Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nga kush dhe nga çfarë kërcënohet kombi sot?
Publikuar më 16 janar, 2017 në orën 20:03 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pasi u botua një artikull i imi me Titull “Misioni i Kombit në rrugën e përjetësisë”, disa shokë që e kishin lexuar më pyetën gjatë një bisede me ta se: përse nuk isha ndaluar dhe shkruar më shumë për rreziqet dhe se çfarë realisht e konkretisht e kërcënon kombin dhe sovranitetin kombëtar sot? Dhe shumë prej atyre problematikave, dhe se çfarë bisedova me ta, vendosa t’i shkruaj dhe t’i nis për botim në gazetën Tuaj, pasi edhe u binda se paska edhe lexues, dhe nuk paska vetëm nga ata që më kanë thënë se: kot e ke dhe mos shkruaj më sepse nuk lexon njeri.

Në Shqipërinë “demokratike” fitimtarët dhe ata që ekspozohen dhe promovohen më së shumti janë jopatriotët, kozmopolitët dhe komformistët pa shtyllë kurrizore, të kriminalizuarit, trafikantët, të korruptuarit, servilët, të paaftët, të papërgjegjshmit, kontrabandistët, mashtruesit, gënjeshtarët, intrigantët etj. Shërbimin më të përsosur emulativ publikisht këtyre ua bën media.
Këta janë dhe duken kudo: në parlament, në qeveri, në pushtet, në administratë, në bizneset kryesore si dhe nëpër mediat e bajatshme dhe të neveritshme ku ata reklamohen. Këta janë personat apo “personalitetet” më të rëndësishëm që vetëquhen por edhe që i quajnë VIP-a, të cilët dominojnë dhe i sundojnë të gjitha sferat: atë politike, ekonomike, financiare, administrative, diplomatike, intelektuale, mediatike, juridike dhe madje edhe atë “morale”. Dhe prej këtyre së pari keqfunksionon shteti dhe shoqëria e që natyrisht që po dëmtohet rëndë edhe kombi.
Një rol tej mase negativ në Shqipëri luajnë sidomos mediat e shkruara dhe ato vizive, prej faqeve e lajmeve të zeza dhe të ekraneve verbuese që manipulojnë informacionet, prej mediave të cilat në emër të lirisë së shtypit, ato “rrezatojnë” energji negative që ushqejnë, ngrohin dhe inkubatojnë viruse politike mediatike që e infektojnë dhe e prishin shoqërinë; këto soj mediash servile, amoralisht politike dhe mercenare të parasë dhe të materializmit janë zgjatimi dhe vetë fytyra e politikës së cilës ato i shërbejnë.
Nëpëmjet këtyre mediave përcillen dhe tejcohen te publiku shqiptar “edukata” e anormaliteteve, banaliteteve dhe e amoraliteteve sikur ato të jenë normale dhe të moralshme si p.sh. trafikimi i votave dhe i mandateve, kriminalizimi politik, social dhe ai gjyqësor; imoraliteti dhe amoralitetet që përdoren në parlament me batuta, sharje e fyerje të ulëta dhe që aplifikohet dhe ekspozohen shumfishherë nëpër media.
Emisionet muzikore, argëtuese dhe humoristike nëpër ekranet televizive paraqesin dhe reklamojnë pornografi, lakuriqësi, argëtim me fjalë banale dhe të ndyra dhe me lojra fati e bixhozi.
Lajmet në faqet e para të gazetave dhe minutat e para të lajmeve televizive paraqesin ngjarjet e zeza të krimeve të ndryshme, të trafikimit të drogës, të turpeve dhe skandaleve seksuale, të korrupsionit , të divorcimeve etj.
Sot, pra, për gjatë këtyre 25 viteve “demokraci” kërcënim të madh për kombin përbëjnë edhe shtrirja dhe përhapja masive e kulturës së kultivimit, përdorimit dhe e trafikimit të drogës; fitimi i shpejtë i parasë dhe të pasurisë me rrugë korruptive dhe me mënyra të tjera si vjedhje e grabitje të mbuluara, mbështjella, dhe të mbrojtura politikisht dhe ligjërisht nga mafia politike, ekonomike dhe e krimit të organizuar.
Realiteti i rëndë socio-ekonomiko-kulturor ka krijuar dhe shkaktuar një gjëndje të rëndë sociologjike, psikologjike dhe depresive te publiku si dhe me papunësinë, varfërinë me korrupsionin e tejskajshëm dhe me manipulimin dhe spekulimin politik e mediatik me to.
Dukja dhe ekspozimi i patriotizmit fals nga politika ka qenë dhe përdoret si maskë pë të goditur dhe dëmtuar rëndë patriotizmin dhe kombëtarizmin e vërtetë. Edhe kur përdoret ndonjë fjalë apo retorikë patriotike, ato deklarohen sa për mashtrim publik për përfitim politik dhe më shumë sa për të mbuluar antipatriotizmin dhe tradhëtinë publike si politika ashtu dhe media prane saj.
Politika apo strategjia e përdorur prej politikës, prej institucioneve të saj dhe prej mediave me të vetmin synim për të sunduar, qeverisur dhe grabitur sa më lehtë shtetin dhe kombin: ato kanë instaluar për këtë qëllim sistemin politik të korrupsionit dhe të vetëgjyqësisë, antishtetin, antiligjin dhe kanë dëmtuar rëndë edhe institucionin e familjes, të trashëgimisë, të fesë, të kulturës e të diturisë, të shtetit, të drejtësisë dhe të moralit. Pra kur dëmtohen dhe rrezikohen këto, atëhere cfarë mbetet tjetër pa u dëmtuar dhe rrezikuar?
Këto janë në një linjë dhe në një plan antikombëtar të cilin e kanë përdorur gjithnjë armiqtë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Kombi dëmtohet rëndë kur operojnë kaq lirshëm korrupsioni, krimi, mafia, politika dhe pushteti i keq të cilët injorojnë, zhvlerësojnë, përndjekin dhe i dëbojnë nga politika, nga aktiviteti shoqëror, nga administrata e biznesi dhe nga atdheu; si edhe kur shpifin, akuzojnë dhe njollosin, përbaltin dhe injorojne intelektualizmin, aftësinë, talentin, patriotizmin nga njëra anë, dhe kur nga ana tjetër po mafia, krimi, korrupsioni dhe politika, pushteti e media e keqe promovojnë dhe sponsorizojnë, ngrenë dhe lartësojnë, favorizojnë, frymëzojnë dhe kur licensojnë dhe shpërblejnë krimin, korrupsionin, amoralitetin, servilizmin, prostituimin politik, drogën dhe kundërpatriotizmin. Shkurtimisht i paraqita këto si ndër faktorët dhe aktorët më negativë të brëndshëm të cilët e dëmtojnë rëndë imazhin dhe interesin e përgjithshëm kombëtar.

Skënder S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 259 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi