Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Po vjen treni!
Publikuar më 16 janar, 2017 në orën 16:41 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nga çerga e dhintë ngrihej pluhuri e valët e telit të lahutës nxirrni gjamë: “Po vjen treni moj nënë...” nganjëherë, “Vijnë vaporët moj nënë..” dhe ne strukeshim të pa fuqishëm në qoshen e errët të Kullës mbi trapazan. Përballë dridhej mustaku mbi çibukun që villte tym mbytës brenda mureve të gurta. “Treni vinte Luginës së Ibardhit ngarkuar me kuçedrën që villte zjarre e mbillte vuajtje në tokën tonë. Kështu ishte çdo dhjetëvjetësh të jetës sonë, kur vendi bëhej shkrumb e hi dhe çuditërisht ngrihej përsëri nga dheu ashtu sikur Feniksi në legjendat e lashta pellazge. Zoti e mbështet të fortin, dridhte demi veshin dhe toka lëvizte, rrëzoheshin shtëpi e kështjella shqiptare siç ishte rasti i Shkupit dhe Ulqinit, mbi to ndërtohej, përsëri me përkrahjen e “miqve” godina për kolonët sllavo-maqedon. Kështu tkurrja e jonë shekullore vazhdonte.

“Vjen vapori moj nënë bregut të detit...” i ngarkuar me kokëkuçedra përbindësh që kafshuan Ulqinin, Tivarin, Plavë e Guci, Malësi deri në zemër të dheut shekullor shqiptar. Përsëri zoti në anën e të fortit, u ndëshkuam keq edhe pse e besuam e u lutem më shumë se të tjerët, bile në shumë gjuhë që as ne nuk i kuptonim, ashtu ishte rregulli i tyre. Dhe, ne përsëri mbushnim çibukun duhan deri në mbytjen tonë e kullave tona. Pushka shkrepte nga shkëmbi i krenarisë ataviste dhe mbyllej lagjja e fisi derisa të hapej varri i ri tek pragu i tyre.

Po vijnë trenat... vazhdonte refreni, me këmishëzi, kur njëri armik ia shkelte teposhtë e fill pas tij vinte tjetri më i zi se i pari, përsëri çdo gjë shkrumbohej. Dragonjtë me çetat e tyre ua bënin varrin atëherë kur nuk e pritnin: Kryekaçaku Azem Bejtë Gailica dhe Nusja e Maleve- Shotë Galica fluturonin në çdo cep atdheu të pushtuar duke mbjell pavdekësinë në legjenda të përjetshme.
Hasmi nuk fle, përsëri vjen treni, në vitin i fundit të Luftës së Dytë Botërore, i mbushur me çetnikë, zbraz barkun në Rrafshin e Kosovës, por të gjithë u asgjësuan sapo prekën tokën, aty ishin trimat vullnetarë drenicas, ushtarë të Mehmeti Gradices e të Shaban Polluzhës dhe vëllezërit nga Ortakolli me Sefer Beçukin. Kuçedrës iu thyen brinjët, i turpëruar bishtzvarrë ia mbathi nga kishte ardhur, Luginës së Ibardhit. Nuk e thoshin kot në trevat tona: “E keqja vjen nga Lindja, e mira nga Perëndimi”. Kuptimi e saj e mësuam me jetën tonë, diçka e përsëritur gjeneratave edhe më herët se sa “Shpata e Shenjtë” e Sulltan Salepit e bekuar nga “Allahu turk” për të prerë e shkatërruar qenien tonë në trevat tona shekullore. Kuçedra mbolli farën e helmit në gjakun e prishur arbëror dhe jeton “ galuc në tamthin” e kokëprishurit akoma mes nesh duke u betuar në Baba Sulltanin e tyre.

“Gjergj Elez Alia.. ringjallet edhe atëherë kur Balozi tinëzar e pandeh të vdekur. Kështu ishte gjithmonë kohëve tona në truallin tonë. Legjendat janë aty në roje të Gurëve të Kreshnikëve, janë zemra e gurit, është Adem Jashari me ushtrinë e tij dhe drangonjë me krah hekuri të miqve, ktheu mbrapsht me turp trenat e zi në rrugën e vjetër me bisht nën këmbë.
Trenat do nisen, por do kthehen gjithmonë të turpëruar me bisht nën këmbë, ashtu siç e meritojnë. Është toka jonë, jemi ne tani zot i saj.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 342 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi