Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lukthi shqiptar
Publikuar më 23 janar, 2017 në orën 18:11 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lukthi nuk i pëlcet shqiptarit edhe kur e sheh Presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin, ministrat, deputetët, liderët, drejtore, profesorët, mësuesit, farefisin, babën, nënën, vëllain, motrën - tek rrenë deri në fund edhe vetveten.

Treni rus që mori hov në drejtim të Mitrovicës u ndal dhe tash, pak rëndësi kanë detalet se si dhe nga kush u ndal, detalet kanë dhe mund të jenë ca koçume për t’i ngarkuar mediat elektronike dhe ato të shkruara, e diku mund të bëjnë punë edhe ndonjërit argat të retorikës politike.
Mesi i Janarit dhe i Shkurtit kanë agjendën e Prishtinës për rrënimin e “muri në veri”, së paku kështu dolën të ishin deklaratat e prera të K. Veselit dhe jo vetëm të tija!, indikative mbetet të shihet e vërteta e rrënimit apo mos rrënimit të murit, që degradon një qytet, ndan fizikisht, bllokon rrugën nacionale dhe shton simpatinë e separatizmit serb për ndarje faktike të veriut me jugun e qytetit.
Mitrovica mbetet një qytet monstruoz i politikave konspirative, i korruptim dhe i mjerimit social e kulturor, për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë, por pak ka ide për integrim, punësim e zhvillim normal sepse më shumë dominon çintegrimi, sfidon papunësia, e përshkallëzon degradimi. Veriu i Kosovës është bërë barrë edhe për Kosovën e edhe për Serbin!.
Kosova nuk arrin ta integroj në juridiksionin e saj për kaq vite për shkak të politikës aversive të Serbisë në veri të Kosovës, ndërsa Serbia nuk mund t’ia bashkëngjis vetvetes, veriun e Kosovës për shkak të mos ndryshueshmërisë se kufijve dhe mospranimit të shqiptarëve. Plani për rrënimin e murit duhet të jetë më shumë plan militar se sa një plan politik siç mëtohet të ndodh, e qe ne fakt mund të kemi ripërsëritjen e ngjarjeve kur pas vrasjes se një polici ROSU-së, u zmbraps me një viktimë pa kryer me sukses aksionin.
Plani militar nënkupton një strategji hyrje dhe dalje. Pa një plan të detajuar nga “ekipi militar”, nuk mund të llogaritet në sukses të aksionit. Plani duhet të përfshij tre zona, 1. Zona e gjelbër, që nënkupton militaret profesionist përfshi nga autoblindat, snajperët dhe me antitanket, 2. zona blu, nga njësiti special dhe antiterror, përfshi me mjete të blinduara dhe reagime të rrepta kur shfaqen grupet urbane., 3. Zona e kuqe, e vëzhguesve(agjentët), ekskavatorët me rrënuesin e blinduar me sasinë policore ne ndërtesat përreth daljeve në zonën e kuqe.
Një plan i tillë mund të ketë sukses në rrënimin e murit në veri dhe kthimin e një normalitet në rrugën nacionale. Le të shpresojmë se indikativa e Veselit ka një vendosmëri dhe jo një krekosje dhe trill mediatik qe do ta na shkaktoj dhimbje në lukthin tonë.
Lukthi, nuk i pëlcet shqiptarit edhe kur e sheh Presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin, ministrat, deputetët, liderët, drejtore, profesorët, mësuesit, farefisin, babën, nënën, vëllain, motrën - tek rrenë deri në fund edhe vetveten.
Lukthi, moti ka dhimbje - do me plasë për ilaç, për të e s’u gjet njeri më i përshtatshëm se shqiptari. Lukthi i tij mbanë zili, po të ishte një soj tjetër i rracës, moti kish me plasë. Po i shqiptarit bon, lukthi i tij ja mban, edhe dhimbjen e ballit, e edhe çka jo ma.
Nëse dikur moti boshnjakët shquheshin në Jugosllavi për proverbën e kokëfortësisë, atëherë shqiptaret sot do të duhej të shquheshin për lukth e tyre të fortë, që dhemb, që fryhet dhe në fund nuk pëlcet. Interesant bëhet edhe analiza, së paku këtë e hetoi edhe lukthi im.
Deri në pyetjen skeptike:-Me çka mos me të plasë lukthi në Kosovë?

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 348 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi