Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lavrov pa dell politik dhe pa sens diplomatik
Publikuar më 18 janar, 2017 në orën 13:09 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Kur Carizmi Rus është i fortë, Serbia e loz kamxhikun në Ballkan”
V.I.Lenin

Teoria e Leninit u vërtetua sot, me rastin e “Trenit”. Qeveria serbe e qau hallin te vëllai i madh, Rus, se kishin heshtur kur u detyruan të kthejn prapa “trenin” dhe të pralloset e gjithë politika kishtare e ortodoksizmit sllav, jo vetëm nga ndërkombëtarët, por edhe nga opozita dhe shumë analist vendor, që deri tash kishin heshtur me sjelljet e Qevrisë dhe luftënxitëses, Rusi. Duke e parë këtë, Lavrov porosit politikën dhe institucionet e Kosovës, që njësiti ROSU, të mos e kalojë Ibrin, pa marr leje nga organet e pushtetarëve të veriut. Kjo e tregon nivelin diplomatik rus, se ende nuk e kupton, se shtetësia e Kosovës është akt i kryer, e, ka apo jo të meta kjo qeveri, janë shqiptarët që do të vendosin për këtë, por nëse tumirin politkën ruse, ata do të përmbysen dhe do të përgjigjen para drejtësisë shqiptare.

Lavrov harron, se Serbia ishte këtu që nga viti 1912, me gjithë potencialin e armatimit, me potencial njerëzor, me ekspertë të fushave të ndryeshme, me mbështetje të propagandës dhe politikës udhëheqëse të Prishtinës dhe u detyrua të tërhiqet. Lavrov ishte deshmitar i tërheqëjes së turpshme të Serbisë dhe Malit të Zi, edhe pse kishte derguar në Kosovë përforcime shtesë në fushat e përmenduara, për Serbinë, por ishte UÇK-ja ajo që i përgaditi varrin, në këtë pjesë të trojeve shqiptare.
Loavrov e dinte se shqiptarët në Kosovë nuk kishin ushtri, por kishin krijuar tabanin e rezistencës kombëtare dhe lirinë e një popullin nuk mundët askush ta ndrydh përgjithnjë dhe kur mendoi se Serbia morri këmbët nga lufta në dy ish republikat Jugosllave dhe vet Rusia kishte filluar ta ndje vetën gjallë, pas grushtit që i kishin dhënë disa republika të veta, atëherë dolën ushtarët shlirimtar, me emblem të UÇK-së, si parzmore e atëdheut. Lavrovi ka qenë dashtë këtë mësim ta ketë, madje të përpunuar, se sot është më lehtë të dali ushtria shqiptare në mbrojtje të atdheut dhe jo vetëm në Kosovë, se sa dikur dhe nga një guerile morri përmasat e përballjes frontale. Sot nuk kemi nevojë na shqiptarët për të krijuar guerile, por do të jenë të gjithë në këmbë, e nën armë!
Lavrov mundohet ta trembë lidershipin dhe Qeverinë, duke e parë se janë të meft dhe të papërgjegjshëm në bërjen e politikës, duke lëshur pe për serbët. Qeveria nuk ka qenë dashtë të bisedojë për rregullimin e brendshëm të Kosovës me Qeverinë e Serbisë. Për këtë ka pasur dhe do të ketë rezistencë, qoftë nga opozita, nga intelektualët e pavarur, por edhe nga qytetarët. Prandaj kërcnimet e Lvrovit, shqiptarët i marrin si një akt marrije, pa dell politik, pa sens diploamtik, sepse nëse deri sot është fshehur dhe lojën e ka luajtur prapa kulisave, sot nxorri fytyrën e vërtet prej nazistit, duke menduar se edhe ai do t’i bashkangjitet ikonave serbe.
Ne e dim, se Evropa është e ndikuar dukshëm nga ortodoksizmi sallav dhe mu për këtë bënë presion te shqiptarët, por kur të vije në pyetje liria apo robëria, duhet ditur mirë, se shqipëtarët janë të gatshëm për të mbrojtur larinë, madje, edhe ta zgjërojnë ate deri në bërjen e Shqipërisë Shqipëri. Nuk jemi luftënxitës, nuk jemi treguar asnjëherë, se kemi apetite për territore të huaja, por për të fituar lirinë dhe për të mbrojtur ate, jemi kurdoherë të gatshëm. Ju mund ta friksoni Qeverinë, ju mund t’i yshtni puthadorët e juaj, ju mund të keni arsenal për shkatrrim të territorit shqiptar, por mos harroni, se e gjitha do të ju kthehet bumerang, sepse Prishina nëse do të përflakët, do të përflakët edhe Moska. Këtë e nxjerr nga përgjegja që i jep Marshalli Ustinov, Brezhnjevit, në rastin e krizës së nëndetseve me Shqipërinë londinze. Këtu ngërthehen dy politika të mëdha, këtu keni një komb autokton dhe vetëm me ndihmën e Perendimit, keni arritur të zgjeroheni në tokat tona. Asnjëherë nuk keni arritur të merrni asnjë centimeter nga ne, pa mbështetjen e fuqive evropiane, sidomos me lojën që ka luajtur dhe luan Franca, e cila edhe e krijoi problemin në veri të Kosovës, permes gjeneralëve, nën petkun e NATO-së. Për këtë është deshmi historia dhe vetëm gjeneralët e sorollopit të juaj, e dinë se kur kanë mësyer vet, janë kthyer si humbët të mbëdhenjë.
Lavrovi, Millosheviqi dhe Nikoliqi, një treshe neziste, në shekullin e njëzetë dhe njëzetenjë, do të jenë të përjetësuar si ikona të fundit, nëpër muret e kishave në Beograd dhe Moskë. Njeri humbës, i pa arsyeshëm ngrit zërin, ngrit gishtin dhe e thëret bacën, në këtë rast Nikoliqi, si dikur millosheviqi në Fushë Kosovë dhe baca Lavrov, mundohet ta qetësojë, të mos qaj, por këtë e thotë duke belbëzuar, në grahmat e fundit, si zbatues i mësimeve maltusiane, me çeçenët, gjeorgjianët, etj. dhe aty ku e pati nisur rugtimin carizmi, në Krime, nga aty e nisi pasardhësi carist, Putini.
Prandaj qytetarët serb, duhet vetëdijësuar për të luftuar këtë treshe, se nuk u solli asgjë të mirë, në shëndetësi, në ekonomi, në politik, e aq më tepër këto të mira të ju vijnë nga Moska naziste, sepse për shumë popuj e kombe të botës, përveq asaj orthodokse, ikonografia ka mbetur nëpër muze dhe kisha, por në asnjë fe nuk e gjenë, se edhe carët kanë qenë të shenjët, madje as politikanët e kohës së demokracive të njëmenta.
Lavrovi i dha sinjal të fuqishëm Evropës, se Gadishulli Ilirik është i imi dhe mos përzihi në punët e brendëshme të Rusisë! E çfarë bënë Evropa? Heshtë! Thua se nuk egziston, duke e ditur se gjithnjë ka tumirë kërkesat e Rusis, për plotësimin e apetiteve të serbëve me territore shqiprare. Prandaj, Evropa duhet ta kishte një minutë ndërgjegj, për hirë të gjeneratave që po vijnë, se mjaftë teritore i kanë shkëputur shqiptarëve dhe ia kanë dhënë sllavëve. Evropa duhet ta kishte marrë me seriozitet këtë këprcnim të Lavrovit për shqiptarët dhe ka qenë dashtë t’i kthej një përgjegje meritore, përndryshe, Rusia i thotë, se nuk ka Bruksel, Brukseli jam unë për Gadishullin Ilirik.
Është i vetëdijshëm kreu i Evropës, se për shqiptarët kanë ndodhur dy luftra botërore dhe a është e gatshme të përballet me një luftë të tretë?! Besojë se e di dhe nuk është e gatshme, prandaj duhet t’i thuhet mjaft dhe të shikojë drejtë çështjen shqiptare, se edhe emisarët e saj, janë duke e vrejtur shtimin e mosknaqësisë së shqiptarëve, për shkak të lojalitetit që tregon me serbët, duke i mbojtur kriminelët ordiner dhe burgosur e gjykuar shlirimtarët. Kjo tregon se sa është e civilizuar ajo. Por mosknaqësit vijnë edhe nga politika lojale e institucioneve të Kosovës me Brukselin, për favore që po i krijon serbëve, prandaj ndërdija kombëtare po ritet, e me te po rritet edhe përballja me të dyja palët, sepse më shumë se ne që kemi investor për liri, nuk ka investuar asnjë komb në Evropë dhe duam ta gëzojëmë atë që e kemi arritur me gjak.
Lavrovi dhe lavrovët e nikoliqët, bashk me vuqiqët, mund të përqyrren, mund të lutën te millutinët e savët, për tokën e shenjët që e kanë në karpate, sepse këtu jemi ne zot!

Prishtinë. 18.01.2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 341 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi