita e profesionit, të paktën, të gjente një rrugë për të hulumtuar.
Vozitësi kishte dalur nga puna me orar. Vendi ku e gjetën të vrarë Vozitësin, lente pak për të dyshuar, se kishte ndërruar rrugën, që sipas deshmitarëve që e njihnin atë, nuk dinin që ndonjëherë ishte kthyer asaj rruge për në shtëpi. Madje shokët e tij, në hetuesi, thanë se ai i kishte mërzi semaforët dhe nuk mund ta shpjegonin se si ishte gjendur aty. Përveq kësaj, ajo rrugë ishte më e gjatë, se sa rruga nëpër të cilën kthehej në shtëpi.
Hetuesi, permes këtyre informatave, erdhi në përfundim, se Vozitësi e njihte dorasin dhe ishte munduar të shmangej. Mirëpo, vështirë e kishte për të kuptuar, si punëtor financash, nuk kishte të bëjë fare me tendere, prandaj pse duhej të vritej, kur nuk kishte asnjë problem me askë?! Një fëmijë e kishte të vogël, krahasuar ,me tre të tjerët, kjo i zgjoi kurreshtjen. Permes Vejushës së tij dhe shoqërisë, kuptoi se kishte qenë ushtar UÇK-së, madje edhe si guerilas, prandaj kishte vendosur ta kishte një fëmijë pas lufte. Në fillim i shkoi mendja, se kishte vrar dike në luftë dhe tash ishin hakmarr. Mirëpo, kishte kaluar kohë nga lufta. Pse nuk u hakmorrën në fillim, por e lane kaq gjatë.
Gjithëfarë dilemash i shkonin nëpër kokë. Në një moment i shkoi ndërmend të mbyllte hetimet, se nuk kishte asnjë pistë. Edhe eprorët e tij e kërkonin një gjë të tillë. Madje, Thinjoshi njëherë edhe iu kërcnuar, se po humbte kohën kotë, kur kishin problem shumë më të mëdha.
“Ka probleme më të mëdha se sa kjo vrasje?! Kësi rasti, në postkomandë nuk kemi pasur asnjëherë dhe nuk e shoh të arsyeshme, ndërhyrjen aq këmbëngulse për ndërprerjen e hetimeve. Mund të mbyllen hetimet zyrtarisht, por unë nuk do të tërhiqen deri sa ta zbardhi rastin. Këtu mëshihet diçka e madhe!”
Zyrtarisht hetimet u mbyllën.
Hetuesi nuk ishte i qetë. Kishte rënë në mendimë dhe gjithëkah që shkonte, mendejn e kishte te Vozitësi. I delte përpara trupi i tij, shikimi i tij, këmba në pedalën e gasit, mirëpo, nuk kishte si të zhvillonte hetimet. Një enigmë e tillë nuk i kishte ndodhur gjatë gjithë karirerës. Edhe shokët e diktuan këtë dhe shumë vështirë e kishin t’i thonin ta hiqte nga mendja, sepse edhe ata e diktuan se diçka fshihej, aq më tepër, u befasuan me Thinjoshin, që me këmbëngulje kërkoi mbylljen e hetimeve. Ky ishte mishruar me rastin dhe mundohej të kërkonte ndihmë nga ata.
Kjo vrasje enigmatike, habiti edhe rrethin dhe të gjithë mundoheshin të gjenin, të paktën, një shenjë dyshimi. Vozitësi ishte njeri i qiltër, hokatar dhe nuk kishte ndodhur asnjëherë të ndronte dy tri fjalë me nervozë, me rrethin, qoftë ku jetonte, qoftë në punë, edhe pse iu kishin bërë disa padrejtësi për vendin e punës. Eprorët shpesh i kërcnoheshin me ulje pozicioni, ulje koficienti, ndërrim të vendit të punës, pork ky kishte unin e vet dhe vazhdonte punën me përkushtim. As bashkëveprimtarët e tij, as shokët e luftës nuk arrinin për ta kuptuar, pse ishte vrarë. Ata, madje, e vlerësuar vrasjen e Vozitësit, atentatë. Po, atentatatë, sepse ashtu edhe kishte ndodhur, por pse?! Disa edhe iu afruan Hetuesit, për të mësuar diçka nga ai, por edhe ai kishte rënë në pozicionin e kërkuesit të ndidhmës. Që të dy palët, më tepër heshtnin kur takoheshin, se sa ndërronin mendime. Pas një kohe nuk takoheshin më.
Hetuesi gjatë hulumtimit të rastit, mësoi se Vozitësi ishte plagosur bukur rëndë, gjatë luftës. Disa shok të tij tregonin, se e kishin gjetur pa ndjenja në një prockë, në mesin e dy shokëve të vrarë. Pas shërimit, menjëherë ishte kthyer pranë bashkëluftëtarëve dhe as që donte t’ia dinte plagëve, që ende nuk ishin shëruar. Një veti që e kishte mësuar Hetuesi, gjatë hulumtimit, sipas shokëve që e njihnin edhe para lufte, se kur ndodhte të takonin qytetarë, ndalej dhe i shikonte një nga një, sikur kërkonte në mesin e tyra, njërin që i kishte mbetur në mendje.
“- Dorasin Vozitësi e paska njohur gjatë luiftës. Në çfarë rrethanash ishin takuar?!”
Kjo edhe i mundësoi të hapte një pistë. Të nisej nga plagosja. Të hulumtonte rasti dhe vendin. Morri pushim, se në kuadër të detyrës shumë vështirë e kishte të zhvillonte hetimet. Për të këmbëngulur në vazhdimin e hetimeve, më tepër ia rriti kurreshtjen Thinjoshi, i cili e shikonte me nervozë, sa here kontaktonte me rrethin e Vozitësit. Filloi edhe të interesohet për Thinjoshin, të kaluarën e tij, familjen e tij, punën në të kaluarën që kishte kryer. I doli se ai kishte qenë operativist për krime polititike, në Sigurimin e Shtetëror të Serbisë
“- Çfarë e pengon këtë të zbardhet rasti?! Pse e rrok nervoza sa here që më sheh me shokët e tij?! Ky ose e di se kush është dorasi, ose e ka vrar vet!”
Kjo e bëri edhe më këmbëngulës për të vazhduar punën. Në fillim vizitoi vendin ku ishte plagosur Vozitësi. E analizoi mirë. Vendi jepte për të kuptuar se aty kishte qenë prita dhe gjeti edhe gëzhojat e armëve. I morri nga një të tri llojeve të armëve. Për quid, kishte edhe plumba revole të Beretës. Duke i anlizuar të gjitha, me vete tha:
“- Paska pasur edhe egzekutim me revole!- Këtë përfundim e nxorri nga afërsia e gjetjes së gëzhojes, sepse armet automatike që ishin përdor, gëzhojat e tyre ishin më larg. – Ekzekutuesi i Vozitësit paska qenë edhe këtu!”
U kthye në zyre, për të gjetur plumbat dhe gëzhojat, që i ishin gjetur në trupin e viktimës dhe vendin e krimit. Ato kishin kaluar në fornzikë për analizë dhe më vonë në arhivë. Permes disa bashkëpunëtorëve arritit deri te dosja, por për qudi, ishin zhdukur që të dyja materialet, si dëshmi e ktyrjes së vrasjes.
“- Thinjoshi!?”
Nuk iu durua pa shkuar edhe në shtëpi të Vozitësit. Vejusha e priti mirë, e ftoi të hynte brenda dhe filloi t’i përgjigjej pyetjeve të Hetuesit, për aq sa dinte. Dikur iu kujtua, se Vozitësi nuk merrej me vizatim, por e kishte një të tillë, të bërë gjatë luftës dhe e mbante përherë pranë vetës.
Hetuesi e morri dhe e shikonte me kujdes vizatimin dhe u mundua të kujtonte, në e kishte parë një fytyrë si ai në portret. Kërkoi ta merrte dhe Vejusha e Vozitësit, pa kundërshtuar ia dha. Doli nga shtëpia e viktimës dhe filloi të ecte rrugëve pa një qëllim të caktuar dhe mundohej të kujtonte në e kishte takuar ndonjëherë njeriun me republikë.
“- Republika!”
Kështu e emroi dhe tash çdo shenim që merte rreth ngjarjes, menjëherë e shenonte në dosjen “Republika”. Këtë dosje e mbante për vete në shtëpi. Të gjithëve u thonte se rasti është i mbyllur, por kur gjente ndonjë gjurmë, e shenonte dhe kështu dosja “Republika” filloi të trashej, por nuk kishte gjetur ende elemente, qoftë për të rihapur rastin, qoftë për të ecur përpara me bindje, se kishte filluar të zhvillohej lëmshi.
Gushti ishte me temperaturë të larta. Bisedoi me gruan dhe shkuan për pushime në bregdet. U sistemuan në një banesë private, se nuk ia mbante xhepi ndryshe. Pas dy dite, në plazhë, i ra i të shihte një njeri, po me të njejtën pamje, që e kishte vizatuar Vozitësi, i shoqëruar me dy veta. Po të njejta mustaqe, që ishin karakteristike, por që ishin model i kohës së tij të hershme, modë djalërie. Filloi ta përcjell padiktueshëm, çdo levizje të tij dhe shoqëruesve. Ai ishte sistemuar me një hotel, në të cilin mund të vendoseshin vetëm një kategori e caktuar njerëzish, përshkak të çmimit të lartë. Edhe kafeja ishte tre fish me e shtrenjët, se sa vendi ku ky e pinte. Iu desht dy tre herë të pinte kafe në restoranin e hotelit, duke përcjell pasagjerët dhe mundohej të takonte dike që e njihte. Sa herë kthehej në banesë, shënonte diçka në bllok, me kopertina lëkure, pa i rënë në sy gruas dhe djalit, i cili përcillte në television vetëm filma vizatimor. Edhe këtyre shenimeve ia vuri emrin “Republika, ndonse vetëm një herë e pa në mbrëmje, me katin e robave dhe republikën në kokë. Edhe vetura e tij dallohej nga të tjerat, ishte BMW e re. ajo që i ra në sy, gjatë përcjelljes, vërejti se nuk kishte rreth shoqëror dhe shumë pak vërehej nga pasagjerët tjerë. Madje, edhe kamarierët pak i kushtoniun rëndësi. Mirëpo, një gjë nuk e kuptoi, për shkak të modesties së tij, apo për shkak përçmimit ishin të ftohtë me të. Çështje bakshishi nuk ishte, sepse e pa kur u ngitën, njëri nga shoqëruesit i la në dorë kamarierit një banknotë, që i tejkalonte çmimin e pijeve, të paktën, dy fish. Kjo ishte e quditshme. U mundua të merrte emrin në recepcion, por nuk arriti
Kur i mbaroi pushimet, rishikoi shenimet dhe nxorri një përfundim. Republika nuk ishte turist i huaj, por nuk dinte në jetonte jashtë. Për të vazhduar edhe më tej hulumtimin, i morri numrin e targës së veturës.
Në shtëpi e diskutoi këtë me disa shok, që u besonte, por shkoi edhe në shtëpinë e Vozitësit dhe i tregoi Vejushës, se çka i kishte ndodhur gjatë pushimeve. Kërkoi nga disa koleg, që të kontrrollonin në hotelin ku keshte qendruar Republika. Të merreshin të gjitha informatat, por nuk u tregoi se për çka i nevoiteshin, se frikohej të mos merrte vesh Thinjoshi. Edhe më tepër filloi t’i frigohej atij. Tash i dukej sikur fantazmë, që e ndiqte gjithkah, edhe në shtëpi të vet.
Hetuesi morri disa informata, por pak i mbushnin mendjen, se ishin të sakta. Emir dhe mbiemri që i kishin ardhur nga kolegët, u mundua t’i gjejë në internet, por nuk kishte kurrfarë informata. Hulumtoi në faqebook, por edhe atje nuk e gjeti. Qyteti prej nga vinte, si adresë e regjistruar, nuk kishte shenime, pos atyre të rinisë, data e lindjes, prindërit, por diku në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare i humbnin gjurmët dhe nuk kishte të dhëna. Shkoi në qytetin e Republikës dhe filloi të pyeste për te, e rreth tij. Të rinjët nuk e njihnin, ndërsa të moshuarit, kush i rudhte krahët, kush belbzonte diçka rreth rij, por ishin gjëra që nuk i hynin në punë. Nga njëri morri disa të dhëna, se ai kishte qenë rrugaq dhe kishte qejf të prallosej me pushtetarët dhe gjithçka që ndodhte në qytetin e tij, organet e shtetit ishin të informuar, madje në imtësi. Dyshimi ishte te Republika, madje edhe ia kishin ngjitur këtë nofkë. Atij i pëlqeu dhe nuk e hiqte nga koka atë. E dinte se ishte larguar me disa civil, që edhën një ditë dhe e morrën me një vetur Pizguaver. Që atë ditë askush nuk e kishte parë, në qytetin e tyre.
Këto shenime për Republikën filluan ta plotësojnë boshllëkun e informatave. Filloi të lidhte kohën e zhdukjes së Republikës nga qyteti i vet dhe atë të Thinjoshit. Mosha ishte e përafërtë. Kjo i zgjoi kurreshtjen për të hulumtuar edhe për jetën e Thinjoshit. Edhe ky kishte ardhur nga një qytezë, por në dokumente i shkruante se kishte kryer shkencat kriminalistike dhe kishte punuar në struktura shtetërore. Për punën e tij të sukseshme, kishte marr edhe mirënjohje nga strukturat më të larta shtetërore. Kur kishte ardhur UNMIK-u, atë e kishin përgjedhur, ekspert me nam, që ua kishin preferuar dikush jashtë trungut shqiptar. Në një dokument topsekret, që i kishte rënë në dorë një shoku, ishin biografit e atyre që duhej përcjell, se mund të ishin destabilizues, ndërsa nuk kishte shenime për disa, që ishin vendosur në struktura kyqe qeveritare. Në mesin e tyre nuk ishte edhe Thinjoshi. Për këtë e kishte më lehtë të merrte shenime, sepse kishte deshmitar, të cilët ishte munduar t’i përpunonte, për resocializim. Në anën tjetër ishte edhe rrezik, sepse kishte një rreth të forte dhe shumë shpejtë mund të mësonte për punën që bënte Hetuesi. Kjo edhe do t’i nxjerrte problem, jo vetëm rrezikimin e vendit të punës, por edhe për familjen e tij dhe deshi nuk deshi, detyrohej të ndërprente hulumtimin rreth Vozitësit. Këtë nuk e kishte ndermend ta bënte, por duhej qasur me më mjeshtri rastit.
Sa më shumë që hynte në hulumtimin e jetës së Thinjoshit, edhe më shumë delni elemente bashkpunimi e bashkëveprimi me Republikën.
“- Republika dhe Thinjoshi?! Kur ishin lidhur këta dy me njëri tjetrin dhe në çfarë rrethanash?! Çfarë detyre kishte marr Republika dhe prej kujt i kishte marr urdhërat. Kujt i kishte raportuar dhe a raportonte ende?! Cili ishte me gradë më i lartë dhe pse Republika nuk kishte krijuar marrëdhënie pune, por si fantazmë shetiste nga një vend në tjetrin. A është ende në detyrë?!”
Nëse deri tash kishte dyshime për vrasjen që ishte cilësuar si atentat, me faktetet që dispononte, në bllokun e tij, e shenoi, “Vozitësi viktimë e atentatit!”.
Pse ishte bërë atentat, kur nuk ishte figure politike dhe nuk kishte ndonjë funksion politikë, e as institucional. Duhej hulumtuar të kaluarën, apo nisur vetëm nga vizatimi që ishte gjetur te Vozitësi.
“- Ky duhet të jetë pikë e nisjes së shtjellimit të ngjarjes.”
Kontaktoi me disa shokë që e kishin gjetur të plagosur. I interesonte të kontaktonte edhe mjekun që ishte përkujdesur për shërimin e tij. Gjatë hulumtimeve, arriti të mësoj, se Vozitësi ishte dërguar në Tiranë për shërim. Shkoi në spital dhe pasi u tregoi arsyen e ardhjes, i ndihmuan të gjenin dosjen dhe aty tregonte se i ishin nxjerr pesë plumba, por njëri praj tyre ishte i revolës Bereta, ndërsa të tjerët ishin të Kallashnikovit. U intereseu edhe të dinte, se ku e kishte goditur plumbi i revolës, mundësisht edhe afërsia e shkrepjes. Nga konziliumi i mjekoligjorve, mësoi se revola ishte shkrepur shumë afër dhe plumbi kishte depërtuar afër aortës dhe ky ishte fati i tij, që kishte shpëtuaar.
Në bllokun e vet, shenoi “e njejta revole që e kishte vrar edhe e ka plagosur për vdekje”
Nga hulumtimet e bëra nxorri përfundimin, se Vozitësit iu kishte rikthyer kujtesa e momentit kur Republika, iu kishte afruar afër, duke e ditur, se ishte ende gjallë dhe i drejton revolën për ta vrarë, që të mos mbetet dëshmitar. Ishte edhe një përfundim shumë interesant, Republika ishte epror i Sherbimit Sekret Shtetëror të Serbisë dhe permes bashkëpunëtorëve të vet, mblidhte informata për lëvizjen e ushtarëve të UÇK-së dhe merrte përforcime paraushtarake serbe dhe u zinte pritën shlirimtarëve. Në një nga pritat e zëna, ishte edhe ajo kur u plagos rëndë Vozitësi dhe u vranë dy bashkëluftëtar të tij.
Filloi edhe më tepër të interesohej dhe lëvizjet nga një vend në tjetrin u shpeshtuan. Hulumtimet i bënte ditëve të pushimit javor dhe ndodhi një herë të marri edhe pushim mjekësor. Bashkëshortes i kishte treguar pak a shumë për hulumtimet që bënte. Ajo në fillim nuk e mirëpriti këtë, sepse frigohej mos do t’i ndodhte edhe atij diçka e kobshme. Gjatë pushimit shëndetësor, shkoi në një qytet, pak më në periferi, gjoja për një kontrrol te një specialist, i cili vinte nga jashtë një herë në javë. U ul në një kafene për të pirë një kafe dhe përcillte fëmijët që kishin dal nga mësimi. I ra në sy një vajzë me flokë të gjata, ngjyrë të zezë, diku rreth nëtë vjeç dhe në dorë e kishte një fletë vizatimi, të cilën ia valviste fryma. I ra në sy republika e vizatuar. U ngitë menjëherë dhe filloi ta ndiqte vajzën, pa i rënë në sy. E përcolli deri te dera e shtëpisë një katëshe. Filloi të mendonte me vete, pse e kishte vizatuar atë njeri dhe mos ishte dikush i afërmë i saj. Gjithë vizatimin nuk e kishte parë dhe se si iu duk, aty kishte të vizatuar diçka më tepër se koka e mbuluar me republikë.
Zuri një dhomë në hotel dhe i lajmëroi të shoqes, se duhej të rrinte ende dhe nuk ia caktoi sa ditë do të vonohej. Fillo ta përcillte vajzën dhe hyrje daljet në shtëpi të saj. Gjithçka ishte normale dhe nuk gjente asnjë shenjë dyshimi. Nga përvoja që kishte, erdhi në përfundim, se vajza e kishte takuar diku një njeri me republikë dhe me mustaqe karakteristike, prandaj edhe e kishte vizatuar. Me mjeshtri iu afrua asaj të nesermen dhe ia lëvdoi vizatimin. Ajo duke menduar se ishte babai i ndonjë shoqeje, hapi sytë nga ngazllimi. Hetuesi e pa reagimin e vajzës dhe i tha, se kishte deshirë ta shikonte edhe një here. Ajo hyri në shtëpi dhe doli me vizatim në dorë. Aty ishte portretuar me kujdes Republika, me njërën dorë duke e ngritur pak republikën. Karekteristike në këtë vizatim ishte, dora e një tjetri në supin e Republikës me revole me ndrrydhës zëri, që kishte marrë dike në shenjestër. Ky vizatim edhe më tepër e plotësoi dosjen e tij, por i bindur se kjo ishte një kujtesë, sikurse e Vozitësit, të vizatuara pas ndodhjes së rastit. Menjëherë erdhi në përfundim, se kishte një deshmitar fëmijë, por me siguri, pas kësaj mund të kishte edhe deshmitar madhor.
Në dhomën e hotelit e rikonstruoi ngjarjen, duke i vënë vizatimet e njërit dhe tjetrës në tavolinë, për të bërë krahasimet dhe hulumtuar ngjajshmërit. Në vizatimin e pare ishte më i ri Republika, se sa në zizatimin e dytë. Dallimi i dytë ishte, se në vizatimin e pare revollën e kishte në dorë, duke marr në shenjestër Republika, ndërsa në tjetrin ishte një tjetër me revole në shënjester, e mbështetur në supin e Republikës. Që të dyja vizatimet tregonin momentin e shenjestres, e para veç dihej, ndërsa të dytën duhej hulumtuar. Filloi të endej nëpër dhomë. Deri vonë nuk e morri gjumi. Nga ngarkesa që kishte, nuk bërë gjumë të rehatshëm dhe në mengjes heret doli në restoran për të pirë kafenë. Vendosi të përcillte babain e vajzës, ku punonte, çka punonte dhe në ishte njeri i përshtatshëm për t’iu afruar dhe biseduar, për kohën kur ishte bërë vizatimi, nga vajza e tij.
Derisa e pinte kafenë, dëgjoi një zë afër, duke e përshëndetur. Ktheu kokën dhe dalloi Bardhoshin, një ish koleg i studimeve.
- O, ku je z. Bardhë?! – Lëshoi një zë të gëzueshëm. Pse të mos gëzohej, kur i kishte ardhur si me porosi
- Të pash nga larg, z. Hetues. Njëherë fillova t’i fërkojë sytë, duke pyetur vetën, qe mirë të kishte sjellur këtu! Ndoshta detyra?
- Dallgët e jetës të përplasin gjithkund.
Filluan të pinë kafetë. Hetuesi e porositi të dytën. Pasi u përbi, në fundi i tregoi se çka e kishte sjellur në qytetin e tij. I tregoi edhe për vizatimin e vajzës, që kishte ngjashmëri me vizatimin e viktimës. Bardhoshi kishte zgurdulluar sytë dhe e dëgjonte me kurreshtje. Nuk punonte në profesionin e tij, por nga studimet, i kujtoheshin shumë raste që kishin të bënin me kriminalistikë dhe në fillim i dukej sikur shihte një film dhe skenari zhvillohej në atë frymë, sa edhe pritej shumë shpejtë të gjindej, e kapej krimineli.
Bardhoshi nuk e kishte diktuar fare se si kishte ikur koha. Kafenë e kishte pirë pa u diktuar. Sipas përshkrimit, babën e vajzës e njihte. Ishte një burë i qetë, punonte në komunë, si punëtor administrate. Me te mund të bisedonte dhe i vuri detyrë vetës, që të mundsonte kontaktin dhe të bisedonin. Nxorri telefonin dhe lajmëroi në punë, se nuk mund të shkonte, përshkak të një pune që i kidhte dal me urgjencë.
Hetuesi u shlirua pak, kur mësoi se Bardhi do ta shoqëronte dhe ndoshta do të zbulonin diçka.
U ngitën. Shkuan drejtë komunës dhe Bardhi permes rojes, i kërkoi Agimit, të delte jashtë për një kafe. Doli Agimi dhe u përshëndet me të dytë. Duke biseduar me Bardhin, shkuan në një kafene afër, por aty kishte shumë vet, prandaj Bardhi kërkoi të shkonin në një vend ku mund të bisedonin më qetë. Gjetën një vend të përshtatshën dhe hyrën mbrenda. Agimi e nuhati se biseda ishte serioze. Porositën kafetë dhe Bardhi i tregoi Agimit se çfarë halli kishte Hetuesi dhe pse e kishte parë të asyeshme të bisedonin.
- Nga Bardhi, I more vesh të gjitha. Mua më intereson, në këtë date, ku keni qenë?
- Në pushim. Më kujtohet, derisa ishim duke kaluar semaforët në rrugën “Panorama”, u bë një ndeshje e vogël te semafori, në anën e kundërtë të rrugës. Vajza për një moment mbuloi fytyrën me dorë dhe me shikim e përcolli një BMW.
- Ke biseduar ndonjëherë me vajzën për këtë problem? – Pyeti Hetuesi
- Jo. Ajo deshi të më pyes diçka, por unë nuk ia vura veshin
- Ka mundësi të bisedojmë, duke e përdor si shkas vizatimin? - pyeti Hetuesi
- Nuk ka problem - ia ktheu Agimi
Shkuan në shtëpi të tij. E shoqëja, një grua, që dukej e edukuar, i mirëpriti musafirët. Ajo, si duket ishte mësuar, që i shoqi t’i sjellte musafirë dhe të tillët asnjëherë nuk e kishin shqetësuar.
Pas pak erdhi vajza. Ajo e njohu menjëherë Hetuesin
- Babi, ky më ka lëvduar vizatimin! - u shpreh e knaqur, që u kishte ardhur mysafirë.
- E di bijë. Ky xhaxhi ka ardhur ta shoh edhe një herë vizatimin, se i ka lënë përshtyëje të mirë. – Hetuesi i kishte treguar se kishte kontaktuar me vajzën.
Vajza shkoi dhe e pruni vizatimin, me krekosje, se dikush po ia vlerësonte punën e saj.
E morri Bardhi dhe e shikoi, ishte taman ashtu siç i kishte treguar Hetuesi.
I shprehen lëvdata vajzës, për punën e bërë. Agimi pasi u mendua pak, pyeti vajzën
- E ke parë diku këtë pamje, e pastaj e ke vizatuar?
- Po babë. Të kujtohet kur u bë ajo ndeshje e veturave, te semafori?
- Po.
- Një veturë e mirë, me xhama të zi u ndal, karshi një veture dhe ku me republikë e hapi dritarën e pasme, ngiti republikën me dorë, sikur e përshëndeti, ndërsa kjo dorë me revole ishte e mbështetur në supin e tij. - Me pak fjalë e përshkruajti tërë ngjarjen thejshtë, por të shkoqitur çdo skenë. – Pastaj ndodhi aksidenti nga ajo vetura tjetër.
Mbetën të habitur me sqarimin që bëri vajza e Bardhoshit. Hetuesi tash kishte një dëshmi bukur me peshë. Dhe pyetjes se Bardhoshit dhe Agimit, se çka do të bëjë tash, nuk diti si të përgjigjej. Atyre u kishte sqaruar më herët, se këto hetime ishin private, nga kurreshtja, se shefi i tij e kishte mbyllur si rast. I falenderoi për ndihmën e dhënë, u përshendet me ata dhe u nis për shtëpi. Rrugës mundohej të gjente mënyrën, se si të vërtetonte një gjë të tillë. I kishte mbetur edhe një rugë, për të gjetur se kush ishte Republika.
“- Duhet të kërkojë ndihmë nga ish të burgosurve politik, për të gjetur se kush ishte, ku kishte vepruar dhe çka bërë para lufte. Në kokë filloi të gjej njerëz të përshtatshëm, që nuk i bënin bisht të vërtetës dhe e thonin me guxim.”
Të nesermen filloi të konsultoj disa shokë, se kend nga të ish të burgosurit politik, që ka kaluar në hetime të njëmenta, ta pyeste për Republikën. Pas disa dite, ia preferuan nja dy veta, të cilët ishin të gatshëm të bashkëpunonin për ta ndriquar restin në fjalë. Hetuesi bisedoi me sejcilin veç e veç dhe gjithnjë rasti i Republikës lidhej me Thinjoshin, si bashkëveprues në seancat e hetuesisë dhe metodat që përdornin për të nxjerr të vërtetën, siç thonin ata, të pastroheshin sikurse fyshti i stilolapsit. Njëri prej tyre tregoi, se Republikën e kishte parë edhe të vizitonte burgjet, e t’i merrte në pyetje disa, kur zbulohej lidhja e njonjë grupi me ndonjë të burgosur.
Gjatë hetimeve, Hetuesi hasi edhe te një fakt tjetër, një nga deshmitarët e kishte parë në qytet, gjatë fillimit të ofenzifës së dytë, Republikën me dy përcjellës paraushtarak. Kjo ia kujtoi hetuesit, se kur i kishte pyetur kamarierët në hotelin ku ai kishte qendruar, se shoqëruesit e tij, çfarë gjuhe flisnin, ata ia kthyn, se flisnin, si duket, sllavishten.
Në bllokun e vet e bëri një kronologji
“1. Njeiru që kishte vrarë Vozitësin ishte Republika
2. Ai kishte marrë pjesë në zënie prite, kur ishin vrarë dy shokët e Vozitësit, ushtar të UÇK-së dhe ky kishte mbetur i plagosur
Përfundimet ishin nxjerr nga vizatimi i Vozitësit në vendin e krimit dhe vizatimi i vajzës, kur ishte bërë atentat në Vozitësin.
Arsyeja e atentatit ishte, zhdukja e deshmitarit.
Pozita e tij ishte, operativist i lartë i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, me detyra të posaqme, zbulimi i grupeve iredentiste te shqiptarët, ndërlidhjen e grupeve ndër vete, për veprimtari armiqësore, përcjellja e disa eksponentëve politik shqiptar dhe hulimtimi i tyre, se me kendë shoqëroheshin, çfarë bënin dhe çfarë synimesh kishin për të ardhmen, ndërsa gjatë luftës ishte parë të lëvizte me paraushtarak serb.
Republika, me siguri banonte diku në Serbi, por bashkëpunimin me ish koleg nuk e kishte ndërprer dhe kishte indikacione se edhe jepte urdhëra, duke iu kërcnuar se do t’ua zbardhte dosjet.”
Tash çfarë të bënte? Kujt t’ia jepte këto dëshmi, të nxjerra si hetues? Çfarë rezultatesh do të kishte? Të depononte në organet kompetente, ku punonte, jo vetëm se do të zhdukeshin, por do të pësonin të gjithë bashkëvepruesit e tij, gjatë kësaj kohe, por edhe ai me familje. Rasti ishte shumë i ndjeshëm, por edhe t’i mbante vetëm për vete, nuk ia vlente barra qiranë.
Gjatë punës hulumtuese kishte hulumtuar edhe rrethin më të ngusht të Vozitësit, që për çdo rast mund të kërkonte ndihmë apo mbështetje. Edhe bashkëshorjtaja e Vozitësit ishte në nevel dhe si e shkolluar e kuptonte peshën e veprës, peshën e dokumenteve dhe peshën e ruajtjes së sekretit. Vendosi t’ia përcillte asaj gjithë dokumentacionin e grumbulluar dhe portretin që e kishte nxjerr me ndihmën e kolegut të vet në punë. Sipas tij, ky ishte gjithë doklumentacioni që duhej për të ngritur padinë, vetëm i mungonte vendqendrimi.
Ashtu edhe bëri. Takoi Vejushën, ia dha gjithë dosje, që e kishte emruar “Dosja Republika”, e pastaj ajo le të vepronte në bazë të rrethanave. Ky ishte në gaditshmëri për t’i ndihmuar edhe mëtutje, nëse kishte nevojë. Kur u nda prej sajë, sikur u lehtësua. Kjo ishte një ngarkesë e madhe psiqike për te dhe iu duk se më në fund kishte bërë diçka të dobishme, jo vetëm për Vozitësin.
Hetuesi filoi punën. Dukej më qetë, të paktën ajo që i përkiste atij, e kishte kryer në mënyrën më të sinqertë. Edhe Thinjoshi e kishte parë këtë ndryshi te ai. Ditët kalonin dhe tema e Vozitësit ishte mbyllur. Askush më nuk e pyesta Hetuesin për këtë, por edhe ky me askë nuk e bisedonte. Një ditë e takoi Vejushnë në rrugë. Iu duk sikur ishte takim i rastit, por ajo kalimthi i tha
- Është gjetur vendbanimi i Republikës
Pas tri dite, permes postës elektronike, në kompjuter, i erdhi një artikull i botuar në “Blic”. Aty shkruante se ishte vrar në një dhomë hoteli Republika me dy shokët e vet, të cilëve ua përmendte edhe emrat, që i takonin kombit serb. I përshkruante vrasjet sit të tmerrshme, se si duket dorasit edhe i kishin marr në pyetje dhe mbi kofomë e kishin gjetur një letër
“Në emër të popullit je i denuar me vdekje, për të gjitha bëmat e tua përpara lufte, gjatë saj dhe pas saj!”
Letra ishte e përkthyer në gjuhën serbe, por origjinali ishte në faksimil. Në artikull ishte edhe fotografia e Republikës dhe shumë pak dallonte nga dy vizatimet e mëparme, që i ksihte gjetur Hetuesi.
Hetuesi ndjeu një kënaqësi, që më në fund u denua për ato që i kishte bërë dhe mjaftonin të denohej vetëm për ato që kishte arritur t’i mësonte ky. Fërkoi duartë nga gëzimi. U ngrit dhe doli për të pirë një kafe.
Kur u kthy, ishte rrëmujë në koridor. E pyeti një koleg të vetin dhe morri vesh, se Thinjoshi kishte pësuar një sul në zemër dhe në vend kishte vdekur. Përshpëritej se në kompjuterin e tij, permes postës elektronike, i kishte ardhur një artikull për vrasjen e Republikës, që të tjerët nuk kishin fare njohuri, se kush ishte ai. Nëpër koridor zuri të përshpëritej, se çfarë letre i kishin lënë mbi kufomë dorasit.
- Thellë paska qenë i future edhe ky. Nga frika, se do të binte dora e hakmarrjes edhe mbi te, e lëshoi shpirti. Athua edhe sat të tjerë janë me të njejtën biografi, që kishin zënë vende kyqe? … Kush i sistemon, avanson dhe mbron këtë sorrollop, ndërsa në anën tjetër kishin luajtur gjithqysh me Vozitësin, duke i bërë presion të lëshonte punën. Veç të mallkuarit dhe shpirtshiturit mund ta bëjnë këtë!

Prishtinë. 11.01.2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 503 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi