Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LETËR GJYSHIT (Tregim humoristik)
Publikuar më 14 mars, 2017 në orën 23:15 ( ) Beqir Elshani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
I dashur gjysh!
Dëshiroj të jeni shëndoshë e mirë në Suedi. Me gëzim po të lajmëroj se dje Kuqesha solli në jetë tre viça të shëndoshë si molla. Oh sa mundime ka pasur Kuqesha jonë gjatë lindjes së viçave! Gjinekologu, më falë gjysh, mjeku veterinar, është kujdesur për Kuqeshën, në mënyrë që ajo të lindë pa vështirësi. Për habi lopa jonë kishte hyrë vetëm në akusheri, mirëpo pas një ore doli vetë e katërta, me tre fëmijë si drita - një çun e dy çupa. Për lindjen e bujshme të tre viçave kanë shkruar edhe gazetat e vendit, besoj që lajmin e keni lexuar në shtypin elektronik. Para një jave edhe pela jonë, të cilën vitin e kaluar e blemë në tregun e Prizrenit, solli në jetë një vajzë shumë… shumë të bukur, këmbët i ka të holla si sorkadhe, tërë ditën vrapon me gëzim në oborr. Të kënaq syrin kur e shikon. Tani jemi në prag të pranverës, së shpejti do të ngrohet moti, dhe çupa jonë do të vrapojë nëpër fushë.

Gjysh, gjatë kësaj kohe kanë ndodhur ndryshime të mëdha, dosa e fqinjit ka sjellë në jetë dymbëdhjetë derrkucë, atë ditë fqinji bëri festë të madhe, shumë gota u ngritën për lindjen e tyre. Si të mos gëzohet fqinji, kur dihet që as pula klloçkë nuk çelë më shumë se dhjetë zogj. Javën e kaluar kam qenë te tezja Bletë në fshat, kështu e quaj tezen, meqë ajo mban bletë. Tezja më tregoi se në fillim ka pasur dhjetë koshere me bletë, kurse sot i kanë mbetur vetëm katër. Tezja ankohet në zotin, mirëpo ajo nuk e di që shkaktar i vdekjes së bletëve është mjedisi i ndotur me mjete kimike, jo dora e zotit. Me sa vërejta edhe lulet me gjithë zogj po ndërrojnë jetë. Më falë gjysh, që po të bezdis me shprehje metaforike, ne po kemi probleme me fjalorin shkencor, nuk guxojmë të përdorim fjalën vdekje, fjala vdekje është bërë tabu, prandaj themi “ndërroi jetë” si për njerëzit, ashtu edhe për kafshët, besa edhe për bimët. Nuk thuhet viktima ka vdekur, por viktima i mbylli sytë, pastaj nuk thuhet trupi i vdekur, por trup i pajetë, kurse për vdekjen e njerëzve duhet të thuhet u nda nga jeta ose i la nallanet. Ka një javë që kemi mbetur pa arsimtarin e gjuhës shqipe; drejtori i shkollës e ka larguar prej detyrës për shkak se për poetin tonë, Naim Frashëri, ka thënë që ka vdekur në vitin 1900, në vend se të thoshte “ka ndërruar jetë…”. Të njëjtin fat ka pësuar edhe një shoku im i klasës, prej shkollës e përjashtuan për shkak se arsimtaren e muzikës që peshon sa dy herë halla Kumrie, e ka quajtur “muzikante e trashë”, në vend se të thoshte “muzikante e shëndoshë”.
Gjysh, sharanin që e mbanim te koshi, më vjen keq për lajmin e hidhur që po ju shkruaj, javën e kaluar, për shkak të aksidentit në rrugë, në spital ka ndërruar jetë. Mbase keni dëgjuar për sharanin, kur dimrin e kaluar ia mori shpirtin dhelprës që kishte hyrë në kotecin e pulave. Nëse ju kujtohet bibani i xhaxhait që natën e kalonte në pemë, nga pakujdesia e drodhi qafën. Gjelin që e kemi mbajtur për therje ditën festive, me një rrugë e kemi gjetur pajetë. Duket se disa rrugaçë prej zemërimit ia morën shpirtin, kinse gjeli me kikirikun e tij në agim ua nxirrte gjumin. Jo vetëm kaq, sepse fill pas shkuarjes së gjelit në botën tjetër, pesë pula prej pikëllimit i morën jetën vetes. Më e tmerrshme se kjo ka qenë festimi i ditëlindjes së dacit, nuk mbahet mend që tek ne të festohet ditëlindja e lopës që me qumështin e saj ushqehet populli, jo më ditëlindja e maces apo qenit. Një ditë një shoqe e klasës më ftoi në gosti, unë mendova që ajo festonte ditëlindjen e vet. Për habi, atë ditë në dhomë e futi dacin me fjongo në qafë, kurse mbi tryezë shtroi tortën me qirinj të ndezur: “Urime ditëlindjen!”. Papritmas në dhomë u shkaktua një rrëmujë, një shokut tonë i ra të fikët, ka menduar se shoqja jonë e ka ditëlindjen, prandaj prej dëshpërimit të gjithë ia kthyem shpinën. Shpeshherë shoqja e klasës me anën e mobiltelefonit mamanë e saj e pyeste “si është Miri, a i ke dhënë qumësht”, mirëpo ne mendonim se flitej për vëllain e saj, jo për macen. Nuk do të ishte keq, që për ditëlindjen e dacit të ftonte qentë dhe macet e tona, jo neve. Harrova të tregoj për dhinë plakë, të cilën një kohë të gjatë e kemi mjelë, ka shkuar në përjetësi; pas vete ka lënë dy keca, tani ime më po i ushqen me qumështin e Kuqeshës. Një lajm tjetër i mirë është për bushtrën e hallës Kumrie ajo solli në jetë katër këlyshë, fëmijët e hallës janë gëzuar dhe tani po kujdesen për rritjen e tyre. Sa i përket dajës Agim, po mërzitet për dashin e tij me këmborë që i la patkonjtë. Daja e ka dashur shumë dashin, fortë mirë është kujdesur për të, e donte si sytë e ballit. Tani delet janë tronditur për shkuarjen e plakut të tyre me brirë të dredhur, nuk po ka kush t’i prijë kopesë në fushë. Gjysh, përshëndetje nga nipi juaj.

Therandë, 12.03.2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 414 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi