Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lini të vdekurit rehat ndër varre!
Publikuar më 25 mars, 2017 në orën 01:39 ( ) Mehmet Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
... Kryetari i Degës së Tretë të LDK-ës në Prishtinë, Haki Borovci, me rastin e një date të caktuar të themelimit të LDK-ës, tha se ka folë me Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova!...

Shumë nga mediat, po edhe nga anëtarët e LDK, z. Borovci e morën për të çmendur, këtë paraqitje të tij e morën si budallallëk, si lajthitje, tallje apo shkarje etj. Jo, unë e besoj këtë bisedë që ai ka bërë me të ndjerin!, kjo ide e shkëlqyer e z. Borovci, për të biseduar me elektoratin e vdekur, është një gjetje e shkëlqyer e tij në shërbim të këtij subjekti politik.

Elektorati i vdekur i këtij subjekti, është ndër më të mirët. Ata nuk kërkojnë as punë, nuk kërkojnë as kushte tjera, ky subjekt votën e tyre e ka të sigurt (si edhe në të kaluarën), ku në listat votuese, janë gjetur jo pak votues të vdekur me të drejt vote!... vota këto, nga të cilat kanë përfituar LDK, PDK e subjekte tjera! Kjo nuk është risi, kështu që z. Borovci me këtë rast, ka zbuluar më shumë se një strategji të politikës moderne që do të bënë një fushatë shumë të qetë, krejt transparente me elektorat të vdekur. Madje, nuk do të ketë as një ekses dhe do të jetë partia e parë në Kosovë, ku në saje të elektoratit të vdekur do të shënoj fitore bindëse dhe pa eksese!
Për këto zgjedhje të projektuara nga z. Borovci, propozoj që ky anëtare së bashku me Kryeministrin aktual dhe zotin Beqiri, të jenë kryetarë të Këshillit Zgjedhor të LDK-ës, që do kërkonin votën nga elektorati i vdekur!... Duke dëgjuar për këtë, " u mblodhën të vdekurit", dhe iu drejtuan Kryesisë së Këshillit zgjedhor të LDK-ës , me fjalët:
" A pak na e keni luajtur t'ëmë sa kemi qenë gjallë, prapë keni ardhë e nuk po na lini rehat ndër varre!"...
Këtë gjest e madhor të z. Borovci e përshëndeten të gjithë përfaqësuesit Diplomatik në Kosovë. z. Borovci i benë pritje dhe i thanë:
" Nëse mund të merremi vesh me të vdekurit disi, se me të gjallët në Kosovë kush nuk po mund të merret vesh!"...
Parti politike, lini të vdekurit rehat ndër varre, mos bëni më të tilla marre!...

24.03 2017


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mehmet Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 249 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi