Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kush e ndali trenin ma i pari?!...
Publikuar më 18 janar, 2017 në orën 13:11 ( ) Mehmet Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në këtë kakofoni të çakorduar zërash që gërvishtin deri në monotoni cipën e trurit tonë, madje në këtë janar të acartë, sa nuk e shqyen kraharorin në rrahagjokseje se kush ish ai burrë "që e ndali treni i pari?!", sa nuk u ndanë edhe medalje e dekorata nderi, deri tek një pikë kritike që mund të shtrohet si pikëpjekje e dy qëndrimeve të kundërtave, që analistët tanë e kanë për merak ta thonë: Target!

Po shtrojmë disa pyetje që i kemi të qarta, por që nuk duam t'i pranojmë:

- Se pari, treni u nis nga Beogradi në drejtim të Prishtinës për të provokuar dhe jo anasjelltas, Prishtinë Beograd. Treni erdhi deri në Rashkë. I pari që u dëgjua në mediet tona ishte Presidenti i vendit z. Hashim Thaçi i cili tha qartë dhe prerë:
"Treni nuk do të kaloj!". Dakord, ishte detyrë dhe obligim i kreut të shtetit për të mbrojtur sovranitetin e vendit. Tani, dëgjohen me dhjetëra zëra të çakorduar se jo ai, po unë e dhashë urdhrin, se ai nuk kishte të drejt, nuk ai kishte kompetenca mbi policinë, se e bëri për mendjemadhësi, se e bëri për t'u imponuar, se e bëri për të qenë i pari etj.
- Se dyti, po sikur zoti Thaçi të heshtte, dhe mos të jepte një urdhër i tillë, apo të thoshte të kundërtën:
"Lus qytetarët e Kosovës mos u provokoni!", treni do të kaloj dhe do të kthehet prapa, ju rrini të qetë sa të bëj qejfin e vet Serbia me trenin e saj dhe kaq!, shtrohet pyetja: çka do të thoshim ne shqiptarët për një qëndrim të tillë të Presidentit të vendit:
"Se ky është tradhtar, shitës i interesave të vendit, i shitur tek Rusia e Serbia!"... dhe natyrisht do të kërkonim dorëheqjen e tij të menjëhershme!
Tani, ndodhur mes tradhtisë, apo thënë më butë inercionit dhe veprimit të guximshëm, që e ka edhe obligim, unë jam për këtë të dytin veprim të zotit Thaçi- e tha i pari, keq mirë, e tha, i takonte ta thoshte, e kishte obligim ta thoshte dhe kreu detyrën e vet.

- Erdhi koha të na shkelin me tren, në mos është kohë e fundit që të rrokullisim trenin! ashtu siç i rrokulliste dikur Vetëvendosja maunat e tëra me mall kontrabandë që futej nga Serbia në Kosovë për të pasuruar sot zv. Kryeministrin Kelmdni dhe sojsorollopin e tij?! Atë botë e shanim ne VV-në, por e keqja i ka rrënjët thelle:
Në Bruksel, koalicion qeverisës aktual PDK dhe LDK, i kanë bërë këto koncesione Serbisë, mbi urën, mbi murin, mbi trenat, mbi prefiksin e telefonisë etj. gjëra me të cilat duhet të ballafaqohemi duam - s'duam, dhe kjo nuk është meritë, është fatura që koalicioni që neve do të na kushtoj shumë.

- Provokimet nga Serbia nuk do të kenë të ndalur. Ata së pari, vunë, apo detyruan forca paqeruajtëse që të vendosën në Urën e Ibrit Ilir, dhe jo në Leposaviq. Pastaj filloj loja me topa, si; ndalimi i kalimit mbi urë për në veri të vendit, duke na detyruar të ngrehim ura tjera alternative, bënë natën parku mbi urë, bënë murin tek ura, treni e çka jo. ata krijuan Theatro të çastit nga dita në ditë, duke e detyruar madje edhe Brukselin që të shikojnë këto pjesë Thearti pa buletë- falës, ngase buleta na faturohet neve!, madje atë që Serbia e ndërton natën, bie fjala si parkun mbi urë, Brukseli e shtron mbi tavolinë ditën për ta biseduar!!!
Tani kush do të jap urdhrin për rrënimi e muri ndarës tek ura e Mitrovicës?
A është në kompetencë të Presidentit që të epet ky urdhër?
A është tradhti e Presidentit, nëse ky urdhër nuk epet?
Apo është "mençuri", që ai të thotë: rrini qetë se muri është aty, në tokën tonë, është i yni!!!

- Interesant, kjo demokraci me ligjet e saja çka nuk mbanë. Sa po lexova:"Andres Brevik, vrasësi i më se 75 njerëzve, madje në mesin e tyre edhe adoleshent, thotë se Norvegjia po shkel të drejtat e tij!". A thua këta që varu ky dhe familjet e të vrarëve çka duhet të thonë me këtë rast!? Po, Serbia vrau dhe masakroi rreth 13 mijë shqiptarë në Kosovë, gra, pleq, fëmijë... dhe atakon edhe sot Kosovën, madje botës i servon pjesë Theatri se shqiptarët po na sulmojnë dhe ne Serbet, duhet të mbrohemi! zoti i madhe e toka trashë!
po, ne merremi me atë se: "Kush e ndali trenin i pari?!"...

Hashim miku, nëse jap urdhër për rrënimin e murit, do të përgjigjesh për gjakderdhje dhe për rastin që ia jap Serbisë për t'u futet në Kosovë!
Nëse nuk jap urdhër për rrënimin e këtij muri, mbetesh tradhtar, mbetesh i pa dinjitetshëm dhe duhet me dhënë dorëheqje të menjëhershme prej të gjitha funksioneve!
Tani zgjedh miku im, e ke në dorën tënde nëse ka mes kjo punë, kështu e kemi ne, mes tradhtisë dhe atdhetarisë një qime floku!

18.01.2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mehmet Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 602 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi