Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Jo buka, po kulaçi
Publikuar më 08 shkurt, 2017 në orën 09:59 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nuk thuhet kot “kur nuk di të bësh mirë diç, di të bënë lëmsh gjithçka”! Këtë po e bënë politika aktuale e pasluftës, politika e kapadaive, e korruptim dhe e leshit. Në historinë e Kosovës do të shënohet edhe kjo epokë e politikës së leshit, e përbërë nga komandant zvarranikësh.

Në vazhdën e kompromiseve të dhimbshme që po bënë Kosova ndaj Serbisë, duket se është edhe ndarja fizike e qytetit, me “parkun e paqes” tashmë të zhvendosur nga ura më tej, finalizohet ligjshmëria serbe për ndarje reale të qytet nga qytetaret serb dhe qytetaret shqiptar. Një Mitrovicë me shqiptar, një Mitrovicë tjetër me serb, thuajse kaq e madhe është Mitrovica sa mos mund të administrohet nga një komunë në vete. Mynihu (Munchen) është një qytet i Gjermanisë, ka më shumë banor dhe territor sa krejt Kosova dhe ka vetëm një qendër administrative shërbyese për qytetaret e saj pa dallim. Nëse i vë pak logjikë kësaj, aherë e kupto se ku shpie një politikë pa krye, qe kur nuk i rregullo punët e saja administrative me qytetaret e saj dhe e decentralizon komunën qe kjo komunë jo me e madhe para okupimit ishte një komunë e vetme dhe mund të funksiononte si e vetme, pa probleme dhe pa ndasi të theksuara.
Nuk thuhet kot “kur nuk di të bësh mirë diç, di të bënë lëmsh gjithçka”! Këtë po e bënë politika aktuale e pasluftës, politika e kapadaive, e korruptim dhe e leshit. Në historinë e Kosovës do të shënohet edhe kjo epokë e politikës së leshit, e përbërë nga komandant zvarranikësh.
Jo buka po kulaçi, në marrëveshjen e fundit të delegacionit shqiptar Thaçi-Mustafa me atë serb Nikoliq-Vuqiq në Brukseldoli të jetë marrëveshja për murin në veri. Nëse treni Rus u ndalua, u legjitimua treni i Rashkës, nëse muri dy metra u rrënua ai tjetri u legjitimua, qëllimi serb për qarkullimit nga Serbia për në komunat serbe të Kosovë u bë legjitime me marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa qarkullimi dhe kthimi në pronat e veta të shqiptarëve u paralelizua edhe nderkombëtarisht me pëlqimin e vet delegacionit në bisedimet në Bruksel.
Në këtë formë kur qyteti i Mitrovicës (veriore), ndodhet në një bllokim total nga strukturat kriminale të Serbisë, nuk guxon të merret as një akt politik i Prishtinës në drejtim të krijimit të asosacionit, ose duhet të bëhet përjashtim Mitrovica, deri në paqësimin e saj politik e kriminal nga strukturat e organizuara të Serbisë. Pa kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre, pa paqësimin politik dhe kriminal të komunës, çfarëdo krijese tjetër si asosacionit – zajednicës, do të ishte vetëvrasje politike e shqiptarëve të Kosovës qe do të shtonte apetit i Serbisë për ndarje, do të legjitimonte edhe lapidarin madhështor në Mitrovicë që e ngritën serbët dhe qe drejton gishtin kah shqiptaret për sulm.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 358 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi