Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SLLAVËT KANË HALLIN E IDENTITETIT, PLATFORMA SHQIPTARE BARAZINË!
Publikuar më 23 mars, 2017 në orën 01:20 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Bashkëqytetarët e shqiptarëve që thirren si “shumicë” në Maqedoni, kanë hallin dhe krizën e IDENTITETIT edhe atë: nacional, fetar e gjuhësor. Për atë bëjnë tollovira të llojit të vetë, me fyerje nga më ndryshme ndaj popullit shqiptarë, duke akuzuar Platforma Shqiptare, e cila nuk ka brengën e identitet, por BARAZINE e plotë me popullin sllav, të vetëquajtur maqedonas. Barazia nacionale është civilizuese në hap me botën e qytetëruar dhe asgjë më tepër. Me popullin shqiptarë mundet ta zgjidhin këtë halë, i cili është “kafshatë” që s`kapërdihet, por në rrafshin e barazisë dhe të paqes mundet gjithçka me reflektim pozitiv!

Përveç kësaj krize, fajtorët qeverisës bashkë me disa të tjerë janë, kanë brengën, për të bëmat e paligjshme si: korrupsionin, burgosje dhe montim veprash të natyrës penalo - juridike, të cilat në vete bartin përgjegjësi penale juridike dhe si të tilla, nuk shpëtojnë autorët pa burg. Epiqendra e të gjitha këtyre denigrimeve, është tentimi për bërë një “termet” me shkallë të lartë qytetare, i ngjashëm me tërmetin e vitit 1963, i cili ishte nga fuqia natyrore, kurse sot nga disa qytetarë të manipuluar. Këta të fundit, për ironi të kohës thirren turpshëm për një Maqedoni unike, ndërsa ata vetë duan ndarje. Protestuesit bërtasin, duke i fyer, e futën fitilin e urrejtjes, ndërnacionale rrugëve në Shkup. Këta protestuesit mbajnë pankarta të ndryshme, madje edhe të turpshme si: “vdekje Shqiptareve (Smrt za shiptari), “dhoma gazi për shqiptarët”; “shqiptari i vdekur është shqiptarë i mirë” et. etj. Këto turpe i ngjajnë periudhave të errëta, që botën perëndimore janë të harruara. Prandaj, të ulen në tokën e bukës, ku me shekuj, po jetojnë në këtë vend, mos ta përbuzin, se nga kjo tokë ILIRE, ushqehen sot të gjitha shtetet që sot quhen shtetet e Ballkanit.
Sot, sllavët në Maqedoni, vetëm të barabartë me popullin shqiptarë - popull autokton, do të jenë aty ku kanë synim ata vetë, ndryshe nuk do të jenë as përafërt me të sotmen dhe pa të nesërme me perspektivë.
Ai që fletë sipas fakteve reale shkencore historike, nuk shpif e as nuk zbulon asgjë të re, por vetëm shërbehet me të dhënat reale historike, qoftë e largët, apo e afërt. Se, në regjistrimin e para 100, viteve, thotë z. Ziadin Sela, nuk ka asnjë të deklaruar me emrin nacional maqedonas. Dhe se sllavët filluan të vinë në gadishullin ILIRIK, diku në shek. VI-VII-të Erës së Re.
Ne si komb, bëmë gabim të pafalshëm, që ua kthyem “shpinën” shumë fakteve dhe monumenteve historike, kulturore, fetare dhe troje të tëra, i lamë mu ashtu si deshtën pushtuesit, sikur të mos kishim asnjë, historian, asnjë akademik dhe asnjë intelektual, edhe pse ishim trashëgimtarë: Pellazgo-Iliro-Shqiptarë.
Është e papranueshme, e pakuptimtë dhe madje edhe e dhimbshme që, as në këtë kohë, institucionet shqiptare, dhe subjektet politike në Tiranë e Prishtinë, nuk e kanë dertin e kombit, e as të votuesit që i përfaqësojnë, por turrin e kanë si të zënë institucionit, dhe pozitat, për të i realizuar interesat individuale dhe ato partiake të ngushta, duke e harrua gati gjysmën e popullit jashtë dy shteteve, dhe të më shumë të trojeve autoktone shqiptare. Për këtë rast më tepër na habitë Dardani (Kosova) që deri dje ishin si e dimë. Subjektet të dy shteteve, partitë pozitë – opozitë, janë bërë si është më zi, si të jenë me nacionalitete të ndryshëm dhe asnjëri me tjetrin nuk gjejnë një “gjuhë” të përbashkët, por duke harxhuar energji e urrejtje me reflektim negativ, që kjo grindje ka ndikim negativ në zhvillim ekonomiko-shoqërorë dhe në zbrazjen e trungut të origjinës nga RINIA. Sa për realizimin e aspiratave kombëtare nuk “ka vend” të mendohet më kësi zhvillime !!!
Institucionet shqiptare kudo në trojet autoktone, të kthjellen dhe të marrin vendim, komfor fakteve reale pozitive qe edhe ne, si Kombi Shqiptarë, të flasim institucionalisht me gjuhën e shkencës reale dhe të mbështetur vetëm në fakte shkencor, të njohura në botën demokratike, pa asnjë shtrembërim, pa i hyrë askujt në hak dhe pa e shtrembëruar historinë nacionale të askujt. Të thirren trojet me emrat autokton si: ILIRIDA, (FYROM, Maqedoni), DARDANIA (Kosova) apo vetëm me emrin e natyrshëm SHQIPËRIA
Rilindësit tanë të dritur, si trashëgim na lanë amanet rrugën kah bota: Perëndimore.
Që i bënë thirrje edhe Zotit, se: “Dielli Lind atje ku Perëndon”, për Kombin Shqiptar!

Qemal Musliu

Zvicër, 22.03.2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 251 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi