Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Islami radikal nuk është fe
Publikuar më 16 janar, 2017 në orën 20:09 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqiptaria e sotme është pluhurizë e çorganizuar individësh në të cilën janë zhdukur të gjitha marrëdhëniet e çiltra vëllazërore. Prandaj, ka mjaft vështirësi të dallojë apo të njëjtësojë bashkëllojësit e tij. Para se t`i përballojmë armiqtë, duhet të njohim vetveten, por jo vetëm nëpërmjet trurit por edhe nëpërmjet zemrës.

Nëse me të vërtetë dëshirojmë të mbijetojmë si etni, komb e shoqëri, duhet menjëherë të çlirohemi prej simptomave tona. Jemi të rrethuar dhe okupuar nga armiqtë e egër, ardhacak të shpellave aziatike të cilët me shekuj na shfrytëzojnë, provokojnë, kërcënojnë, arrestojnë, dhunojnë, dëbojnë, vrasin e masakrojnë. Për dallim nga kolonizatorët, ne jemi të shkapërderdhur me trup e me mendje dhe as që e njohim vetveten. Para se t`i përballojmë armiqtë duhet të njohim vetveten, por jo vetëm nëpërmjet trurit por edhe nëpërmjet zemrës. Njohja e vetvetes do të forcoj Unitetin Kombëtar; do të ndikon në një shtim të energjisë tonë, që çlirohet prej përgjegjësisë për të mbështetur kapërcimet njëherë e përgjithmonë.

Kam respekt të konsiderueshëm për besimtarët e vërtetë që mendojnë dhe veprojnë shqip. Prej vitit 2001 kontaktoj privatisht edhe me disa hoxhallarë që më përpara e ndjejnë veten shqiptarë, respektohemi reciprokisht. “Ofendimet” e mia këtu u përkushtohen vetëm agjentëve shqipfolës që fshihen/maskohen nën petkun fetar, të paguar dhe në shërbim të armiqve tradicional të Vendit dhe Kombit tonë.
Boll më me keqpërdorimin e lirive fetare. Kupa derdhet. Hoxhallarët famëkeq (dhe priftërinjtë ortodoks filo-grek) me dekada na i kanë thinjë k*** me predikimet e tyre të çoroditura banale antishqiptare. Të tillët është dashur të burgosen përjetësisht tashmë para shumë vitesh. Mjaftë kanë lehur dhe boll hëngrën m** duke shpifur dhe poshtëruar çdo gjë shqiptare, njëherësh duke ngritur deri mbi qiell errësirën dhe barbarizmin e kohës së gurit me prejardhje nga shpellat aziatike.
Ta pastrojmë vendin nga kanceri që na i helmon mushkëritë. Por, kush t`i burgosë dhe neutralizojë këta të “devotshëm”? Politikanët, zyrtarët dhe qeveritarët tradhtarë gënjeshtarë, analfabetë që profesion të vërtetë e kanë vetëm hajninë, kurvërinë, pedofilinë, vrasjen e kundërshtarëve politik, korrupsionin dhe krimin e organizuar?
“Qeni qenin nuk e hanë”, - më thoshte gjyshi im.
Kemi nevojë urgjente për një Unitet gjithëkombëtarë dhe zëvendësimin e fëlliqësirave të deritanishme me forca patriotike/intelektuale të mirëfillta. E vetmja rrugëdalje të mbijetojmë si Komb dhe Vend.

Keqpërdorimi i fesë në trojet shqiptare, si një instrument politik antikombëtar, duhet të ndalet para se të bëhet tepër vonë.
Mos harroni se Islami radikal/ekstrem nuk është një fe, por është një program politik i cili ka për qëllim për të fituar hegjemoninë në emër të fesë. Islamizmi ekstrem është i gatshëm të përdorë terrorin/dhunën për të arritur qëllimet e veta. Ithtarët (pasuesit) e saj luftojnë që të gjitha pjesët e shoqërisë të bazohen në Kuran dhe që i gjithë legjislacioni të jetë në përputhje me Sheriatin. Qëllimi qendror (kryesor) është restaurimi i Kalifatit.
Islami politik do të mbushë gjithnjë e më shumë hapësira në të gjitha trojet shqiptare. Veçanërisht në FYROM dhe Kosovë (ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e vendos fenë para kombit), në hap me vendet tjera të Evropës që lejojnë krijimin e enklavave të izoluara “kulturore” nga “refugjatët” e rremë arabik, afrikan, aziatik, enklava që rriten gjithnjë e më tepër.
Ne jetojmë në kohë ekstreme, dhe vendet më të rrezikshme në Evropë në këtë drejtim janë bërë Franca, Gjermania dhe Suedia, ku autoritetet lejojnë shfaqjen e shoqërisë paralele që krijon terren pjellor për ekstremizmin islamik - terrorin. Kjo lloj shoqërie paralele rritet dhe është e dukshme në të gjitha vendet Evropiane me popullsi të mëdha myslimane dhe/ose emigracionin aziatik/afrikan.

Sinqerisht, këtu nuk bëhet fjalë për Islamin si një fe. Unë jam indiferent ndaj kësaj çështje. Kjo është midis jush dhe Perëndisë juaj. Ajo që ne duhet ta luftojmë bashkarish është fashizmi islamik (islami politik) që synon Kalifatin edhe në trojet tona.
Unë respektoj islamin e ashtuquajtur “burimor” që deri para 25 vjetësh është ushtruar te besimtarët shqiptarë të këtij komuniteti fetar. Por edhe ai ka nevojë të trajtohet më ndryshe, sipas kohës. Pra, kur shqiptari është mbrojtës i shoqërisë laike dhe kombit/atdheut të vet nuk duhet të trembet nëse ndonjë idiot kozmopolit filo-arabik e quan islamofobik. Islami është ide. Idetë duhet dhe mund të kritikohen.
Imamët shqiptarë pretendojnë se islami nuk e pranon terrorizmin. Por ama është fakt se terroristët islamik dhunojnë, vrasin dhe masakrojnë civilët e pafajshëm, në emër të islamit.
Keqpërdorimi i lirive fetare tek “pseudo-hoxhallarët” bëhet sepse ata tru-errësira e dinë se nuk kemi organe përkatëse që t`i ndëshkoj rëndë, dhe duke mos u frikësuar aspak nga pasojat e veprave të tyre të pista, i ka bërë ata të besojnë se janë të paprekshëm. Gabojnë. Pas 20 Janarit në USA dhe më gjerë do të fryjnë erëra tjera. E kanë shumë lehtë të flirtojnë me gjithë botën myslimane aziatike/afrikane, flirtojnë me gjithë botën sllave ortodokse dhe greke etj, e cila i mëson se si t`i mashtrojnë/manipulojnë masat, rekrutojnë në ISIS. Si rezultat, me qindra u rreshtuan në rrjetin e terroristëve, dhe u vranë për tokën e Shamit, atje diku larg, ku normalisht martesat bëhen mes kushërinjve të parë. Ama frikohen nga çetnikët ta kalojnë Urën e Ibrit në Mitrovicë. Trima e jo mahi!

Njeriu është i shtyrë nga një impuls për ikje - arrati. Mund të orvatet të kontrollojë këtë impuls por rezultati do të jetë relativisht i paefektshëm. Nga pikëpamja biologjike, arratia është shumë më e vlershme se lufta. Ky përfundim nuk është aspak i çuditshëm, madje krejt i arsyeshëm për ushtarakët profesionist që kanë qenë pjesëmarrës në shumë beteja...

Në moshën fëmijërore mendoja se armiqtë e brendshëm dhe jashtëm frikohen nga shqiptarët sepse janë speca djegës. Ku ta dija unë i shkreti se shqiptarët aspak nuk janë speca djegës por speca dollma. Përveç kësaj, këto speca dollma as që mund të përdoren për turshi e as të mbushen me mish, sepse veç janë të mbushur me frikë. Njerëz të kotë.
Shpjegimi i frikës së shqiptarit në thelb është psikologjik. Ndoshta shqiptari ndjehet i kërcënuar nga një armik më i fortë, ose është në luftë me agresivitetin e vet të ndrydhur, ose vuan prej një ndjenje pafuqie, ose ndjehet i përndjekur pasi vuan nga paranoja.
Korrektësia politike kërcënon sigurinë e shoqërisë shqiptare dhe aftësinë për të mbrojtur veten kundër tradhtarëve dhe terrorit islamik.

Aurel Dasareti
USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 319 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi