Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Beqir Elshani: ANEKDOTA
Publikuar më 23 mars, 2017 në orën 21:06 ( ) Beqir Elshani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
1. PESË MINISTRA ME GJASHTË KRAVATA
- Çka do të thotë metafora “Pesë ministra me gjashtë kravata”? – pyeti një qytetar fqinjin e tij.
- Domethënë që ministrat bëjnë më shumë zhurmë se punë, - u përgjigj i dyti.

2. [b]DEMARKACIONI[/b]
- Po shkoj t’i vizitoj Malin e Zi dhe Kosovën, - tha zyrtari i Bashkimit Europian në Bruksel.
- Mirëpo kur të takohesh me qeverinë malazeze, uroja demarkacionin, - e këshilloi kryetari i Bashkimit Europian.
- Natyrisht, edhe shqiptarëve do t’ua uroj, - miratoi zyrtari i BE-së.
- Jo, jo, shqiptarëve duhet shprehur keqardhje, - e këshilloi kryetari i Bashkimit Europian.

3. BASHKIMI NJERËZVE
- A ka diçka që i bashkon gjithë njerëzit në mbarë botën? – pyeti arsimtari nxënësit në klasë.
- Po, është ora, ditët e javës muaji dhe viti, - u përgjigj drejt nxënësi.

4. LUANI DHE STRUCI
- Po qe se luani e sulmon strucin, do të ndalet struci të përleshet me luanin, apo do të fusë kokën në rërë? – e pyeti njëri mikun e tij.
- Po të isha në vend të strucit, do të ikja, - u përgjigj miku i tij.

5. MAJMUNI DHE NJERIU
- Po habitem, ndonëse jam kafshë inteligjente, njerëzit më marrin për njeri, - tha majmuni.
- Shkaku është që ti ecën me dy këmbë, prandaj njerëzit të marrin për njeri, - ia ktheu njeriu.

6. MAJMUNI DHE GOMARI
- A e di pse nën lëkurën e luanit fshihet majmuni, ndërsa nën lëkurën e zebrës gomari? – pyeti njëri mikun e tij.
- Sepse majmuni tregohet se është trim, ndërsa gomari tregohet se është zotëri, - u përgjigj miku i tij.

7. MUZAT DHE SIRENAT
- Ku është dallimi në mes muzave dhe sirenave? - ua parashtroi pyetjen mitologjike arsimtari nxënësve në klasë.
- Dallimi është se muzat këndojnë mbi tokë, kurse sirenat nën tokë, - përgjigj drejt një nxënës.

8. DERRI DHE SIRENA
- A më i mirë është derri i fëlliqur apo sirena e bukur? – e pyeti danezi suedezin.
- Më i mirë është derri i fëlliqur. Derisa derri i fëlliqur ta jep mishin, sirena e bukur ta merr kokën, - u përgjigj suedezi.

9. LEPURI DHE FABRIKA
- Në Therandë punon fabrika e gomës, - tregoi një deputet në Parlamentin e Kosovës duke biseduar me kolegun e tij.
- Kurse unë kam një lepur, të cilin e mjelë për qumësht, - shtoi me ironi deputeti tjetër.
- Mirëpo lepuri nuk milet, - ndërhyri i pari.
- Nëse lepuri nuk milet, as fabrika e gomës nuk punon, - ia ktheu i dyti.

10. FABRIKA E KËPUCËVE
- Këtë vit kemi prodhuar shumë këpucë, - kështu e filloi bisedën drejtori i fabrikës së këpucëve.
- Mirë, në cilin vend do t’i eksportoni këpucët? – pyeti gazetari drejtorin.
- Në Australi, te aboringët do t’i shesim, – u përgjigj drejtori.

11. HAJDUTI NË KUBIK
- Ku është dallimi në mes hajdutit zyrtar dhe hajdutit privat? - pyeti njëri mikun e tij.
- Hajduti zyrtar e vjedh shtetin, ai privat e vjedh popullin, - u përgjigj i dyti.

12. FJALIA KRAHASORE
- Si quhet fjalia “Shtëpia e ministrit është më e madhe se shtëpia e mësuesit”? – pyeti arsimtarja e gjuhës.
- Fjali krahasore, arsimtare, - u përgjigj nxënësi.

13. MINUTA E HESHTJES
- Pse të larguan prej detyrës? – pyeti njëri shokun e tij.
- Më larguan sepse nuk e mbajta minutën e heshtjes për vdekjen kryetarit, - tregoi i dyti.
- Mirë ta kanë bërë… Unë me kënaqësi do të mbaja minutat e heshtjes për secilin kryetar që vdes, - ia ktheu shoku i tij me duf.

14. SHKOLLA FILLORE
“Lajmërohen nxënësit se gjatë javës në Shkollën Fillore nuk do të ketë energji elektrike, prandaj nxënësit me vete duhet të marrin qirinj dhe nga një shportë me drurë për ndezjen e stufës në klasë!” - kështu shkruante lajmërimi në tabelën e murit.
- U kthye koha e kooperativës, - murmuriti plaku.

15. ENERGJIA E FASULES
- A e di pse fasulja është më energjike se patatja? – e pyeti gazetari bujkun që ishte duke mbjellë misër me fasule në arë?
- Sepse pataten e rrit lagështia, kurse fasulen e rrit dielli, - tregoi kopshtari.

16. PASQYRA DHE ORA
A dëgjove që pasqyra dhe ora kanë bërë vetëvrasje? – tregoi një qytetar.
- E pabesueshme, i kemi dashur shumë! - shprehu keqardhje i dyti.
- Ashtu është. Të gjithë njerëzit kanë bërë moblitelefona, prandaj pasqyra me orën i dhanë fund jetës, - tregoi i pari.

17. DIPLOMATI
- Po e zëmë se je diplomat, atëherë ç’kuptim do të kishte takimi me ty? – e pyeti njëri mikun e tij.
- Shumë lehtë. Po të isha diplomat, nuk do të bisedoja me ty, - ia ktheu miku.

18. POLITIKANËT
- A di ku është dallimi në mes politikanit shtetëror dhe atij fetar? – pyeti njëri mikun e tij.
- Të dytë plaçkitin, mirëpo derisa i pari prej Brazilit kthehet me një thes drogë, i dyti prej Arabisë kthehet titullin haxhi, - tregoi i dyti.

19. PROFESIONI I ARTISTIT
- Cili profesion është më i mirë, profesioni i artistit apo i politikanit? – e pyeti njëri mikun e tij.
- Të jesh artist, do të thotë të jesh njeri i popullit, ndërsa të jesh politikan, do të thotë të jesh i njeri i pushtetit, - u përgjigj i dyti.

20. AGRONOMI
- Ku është dallimi në mes agronomit dhe ministrit? – pyeti njëri mikun e tij.
- Agronomi merr një të katërtën e rrogës së ministrit, ndërkohë që ministri e ka një të katërtën e aftësisë së agronomit, - u përgjigj miku i tij.

21. PRITJE TË GJATA NË KUFI
“Bashkatdhetarët që vijnë prej Europës Perëndimore thonë se pritjet në kufi në Merdare janë 3-4 orë, kurse policia thotë se nuk janë më shumë se një orë e gjysmë”, - kështu shkruante në ballinën e shtypit ditor.
- Prandaj dikush po gënjen, ose bashkatdhetarët ose qeveria, - thanë një grup njerëzisht kur e lexuan shtypin.

22. LAJMI BOMBASTIK
“Kjo është bukuroshja më e njohur në Suedi”, - kështu shkruante në lajmin e shtypit elektronik. Mirëpo në fund të lajmit kishte dalë një koment bombastik i komentuesit:
- Broçkulla, në Shqipëri në çdo kilometër ka nga një bukuroshe që ua kalon suedezeve.

23. POSTIERËT
- Në ndërmarrjen postiere kam dy punëtorë të dalluar, - tha shefi i postës.
- Kush janë ata punëtorë? – pyetën të pranishmit.
- Është gjeli që e bart postën, kurse dhelpra letrat i lexon me kujdes, - tregoi shefi.

24. KRYEMINISTRI APO ELEFANTI
- Baba, a është më i mençur kryeministri apo elefanti? – pyeti i biri babanë.
- Bir, më bën një pyetje pa lidhje, kur dihet që kryeministri është elefant, prandaj populli e ushqen, - ia ktheu babai.

25. KOMENT PËR QERSHITË
Një autor në faqen elektronike kishte shkruar një poezi për qershitë e kuqe, prandaj komentuesit e vlerësuan kështu:
- Vërtet qershitë janë të kuqe, të ëmbla dhe shumë të shijshme, mirëpo poezitë e tua janë të krimbura që shkaktojnë erë të keqe.

26. KROKODILI DHE ALIGATORI
- Ku është dallimi në mes krokodilit dhe aligatorit? - pyeti njëri mikun e tij.
- Dallimi është se krokodili dhëmbët e nofullës së epërme i ka jashtë, prandaj kur t’ia sheh dhëmbët, ik se të sulmon, - tregoi miku i tij.

27. MIQËSIA ME DHELPRËN
- Kam një dhelpër të vyeshme, kujdeset për pulat e mia në oborr, - kështu tregoi fshatari.
- Mendoj se njëri prej jush jeni budalla, ose ti ose dhelpra, - ia ktheu miku i tij.

28. ALKIMISTI
- Alkimisti po mërzitet për shkak se nuk po mund t’i ngjallë të vdekurit, - tregoi një gazetar.
- Kurrë mos e pastë aftësinë për ngjalljen e të vdekurve, le të mbrohet njeriu së është gjallë, - ia ktheu shkencëtari.

29. MONOLOG
- Si quhet biseda me zotin? – pyeti arsimtari nxënësin.
- Dialog, arsimtar, - brofi menjëherë nxënësi.
- Zoti dhe qielli nuk kthejnë përgjigje, prandaj quhet monolog, - tregoi arsimtari.

30. IKJE NGA GJUMI
- Astriti është bërë i ashpër, gjumit i ka shpallur luftë, - i tregoi Agimi babait.
- Sa për luftën që Astriti i ka shpallur gjumit, do të shohim në fund të vitit shkollor, - ia ktheu babai Agimit.

31. JETA NË HËNË
- Agim, pse nuk ka jetë në Hënë? – pyeti arsimtari nxënësin.
- Sepse nuk ka vullkan, - u përgjigj nxënësi, në vend se të thoshte nuk ka oksigjen, meqë pa oksigjen as zjarri nuk ndizet.

32. DALLIMI NË MES GJYSHES DHE MBESËS
- Ku është dallimi në mes gjyshes dhe mbesës? – pyeti një grua fqinjën e saj.
- Dallimi është se gjyshja në kohën e saj me duar thurte çorape që i veshte familjen, kurse mbesa manovron me mobiltelefon që i vjel taksat e familjes, - tregoi fqinja.

33. SKUQJA E MODELISTES
- A do të skuqeshe prej turpit, po qe se gjatë debatit televiziv papritmas të zbulohet gjoksi, - e pyeti drejtuesi i programit televiziv modelisten.
- Natyrisht që nuk do të skuqesha, mirëpo për hir të shikuesve jam e detyruar të skuqem, - tregoi modelistja.

34. DALLIMI I FAZANIT ME PULËN
- A më lehtë mund të dallosh gruan prej burrit apo fazanin prej pulës? – e pyeti njëri mikun e tij.
- Ti e di që unë nuk jam gjahtar, prandaj më lehtë mund të dalloj trupin gruas prej burrit se fazanin prej pulës, - u përgjigj miku i tij.

35. SHPRESA FATKEQE
- Ofiqar, dëshiroj të ndërroj emrin tim Shpresa dhe të quhem “Vuajtja”, - tha qytetarja duke ia dorëzuar lutjen ofiqarit.
- Ti ke emër të bukur, pse po e ndërron? – pyeti ofiqari me habi.
- Sepse askund nuk po kam shpresë, pos vetëm vuajtje, prandaj dëshiroj të quhem “Vuajtja”, - u ankua Shpresa.

36. BISEDË PËR PARAJSËN
- A ka ndokush që nuk e do parajsën? – pyeti një besimtar në mes të një grupi shokësh.
- Po, unë nuk e dua parajsën, - u përgjigj një i pranishëm.
- Pse, nuk e do? – vazhdoi të pyes i pari.
- Sepse dëshiroj të jetoj, - u përgjigj i dyti.

37. KEQARDHJA E LEXUESIT
- E lexova tërë librin, dhe në fund shpreha… - nis të tregojë lexuesi.
- Revoltën, apo… - ndërhyri tjetri.
- Jo, shpreha keqardhje për botuesin që ka shpenzuar para për broçkulla, - tregoi lexuesi.

38. MIQTË DHE LIBRAT
- A më mirë është të kesh shumë miq, apo shumë libra? – pyeti njëri mikun e tij.
- Më mirë është të kem pak miq dhe shumë libra, - u përgjigj i dyti.

39. KËSHILLA E MJEKUT
- Doktor, cili bar është më i mirë për pastrimin e mushkërive nga tymi i duhanit? - pyeti qytetari barnatoren.
- Nuk ka pastrim më të mirë se të zhdukja e duhanit, - ia ktheu barnatorja.

40. [b]AJRI I NDOTUR[b]
- A dëgjove lajmin televiziv që në Prishtinë është ndotur ajri? – e pyeti njëri mikun e tij.
- Po të ishte ajri i ndotur në Prishtinë, spikerët në TV Prishtinë do të flisnin me maska në gojë, - tha miku i tij.

Suedi, 20.03. 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 510 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi